JETIMËT E FAMILJET E DËSHMORËVE TREGOJNË SA MERITOJMË LIRINË
2 posters
Faqja 1 e 1
JETIMËT E FAMILJET E DËSHMORËVE TREGOJNË SA MERITOJMË LIRINË
FËMIJËT BONJAK - JETIMA DHE FAMILJET E DËSHMORËVE TREGOJNË SA E MERITOJMË LIRINË!
SPECIALE JOVENTUALE
Kështu do ta titulloja këtë themë dhe se për këtë duhet tronditur pamëshirshëm të gjitha mendjet shqiptare, e trurin e institucioneve tona (bile duhet iu trokitur grusht kokës) edhe të gjitha mendjet e mbarë popullit shqiptar - ku përgjëgjësia bie rëndë mbi NE e institucionet edhe mbi rrethin shoqëror që i rrethon kudo - jetimat-bonjakët e familjet e dëshmorëve!
Përderisa nuk trajtojmë si duhet: fëmijët bonjak-jetima e familjet e dëshmorëve edhe si e meritojnë ato - verifikojmë me vetëdije të plotë, sa e meritojmë lirinë! Tradita jonë shqiptare me shekuj ishte ma e njohura, shëmbull në botë, ku në rrethana të vështira ekonomike, e kushte lufte, e katastrofa natyrore, shqiptarët (hëngren në gojë të njeritjetrit, si shprehje bujarie - po hanë në gojë të shoqishoit, aq shumë kanë bujari e mirësjellje, e mëshirë ndaj njeritjetrit) - ku dera e shqiptarit ishte gjithmonë e hapur për miq e armiq, (bukë, kripë e zemër), bujaria shqiptare - ku vet familjet bujare: vuanin, uriteshin, edhe tëpangrën e të papirë - uritur e etshëm - vetëm të ketë diçka të mirë, drekë a darkë të mirë, mysafiri e miku edhe armiku që ta mësyen për konak! Gjithçka e vlershme shkonte në Odë Burrash, e vetëm çka tepronte, hanin familja bujare! Kojshive, fqinjëve në skamje e varfëri, e në raste tragjike, mortore, sëmindjeve, fatkeqësive - iu ndihmonin me gjithçka kishin (edhepse vetveten e lenin keq)! Krenaria e burrëria ma e madhe për shqiptarin bujar, që ishte prore dhe duhet të jetë - kur ka çka me i qitë në sofër e në dorë, e në xhep: jetimit, skamnorit-varfnjakut, fatkeqit, të lënduarit, të rënit nga shkallët e jetës, të munduarit, të shtypurit, të diskriminuarit, të gjymëtit, sakatit, shkurt - ndihma ndaj të mjerëve nëpër shekuj, që edhe gati të gjithë shqiptarët ishin po ata vet, në njeren nga ato gjendje sociale, ekonomike, e politike të kohës!
Pa qenë vet shpirti i të mjerit - kot mundohesh të jeshë shpirti i atdheut e kombit!
Kjo skenë tepër rrënqethëse e sotme, që ta vret syrin e mendjen e vet zemren e shpirtin - është mostrajtimi në nivel të duhur pikërisht, ndaj Femijëve bonjak-jetima dhe Familjeve të Dëshmorëve të lirisë! E si e meritojmë na lirinë, kur nuk kemi respekt e humanizëm, shqiptarizëm, ndaj vet Dëshmorëve tëlirisë, familjeve të dëshmorëve të lirisë edhe shumë ma keq, që ta therr trurin e ashtin në palc - çështja e jetimëve shqiptarë, atyre ëngjujve, që mbeten prore në mëshirën tonë - po po në mëshirën time, tënden, tonën e të gjithve! Ajo nuk është ndihmë, pse i respektojmëe ndihmojmë për ekzistencë, rritje, shkollim e profesionalizëm të këtyre fëmijve të vllazërve e motrave tona, pa prindër - por është borxh, borxh i pafalshëm, borxhi ynë, që ua kemi, që na jemi asgjë para tyre, asgjë bash asgjë dhe nëse nuk e kryejmë këtë borxh me dhunë shpirti, kurrë nuk shohim dritë lirie!
Askush mos ta mendojë se bëri një ndihmë humanitare, ndaj jetimëve tanë e familjeve të dëshmorëve - por të mendojë thellë, e me dy gishtat në dy tamthat e kokës, ai që nuk e ndanë një kafshatë buke, e një euro edhe vet kafshaten e gojës - me të gjithë jetimët e familjet e dëshmorëve të lirisë! Ky është borxh, borxh që duhet për dhunë të lajsh, paguajsh, kryejsh - përndryshe do ta paguash me kokën tënde, me fatin tënd, me jetën tënde e timen, e tonën!
Ai që shikon rrugës, jetimët, familjet e dëshmorëve me drita të fikur, e nëpër tënda e shtëpiza najllonash, çadrash, në borë e shi, në dimër e stuhi, verë e dimër edhe ka mundësi të lajë, kryej një ndër borxhet ma të mëdha, që jetimët e familjet e dëshmorëve të jetojnë në mirëqenie të plotë - ai as mos të besojë në zot, as mos të gëzohet me krejt atë çka ka, as mos t'i gëzohet shendetit të vet, as familjes së vet, as edhe fëmijëve të vet - sepse ai është ma i pashpirti, ma i pandjenjash, ma i ndyeri, ma i rrezikshim për atdheun e kombi - ai është një egërsirë me fytyrë njeriut, pavarësisht kush është ai: person, grup, apo institucion qeveritar!
Le ta dijmë të gjithë hapur, se vetëm një ofshamë e thellë e jetimit e familjes dëshmore, shpon tokë e qiell, që gjithçka shkreton, vret, dieg përsëgjallit lirinë, që mendojmë se e kemi - na nuk kemi asgjë, as liri, as pavarësi, as shtet as bashkim - e mu për këtë vetiu do mbetemi të mjerët e botës, ashtu sikurse shumica hanë veten nëpër botë, e vdesin qosheve e qyshqeve të botës, e qyshqeve e shesheve të turpit në atdhe dhe jo shesheve të nderit, e atdhedashurisë ndaj kombit, duke kryer borxhin ndaj jetimeve e familjeve të dëshmorëve! I përsërita krejt qëllimisht disa fjal, fjali e fraza këtu, të shpoj mendjen e trurin, zemrën e shpirtin (nëse kanë), të gjithë atyreve që mendojnë se kanë diçka, pasuri, biznese, kolltuqe politike të turpit - kur nuk i kryejnë këto borxhe akute, të pafalshme, të detyruara, detyrimisht ashtu sikur i dënuari shkon në pranga!
Thonë, shtat kojshi kanëngrënë një bukë edhe atë të prishur nga skamja e fatkeqësitë, kanë hëngër në gojë të shoqishoit, duke ndarë kafshaten e gojës me të mjerët, fatkeqët, invalidët e luftës, e invalidët e fatkeqësive jetësore - një grusht kripë e ndanë shtat kojshi, iu ndihmuan jetimëve të ndërtojnë shtëpi, e të kenë tokë e pasuri, zeje e biznese - duke normalizuar ekzistencën e përgjithshme - iu ndihmuan në raste vdekjeje e dasme, nuk i lanë të shuhen rodpasrodit, i martuan edhe të pamundshmit, vetëm mos të fikët tymi i oxhakut të shtëpisë, e mos të mbyllet dera me therra - kjo ishte tradita shpirtmadhësia e shqiptarit bujar! Anipse në të kundërten: hasmëritë, lekunitë, tradhëtitë, spijunimet, monafiklleqet, inatet personale, xhelozitë, imoraliteti etj. etj... shkatrruan aq shumë në anën tjetër: shqiptarin bujar, shoqërinë shqiptare e edhe vet popullin e kombin tonë! Kishte ekstremitete në dy anët e medaljes, askund mesatare, që sot vuan populli, kombi e atdheu i coptuar! Se tekefundit, askush nuk është ma fajtor për secilen humbje, shtypje e coptim trojesh - se sa vet shqiptarët! Nuk tha kot Konitza: armiku ma i madh i shqiptarit, është vet shqiptari! Duke e parë gjëndjen e mjerueshme çorrpolitike, çorrhumanitare, çorrshqiptare - duke ia bërë vet varrin njeritjetrit, për asgjë, apo për një grusht lek, apo për çmenduritë eventuale!
Le ta merr gjithkush si të dojë këtë shkrim, por as që mërzitem as druhem aspak, por dua t'i bie grusht të fortë mu në ballë, keqpërdoruesit të çlirimit, vetmohuesit të lirisë, koprracit të mjerë edhe ma të mjerë se sa vet ata të mjerët jetima e familje dëshmorësh, që keqpërdoren, keqtrajtohen, keqjetojnë, keqpërjetojnë tmerret e një jete makabre, të vetflijuar në duart e matrapazëve, keqpërdoruesve, imoralistëve, kopukëve e halldupëve, qoftë edhe në kravata e kostume turpi (ku brenda tyre fshehet turpi, kriminaliteti ma i paskrupulltë, qoftë edhe i kolltuqeve politike që qelbura vegla të huaja barbare e kolonizatore)!
Le ta dijmë mirë, se ata jetima-bonjak e familje dëshmorësh, nuk do të harrojnë këtë makabritet ndër ma çnjerëzoresh edhe do vie dita, kur ka një fuqi hyjnore, e njerëzore - që do të hakmerret kundër të gjitha keqpërdorimeve tona, në forma e mënyra e methoda ndër ma të tmerrshmet - kundër të gjithëatyre shqiptarëve, që sot mendojnë se kanë pasuri, villa, biznese teknefese, kundër të gjithë atyreve mburracakë turpi, huliganë e të korruptuar politik, edhe kundër të gjithë atyreve që nuk e ndajnë edhe kafshaten e gojës me jetimat tonë e familjet e dëshmorëve tanë!
Një ngjarje e vërtetë: një shqiptar nga Malcia, gjatë regjimit të knjaz Nikollës, ishte i dënuar publikisht me varje në litar. Pyetja e fundit në sheshin e varjeve, për shqiptarin me lak të varjes në fyt ishte:
- A ke qenë ndonjëherë ma ngusht se sa tash në këtë moment vajeje?
- Po, tha shqiptari. E mbaj mend, kur një natë të errtë me shi e stuhi, më erdhi vonë një mik mysafir në shtëpi dhe atë natë nuk pata as një copë bukë me ia qitë në sofër, nuk më qëlloi as buka në shtëpi! Në atë moment ishja shumë ma ngusht, i ngushtuar tek shpirti e përtejshpirtit - se sa tash me litar në fyt! E shqiptarit iu rifal jeta, ku edhe vet armikun e bindi me zemrën e shpirtin e tij bujar!
Bujaria shqiptare ishte krenaria jonë dhe vet shpirti i shqiptarizmës mbeti i pavdekshëm në shekuj. Tre armë kishte shqiptari që mbijetoi nëpër shekuj robërie i paasimiluar, i pazhdukur, e luftoi të gjithë armiqët e barbarët e mijëvjeçarëve - tre armë ndër ma të sofistikuarat në botë - i kishte shqiptari, që bënë të jemi sot popull e komb historiografik - BESA, BUKA E NDERI - Besa shqiptare, që as nuk mund të përkthehet në asnjë gjuhë të botës, e lëre ma të aplikohet, e përjetësohet në praktikë ekzistenciale, si trashigimia ma e fortë e Të Parëve Tanë - BUKA bukëdhënja, për mik e armik edhe NDERI shqiptar, morali mbi të gjithë moralet e botës! Krejt aty kudo nëpër botë, ku hasen a ndeshen këto tre zakone, dije se kanë prejardhje shqiptare dikund në trashëgiminë e njeriut! Dikush edhe mund të çuditët, a horrollaqet, me mburracakëri, pse vetëm shqiptarët i paskan pasë këto tre armë, zakone? Unë iu them dhe iu argumentoj me fakte PO, duke e faktikuar gjallërisht, me fakte të pakontestueshme - si ndaj vet atij shqiptarit shqiptaruc, si ndaj secilit njeriut, e institucionit botëror! (Origjinal, direkt, as pa asnjë korrigjim)

Re: JETIMËT E FAMILJET E DËSHMORËVE TREGOJNË SA MERITOJMË LIRINË
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Historise Shqiptare...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...
Similar topics
» NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE
» Biseda për Jetimët
» Jetimët që Shqipëria nuk i mbron dot
» KOMBËSIA E SHQIPTARËVE ËSHTË PESHUAR PËRHERË ME LIRINË!
» Skenderbeu,epika per lirine e kombeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi