Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuzhe kërkon të qëndrojë në stol kundër Bosnjës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuzhe kërkon të qëndrojë në stol kundër Bosnjës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuzhe kërkon të qëndrojë në stol kundër Bosnjës

Shko poshtë

Kuzhe kërkon të qëndrojë në stol kundër Bosnjës  Empty Kuzhe kërkon të qëndrojë në stol kundër Bosnjës

Mesazh nga Binni Sun 3 Oct 2010 - 10:00

Kuzhe kërkon të qëndrojë në stol kundër Bosnjës  03kuzhe4

Prishtinë, 3 tetor - Përzgjedhësi i Shqipërisë, Josip Kuzhe, ka kërkuar që të drejtojë kombëtaren në ndeshje kundër Bosnjë-Hercegovinës. Kuzhe një kërkesë të tillë e ka paraqitur të shtunën, vetëm dy ditë pasi pësoi hemorragji cerebrale. Trajneri kroat është i shtrirë në spitalin amerikan në Tiranë.
Kërkesën për të drejtuar kombëtaren në ndeshjen e tetë tetorit Kuzhe ia ka parashtruar mjekut Fatos Olldashi. Olldashi ka thënë se gjendja shëndetësore e Kuzhes është më e mirë.
"Josip Kuzhe më ka thënë se dëshiron që të jetë në stadium për të drejtuar kombëtaren kundër Bosnjës. Unë i kam thënë se një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë. Madje i kam rekomanduar atij që edhe në televizion mos të shikojë takimin", ka thënë Olldashi.
Mediumet tiranase kanë njoftuar që Kuzhe është pezmatuar me përgjigjen e mjekut dhe ka kërkuar që drejtuesit e FSHF-së të bëjnë ndonjë lëvizje për të bindur mjekun, por kjo ishte e pamundur. Shefi i repartit të neurologjisë, Olldashi, ka thënë se me paraqitje në stadium Kuzhe do të rrezikonte jetën.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kombëtaren në dy ndeshjet e ardhshme ta drejtojnë ndihmësi i parë i Kuzhes, boshnjaku Xhemal Mustdanagiq dhe Astrit Maçi. Maçi aktualisht është shef i sektorit të licencimeve në FSHF. Ai më herët ka drejtuar skuadrën e Laçit. Maçi flet rrjedhshëm gjuhën kroate dhe për këtë arsye është vendosur të qëndrojë në krah të Mustedanagiqit.
"Është vendosur që kombëtaren në dy ndeshjet e radhës ta drejtojë Xhemal Mustedanagiq, ndërsa pranë tij do të jetë drejtori teknik i Federatës, Astrit Maçi. Pas këtyre dy ndeshjeve do të shikojmë gjendjen shëndetësore të përzgjedhësit Kuzhe dhe do të marrim një vendim", ka thënë për gazetën zëdhënësi i FSHF-së, Tritan Kokona.
Ndërkohë mediumet tiranase kanë njoftuar se drejtuesit e FSHF-së kanë kontaktuar edhe ish-përzgjedhësin Oto Bariq dhe kanë kërkuar nga ai që të marrë drejtimin e kombëtares në dy ndeshjet e radhës. Por Bariq ka refuzuar me arsyetim se nuk njeh fare skuadrën.
Ndërkohë zëdhënësi Kokona ka hedhur poshtë mundësinë që FSHF-ja të ketë kontaktuar Bariqin.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara Shqipëria i prin grupit D të eliminatoreve për "Euro 2012" me katër pikë të mbledhura. Katër ditë pas ndeshjes me Bosnjën, "kuqezinjtë" takohen me Bjellorusinë në Minsk. Trajneri i Bosnjës, Safet Sushiq, ka thënë se futbollistët shqiptarë do të jenë shumë të motivuar në takimin e tetë tetorit, pasi do të kërkojnë që të fitojnë për përzgjedhësin e tyre.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi