Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
kuriozitete - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
kuriozitete - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

kuriozitete

+6
zymer
Kotelja
rifati
WebMaster
alketa
Vellai
10 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 22 Jan 2009 - 7:10

First topic message reminder :

Champagna pija me e preferuar ne kohera dhe me modernia ne raste festash !!!
Champagna vjen dhe eshte prodhuar per here pare ne veri te FRANCES dhe emrin kjo pije alkolike e ka marre nga qyteti ku eshte
prodhuar Champagne-Ardenne
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë


kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:02

Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
Vetem mushkonjat femra piskojne.
Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
96% e sallatorit, eshte uje.
Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
Fluturat shijojne me ane te kembeve.
Delfinet flene me nje sy hapur.
Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

Njeriu më i gjatë është 2.75 cm

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

Peshkaqenët nuk sëmuren.

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,

Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:04

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)
-----------
Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

-----------------------
Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.
---------------------------
Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.
-------------------------
Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,
-------------------------
Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.
-------------------------
Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.
-------------------------
Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:05

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.
----------------------------------------
Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.
----------------------------------------------
Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.
-----------------------------------
Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.
------------------------------
Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.
----------------------------------------
Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.
----------------------
Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

----------------------------------
Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.
------------------------------
Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².
-------------------------------------
Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.
-----------------------
Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².
----------------------------
Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:05

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.
------------------------------------------
Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.
---------------------------------
Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.

---------------------------------------
Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

-------------------------------------
Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin
1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.
--------------------------------------------
Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.
-----------------------------------------------
Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
---------------------------------------------
Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555. -----------------------------------------
Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:06

100 Shprehjet filozofike per paret.

1. “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”. Jackie Mason 2. “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”. Thënie amerikane 3. “Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare”. Woody Allen 4. “Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”.
John Updike
5. “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”.
JP Getty
6. “Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë ... ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra”.
Family Guy
7. “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë ... është të kesh shumë prej tyre”.
Edith Wharton
8. “Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep”.
Thënie e vjetër irlandeze
9. “Jini të pasur për veten tuaj ... dhe të varfër për miqtë”
Juvenal
10. “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”.
Benjamin Franklin
11. “Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si ... dashuria!
Homer Simpson
12. “Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit”.
Katharine Whitehorn
13. “Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduket”.
Robert W. Sarnoff
14. “Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur”.
Spike Milligan
15. “E ç’vlerë ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratë”.
Henry Youngman
16. “Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”.
Will Smith
17. “Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë ... si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane”.
Woody Allen
18. “Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija”.
Thënie amerikane
19. “Mes punës dhe familjes, vërtet që s’po kaloj shumë kohë me paratë e mia”.
Thënie amerikane
20. “Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij”
Johnny Carson
21. “Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s’ke nevojë për to”.
Bob Hope
22. “Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar”.
Bo Derek
23. “Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet”.
Oscar Wilde
24. “Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme”.
Yogi Berra
25. “Çdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”.
Robert Orben
26. “Gjithmonë merr para hua nga një pesimist ... ai nuk pret që ti t’ia kthesh”.
Thënie amerikane
27. “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”.
Earl Wilson
28. “Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t’ju tregoj se çfarë janë”.
James W. Frick
29. “Arsimi formal do t’ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t’ju bëjnë të pasur”.
Jim Rohn
30. “Paratë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një “tërheqje” të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të”.
31. “Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi ne”.
32. “Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi ne”.
Thënie franceze
33. “Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanët”.
Albert Einstein
34. “Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para”.
Benjamin Franklin
35. “Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseni”.
Benjamin Franklin
36. “Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.
Benjamin Franklin
37. “Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s’na e jep”.
Charles Caleb Colton
38. “Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerim”.
Charles Dickens
39. “Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët”.
Christina Stead
40. “Paratë e tepërta janë delli i luftës”
Cicero
41. “Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja”.
Donald Trump
42. “Paratë janë delli i dashurisë, si dhe i luftës”.
Doktor Thomas Fuller
43. “Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarë”.
Anonim
44. “Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që keni”.
Ernest Haskins
45. “Të pasurit janë shkuma e tokës në çdo shtet”.
G.K. Chesterton
46. “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”.
George Bernard Show
47. “Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit”.
George Eliot
48. “Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s’pëlqeni. Meqë s’më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë”.
Groucho Marx
49. “Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohet”.
H.L. Mencken
50. “Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t’ju shkatërrojë si djalli”Henry Fielding
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:06

51. “Nëse mund t’i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarë”.
J. Paul Getty
52. “Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçka”.
Jackie Mason
53. “Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë”.
Jane Austen
54. “Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër”.
Jonathan Swift
55. “Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën”.
Julius Rosenwald
56. “Kurrë s’e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëm”.
Këngëtar anglez
57. “Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s’i blejnë”.
58. “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”.
William Somerset Maugham
59. “Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s’do t’jua ndajnë sytë”.
Maya Angelou
60. “Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër”.
Benjamin Franklin
61. “Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave”?
Ayn Rand
62. “Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e parave”.
G. Simmel
63. “Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks”.
Helen Gurley Brown
64. “Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre”.
Fjalë e urtë
65. “Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer”.
Ayn Rand
66. “Paratë shpesh kushtojnë shumë”.
Ralph Waldo Emerson
67. “Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s’mund t’jua rikthejë”.
Ruth Smeltzer
68. “Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s’ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s’po ju sheh”
69. “Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s’i keni blerë me para”.
George Lorimer
70. “Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin”.
Richard Friedman
71. “Paratë kurrë s’e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratë”.
Owen Laughlin
72. “Sa ndryshim bën sa shumë ke? Ajo që s’keni është edhe më e madhe”.
Seneca
73. “Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisë”.
Ayn Rand
74. “Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre”.
Johann Wolfgang von Goethe
75. “Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat”.
Will Rogers
76. “Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur”.
Mike Phillips
77. “Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë”.
Thomas Jefferson
78. “Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira”.
Robert Bosch
79. “Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen”.
Jim Rohn
80. “Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit”.
Henry David Thoreau
81. “Nëse paratë s’mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi”.
82. “Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritja”.
Mae West
83. “Paratë nuk rriten në pemë”.
Fjalë e urtë
84. “Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep”.
Kahlil Gibran
85. “Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë”.
Ronald Reagan
86. “Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s’ma blejnë dashurinë”.
Tekst nga “Beatles”.
87. “Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep”.
Frank Hubbard
88. “Ekziston një mënyrë e lehtë për t’u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe”.
Jack Yelton
89. “Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave”.
90. “Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidë”.
Jackson Brown
91. “I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post”.
Mark Twain
92. “S’mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë para”.
Louis Agassiz
93. “Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në para”.
Robert Graves
94. “Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemër”.
John Wesley
95. “Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh”.
Franklin Delano Roosevelt
96. “Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale”.
Pam Shaw
97. “Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t’i humbisnit paratë”.
98. “Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s’mund ta hamë paranë”.
Fjalë e urtë indiane
99. “Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë para”.
Pablo Picasso
100. “Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se “matësi i të gjitha gjërave” duhet të jetë gjithmonë njeriu”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:07

Më 2011 robotët do ta pushtojnë botën

Robotët po bëhen rrezik për botën tonë. Noel Sharkey, profesor i Shkencave kompjuterike në Universitetin britanik të Sheffieldit, thotë se duhet reaguar me shpejtësi.
Sipas tij, në fund të vitit të kaluar në botë ishin aktivë 6,5 milionë robotë, ndërsa parashikimi për vitin 2011 është që ata të trefishohen, duke kaluar 18 milionët.
Robotët përdoren në industri, spitale, zyra publike, hapësirë dhe në shtëpitë tona.
Sharkey shkruan në një artikull për revistën amerikane, "Science", se të moshuarit në spitale dhe azile po shoqërohen nga robotët, që i ndihmojnë me ilaçet.
Por bumi i sasive të këtyre makinave dhe sidomos inteligjenca e tyre gjithnjë e më e sofistikuar, shton mundësinë që makinat të dalin jashtë kontrollit.
Software i tyre mund t'i çojë në kryerjen e veprimeve të rrezikshme të paparashikuara, që janë fryt i anomalive, apo gabimeve të sistemit.

marre nga explorer channel
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:08

____Kush e krijoi simbolin e monedhes Euro ?_______

Krijuesi i simbolit te bankonotes se re evropiane Euro, quhet Arthur Eisenmenger.
--Ai jeton ne nje azil ne Eislingen te Gjermanise dhe sot eshte 88 vjecar. Ne vitin 1975, pak para se te dilnte ne pension, ai ishte shef i repartit grafik ne Komunitetin Evropian dhe iu ngarkua si detyre te dizenjonte nje simbol per identifikimin e Europes.
--Propozimi qe ai beri nuk shqyrtua nga Komisioni Evropian, por mbeti i mbyllur per gati 20 vjet ne sirtaret e Brukselit, derisa ne vitin 1997, Jacques Santer e prezantoi ate zyrtarisht si simbolin e ardhshem te Evropes.
--Megjithe suksesin e vonuar dhe rolin qe pati ne ditet tona kjo veper, autori i Arthur Eisenmenger ende nuk ka marre mirenjohjen zyrtare nga Brukseli, per perdorimin e ketij simboli.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:09

--------Cudira qe nuk ndodhin kudo-----


California, Chico (ligj bashkiak):
Është e jashtëligjshme të lahet automjeti në rruge (ligji, u votua në 1995)
Gjithësesi, nuk u përcaktua nëse në trotuar ky akt konsiderohet i lejueshëm.

California, Hollywood ( ligj bashkiak):
Është e jashtëligjshme mbajtja e më shumë se 2000 krerë dhenëve në një kope.

California, Los Angeles (ligj bashkiak):
Është i ndalueshëm fakti që qentë të çiftëzohen në një distancë më të vogël se 500 m larg kishave. Ligj-shkelësit ndëshkohen me gjobë deri në $ 500 dhe 6 muaj burg.

California, San Diego (ligj bashkiak):
Të gjithë ata që lënë në shtëpitë e tyre stolitë e krishtlindjeve pas datës 2 Shkurt, ndëshkohen me gjobë deri në $ 100.

Arkansas (ligj bashkiak):
Burri ka të drejtë të ushtroj dhunë fizike mbi gruan e vet, por jo më shumë se një herë në muaj.

Florida, Pensacola (ligj bashkiak):
Nuk është e lejueshme që qytetarët të qarkullojnë në qendër të qytetit me më pak se $ 10 në xhep.

New York, (ligj në rang shteti):
Cilido që vendos të hidhet nga një ndërtesë dënohet me vdekje.

Michigan
Në Michigan burri është pronari i ligjshëm i flokëve të gruas së vet.

Kansas
Në Kansas ndalohet që të prekësh peshqit pa përdorimin e dorezave.

Idaho
Ekziston një ligj, sipas të cilit thuhet se nese dëshiron që të bësh dhuratë një kuti me çokollata, ajo duhet të peshoj më shume se 50 pounds!!!

Alabama
Nëse dikush hedh kripë mbi shinat e trenit dënohet me vdekje.

Alabama
Ndalohet të luash domino të djelën.

Francë
Ndalohet të puthen çiftet në stacion të trenave.
Që nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 : 00 të mbrëmjes, 70% e muzikës në radio duhet të jetë në gjuhën frënge.

Texas
Ndalohet të bësh graffiti mbi një… lopë të huaj.

Francë
Ndalohet ti vësh një derri emrin Napoleon

Danimarkë
Është e jashtëligjshme të ngasësh automjetin kur dikush ndodhet nën të.

Massachusetts
Është e jashtëligjshme mbajtja e gorillave në sediljet e pasme të automjeteve.

Colorado Logan Counrty (ligj bashkiak):
Është e jashtëligjshme të puthësh një grua ndërkohë që ajo fle.

Massachusetts
Gërhitja është e jashtëligjshme, lejohet vetëm nëse janë të mbyllura të gjitha dritaret dhe dyert e shtepise
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Jun 2009 - 4:09

ndodh dhe keshtu
....
Një burrë i pasur nga Hong Kongu denoncoi dashnoren sepse sipas tij nuk ishte besnike në lidhjen e tyre 7 vjeçare. 66 vjeçari Patrik TANG, i cili është dhe i martuar, i kërkon dashnores 39 vjeçare Karen LI nëpërmjet denoncimit t’i kthej pas të gjitha paratë dhe pasurinë e paluajtshme që i kishte falur, pasi tradhëtarja Li i kishte premtuar se përveç “djaloshit”, më falni zotërisë TANG nuk do të kryente seks me asnjë tjetër. Tang deklaroi se kontrata e tyre ishte që ai t’i jepte ç’të donte ajo, ndërsa Li të qëndronte nën EKSKLUZIVITETIN e tij.
Sipas 66 vjeçarit por dhe mediave lokale, muajt e fundit LI, e cila kishte dhe një fëmijë me TANG-un, krijoi lidhje me 23 vjeçarin, ish MISTER HONG KONG-un!!!

Kjo pra ishte dhe arsyeja që e egërsoi Tang-un “besnik” kundrejt bashkëshortes së tij, t’i kërkonte dashnores gjithëçka që i kishte falur…

p.s nuk është shaka është realitet, shpresoj të qeshni po aq sa dhe unë gjatë leximit të lajmit PIKANT!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Gerushi Tue 30 Jun 2009 - 10:05

Një shtëpi e thjeshtë dhe e varfër...




Hidhuni një sy fotografive më poshtë.
Nëse jeni kurioz të mësoni se ku është ky hotel, ju informoj se nuk është hotel, është SHTËPI.
I përket familjes së Zayed bin Sultan Al Nahyan,i cili është qeveritar në Abu-Dhabi.



kuriozitete - Faqe 2 I3008_11

kuriozitete - Faqe 2 I3009_12

kuriozitete - Faqe 2 I3010_13

kuriozitete - Faqe 2 I3011_14

kuriozitete - Faqe 2 I3012_15

kuriozitete - Faqe 2 I3013_16

kuriozitete - Faqe 2 I3014_17

kuriozitete - Faqe 2 I3015_18

kuriozitete - Faqe 2 I3016_19

kuriozitete - Faqe 2 I3017_10a

kuriozitete - Faqe 2 I3018_11a

kuriozitete - Faqe 2 I3019_12a

kuriozitete - Faqe 2 I3020_13a

Audi A8 i argjend... u bë posaçërisht për të. NUK ËSHTË ARGJEND NË NGJYRË POR ËSHTË I BËRË KOMPLET ME ARGJEND!!!

kuriozitete - Faqe 2 I3021_14a

kuriozitete - Faqe 2 I3022_15a
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Gerushi Tue 30 Jun 2009 - 10:07

Eshte 16 vjec por duket vetem 2





kuriozitete - Faqe 2 I8720_bebjaadoleshente


Eshte 16 vjec por duket si nje 2 vjecare. Per amerikanen Brooke
Greensberg koha kalon ne menyre krejt te vecante. Trupi nuk i
zhvillohet ne menyre te
njetrajteshme, por cdo pjese e trupit te vajzes-femije duket se
zhvillohet ne menyre te pavarur nga te tjerat.
Brooke ka mbushur 16 vjec ne janar te 2009, peshon 7 kilogram dhe eshte vetem 75 centimetra e gjate.
Sipas mjekeve shkencetare qe ndjekin zhvillimin e saj cdo dite
struktura skeletore e saj eshte tipike per nje femije 10 vjecare. Kur
eshte e lumtur
nuk flet por buzeqesh dhe eshte ne gjendje te njohe personat qe i rrine
prane gjate dites.
Ne shtate vitet e para te jetes se saj i eshte dashur te perballet me
shume semundje duke dale gjithmone fitimtare, shtate raste me ulcer ne
stomak
dhe 14 dite ne koma si pasoje e nje tumori ne tru. Qe ne vitet e para
te jetes i eshte nenshtruar nje terapie intensive me hormone te
rritjes, terapi
e cila nuk pati efekt as ne peshe dhe as ne strukturen trupore.Asnje
doktor nuk guxon te jape nje mendim se sa mund te jetoje Brooke.
Per te kuptuar bllokimin e rritjes dhe te plakjes se saj shkencetaret
kane marre kampione te ADN-se dhe qelizave te saj dhe po i studiojne me
imtesi
ato. Doktor Richard Walker, profesor ne fakultetin e Mjeksise ne
Universitetin e Florides se Jugut eshte i bindur qe vajza eshte nje
celes per
shkencen. Rasti i saj mund te coje ne zbulimin e natyres se
vdekshmerise njerezore dhe ne izolimin e geneve pergjegjese per
plakjen, per te siguruar
nje rini te perjeteshme.
Teoria e doktor Richard Walker mund te sjelle ndryshime ne zbulimet
mjekesore dhe ne studimet e ADN-se dhe ne zbulimin e menyres per te
"izoluar"
genin e plakjes, por ajo mbart me vete nje numer te madh problemesh
etike.
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Gerushi Tue 30 Jun 2009 - 10:07

Harry Potter qiraxhi të Mbretëresha Elizabeth II





kuriozitete - Faqe 2 F.0628200615295_m

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, ka gjetur një mënyrë të re për të
fituar para. Ajo ia ka dhënë me qira një pjesë të madhe të pyllit në
Swinley,
jo larg Pallatit Windsor, kompanisë filmike Warner Bros, e cila në atë
zonë do ta xhirojë filmin e ri për magjistarin e vogël Harry Potter.
Gjatë dy muajve të ardhshëm, të gjitha yjet e filmit për djaloshin
magjistar përfshirë këtu edhe vetë Potterin, respektivisht aktorin
Daniel
Radcliffe, do të marrin pjesë në xhirimin e filmit, që është vazhdim i
filmave të mëparshëm të realizuar në bazë të librave të autores JK
Rowling.

Mbretëresha, siç bëjnë të ditur mediat botërore, është shprehur e
entuziazmuar me këtë veprim, pasi është adhuruese e Harry Potterit.
Shuma e
kontratës mbahet në fshehtësi, mirëpo tabloidi britanik Sun thekson se
bëhet fjalë për një shumë të majme parash.
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Gerushi Tue 30 Jun 2009 - 10:07

Njeriu i tre punëve – fiton 39 mln $ në lotari





kuriozitete - Faqe 2 F.0628152945478_m

Amerikani Clyde Persley, i cili ka mbajtur tre punë të ndryshme për ta
ushqyer familjen e tij, ka fituar çmimin kryesor të lotos, në Kaliforni
– me
vlerë prej 39 milionë dollarë.
Persley (49-vjeç), që është i martuar dhe ka një vajzë katërvjeçare, do
të marrë pjesën e parave prej 16 milionë dollarësh gjatë katër deri në
gjashtë
javë të ardhshme, ka thënë një zëdhënës i Lotarisë së Kalifornisë.

Siç thuhet në njoftim, Persley ka punuar në një makinë për prodhimin e
ëmbëlsirave, pastaj si vozitës i limuzinës, si dhe ka mbajtur një punë
shtesë
në restorant.

Ai ka bërë të ditur se, fillimisht do ta shpie gruan e tij në Havai, si dhe do ta angazhojë një këshilltar financiar.

Persley e kishte nxjerrë tiketën e lotos në një treg në Santa Cruz, ku
gjatë dy viteve të kaluara, dy herë në javë ka blerë tiketa të lotos.
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Gerushi Tue 30 Jun 2009 - 10:08

Foshnja e lindur nën dritën e celularëve

Një grua ruse ka lindur me ndihmën e dritave të disa telefonave
celularë, për shkak të ndërprerjes së plotë të rrymës në qytetin e saj.
Gjeneratorët
emergjentë ishin aktivizuar për ta mbajtur në jetë inkubatorin e
maternitetit në qytetin Shelehov, në Rusinë veriore.

Megjithatë, dhoma ku Rima Pivovarova, 22-vjeçare, kishte qenë duke i
dhënë jetë një foshnje, ishte pllakosur nga errësira, vetëm disa minuta
pasi
mjekët kishin filluar të asistonin në lindjen e komplikuar.

Me shpejtësi motrat medicinale kishin intervenuar me dritën e
telefonave të tyre celularë, sikur edhe të telefonave të pacientëve të
tjerë të
spitalit. Nën dritën e këtyre telefonave nëna Pivovarova edhe ka sjellë
në këtë botë foshnjën e saj.

Motra medicinale, e cila ka asistuar në këtë lindje, Nadezhda
Stempkovskaya, ka thënë se foshnja e gjinisë mashkullore dhe e ëma,
tash janë në gjendje
të mirë shëndetësore.
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:53

BRAZIL
Parashutisti më i ri hidhet vetë në moshën trevjeçare
Ndërsa fëmijët e tjerë ëndërrojnë fluturimet me balona të mëdha apo aeroplanë, braziliani Luan Da Silva tashmë e ka realizuar ëndrrën e vet sepse me parashutë hidhet dhe kjo ka filluar që në moshën trevjeçare. Braziliani Luan Da Silva tani është gjashtë vjeç dhe është parashutisti më i ri në botë. Ka ulëse speciale e cila shtrëngohet në mënyrë që mos ta fryjë era. “Kënaqem kur fluturoj. Herën e parë jam hedhur me babanë kur isha dyvjeçar”, ka thënë Luani i pafrikshëm. Luani dhe motra e tij dhjetëvjeçare Jade rregullisht ngrihen në ajër deri në 20 metra. “Unë për vete mendoj se më me rrezik për njeriun të vozitet me automjet sesa të hidhet me parashutë”, ka thënë babai i djaloshit të guximshëm
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:54

ANGLI
Kërkohet shtrigë për punë
Personat udhëheqës të shpellës interesante britanike “Wookey Hole” në Sommerset ofrojnë një vend të çuditshëm pune. “Të jetohet në shpellë, të bëhet shtrigë dhe të bëjnë krejt ato që i bëjnë shtrigat”, shkruan në përshkrimin e këtij vendi të punës.
Vendi turistik ofron jo më pak se 60.000 euro në vit për këtë vend pune. Kandidatja e ardhshme do të duhet të jetë në gjendje të jetojë në errësirë, nuk guxon të jetë alergjike ndaj maceve dhe të ketë kakarisje interesante. "Shpresojmë të tërheqim shumë kandidate, posaçërisht me pagesë e cila është mjaft e majme", ka thënë Daniel Medley nga kompania punëdhënëse.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:55

SHBA
Gjen 9.000 dollarë dhe ia kthen pronarit
Tinejxherja 19-vjeçare amerikane Chloe Dauwalder është bërë heroinë pasi brenda një dite të vetme ka bërë dy vepra të mira. Fillimisht në një dyqan në të cilin punon po ndante rrobat e vjetra të dhuruara dhe në xhepin e një palë pantallonash ka gjetur 9.000 dollarë. Nuk i ka mbajtur për vete, por e ka thirrur pronarin dhe ia ka kthyer paratë. "Kjo ndodh një herë në jetë. Do të kemi për çfarë të flasim. A e dini se një herë pata gjetur në një palë pantallona të vjetra nëntë mijë dollarë. Pronari më ka falënderuar shumë herë, e unë e kam ndier veten mirë kur e kam parë fytyrën e tij të lumtur", ka thënë Chloe. Ajo nuk do që ta thërrasin heroinë pasi nuk e sheh veten si të tillë çdokush do të vepronte kështu, sipas saj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:55

GJERMANI
Bordeli berlinas iu ofron zbritje çiklistëve
Në një bordel berlinas në mënyrë të çuditshme po luftojnë kundër recesionit. Ata kanë vendosur t’u ofrojnë zbritje të çmimit klientëve të cilët në shtëpi publike vijnë me biçikleta. “Recesioni e ka goditur industrinë tonë shumë rëndë. Shpresojmë se lirimi do të tërheqë më shumë njerëz. Jo vetëm që është mirë për punën, po ashtu është mirë për mjedisin edhe për vajzat!”, ka thënë Thomas Goetz, pronar i bordelit “Maison d'envie” në Berlin.
. Gjermania është një prej vendeve të rralla në botë ku prostitucioni është i ligjshëm. Janë rreth 400.000 prostituta të punësuara të cilat nga viti 2002 mund të lidhin kontrata formale për punën e tyre.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:56

FRANCË
Harrojnë të birin pranë autostradës
Prindërit e një belgu 17-vjeçar e kanë harruar të hënën në mëngjes birin e tyre në parkingun përgjatë një autostrade në lindje të Francës dhe është dashur që të kthehen 300 kilometra mbrapsht për ta kthyer atë në Belgjikë. Tinejxheri, i cili nga automjeti për kamping i familjes ka dalë natën sepse e kishte shumë nxehtë, ka treguar se e kishte marrë gjumi në një karrige në parking. Kur është zgjuar, e ka parë se automjeti për kamping nuk ishte më aty dhe kishte mbetur pa para dhe pa celular. "Prindërit e tij ishin larguar 300 kilometra prej aty", ka thënë drejtori i një pompe të afërme të benzinës. Sipas policit i cili ishte ngarkuar me këtë rast, babai i të riut nuk e kishte hetuar fare se e kishte lënë djalin pas vetes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:56

SHBA
Gjyshja kumarxheshë burgoset për trafikim droge
Një gjyshe 62-vjeçare, lojtare shumë e vjetër dhe e zonja në kumar, është dënuar me tre vite burg në Arizona për transportimin e më shumë se 200 paund marijuanë pranë Tucson. Leticia Villareal-Garcia u gjobit me 150 mijë dollarë ditën e hënë. Në makinë iu gjendën 214 paund hashash të fshehura, të cilat do t’i transportonte në kazinonë e Tucsonit. Në seancën gjyqësore ajo e mohoi se kishte bërë këtë veprim, duke thënë se babai i djalit të saj ia kishte marrë makinën borxh për disa orë dhe ajo nuk e di se ç’mund të jetë bërë me makinën e saj gjatë kësaj kohe, por policia zbuloi se ajo luante kumar çdo natë dhe e ardhura e vetme ishin 275 dollarë në muaj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:57

SHBA
Dënohet mësuesja që fotokopjoi fytyrën e 5-vjeçarit
Një mësuese në Doncaster po përballet me masa disiplinore, pasi fotokopjoi fytyrën e një djali 5-vjeçar. Luke Wilson pati probleme me sytë dhe u dërgua tek një specialist pas eksperimentit në klasë. Fëmijët po studionin “dritën dhe errësirën” dhe shumë fëmijë fotokopjuan duart. Foton e fytyrës së një fëmije ajo e vari në murin e klasës. Prindërit e kanë zhvendosur djalin në një tjetër kopsht dhe kërcënojnë të marrin masa ligjore për këtë veprim të mësueses. Detektimi e cilësoi mësuesen si të “papërgjegjshme”. Për mësuesen u tha: “Është veprim i pamenduar për dikë që ka përgjegjësi për fëmijët”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:57

KINË
Martohet me veten për të shprehur pakënaqësinë me realitetin
Një kinez është martuar me veten e tij për të shprehur “pakënaqësinë me realitetin”. Kinezi Liu Ye, 39-vjeçar u martua me një model prej shkume të vetes së tij ku kishte veshur një fustan martesor vajzash. “Ka shumë arsye që po martohem me veten, por kryesisht për të shprehur pakënaqësinë time me realitetin”, kështu u shpreh ai. “Kjo martesë më bën të plotë përsëri. Përkufizimi im i martesës është ndryshe nga ai i të tjerëve”- vazhdon të thotë ai. Ceremonia u mbajt për 100 të ftuar në një oborr tradicional. “Çifti” u shoqërua nga shoqëruesja e nuses dhe e dhëndrit. Liu thotë se nuk është gei, por paksa i çuditshëm.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Aristogata Thu 16 Jul 2009 - 23:44

Perplas koken dhe nis te flase anglisht, me pare s’dinte asnje fjale


Një sportist çek, i cili nuk dinte më shumë se 2 fjalë anglisht, u godit në kokë gjatë një gare motorësh dhe u zgjua duke folur anglishte të pastër. Matej Kus, 18-vjeçari motorist, pësoi një aksident të rëndë duke rënë nga motori, disa sekonda më pas i kaloi një tjetër motor mbi kokë. Ai mbeti pa ndjenja për 45 minuta dhe kur u zgjua i pyeti doktorët se çfarë kishte ndodhur dhe ku ishte, me një theks të përsosur anglez. Shefi i skuadrës, Peter Waite thotë: “Më dukej si një folës lajmesh. Ai thotë përmes përkthyesve: “Anglishten duhet ta kem pasur thellë në koklë, por me siguri më duhet një “beng” në kokë dhe ta përplasja diku që ajo të dilte”.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Apr 2012 - 19:10

Daullet më të mëdha në botë „The Big Boom“ do të vendosen më 1 maj parkun argëtues vjenez Prater.
Daullet gjigante të larta 6,5 metra e të gjëra 8 metra nuk mund të shfrytëzohen nga një por nga katër persona.



Nje grua meksikane raportohet te kete mbetur shtatzene dhe pret jo pak por nente femije.

Trasmetuesi televiziv kryesor i ketij vendi “Televisa” raporton se Karla Vanessa Perez pret gjashte vajza dhe tre meshkuj.




Plaku 99 vjeçar ndahet nga gruaja për shkak të aferës në vitet e 40 – ta



Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-04-2012




0





kuriozitete - Faqe 2 Plaku-300x175Bashkëshortët
italianë do të bëhen së shpejti çifti më i vjetër që është ndarë në
botë pasi që 99-vjeçari i identifikuar si Antonio K, zbuloi se
bashkëshortja e tij Rosa (96vjeçare) ka pasur një aferë në vitet e 40-ta
të shekullit të shkuar


Antonio në prag të Krishtlindjeve kishte spastruar dollapin dhe aty
kishte zbuluar tradhtinë e vjetër 70 vjeçare: në sirtar gjeti letrat që
Rosa ia kishte shkruar dashnorit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kuriozitete - Faqe 2 Empty Re: kuriozitete

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi