Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

+7
Emona
kasperi
enigma
Єямєℓiиdå
dajti modh
Daku
WebMaster
11 posters

Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Nusja dhe vjehrra Beteja e përjetshme

Mesazh nga WebMaster Sat 30 Apr 2011 - 11:41

Në shumicën e kulturave, marrëdhënia midis nuses dhe vjehrrës priret të jetë e vështirë, me tensione dhe ndjenja negative ekstreme. Por, ku fillon ky tension, madje edhe armiqësi midis dy grave?
Në biseda mes femrash të martuara, ndër temat e shumta që diskutohen është edhe ajo e “vjehrrave” të secilës. Secila ka diçka për të thënë, në formë pakënaqësie dhe e njëjta gjë ndodh edhe me vjehrrat, që në të shumtën e rasteve kanë ato ankesat e tyre. “Sikur të ishte kështu nusja ime!” “Sikur të më dëgjonte”.
“Nuk më pëlqen si vishet”, etj.. Ndërkohë, që bota e nuseve ka ato të vetat, “Ndërhyn në çdo gjë që bëjmë”, “Që ditën e parë që shkon në shtëpi, në kuzhinë do të shohësh në një vend të dukshëm okllainë, si për të thënë “Di të hollosh petë? Djalit tim nuk i pëlqejnë petët e blera.”
Këto marrëdhënie janë më të ndërlikuara, kur çifti i ri jeton bashkë me prindërit e partnerit në një shtëpi. Që nga dita e parë pas dasmës nëna merr një rol tjetër në jetë dhe jo se nuk është më e rëndësishme, por humb parësinë e saj dhe privilegjin, që gëzonte më parë. Një grua vjen për të qenë mes saj dhe djalin të saj: Bilanci ndryshon dhe gjërat nuk janë më si më parë.
Marrëdhënia me djalin e saj pas martesës shënon një fillim të ri, duke përfshirë edhe nusen. Dhe si çdo fillim i ri, kërkon përshtatshmëri dhe është si një kohë hidhërimi për atë që humbi, së bashku me një ndjenjë të këndshme për të mirat që do të pasojnë (edhe pse për fat të keq, kjo e fundit, zakonisht humbet).
Shumica prej nesh, di raste marrëdhëniesh të tilla, të të dy skajeve: nuse dhe vjehërr që kanë një marrëdhënie të ngrohtë, miqësore, me dashuri dhe kujdes dhe marrëdhënie plot mosmarrëveshje, në një betejë pafund. Por, kuptohet që ka edhe raste të ndërmjetme.
Flasin vjehrrat…
Nuk kënaqet me asgjë!
Maria 55 vjeçe
Gjithçka fillon kur të lindin mendimet e para, se nusja nuk ka dashuri të vërtetë për ty, nuk të sheh si nënën e saj dhe nuk tregon aspak respekt dhe afrimitet. Gjendesh gjithmonë nën kritikën e saj të vazhdueshme dhe nuk është e kënaqur me asgjë, por fokusohet vetëm tek anët e këqija dhe kurrë ato të mira. Pavarësisht nga sa mundohesh t’i ofrosh, nuk dëgjon kurrë një “faleminderit”, apo një fjalë tjetër mirënjohjeje.
Shohin vetëm interesin!
Bardha 62 vjeçe
Shohin vetëm interesat e tyre, ndihmën në shtëpi, mbajtjen e fëmijëve, etj.. por nëse vetëm një herë u thua jo për diçka, sepse nuk mundesh për arsye të ndryshme, mërzitesh kur sheh se nusja zemërohet. Bazohet këtu dhe nuk vlerëson të gjitha qëndrimet e mëparshme, por është e pakënaqur, pasi vetëm një herë, ti nuk i shërben. Për mua nuk është normale që nëna e djalit të shihet vetëm si një person “për nevojat e tua”. Ndjehesh e lënduar dhe pa asnjë lloj respekti nga ana e saj
Është e largët!
Leta 58 vjeçe
Dëshira është të kesh një marrëdhënie të mirë me nusen dhe mërzitesh kur nuk ke komunikim të mirë me të. Për shembull, kur nusja kërkon nga ty vetëm shërbime dhe ndihmë, krijon një marrëdhënie të njëanshme dhe nuk të bën të ndjehesh e mirëpritur dhe afër saj. Gjithashtu, sa herë që i jep një këshillë apo mundohesh t’i mësosh diçka, pa të keq, mërzitet dhe mban inat.
Flasin nuset…
Ndërhyrje në jetën e çiftit
Klodiana 35 vjeçe
Kur jeton bashkë me prindërit e djalit, kjo i lejon ata të ndërhyjnë në shumë çështje të çiftit. Në këtë rast, fillon dhe ankohesh tek bashkëshorti, që i lejon nënës së tij të drejtojë jetën tonë dhe kjo mund të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën tonë, si çift. Ky, besoj, është shkaku kryesor i grindjeve mes çiftit dhe midis nuses dhe vjehrrës.
E vërteta është se shumë herë vjehrrit, pa dashje, apo duke përdorur rrugën e gabuar, bëhen të paarsyeshëm në atë që ata mendojnë se është më e mirë për çiftin, duke ndërhyrë në jetën e tyre dhe duke mos i lënë ata në qetësi.

Faji i bashkëshortit
Ermiona 29 vjeçe
Gjithçka fillon që në takimin e parë, para martesës. Si nuse, ndihesh e shqetësuar dhe e tensionuar në lidhje me nënën e ardhshme, mendimin e saj për zgjedhjen e të birit, çfarë gruaje është, miqësore apo armiqësore. Që në shikim të parë, mund të kuptosh ndjenjat e saj. Po nisi keq që në fillim, ashtu do të vazhdojë…Nga ana tjetër, bashkëshorti mund të jetë fajtor, sepse nuk bën të qartë që në fillim, se gruaja është prioritet.
Kritikë e vazhdueshme
Entela 32 vjeçe
Ajo që ndikon është kritika e vazhdueshme, ose edhe një mbingarkesë me këshilla të thjeshta. Kur vjehrra dëshiron të të tregojë diçka dhe përpiqet të shpjegojë se “si duhet bërë saktë diçka”, si i “pëlqen djalit të saj”, është si një flamur i kuq, që valëvitet para një demi të egërsuar.
Si bashkëshorte e re, duhet të kesh lirinë për të eksperimentuar dhe për të gjetur vetë se çfarë duhet të bësh, qoftë duke bërë testime dhe ndonjë gabim, ndonjëherë duke ndjekur këshillën, që kërkon vetë, apo duke kërkuar informacione tjetërkund dhe jo nga vjehrra. Të duket sikur nëna nuk të llogarit dhe kërkon të të transformojë në imazhin e saj, duke mos kuptuar se ke një tjetër personalitet. Kjo të bën të zemërohesh. Mundohesh të mos thuash asgjë, por mban zemërimin i cili rritet dhe cikli vicioz vazhdon, derisa arrihet një seri shpërthimesh.
Si mund të përmirësohen këto marrëdhënie?
Çdo njeri e ka të nevojshme të ndihet i rëndësishëm për të tjerët.
E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhënien vjehërr-nuse. Por vetë çifti duhet të investojë në marrëdhënien e tyre, sepse sa më e fortë të jetë kjo lidhje, më i paktë do të jetë ndikimi i vjehrrës apo i faktorëve të tjerë të jashtëm.
Nuses:
Për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me vjehrrën, duhet të përpiqet: kërkohet respekt, vëmendje dhe një qëndrim që tregon interes. Nusja duhet t’i tregojë vjehrrës se e vlerëson, pikë së pari si njeri, jo vetëm si person ndihmës në shtëpi. Edukata dhe sjellja e mirë është rruga më e mirë.
Vjehrrës :
Roli i vjehrrës nuk është i njëjtë me atë të nënës. Fëmijët e rritur duan vetë-fuqi dhe të bëjnë jetën e tyre pa këshilla të përhershme dhe sugjerime. Vjehrra duhet të kuptojë se qëndrimi i saj ndaj nuses do të përcaktojë reagimet e kësaj të fundit ndaj saj. Edukata dhe sjellja e mirë është rruga
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Daku Sun 1 May 2011 - 1:33

Keto dy femra i bashkon nje mashkull
Nga njera ane dashuria e nenes
nga ana tjeter dashuria per burrin
Sekreti qendron tek mashkulli ai duhet te gjej ekulibrat qe te dyja keto dashuri te shkojne mire.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga dajti modh Sun 1 May 2011 - 6:25

si puna e varkes ..kur ishin nena cuni dhe nusja ne varke ..por varka mbante vetem dy veta .. e dini pergjigjen e cunit besoj si doli nga situata pa i prish qefin asnjones celebrate005
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 2 May 2011 - 2:02

Sa keq vertete, se kuptoj pse duhet patjeter te kete lufte kur ajo ka bere ate qe ti do dhe i fal jeten.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga WebMaster Mon 9 May 2011 - 6:59

Gjithmone ka qene konfliti nusja me vjehrren sepse vjehrra don cunin ndersa nusen ka deshire gjithmone ta vej nen kemben e saj ..po tani iken ato kohe nuk eshte me si perpara duhet te kete rrespekt ndaj njera tjetres varet gjithmone nga te dyja anet
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga enigma Tue 10 May 2011 - 0:38

Kom me va kallxu ni mesele pse nuk duhen.
Ishte kon ni pengamer ama se di se cilli ish kon,
ene pse kish on i martum kish desh me mor edhe ni nuse qeter
dhe i thot grus vet ajo pranon po i met merak se qka ska te ajo qe buri po don me u martu ,burit veti shkon menja se kjo ka me dash me dit,ene i thot grus ama fjolen se nuk ki me ardh te dera me ngu,kjo ja bon per ni allah kur me kom tmija,buri rahatohet.ene ven dita e mer nusen e hin ndhonder,kjo nusja e par shum e kish dasht vjeren dhe vjera ata qaq mir kishin shku sa ksoj nuses i kujtohet ni ide se si me shku me ngu te dera,i thot vjeres vet non po hipi nshpin tone e qom te dera e burit tem se po du me dit se pse spo ma don ma mue.vjera e hyp nshpin e afron te dera dhe kjo e mer vesh se pse,qe po vu kallxoj se pse,aj burri se kish dash se i kish pas cicat e mdhoja shum,budall be!kur qohet nsaba kjo i thot kum ni krejt se pse spom don mue,ene ai i thot...po a ma dhave fjalen se nuk ki me ardh me ngu,e kjo i thot po ene e majta se nuk kom ardh me komt e mia po met nones tone,qater ki Caushi bohet nervoz dhe i thot,jarabi vjer e re kofshi ama kur rahat mos u bofshi.
Qe pse sko rahatllik me neve foji burrit qi ka nem,un nven tina kisha thon re e ver kofshi njona tjeters i nimofshi.
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga kasperi Mon 25 Jul 2011 - 1:25

[You must be registered and logged in to see this image.]Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra


[You must be registered and logged in to see this link.]

Edhe pse në të gjitha raportet ekzistojnë rregulla, mospëlqimi mes vjehrrës dhe nuses është diçka e njohur për të gjitha femrat në botë.
Mirëpo, ndodh që mospëlqimi të kalojë në një nivel të ri dhe akoma më të rrezikshëm. Prandaj lexojeni një e-mail të pazakontë të cilin e ka pranuar britanikja Heidi Ëithers nga vjehrra e saj, pasi kanë darkuar së bashku:

- Kur të shkosh në shtëpinë e dikujt nuk flet çfarë dëshiron, ndërsa ajo që s’mund të hash është vetëm nëse je alergjike në atë ushqim

- Nuk fillon të hash para të tjerëve

- Nuk ndihmon në rregullimin e tavolinës nëse këtë nuk e kërkon nikoqirja e shtëpisë

- Nuk fle sa dëshiron, por zgjohesh përpara ose atëherë kur zgjohen të gjithë të tjerët, sepse kjo tregon respekt ndaj nikoqirit

- Asnjëherë nuk guxon ta lëndosh familjen tek e cila martohesh. Nëse mendon se di të bësh shaka, ke kujdes sepse shakatë e tua mund të përfundojnë si ofendime

- Meqenëse prindërit e tu nuk ndihmojnë në organizmin e dasmës, atëherë duhet të shpenzosh sa më pak

- Nuk duhet ta teprosh me blerjen e gjërave, sepse nuk je në gjendje t’ia lejosh vetes këtë luks

- Dikush mund të të ‘akuzojë’ që të ka rënë sëpata në mjaltë dhe mund të jesh shumë e lumtur që ke kapur një djalë të përsosur si djali im, për të cilin vërtet më vjen keq që të ka zgjedhur ty!
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Emona Tue 26 Jul 2011 - 4:02

Konflikt qe asniher sju gjete zgjedhja! Lol

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 8 Aug 2011 - 10:24

Se di pse e bejne kaq problem kete gje kaq te thjeshte?!.....duaje..respektoje..kaq....sesi ta kthen ajo pak rendesi ka..gjykon tjeter kush.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Ariel Thu 27 Oct 2011 - 0:18

Eeehhhh kane qene rregulla per ne shekullin e kaluar ato. Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  426788
Ne ditet e sotme...vjehrra ska shancin te pije nje kafe nga dora e nuses e jo me te tjera...Mama te vije te te marr e te pime nje kafe diku Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  426788
C'Mama them une....ne emer...ashtu therrasin nuset moderne vjehrrat..ne emer. Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  426788
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 9 Dec 2011 - 12:49

"Nusja dhe vjehrra Beteja e përjetshme"
me
"Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra "

bashkohen
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Anakonda Sat 11 Feb 2012 - 20:12

Edhe vjehrra te sillet mire,se pastaj ja kthej djalin kundra.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Gladiola Thu 26 Apr 2012 - 3:51

Nuk besoj se egzistoje rregulla per te cilat nuk ka nevoj!



mjafton ta respektosh,ta degjosh,ta vlersosh,jane te gjitha ok,sepse ne fund te fundit eshte nena e personit qe dashuron!...dhe per kete meriton respektin maksimal!
Gladiola
Gladiola
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1230
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/04/2012
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra  Empty Re: Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi