Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE

Shko poshtë

NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE Empty NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:53

Në përkujtim të dëshmorëve

SOT ATA PREHEN TË QETË NË TOKËN E LIRË TË KOSOVËS


Shkruan:Shaban CAKOLLI

Janari është muaji në të cilin figura të mëdha të kombit tonë ranë heroikisht në ballë të detyrës
të shejtë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar:Që nga Gjergj Kastrioti,Isa Boletini(i vrarë pabesisht
nga shovenistët malazez) e dei më 17 janar 1982,kur UDB-sërbo-sllave në Untergrupenbach të
Gjermanisë vrau atdhetarët zemërzjarrtë-Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën.Këta trima
shquheshin me punën e tyre patriotike,solidaritetin e madh vëllazëror ndaj bashkatdhetarëve,të
cilët i ndihmonin në çdo rast,shquheshin për nga intelektualiteti,në organizimin e demostratave shqiptare
anekënd shteteve perendimore.....Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu kanë luajtur një rol të veçantë në
senzibilizimin e opinjonit të huaj rreth çështjes së Kosovës.UDB-ja i vrau,sepse ua kishte frikën.
Ata kishin të vetmin ideal Shqipërinë e bashkuar.Ne i vlersojmë lart,nderojmë veprën dhe figurën
e tyre.Që nga rënja e tyre në atë janar të kobshëm,në çdo janar janë tubuar shqiptarët e mërguar
nga të gjitha shtetet e Perendimit dhe bënim homazhe mbi varrezat e tyre,në vendin ku pushonin
vëllezerit Gërvalla dhe Kadri Zeka.Kolona të mëdha njerëzish kalonin në heshtje duke vënë lule
mbi varret e martirëve.Edhe shikimet e tyre sikur donin të thonin:Ne jemi me ju,idealin tuaj nuk e tradhtojmë
Mirëpo ,deri sa bëheshin homazhe mbi varrezat e dëshmorëve në Shtutgart,koha në të cilin ndodheshim
hapte varre të reja dhe çdo ditë shtonte numrin e dëshmorëve.E në atë kohë kur ne tuboheshim për homazhe
në Shtutgart,atdheun e kishim nën rënkimin e plagëve nga pushtuesi,luftën e kishim përpara.
Ne donim të jetonim të lirë,por liria kërkonte më shumë sakrifica.Dhe deshtën trimat e deshi dhe zoti dhe
ngjau mrekullia:Trima mbi trima veshën supet ngjeshën armet e i thanë pushtuesit:Kurrë më nuk
durojmë robërinë tënde.Me gjak e sakrifica liria erdhi.E për këtë liri vite më parë kishin rënë
Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu,kurse ne saherë tuboheshim për homazhe te varrezat e tyre,më dukej sikur po
dëgjoja zërat e tyre:Mos na e shtoni barrën duke na shkelur mbi varre,mos na rëndoni me lule të vyshkura të perendimit
mbi kokë,po bëni çmos të e bëni atdheun e lirë!Na i bartni eshtrat në atdhe,sepse vetëm atje do të
prehemi të qetë.Eh,dhimbje që nuk përshkruhej:Ne kishim të bënim me armikun më të ndyrin,që
të vriste trimat liridashës dhe as të vdekur nuk i lejonte që trupi i tyre të kthehej në tokën e atdheut!
Falë luftës çlirimtare të UÇK-së,erdhi edhe ajo kohë,kur mbi varrezat e tyre u dëgjua një zë i shumë
pritur:Erdhëm të ua bëjmë me dije se amanetin tuaj e quam në vend-Liria për të cilën u sakrifikuat ju erdhi!
Atëherë trimat u ringjallën,lanë gërmadhat e përendimit,e toka e Kosovës i priti krahëhapur.
U kishte ndërtuar troje plot stoli atdheu,e rrugët ua kishte shtruar me lule plot aromë lirie.
Kosova i priti krahëror hapur,e sot ata prehen të qetë në tokën e lirë të Kosovës.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi