Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rregullat e Agjerimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rregullat e Agjerimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregullat e Agjerimit

Shko poshtë

Rregullat e Agjerimit Empty Rregullat e Agjerimit

Mesazh nga LaDescarada Mon 30 Aug 2010 - 6:52

PERKUFIZIMI I AGJERIMIT
Fjala agjërim ka dy përkufizime:
Kuptimi gjuhësor: Shmangie dhe privim.
Ndërsa në kuptimin fetar: Privimi i të rriturit musliman, me qëllim adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit, prej çdo ushqimi, pirje, marrdhënie intime dhe ejakulimi me qëllim, që nga agimi deri në perëndimin e diellit për çdo musliman që nuk e pengon diçka e përcaktuar.

GJYKIMI PER AGJERIMIN
Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord, se agjërimi i muajit Ramazan është detyrë (farz). Argumenti për këtë është në librin e Allahut, ku thuhet: - “O ju që keni besuar, ju është urdhëruar agjërimi, siç u është urdhëruar atyre para jush, që të bëheni të devotshëm” El-Bekare 183
Argument nga suneti është fjala e Profetit (alejhi selam), i cili ka thënë: - “Islami qëndron mbi pesë shtylla… (një prej tyre) dhe agjërimi i muajit Ramazan…” Buhariu

VLERAT E AGJERIMIT
Vlerat e agjërimit janë të shumta, ato tregohen në hadithet e Muhamedit (alejhi selam), ku ndër të tjerat thuhet se agjërimin Allahu e ka zgjedhur për Vete, Ai shpërblen për të dhe ia shton shpërblimin pa llogari. Muhamedi (alejhi selam), thotë në një hadith Kudsij se Allahu ka thënë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për të, ai i largohet kënaqësive dhe ngrënies për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime, një kur ha iftarin dhe tjetri kur të takojë Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit, tek Allahu është më e mirë se era e miskut.” Buhariu
Gjithashtu thotë: “ Lutja e agjëruesit nuk refuzohet” Bejhakiu
Agjërimi ndërmjetëson tek Allahu Ditën e Gjykimit ku thotë: “O Zoti im! Unë e largova atë prej ushqimit dhe dëshirave, prandaj pranoje lutjen time për të.” Ahmedi
Agjërimi është mburojë nga Zjarri:“Agjërimi është një mburojë që të mbron nga Zjarri.” Ahmedi
“Ai i cili agjëron një ditë duke kërkuar Fytyrën e Allahut të Madhëruar i vuloset hyrja në Xhenet.” Ahmedi
“Ai që agjëron Ramazanin, me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), atëherë i falen gjynahet që ka bërë.” Buhariu dhe Muslimi
“Vërtet në Xhenet është një portë që quhet er-Rajjan. Ditën e Gjykimit, ata që agjëruan, do të hyjnë nëpër të, përveç tyre nuk hyn asnjë, dhe kur të hyjë i fundit (agjërues), ajo do të mbyllet.” Sahih. transmeton Ibn Huzejme
“Në muajin e Ramazanit, çdo ditë e natë, ka nga ata të cilët Allahu i liron prej Zjarrit, dhe për çdo musliman ka një lutje, të cilën ai mund ta bëjë dhe do t’i pranohet.” Sahih transmeton El-Bazari dhe Ahmedi
Mjafton si vlerë e agjërimit dhe vetëm përmendja se në këtë muaj ka zbritur Kur’ani që është dritë dhë udhëzim për mbarë njerëzimin. Në këtë muaj gjendet dhe nata e kadrit e cila është më e mirë se një mijë muaj, natë në të cilën përcaktohen rrizqet, caktohet se kush do ta bëjë haxhin atë vit etj.
E veçantë tjetër e këtij muaji është dhe se në ramazan njerëzit janë më të qetë dhe më afër veprimeve të mira sepse në këtë muaj lidhen dhe djajtë më agresiv që i nxisin njerëzit për punë të këqija.

KUSH E KA OBLIGIM AGJERIMIN
Agjërimi i Ramazanit është detyrë e obligueshme për çdo musliman, në moshë të rritur, vendas (jo udhëtar), i shëndoshë dhe ata që janë liruar nga pengesat si menstruacionet (hajdi) dhe lehonia (nifasi) etj. Mosha e pubertetit arrihet me ndonjërën prej këtyre tri gjërave: pjekuria seksuale, shfaqja e qimeve dhe plotësimi i moshës 15 vjeçare te meshkujt, ndërsa te femrat kur u fillon cikli menstrual, ajo obligohet me agjërim, edhe pse është më pak se 10 vjeç.

RREGULAT E AGJERIMIT DHE SUNETET E TIJ
Ka rregulla që janë vaxhib (obligim) dhe rregulla që janë mustehab (të lejuara).
Prej mustehabeve janë:
-Ngrënja e syfyrit dhe vonimi i tij sepse Muhamedi (alejhi selam), thotë: “ Zgjohuni në syfyr se në të ka bereqet.” Ahmedi
-Shpejtimi i iftarit duke u bazuar në fjalën e Muhamedit (alejhi selam): “Do të mbesin njerëzit në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin.” Buhariu
- Largimi nga veprimet dhe shprehjet e injorancës. Profeti (alejhi selam) thotë: “Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për dikë që lë ushqimin dhe pirjen e nuk lë fjalët e këqija (shprehjet e injorancës dhe gënjeshtrat).” Buhariu
Profeti (alejhi selam) thotë: “Shumë agjëruesve nuk u mbetet asgjë nga agjërimi, veç se uria.” Ibn Maxhe
- Largimi nga polemikat e thata dhe ofendimet. Profeti (alejhi selam) thotë: “Nëse dikush të lufton ose të ofendon, thuaji: unë jam agjërues, unë jam agjërues.” Tirmidhiu
- Mosngrënia e tepërt, sikurse rekomandohet në hadith: “Nuk ka më keq për birin e Ademit sesa ta tejngopë barkun e tij.” Tirmidhiu

GJERAT QE E PRISHIN AGJERIMIN- Agjërimi prishet vetëm në këto kushte:
1. Të ketë dituri mbi gjërat që e prishin.
2. Të jetë i vetëdijshëm mbi prishjen (të mos jetë prishja prej harresës).

Gjërat, të cilat e prishin agjërimin, mund të jenë të llojit që dalin nga organizmi si: vjellja me dëshirë, ardhja e menstruacioneve, ose të llojit që hyjnë në organizëm, si ushqimet dhe pijet.

- Nga gjërat që e prishin agjërimin dhe që janë të ngjashme me ushqimet dhe pijet, përmendim: ilaçet, tabletat, infuzionet dhe transfuzioni i gjakut. Pastrimi i plagës (edhe nëse rrjedh gjak), pastrimi i syve, i hundës dhe heqja e dhëmbit nuk e prishin agjërimin.

- Ilaçet, me të cilat bëhet shpëlarja e gojës, nuk e prishin agjërimin, edhe nëse në gojë mbetet aroma dhe shija e tyre.

- E nëse ha apo pi me harresë, atëherë duhet ta vazhdojë agjërimin, sepse atë e ka ushqyer Allahu i Madhëruar. Nëse sheh dikë duke ngrënë me harresë, duhet t’i tregojë atij se është agjërueshëm, duke e bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “…bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri.” El-Maide 2

- Kush ka nevojë ta prishë agjërimin për të shpëtuar dikë nga vdekja, i lejohet ta prishë dhe ta kompesojë më vonë, siç është rasti i shpëtimit të atij që është duke u mbytur ose të fikurit e zjarrit etj.

- Kur një agjërues kryen marrëdhënie seksule, prishet agjërimi, ka ejakuluar apo jo, ky person obligohet të pendohet, ta plotësojë këtë ditë me kompesim dhe shpagim të rreptë për të, ashtu siç thuhet në hadithin e Ebu Hurejres (radijallahu anhu): - Ishim të ulur pranë Profetit (alejhi selam) kur erdhi një burrë dhe ky e pyeti: - “Cfarë ke?”, - ai u përgjigj - Kam bërë marrëdhënie me gruan time duke qenë agjërueshëm. Profeti (alejhi selam) i tha: - A ke mundësi të agjërosh dy muaj radhazi? Jo! - tha ai.
- A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?
- Jo – iu përgjigj ai,…” Buhariu

Lejohet puthja ose prekja e gruas nga burri i saj agjërues, nëse ai e zotëron epshin, duke u bazuar në hadithin e Aishes (radijallahu anha), se Profeti (alejhi selam) e puthi duke qenë agjërueshëm, mirëpo e kishte përmbajtur veten e tij.

- Nëse një person zgjohet xhunub, agjërimi i tij është i plotë dhe i lejohet që ta shtyjë gusulin deri pas agimit, kjo vlen edhe për gusulin pas menstruacioneve apo lehonisë, mirëpo duhet të shpejtojë për namazin e sabahut.

- Ai, i cili masturbon (vetëkënaqet) gjatë ditës së Ramazanit, obligohet të pendohet tek Allahu i Madhëruar e të vazhdojë pjesën e mbetur të ditës, gjithashtu ai duhet ta kompensojë këtë ditë. E nëse ka filluar të masturbojë dhe është ndaluar duke mos ejakuluar, obligohet me teube e jo me kompesim, për shkak të mos ejakulimit. Theksojmë këtu, se ky është një veprim kategorisht i ndaluar edhe jashtë agjërimit.
Duhet që agjëruesi të largohet nga çdo gjë që e ngacmon epshin e tij.
Dalja e një lëngu para spermës (që quhet medhij) nuk e prish agjërimin.

- Ai që ka vjellë pa dashje, nuk ka kompesim, ndërsa ai që kërkon të vjellë qëllimisht duke futur gishtin në gojë, duke shtypur barkun, duke nuhatur ndonjë aromë që i provokon vjelljen apo duke shikuar vazhdimisht në ndonjë vend ngacmues për vjellje, obligohet që ta kompesojë atë ditë. E nëse vjell pa qëllim, nga ndonjë çrregullim në organizëm, agjërimi i tij nuk është prishur.

- Është i urryer shijimi i panevojshëm i ushqimit gjatë agjërimit, ndërsa ai që ka nevojë, siç është rasti i kuzhinierit apo nënës që përgatit ushqimin për fëmijën, i lejohet ta provojë me gjuhë, por të mos e përcjellë në stomak.

- Nëse agjëruesi është i plagosur ose i del gjak nga hunda dhe i shkon në fyt, ose uji apo benzina duke punuar, pa dëshirën e tij, atëherë agjërimi i tij është i saktë. Edhe nëse i depërtojnë deri në brendësi të mushkërive, pa qëllim, pluhurat, tymërat ose ndonjë mizë, agjërimi i tij është i saktë.

- Pirja e duhanit është një nga veprimet që e prishin agjërimin dhe nuk është arsye për të justifikuar mosagjërimin, sepse mëkati nuk mund të jetë arsye.

- Zhytja në ujë nuk e prish agjërimin, gjatë agjërimit lejohet lagia e kokës me ujë për shkak të nxehtësisë. Notimi është i papëlqyeshëm gjatë agjërimit, për shkak të mundësisë së prishjes së tij.
Nëse dikush ha, pi ose ka bërë marrëdhënie seksuale, duke menduar se ka ende kohë, e pastaj sheh se ka aguar, nuk obligohet me asgjë. Kjo është thënë qartë në ajetin e Kur’anit, ku flitet për dallimin mes perit të bardhë nga peri i zi në agim.
Nëse hap iftarin duke menduar se dielli ka perënduar, e ndërkohë ai akoma nuk ka perënduar, atëherë ky person duhet ta kompensojë këtë ditë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve pasi është ende ditë.
Nëse agon dhe në gojën e dikujt ka mbetur ende ndonjë ushqim ose pije, dijetarët janë të mendimit se duhet ta përfundojë atë që ka në gojën e tij. I njëjti qëndrim është dhe për atë person që ha ose pi diçka në harresë.

LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi