Udhëtim në Elbasan
Faqja 1 e 1
Udhëtim në Elbasan
Është e mërkura e fundit e tetorit. Një mëngjes vjeshte, ende pa lindur dielli mirë. Po i ngjitemi rrugës së Qafë-Kërrabës, që na shoqëron me gjelbërim, për të shkuar në qytetin e vjetër të Elbasanit.
Një nga qendrat kryesore të Shqipërisë së Mesme, shtrihet në krahun e djathtë të lumit Shkumbin, si zona kalimtare dialektore midis dy degëve që ushqejnë gjuhën shqipe, toskëve dhe gegëve.
Këto “3 stela varresh romake” u zbuluan dy muaj më parë, ndërsa kryeshin gërmimet në kullën jug-lindore të Kalasë së Elbasanit: “Kanë vlerë artistike sepse janë shumë afër portretit romak”, shprehet Riza Hasa, profesor nw Universitetin Aleksandwr Xhuvani.
Sulltan Mehmeti II që rindërtoi kalanë si pikë strategjike për trupat osmane, e quajti Elbasan. Kjo periudhë njihet edhe “koha” e përhapjes së fesë islame, ndërsa vetë qyteti ushtronte ndikim në zhvillimin e vendit, që shtrihej deri në Ohër e Shkup. Qyteti ruajti traditën e vet urbanistike, me ndërtimet e famshme të tipit elbasanas, me shumë objekte fetare e kulturore.
“Vetë afresket, tavanet, dyert, yklykët siç thuhet turqisht ose dollapët në mur duken që kanë art brenda tyre. Kjo është një shtëpi e kategorisë së parë dhe është përshtatur në muze etnografik”, thekson Kreshnik Belegu.
Është shtëpi e ndërtuar në fund të shekullit të 18-të, me çardak të mbyllur, që e hasim në Berat, Shkodër e Prizren. Thuhet se në këtë periudhë, Elbasani ka patur mbi një mijë të tilla. I takon shtresës së pasur të popullsisë, me ‘stendat e zejeve” dhe “katin e dytë të saj, i adpotuar “si një shtëpi banimi e një familjeje të vjetër elbasanase”
Në këtë ndërtesë gjejmë edhe “guri i varrit” të legjonarit Mark Sabidi, që vërteton lashtësinë e këtij qyteti si vend-banim urban.
Pak metra, larg mureve të Kalasë, ngjitur me shëtitoren moderne, 3 vjet më parë u zbulua Bazilika e Bezistanit. I takon shekullit të pestë, e përbërë nga shumë elementë arkitektonike. Ish-pronë e tregëtarit të vjetër, Sulë Shiku.
Element mbizotërues i siluetës së qytetit është “kulla e sahatit”, e ngritur në hyrje të Kalasë, me mekanizmin e saj të matjes së kohës, ajo e veçon këtë qendër urbane me ato të Perendorisë Osmane. Në të njëjtën kohë me kullën e sahatit mendohet të jetë ndërtuar edhe xhamia e Nazerishtes.
Kisha e Shen Merise, e besimit ortodoks, gjendet brenda mureve te kalase dhe mban varrin e filologut dhe atdhetarit Kostandin Kristoforidhit. Xhamia Mbret, ne krah te saj, perfaqeson tipin e faltores me salle te mbuluar, me cati druri dhe hajat perpara hyrjes.
“Interesante eshte se po ta shikosh nga jashtë stilin e ndërtimit duket se janë marrë nga një monument kristian”, vëren Hasa.
Jemi ne jug-perendim te Keshtjelles, aty ku takohet muri jugor me ate perendimor. Ne kete siperfaqe gjejme te gershetuar “traditen me modernen” aty ku “historia e lashte e qytetit” gershetohet me ambietet e bukura elbasanase.
Ky ishte qyteti i kishave, xhamive, teqeve, tyrbeve.. I filantropëve të njohur, i tolerancës së shkëlqyer fetare, që nëse do t`i referoheshim udhëtarit turk, Elvia Çelebiu, sllogani në ditët e sotme për Elbasanin do të ishte “darush shuari”, që në shqip do të thote “shtëpia e Poetëve”.

Ermanda- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne shtepine e Burrit
Postime : 109
Gjinia :
Anëtarësuar : 24/09/2010
Mosha : 37
Hobi : Infermjere
Similar topics
» Elbasan, mbyllen 500 biznese
» Elbasan, vritet 20-vjeçari
» Elbasan, helmohen me bar miu 4 femije
» Elbasan, fluks në Pediatri
» Udhëtim rreth botës për të kapur foton që zëvendëson 1 mijë fjalë!(Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi