Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BAJRAM CURRI - ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BAJRAM CURRI - ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BAJRAM CURRI - ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR

2 posters

Shko poshtë

BAJRAM CURRI - ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR Empty BAJRAM CURRI - ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR

Mesazh nga merturi Tue 2 Nov 2010 - 8:53

BAJRAM CURRI – ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR

Nga Dodë Progni

Bajram Curri,që kur u lind rrugës duke shkuar familjarisht në burgun e Prizrenit,me 1862 e deri sa u vra në shpellën e Dragobisë me 29 mars 1925,kaloi 63 vjet në luftë e përpjekjë për lirinë,pavarësinë e demokratizimin e Shqipërisë.Çdo ditë të jëtës,të gjitha forcat mendore e fizike i vuri në sherbim të Atdheut dhe të kombit. Qysh në rini u bë pjesëmarrës i lëvizjes patriotike e çlirimtare antiosmane të fundit të shek. XIX e fillimit të shek. XX. U shqua si luftëtar i vendosur i çeshtjes kombëtare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,1878 – 1881,në Lidhjen e Pejës „Besa-Besë“,në kryendritjet antiosmane të viteve 1908 -1909 -1910 -1911 – 1912 etj. Në shumë betëja të kësaj periudhe Bajram Curri luajti një rol të rëndësishëm,jo vetëm si luftëtar trim,por dhe si organizator dhe prnjës i talentuar i forcave kryengritëse. Njëra prej tyre ishte ajo e Qafës së Prushit,ku në pranverë të vitit 1912,forcat kryengritëse të Malësisë së Gjakovës,të udhëhequra nga Bajram Curri,shpartalluan katër taborre turke. Fitorja e kësaj beteje,siç ka pohuar Hasan Prishtina: „...i dha shpirt e zëmër krejt popullit,për të ecur guximshëm mbi fushën e Kosovës.“ Ajo ndikoi fuqishëm në triumfin e kryengritjes së përgjithëshme të vitit 1912.
Pas shpalljes së pavarësisë,28 nentor 1912,e deri në fund të jetës së tij,B.Curri si shumë patriotë të tjerë të Kosovës,zhvilloi veprimtarinë patriotike në shtetin amë,Shqipërinë e cunguar nga fuqitë e mëdha me 1913. Kosova,Rrafshi i Dukagjinit,Dibra,Çameria e tokat e tjera shqiptare që ranë nën robërinë e fqinjëve shovinistë,ja plaguan rëndë zemrën patriotit. Gjatë kësaj periudhe veprimtaria patriotike e B.Currit u përqendrua në dy drejtime kryesore: Së pari,punoi me të gjitha forcat për ekzistencën e mbrojtjen e tërësisë tokësore, forcimin e demokratizimin e shtetit shqiptar. Dhe së dyti,për të mbajtur gjallë shqiptarizmin e frymën e rezistencës tek populli shqiptar që mbeti jashtë kufinjve,me synim: bashkimin e kombit në një shtet etnik shqiptar të zhvilluar e demokratik. Bajram Curri ishte nga ata burra të shquar shqiptar që kish formuar bindjen e thellë,se, Shqipëria nuk mund të ishte Shqipëri e vërtetë,pa Kosovën,Çamërinë e pjesët tjera të rrëmbyara nga të huajt,dhe se Kosova nuk mund të qëndronte siç ishte ,djep i shqiptarizmit,pa ekzistencën dhe mbështetjen e shtetit shqiptar. I udhëhequr nga këto motive të larta,veprimtaria e B.Currit ishte kurdoherë e gjërë,e mënçur dhe energjike. Ai u gjënd në ballin e luftës kundër pushtuesve të huaj që synonin ricopëtimin e Shqipërisë,por edhe si frymëzues e organizator i lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Lufton me vendosmëri për konsolidimin e demokratizimin e shtetit shqiptar. Krahas kësaj bëhët një nga flamurtarët e bashkimit dhe të vëllazërimit të shqiptarëve rreth
idealit të përbashkët kombëtar. Në të gjitha lëvizjet shoqerore të viteve 1913 – 1925 qëndreoi në anën e masave të gjëra të popullit dhe të forcave progresive demokratike. Kongresi i Lushnjes,Janar 1920,i cili u mblodh në një moment kritik për fatet e Shqipërisë, kur qen rrezikuar pavarësia dhe tërësia tokësore e saj,gjeti tek B.Curri,përkrahësin e luftëtarin e devotshëm për zbatimin e vendimeve të tij. Si ministër pa protofol në qeverinë e Sulejman Delvinës dhe si komandant i forcave kombëtare,kreu me sukses operacionin kundër forcave reaksionare esadiste. Ai ishte i papajtueshëm me cilindo që pengonte përparimin e Shqipërisë dhe cenonte sadopak interesat e kombit.
Nga 22 dhjetori i vitit 1922,kur Ahmet Zogu u bë kryeministër,e deri në find të jetës së tij,B.Curri u pozicionua si kundërshtar politik i A.Zogut. Si pjesëtar aktiv i opozitës antizogiste ishte kundër tendencave monarkiste,formave e metodave autoritariste që viheshin rè në qeverisjen e A.Zogut. Kulmin kjo kundërshti e arriti në qershor 1924,kur B.Curri u vu në krye të forcave kryesore kryengritëse që përmbysën qeverinë e A.Zogut dhe sollën në pushtet qeverine liberale demokratike të të Fan Nolit. Edhe pas rikthimit të A.Zogut në pushtet,dhjetor 1924,B.Curri mbeti kundërshtar i vendosur i atij regjimi. Si i tillë dha jetën me 29 qershor 1925.
Për ato që bëri në të mirë të Atdheut e të kombit,B.Curri ka hyrë në historinë e Shqipërisë si një figurë e kompletuar atdhetari e demokrati. Vetëm ato që ka bërë për Kosovën,si n/kryetar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës,1920 – 1924,për të mbajtur gjallë frymën e rezistencës e lëvizjen çlirimtare,për përhapjen e arësimit e shkollës shqipe në Kosovë,si dhe për sensibilizimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar për çeshtjen kombëtare shqiptare,i japin figurës së B.Currit dimensione të mëdha njerëzore e kombëtare.Në luftërat për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë u bë strateg ushtarak i aftë që,jo vetëm luftoi si më i miri luftëtar, por edhe komandoi si më i miri komandant. Me zgjuarsinë që e karakterizonte,ai ndoqi me vemendje situatat politike në Shqipëri,Ballkan e Europë. Për zgjidhjen e çeshtjes kombëtare shqiptare zhvilloi jo pak veprimtari diplomatike. Ai disa herë hyri në bisedime me konsujt e fuqive të mëdha. Iu drejtua me kërkesa e protesta institucioneve më të larta ndërkombëtare si Lidhjes së Kombeve, Konferencës së Paqës në Paris me 1919 si dhe qeverive ose përsonaliteteve të larta të disa vendeve prendimore e lindore me peshë në politikën europiane e botërore, përfshirë këtu edhe Qeverinë Sovjetike. Kësaj të fundit në vitin 1920 i dërgoi dy letra (promemorje) të cilat gjatë viteve të regjimit komunist,për qellime ideologjike e propogandistike në të mirë të socializmit e të komunizmit,janë publikuar si “Letra drejtuar Hazretit Lenin”,Udhëheqjes së Partisë së Punës i pëlqente glorifikimi i këtij dokumenti nepërmjet të cilit u përpoqën të bindin njerëzit se, meritën më të madhe Bajram Curri e paskish se “ qe nga të parët në vendin tonë që çmoi veprën e madhe të Leninit dhe të bolshevikëve në Rusi” (E.Hoxha,Fjala në Tropojë 1970) Me këtë përfundim të gabuar PPSH-ja synoi t’u krijojë njerëzve idenë se, “Bajram Curri në mos jo komunist, simpatizant i flaktë i komunizmit ishte.” Në fakt ky ishte një shtrembërim i realitetit historik dhe shfërfytyrim i figurës së B.Currit për interesat politike dhe ideologjike të udhëheqjes komuniste. Siç u tha më lartë,vërtetë B.Curri i dërgoi letër qeverisë sovjetike,por këtë e bëri,siç thuhet tekstualisht në rreshtat e parë të saj “…Në emër të 1.5 milion shqiptarëve që vuajn nën zgjedhën shnjerzore të qeverisë serbe” E bëri pasi kish mësuar se qeveria sovjetike denoncio Traktatin e fshehtë të Londrës 1915,i cili synonte ricoptimin e Shqipërisë,dhe pasi ajo qeveri kish deklaruar botërisht se do të përkrahte të drejtën e popujve për vetëvendosje. Në atë letër (promemorje) B.Curri i bëri të njohur qeverisë sovjetike padrejtësitë e fuqive të mëdha në kurriz të shqiptarëve,madje shënon një për një krahinat shqiptare të rrëmbyera nga fqinjtë dhe i bën apel asaj qeverie të përdor autoritetin e vet si fuqi e madhe për korigjimin e padrejtësive ndaj Shqipërsë e shqiptarëve. Në atë letër B.Curri nuk ka përmend në asnjë vend emrin e Leninit,dhe nuk shpreh kurrfarë simpatie për luftën e klasave,as për ateizmin komunist,as për kolkozet sovjetike. Shkurt, promemorja dërguar qeverisë sovjetike ishte një veprim i mençur i B.Currit shtyrë nga interesat kombëtare dhe jo nga interesa ideologjike e simpatira për bolshevizmin rus.Ky veprim nuk ja trubullon aspak pamjen figurës së B.Currit,përkundrazi e qartëson dhe i rrit vlerat tij si politikan e diplomat patriot që në zemër,në shpirtë e në mendje mbante të rrënjosur vetëm ideologjinë kombëtare dhe interesat e Atdheut. Gjithë jeta dhe vepra e Bajram Currit tregon se ai ishte dhe mbeti shembull i shkëlqyer i shqiptarit që luftoi e punoi për të mbjell në zemrat e njerëzve dashurinë për Atdheun,për traditat e virtytet shqiptare,për prosperitetin e kombit e idealet e demokracisë.”
Botuar në Gazetën RD,30 mars 1995
merturi
merturi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Shkoder
Postime Postime : 13
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/09/2010
Mosha Mosha : 81
Hobi Hobi : Futbolli

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAJRAM CURRI - ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR Empty Re: BAJRAM CURRI - ATDHETAR E DEMOKRAT I SHQUAR

Mesazh nga Tonii Tue 2 Nov 2010 - 8:59

si gjithmon krijesa hileqare e tradhtare ZOG e gjeti shtegun per te shtrir luanin e liris
U shtri luani ne shpell per tu lartesuar ne histori, ne zemren e atdhetaris se vertet
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi