Bogdani fiton ndaj Milanit
3 posters
Faqja 1 e 1
Bogdani fiton ndaj Milanit
Erjon Bogdani ka shënuar gol, derisa Zlatan Ibrahimovic ka humbur një penalti, në ndeshjen në të cilën ekipi i porsapromovuar në Serie A, Cesena, shënoi fitore me rezultat 2-0 ndaj Milanit në fushë nikoqire.
Cesena ishte skuadra më e mirë që nga fillimi i takimit, ndërsa Milani u mundua që me posedim të bënte më tepër në këtë takim. Sidoqoftë, një Ibrahimovic i tërhequr jashtë zonës dhe një Ronaldinho që nuk u vërejt fare, bënë që Milani të pësojë disfatë.
Pas gjysmë ore lojë, ishte Erjon Bogdani ai që shfrytëzoi hapësirën e lënë nga markeri i tij, Sokratis, me ç’rast dhe shënoi për epërsinë e Cesenas.
Pas një kundërsulmi fantastik të vendasve, ishte Giaccherini ai që me një goditje të lehtë të ulët arriti që të mposhtë portierin Abbiati dhe ta kthejë Milanin kokëulur në shtëpi. Atmosfera në Dino Manuzzi ishte impozante pas shënimit të golit të dytë.
Vlen të ceket se edhe Zlatan Ibrahimovic humbi një penalti në minutën e 85-të.
Kjo humbje dëshmon se tifozët Rossoner nuk duhet të nxitohen para kohe, pasi që Cesena po tregohet serioze dhe nuk është Lecce. Mbetet të shihet në javët në vazhdim se si do të reagojë ekipi i superyjeve të Massimiliano Allegrit.
Re: Bogdani fiton ndaj Milanit
hallall goli qe beri me koke
genaro gattuso- I/e Regjistruar
- Postime : 673
Anëtarësuar : 10/07/2010
Similar topics
» Materazzi: Gabimi ndaj Milanit, nuk ma ndryshon karrierën
» Ibra i jep fitoren Milanit
» Ibra lojtar i Milanit?
» Robinho lojtar i Milanit?
» Titulli i takon Milanit?
» Ibra i jep fitoren Milanit
» Ibra lojtar i Milanit?
» Robinho lojtar i Milanit?
» Titulli i takon Milanit?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi