Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Biseda për Jetimët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Biseda për Jetimët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biseda për Jetimët

2 posters

Shko poshtë

Biseda për Jetimët Empty Biseda për Jetimët

Mesazh nga WebMaster Wed 1 Jun 2011 - 3:44

Të nderuem Fëmijë Jetimë, të rinjë dhe prindër shqiptar !
(Fotot e mësiperme i përkasin ish fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve: Vlorë, Durrës dhe Fier – Vitet 1963/ 1992).
Inspiracioni jem
Përherë mue më ka brengosë Fati tragjik i Fëmijve Jetim Shqiptar. Ishte shumë e vështirë ta shprehje ndër miqë dhe të afërm të mi sepse koncepti Jetim” ishte dhe mbeti tabu edhe sot në mbarim vitin e 2010-ës. Pas viteve 1991 mora guxim të merresha me kët shtresë social që Fati i mungesës së Prindit, ju desh të përballonin në ndryshimet e reja demokratike . Kjo kohë e re i mënjanoi ata nga rrjedhat e saj prej pakujdesisë dhe ndonjëherë edhe duke i paragjykue nga sfera e politikës nga ndonjë grupë njerzish në pushtetë. Unë nuk vrapova pas partive, pas qoshkëza të rehatëshme të administratës së re sikurse ndodhi me ndonji shokë të mi. Pranova riskun e poshtërimit moral të timit si person para institucioneve dhe shumë njerëzve pasi e ndjeja dhe e gjykoja që unë duhesha të isha në frontin e kësaj shtëpie të braktisun e të grabitun nga grupe njerzish të pashpirt gjatë viteve 1991, 92′ e deri në vitin 1996. Mbi 350 foshnje dhe fëmij të rritun me shpejtësi të çmendun u eksportuen sikurse të ishte mall nëpër shtete të huaja në shkëmbim të interesave private mafioze dhe familjare të disa drejtuesve të Institucioneve të Shtëpisë Fëmijës në Shqipni edhe pse nuk ekzistonte Legjislacioni i Birësimit të jetimve me Botën e Huaj sepse vendi yn ishte në një ”Rrethim imperialisto – revizionist”, të bunkerizuem totalisht.
Këta qindra të braktisun u organizuen nga dora kriminale e drejtuesave të shtetit në institucione jetimore, në institucione të ish Komiteteve Ekzekutive e sot Bashki, në Gjykatat e qyteteve deri në Zyrën e Presidentit Ramiz Alia.
Shoqata e jetimve që ishte formue e dënoncoi kët akt barbar të shpirtit mëkatar të shtetit nëpër median e gazetave sikurse te gazeta ”Koha e Jonë’’ derisa nën kët presion të Jetimve të rritun ju imponue të Ndalonte Birësime nga të Huajt prej Dekretit të ish presidentit të Republikës Ramiz Alia. Veprim i tillë ishte të pakontrolluem nga asnjë ligjë që nuk ekzistonte, në një situatë transformimesh që u shoqërue me kaos, tragjedira civile, djegie, shkatërrime, eksode në masë të popullit të varfën e të revoltuem nga Represioni Diktatorial i gjatë për afro 50 vjet në Shqipëri.

Fenomen Jetimllëku ka karakter social-historik
Njerëzit në shoqërinë primitive jetonin në bashkësi sipas fiseve, ku aktivitetet i kryenin të përbashkëta si mbledhjen e druve në pyll, gjuetinë e kafshëve të egër, ndezjen e zjarrit, ngranien e ushqimit apo në përshtatjen e të banuemit në shpella e,,,,, Familja ishte kompakte dhe kështu nuk flitej për fëmijë të braktisun. Kjo rregullsi të familjes kompakte bazohej në kontributin dhe shpërndarjen të ardhurave materiale për ekzistencën e antarëve të bashkësisë familjare sipas nevojave për çdo anëtarit të bashkësisë familjare.

Shpërbamja e familjes
Me shpërbamjen e bashkësisë kolektive të rendit shoqnor primitivë solli ndryshime kolosale të paparashikueshme për atë kohë sepse u ndryshue rendi nga rendi shoqëror primitiv në atë rendin skllavo-pronor, ku objekti njeri nuk ishte ma aktori primar i subjektit social.
Lindi tregtia, shpërndarja e të mirave materiale nuk shpërndahen ma sipas nevojave personale të individit. Tashmë lindi prona dhe prandej u quejt sistemi skllavo-pronar.
Prona si institucion ishte një revolucion universal i marrëdhanieve shoqërore ma të përparueme. Ishte një shtysë që lëvizi mendimin njerzor, zgjoi mendjen e Njeriut.
Prona pasuroi pakicën dhe varfëroi shumicën si një proçes i polarizimit e ndau botën në dy pjesë, që ende edhe sot vazhdon kjo ndarje antagoniste. Me kët ë institucion ekonomik dhe juridik si dhe politik derivoi edhe në fushën morale të shoqërisë.
Qysh me shpërbamjen e familjes kompakte në periudhën primitive nisi të shfaqet fenomeni i Braktisjes së Fëmijve në saj të ndryshimit të bazës materiale që ishte ndërtue shoqëria nga ajo bashkësi kolektive në një shoqëri tjetër ku baza materiale u shpërba në ndarjen e një pakice dhe shumica që vazhdon edhe sot e në vitet e shekujt e ardhëshme të mos posedojë të mirat materiale.
Në kët vështrim social-historik, familja sikurse të gjitha subjektet shoqërore materiale pësuen transformime të thella strukturore dhe fizionomike. Shthurja e familjes solli varfërinë e shumicës dhe pasurimin e pakicës. Në kët varfëri Roli i Njeriut u zbeh në maksimumin e saj deri në nivelin e neglizhencës totale. Pra njeriu që lindte nuk kishte vlerën e dikurshme të kujdesit të maparshme kolektive.

Kuptimi i përgjithshëm i fenomenit Jetim
Ashtë e pamujtun që të përshkruhen në një faqe të tillë arsyet e fenomenit jetim.
Fjala Jetim vjen nga kuptimi i të qenurit pakërkënd, i vetëm në jetë, që në vështrimin tjetër cilësohet si i braktisun nga prindi biologjikë, kujdestar dhe nga shoqëria për arësye politike e shoqërore .

Si bahen fëmija Jetim?
- Prej familieve të dobta, prej lidhjeve të dobta bashkëshortore divorcohen.
- prej jo familjeve, prej marrëdhanieve të parregullta midis femrës dhe mashkullit.
- Fatkeqsive natyrore, kur njeni apo të dy prindërit aksidentohen deri në vdekje.
- Fakeqësi shëndetsore, nëse vdesë apo gjymtohet nga sëmundja njëri apo të dy prindërit.
- Fatkeqësi kur prindi përfundon në burg.
- Varfëria e tejskajëshme sjell në prindër të dobët nga karakteri,që sjell pasoja deri në shkatrrim të familjes dhe braktisje të fëmijve.
- Varfëri e tejskajëshme e familjes, mungesë ekonomike për të mbajtur me bukë, tesha dhe libra fëmijtë, duke ja dorzue fëmijt në institucionet Jetimore.
- Kur prindërve u merren fëmijtë kur njeni apo të dy janë të padenjë moralisht të rrisin fëmijt duke i keqtrajtuar fizikishtë, duke i shitur, duke i perdhunue, duke mos zbatue obligimet prindërore dhe shtetnore për kujdesin ndaj fëmijve.
- Kur prindërit dëbohen nga shtetet e huaja kryesisht vendet perëndimore dhe fitojnë të drejtën e qendrimit vetëm femijtë. Vepër antinjerzore e vendeve demokratike ndaj të drejtavet ë Femijve për të bashkëjetue me njeni – tjetrin vëllazen e motra dhe me prindërit e tyre.
- Kur një pjesë e femijve nuk fitojnë të drejtën e qendrimit në shtetet perëndimore.
- Nga mashtrimi i psikologëve për të shkatërrue fëmijtë duke ja heqë prindit padrejtsisht.
- Kur ka luftra civile apo jocivile, ku vriten prindërit dhe fëmijt mbeten pa kujdes as të shtetit që ashtë në luftë me shtetin tjetër apo një luftë e brendëshme sikurse ndodhin edhe sot.
- Kur fëmija mbetet jetim prej fatkeqësive natyrore.
Kush ka detyrë t’i mbrojë fëmijtë Jetim?
- Shteti në bazë të kushtetutës dhe konventave të Mbrojtjes së Fëmijve.
- Të afërmit
- Bujaria e njerëzve
- Shoqëria
- Institucionet fetare
Si do të rehabilitohen Jetimët në Jetë?
Nga dashuria dhe respekti i shoqëris dhe i shtetit.
- Duke i mbajtë këta Jetimë në kontaktë me ambientin familjar duke i dërgue për festa e pushime te njerzit e fisit tyne.
- Duke i birësue në familie të mira ekonomikishtë.
- Duke i birësue dhe ndihmue me financë shteti, shoqata bamirëse civile apo fetare ato familje që e birësojnë derisa të bahen të aftë për punë.
- Sa ma pak birësime ndër të huej.
- Të kontrollohen periodikisht birësimet nga dyshja Shoqata e Jetimve dhe e shtetit.
- Duke i dërgue në institucione jetimore me ambiente sa ma të përafërta me ato marrëdhanie familjare.
U shkruejtë prej Bep Martin Pjetrit (Miku i Jetimve)
Më dt.5 dhjetor 2010
Copyright Proletari.Com
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Biseda për Jetimët Empty Re: Biseda për Jetimët

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Mar 2012 - 17:22

Nje bisede teper interesante.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi