Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

4 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 7:59

NDRE MJEDA

Andrra e Jetes
(Trina)

I

Molla t'kputuna nji deget,
dy qershia lidhe n'nji rrfane,
ku fillojne kufijt' e Geget,
rrijne dy cika me nji nane.

Kreske e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me cetine,
plepa t'but' e qiparisa
mbelojne e veshin at' ledine.

S'ushton mali prej baktie,
s'fryn murrlani me duhi;
paq i kthellte prej perendie,
paq prej njerit e qeti.

Gurra e lugut vec ushtonte
si lahute me kange kreshnike;
e nder peme bylbyli kendonte
valle dasmet e fisnike.

Ngreh, bylbyl, n'at' hije valle,
ushto, gurre trimneshe, n'shkambije;
bulk i nates kungalle, qi talle
neper gemba e per lamie,

kendoni, kendoni. Vec prej stanit
t'ardhmen Trina mbramje n'shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t'deles nane keni me ndi.

Vec prej plehut gjel-kokoti
me njat za qe s'nd'rron kurr-here,
ka me gjegje se a tue nderrue moti
se a tue cue nji tjeter ere.

II

U ndie nji za te shtegu;
Cice! del se erdh murgjina,
e mbrapa po vjen Trina
me 'j qingj te sykes ngryk.

E duel me mjelce te burgu
Lokja, nxuer vicin jashte,
e Shega, e lehte si kashte
tue kcyemun u berlyk.

Iu suell oborrit rrotull
tu' u hjedhe me bisht perpjete;
derisa plaka vete
rrshane tu murgjina e coj.

Moli tue kendue, lopen,
tue pritur vicin prore;
e tambli, bardh si bore
permbrenda mjelces gufoj.

Mandej muer kijin pezull
e u vu me syken n'sane,
sa cote tamblin ane
Zoga me nxe do pak.

Muer edhe krande e cokla,
e Trinken muer per bri:
ish lodhe: i dhimbte nd'ije,
e kishte mollzat gjak.

Vuni do krande n'voter
e fryni n'zjerm qi ish ndale;
thej pshesh me tambel vale,
e mbushi kupat plot.

Pshesha me kollomoqe,
t'mire edhe per zotni,
kur don per rob e shpi,
me i fal' i madhi zot.

E hangri Zoga shishem,
por Tringa s'hangri gja,
as Lokja, qi ishte vra
mbas cikes, nuk hangri dot.

Por tirte ndeje te votra,
tue kqyre me zemer t'plasun,
tue nduk' at' shlluge te rrasun
iu mbushnin syte me lot.

Kur nji mbas nji prane zjermit
u mblodhen gjumit femija,
u cue, e t'dy, si kija,
mbi t'shtruemen i vendoj.

E tirte prap te votra;
penj tirte per xhubleta,
e i dukej se tu keneta,
se n'shpella me dragoj,

tirshin dhe shtojzovallet
tue luejte pa mejun gishtat;
siellshin me pleq ferishtat
ndoshta edhe femin' e vet?

E shloj me pa tue pritun
driten e pishes me dore;
ngrykas, si dy qiellore,
me krahe pa pupla i gjet.

III

Cice, shka ka sot Trinka
qi po priton m'u cue?
Zgjoje me dale me mue,
me leshue bag'tin' e vet.

- Bij', mos e prek, se njomja
tash a tue fole me Zojen;
len zan' e mos cil gojen
se e lumja Zoje t'bertet.

Qe prifti, nane, qe dajat
mbas tij, me qiri n'dore;
katundca me malcore
sa shpia nuk i xe.

- Rri, bij' se sonte Trinka
po shkon me bujte te Zoja;
merri keto lule e coja
se lumes dhunti per te.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:00

NDRE MJEDA

Andrra e Jetes
(Lokja)

I

E n'balkue mbaruen lulet:
shurdh' a vendi e shpia tyte;
jo, me Loken nji e dyte
neper shpi ma nuk u gjet.

Vetun zbardh' e vetun erret
me krye n'hi e shuemja plake;
nji dore krande me i ba flake
permbi voter kush s'ia qet.

E disprohet me vetveti
qe nuk bani kurrnji djale:
sot e reja i kish dale
bashke me drite per dru ne shpat.

Kish mbajte zjermin ndeze mbi voter,
ia kish njome njat buk' e mjera;
edhe Lokja me gjith' tjera
kishte dale me petka n'shtat.

Kish shkue motin si pranvera
me ndo'j femije tu' e kalamendun;
ishte knaqe tue u permendun
tash e tash ferishta n'djep.

E disprohet ku i ve mendja
or' e cas te Trina, e shkreta!
ia lype mortes n'ankime t'veta,
por mizorja nuk ia nep.

II

U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul'zon;
landet e pyje, gjith' ku kemi,
tue fry veri po i cungon.

Nd'rron prej dimnit landa veshen,
e leshon gjeth't qe para pat;
e, per meshire, duhite qi ndeshen,
ia cojne t'vorfnit me i ba shtrat.

Binte bor' e frynte veri
tue cue akull per gjith' vis;
nalt orteku ushton per mneri
tue fundue cetin' e lis.

Me dy cokla n'voter plaka
rri gjith' naten e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.

E shikjon nji drite t'venitun,
vron pasqyren e jetes s'vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran' e thrret.

E ndie 'j fryme permbrenda shpie
porsi ere qe vjen pa shkas;
e, n'at muzg, nji vegim hije
Lokes n'voter leht' iu qas;

permbi plaken krahet i uli
e ngryk t'shuemen e shtrengoi;
buzet t'shpulpueme n'ball' ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Vellai Mon 23 Nov 2009 - 8:00

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR 94251
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 111
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:02

NDRE MJEDA

Andrra e Jetes
(Zoga)

I

N'per ograje po kendojne bylbylat
si tu u prralle me shoqi-shojne,
drandafilleve zymbylat
t'kandshmen ere dhunti ia cojne.

E nalt n'qiell ma e bukur hana
rreze t'paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n'valle shoqeve m'u pri.

Lodhe prej vegesh, prej rrangesh shpijet,
si u ba nate, ndej Zoga n'voter;
ndej m'u xe me dru dullijet
qe kish ba n'per mal, pa moter!

E kuvendte me nane-locen
si pergjumshem, ndonji fjale,
derisa bri votres gocen
e muer gjumi dalkadale.

Fjet bri votres: e kur shkendija
shndritte at fetyr' te patravaje,
ejell prej qiellit ulet te shpia
dukej faret fetyra e saje.

Here n'at' gjume tue qeshun dukej,
si m'u fale here doren cote;
here permallshem n'veti strukej
e n'fetyre gjaku t'tan' i velote.

(Ngrimun n'ar, mbi 'i pullali
nen balkue nji beg kish dale;
holl' e i gjate porsi selvi
n'rruge nen gardh ish duke nji djale.)

E nan-bardha tue shikjue:
"Flej me engjuj, thote, o bi;
pusho shtatin me i ndihmue
Lokes sate neper shpi".


II

Prej nen nji tjegllet kish dale si 'j tra,
ku nji mij' tesha veloshin pa da;
permbi shpi ndihej tue rrahun troka
e ushtonte toka

prej kambesh t'bag'tive. Ka dale Harapi
heret, e shpatit delet ja hapi;
ka dalun Mica me lope te medhaja
neper ograja.

Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni
e pau se bleta velonte te zgjoni;
pau se n'at' nade poshte nji lavruer
kish ba nji shpuer.

Tue sjellun krahnin kendote me veti,
e i rridhte krahve si nji vale deti,
ku shndricem dielli leshonte si zhgjeta
rrezet e veta.

Rreze flak' arit. Por rrotull fetyra
e fushes kish nd'rrue; kish nd'rruemun zyra
e bimes e e pem've; permbi balkue
deri kish nd'rrue

ere filcigeni; po vite 'j tjeter
ere: porsi makthit; e rruga e vjeter
nen shpi, mbas gardhit, porsi nji drite
shkonte tue qite.

Nuk e kish vrumun kurr nder dit' t'veta
at rruge n'balkue. Ktheheshin me ceta
asaj katundsit, tue dale pa pra
e ajo s'kish pa.

U nis te puna merzicem. Nisi
nder penj sovajken, e shpata krisi,
cirlikne rrotllat posht' e perpjete
nen kambe te shpejte.

E vojt n'dritare prap. Ndoshta begu
ka mberri te rruga e pret te shtegu
veshun me t'arta, mbi 'j pullali
per bukuri.

Nuk ishte begu: nen diell t'valte
vec dy dallendysha bajshin do balte,
balt' e kashtare per cerdhe t'vet,
se Shen Ejelli a nget.

Ndoshta po avitet nji djal' i ri
i holl' e i gjate porsi 'j selvi,
me rrip rreth brezit, me nji gjashtore
e 'j kacatore.

Nuk erdhi djali: vec dy bylbyla,
nji n'drandofille, nji nder zymbyla,
permallshem thrrasin, e shoqi-shojne
me kange gazmojne.


III

Vijne dallendyshat porsi era
perte' det te cerdhja e vet;
vijne bylbylat ku pranvera
n'pyje t'veshuna po i thrret.

Se qe pemet kan' endun lulet,
e u vesh fusha me blerim;
lehtas prroni malit ulet
da prej bores qe i nep ushqim.

E, i dish'ruem, bje per fushore
me rrite bimen per gjith' vend,
ku 'j ere akullit mizore
kishte hupe lul'zim e shend.

Edhe ti prej asaj qe t'rriti
daju, vash', e mos vajto;
me nji veshe, qe kurr s'ta shndriti
paras, shtatin hijesho.

Bashke me lule len dashtnija,
me kange t'shpendit qe galdon;
e pranveres bukuria
bashke prej gjumit t'tan' i zgjon.

Del, o bij', prej shpise sate,
del prei t'vorfenit katund;
njajo flake qe n'zemer pate
do t'pervjellin tjeterkund.

T'pret nji zemer flak' e shkendija,
pret me tanden m'u ba nji;
sa jete t'apin Perendia
mos m'u damun kurr prej 'si.

T'lype nji bes' e ta nep t'ndershme
dora e unazaqe t'ven n'gisht;
e ndermjet pr'at bese t'gjithhershme
a dorzan' i lumi Krisht.

Sogjetare, porsi furia
e nji rrfes' qe qetat shpon,
jane te qiellit nalt ushtria
e n'dore shpata iu veton.

E din idhun regj Davidi,
e dine lott qe pa pra qet,
kur sheh morten se kositi
an' e mb'an krajlnine e vet.


IV

E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n'toke me drite perndaret,
Hyjzit qe shndrisin
e qe shetisin
n'per qiell, jan' t'bukur faret.

Kur del agimi
e rruzullimi
me 'j drite kuqloshe mbelohet
e permbi kashta
shndrite pika-lashta,
zemra per mall gazmohet.

Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
nder pyje tue pingrue;
e knaqshme a 'j lule
kur iu perkule,
o fllad i leht', me e l'mue.

Por s'i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad qe shetite lulet
e me erna veshet,
foshnjes qe i qeshet
nanes, kur mbi 'te perkulet.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:02

XHEVAHIR SPAHIU

Vjedhesit e bukurise antibiblike

Permbytja e perbotshme
sic mblidhet nata po mblidhej.

Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.

N jeriu hapi dritaren e barkes
nisu, i tha pellumbit.

Asgjekundi drure
brigje gjekundi.

pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.

Atje ka toke
atje ka jete.

Po njeriut ia moren pellumbin, degen.

Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Vellai Mon 23 Nov 2009 - 8:02

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR 94251
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 111
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:03

XHEVAHIR SPAHIU

Rekuiem per oren 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:04

FLM DHE RRESPEKT VELLAI
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:04

XHEVAHIR SPAHIU

Shembja e nje nate dashurie:

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe cfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
sic ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:05

XHEVAHIR SPAHIU

Eja te vdesim,e dashur

Eja te vdesim, e dashur,
shpenzimet e varrimit i merr persiper shteti,
a s'e degjove ne TV si kryelajm?
Eja te vdesim, e dashur,
s'ka rendesi ne rron si rob a zot,
arkivoli eshte gati,
dy metra vend gjithashtu,
makine e funeralit,
kurora me lule artificiale: te kuqe, te bardha, blu.
Eja te vdesim, e dashur,
c'na duhet kjo jete,
e rendesishme eshte te vdesesh si zotni;
mbylle TV-ne,
te vdesim qysh tani.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:05

XHEVAHIR SPAHIU

Klithma pa brigje

Asgjekundi s'ju presin.
Vetem zogjte ju bejne shoqeri,
dy-tri re te debuara prej eres;
nje varg lotesh pas jush lebetitet,
lebetitja perlotet pas deres.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Vellai Mon 23 Nov 2009 - 8:05

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR 94251
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 111
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:06

XHEVAHIR SPAHIU

Ku po shkon?

As te gjalle
as te vdekur s'ju presin.
endrra e juaj e pare dritheron
si nje yll i pafat neper mjegull.

Klithnin brigjet,
shpirtrat tuaj si shpende te plagosur vertiten.
Nga dhembja drejt dhembjes si dhembje shtegtoni.

Ku po shkoni?

Ku shkoni?
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:06

XHEVAHIR SPAHIU

Pritje

Per syte e tu te kaltert. D.
per buzet e tua si lule e posracelur;
per gjithcka tenden
qe s'eshte ende imja,
D.

Duhet dikush te zhytet me koke
liqejve te thelle te syve te tu,
duhet, D. vetmia ti braktise ato buze,
zymtine e botes sate te braktsie duhet.

Do te vish?

Gjymtyret e mia kane marre formen e pikepyetjes
dhe presin,
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:06

XHEVAHIR SPAHIU

Zezona

Ka muaj qe duart s`me punojne
dhe koka me ben dimer tej e tej;
s`e di se nga me vijne dhe ku shkojne
ca akuj kallur tinez neper dej.

Cdo dite gishterinjte i flasin nikotines
ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqytes,
fytyren tende ta rrezosh perdhe.

Mungesa e vetmise me ka munduar
tani i vetem ndigem si ne morg;
ne se pershesh me kocka me kane shtruar
as korbit vete une nuk i ndolla kob.

Ngre kurthe dite-nata;dimer-vera
shtrigon,mpreh thikat;c`beselidhje e zeze!
Pas cdo rrenoje iluzionesh, era
fryn,o njeri , mbi ty si mbi varreze
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:07

XHEVAHIR SPAHIU

Te mbaj ne duar

Te mbaj ne duar

Te mbaj ne duar, dashuria ime.
Krijese prej qelqi
me shkendijime yjesh.
Kam frike....
Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:07

XHEVAHIR SPAHIU

ORA

Apartamenti i zakonshem. Kati i dyte.
Udha e trenit.
Mbi parvaz tik-taku i ores:
mbi krevat,
tik-taku i zemres.
Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,
koka ime mbi te .
Koka, koha , ora , zemra,
nje!
C'rreh aty?
C'murmurit, c'gurgullon, c'oshetin?
Cila ere? Cili lume?
Ora, koha
zemra, jeta;
koha tek zemra,
jeta tek une.
Ti toke e lire,
ti liria ime e pushtuar
nga dashuria,
kur s'te kisha,
kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter.
Te dua aq shume sa me duket
sikur do te vdes.
Mbi krevat
tik-taku i zemres;
mbi parvaz
tik-taku i ores.
Udha e trenit .
Kati i dyte. Apartamenti i zakonshem.
Nje molle u fik.
Perbytje mbi dhe.
Ne varken e Noes a do kete vend per ne?
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:08

XHEVAHIR SPAHIU

Borxhet e mia

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lume
a ne dhomat e gazit,
i kam borxhe nenes
qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit
qe s'ja hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise
qe i vodha te dielen,
i kam borxhe krimit
qe si vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
i kam borxhe fjales
qe s'e pashe ne enderr,
i kam borxhe korbit
qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13
qe s'ia mbylla plaget,
i kam borxhe ardhmerise
qe e lashe te pragune
terrin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxhe te gjalleve,
u kam borxh te vde****e,
gurin e varrit do ta shes,
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni per borxhet qe me keni ju.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:09

XHEVAHIR SPAHIU

Dashuri e ndaluar

Leshoje drerin Artemide.
Harkoje harkun,shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,qelloje.
Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur
ve kujensi te jete ne zi.
Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.
Mbi koken tende rri mberthyernje cerdha gjysmehene,
nen driten e sajne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.
Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.
Sorkadhja veshur me te zeza,
kah mot pas blirit pret.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:09

XHEVAHIR SPAHIU

Humbje

Kisha menduar te shkruaja
nje kenge triumfi per ty..
Po ti e paske humbur, miku im.
Si ai qe goditet papritur me grusht
dhe syte i erren,
si ai qe bie ne lume befasisht
dhe fryma i merret.
Ku shkoi veshtrimi i kthjellet,
c'korba e hane
dhe c'heshte e helmatisur t'u ngul
ne ballin e endrres pa ane?
Cila fjale,
cila kohe,
cili zot
te beri te flasesh me vete?
Humbamenoja im,
i pagoje si sendet.
T'u fashit sic fashitet nje zjarr
hakerrimi
e ti luan i pajete ne xhungel;
era pergjon
sa te kthehesh ne fluger.
A thua je i teri i humbur?
Shikome ne sy!
Kisha menduar te shkruaja dikur
nje kenge triumfi per ty...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:10

XHEVAHIR SPAHIU

Qen i rrahur

Ketu jam i huaj
ndonese dikur kam qene si i shtepise.
Midis dy stinesh, si midis gureve ka hyre tinezisht
nje shtrese akulli
qe mbyll si izolant cdo mirkuptim.
Ketu jam i huaj,
permasen qe s'e pata e djeshmja s'ma pranon;
ne rruge ka te tjera peme,
ne dhome qarkullojne te tjere zera,
permbi cati pellumbat jane te tjere,
nje re mbi krye me thote: je i huaj...
Te ulerish?
Eshte pak.
Atehere vjen platitja,
mbi balle ngulet hija si gur varri.
Me mire ik si qen i rrahur,
i rrahur nga vetvetja e dikurshme
qe nuk te njeh kush je.
Packa se dje ke qene si i shtepise,
i huaj, sot po iken nga ky dhe.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:10

XHEVAHIR SPAHIU

Parlamenti

Atje brenda,
pas mureve te trasha,
pas mureve te renda,
atje brenda,
thone naten e varrosnin,
thone diten e persosnin,
sa shpresa,
sa enderra,
atje brenda.
Atje brenda?
Nje mengjes u gdhine te tmerruar,
pane se vetveten e kishin harruar
dhe nisen vetveten
nga gjumi
ta zgjonin,
ta miklonin,
te kerkonin:
kush vila,kush plazhe, kush paga te larta,
kush bl**** te reja, avione, parajsa,
duart dhe kembet
si ne ethe i shtrinin.
Perjashta te uriturit ulerinin.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:11

XHEVAHIR SPAHIU

Pezull

Ka muaj qe duart s`me punojne
dhe koka me ben dimer tej e tej;
s`e di se nga me vijne dhe ku shkojne
ca akuj kallur tinez neper dej.

Cdo dite gishterinjte i flasin nikotines
ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqytes,
fytyren tende ta rrezosh perdhe.

Mungesa e vetmise me ka munduar
tani i vetem ndigem si ne morg;
ne se pershesh me kocka me kane shtruar
as korbit vete une nuk i ndolla kob.

Ngre kurthe dite-nata;dimer-vera
shtrigon,mpreh thikat;c`beselidhje e zeze!
Pas cdo rrenoje iluzionesh, era
fryn,o njeri , mbi ty si mbi varreze...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:11

BARDHYL LONDO

Tetor tiranas

Na jane mbaruar fjalet.
Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
C'te bejme?
te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
ne pallat te Kultures?
Tavoline e zakonshme
tej dritares qyteti vishet ne muzg.
nje gote uje per te dy,
kafja jote mbetur pergjysme,
imja pire me fund.
pergjysme, pergjysme, pergjysme,
fjala,
buzeqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
perjetesisht nga takimi.
Sa here t'i puthja syte e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohe e ashper :
Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
te ndare na duhej te vdisnim.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Vellai Mon 23 Nov 2009 - 8:12

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Affraid NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR 94251
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 111
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:13

BARDHYL LONDO

BILANC

Fitimtaret-
fitimtare.
Te mundurit-
te mundur ne perjetesi.
Ne qofte keshtu
mos na ardhsh kurre demokraci !
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:13

BARDHYL LONDO

LETER POPULLIT TIM

Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.

Ku po shkon kete fundshekull?

Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c'enderr hyn, valle naten,
nga c'enderr ne mengjes, valle del?

Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.

Lerme te t'i puth syte
serish
S
E
R
I
SH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.

T putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.

Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?

Kudo shkofsh me merr me vete.

Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:14

BARDHYL LONDO

DITEN QE U FORMUA PARTIA DEMOKRATIKE

Mbaruan duartokritjet
thirrjet entuziaste,
u ulen krahet me "V"-te e gishterinjve ne ere.

Pastaj filloi shiu,
si per te na kujtuar se kepucet na fusnin uje,
e lata e druve duhej prere...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:15

BARDHYL LONDO

REQUIEM

Pasi i hengren te gjitha banketet
Pasi i shijun te gjitha presidiumet,
Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt,
Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit,
Befas nje mengjes folen krejt ndryshe:
Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.

Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve,
titujve, udhetimeve...
Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor:
pertyppeshty, peshtypertyp...

Zoti te ruajt, demokraci!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:15

BARDHYL LONDO

Atdheu eshte dhimbje

Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:16

BARDHYL LONDO

Demokratet Populiste

Fryjne ererat. Perjet kane fryre keshtu.
Ku mbaron valle muzika? Ku fillon zhurma?
Ne kryqezim te koherave, nje pikepyetje e madhe
pergjon e
ngaterruar
ku mbaron populli, ku fillon turma?

Ja, dolen populistet demokrate,
dallge ku perzihet uji dhe shkuma.
Populli rri serioz, i heshtur, i matur,
Shakara pa kripe mbllacit turma

Dhe nisin tiradat, nisin zhargonet,
burokracia eshte si lopa, demokracia si vetura.
Populli ul koken poshte i skuqur nga turpi,
"I madh", "i madh", cirret turma.

Fryjne erera. Mirefryfshi erera!
Kush ka veshe e dallon muziken nga zhurma.
Koha ime, beju sa me pare popull,
larg, koha ime, larg nga turma.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:17

BARDHYL LONDO

REMINACION

- Mikut tim V.K. qe keto dite ish ne reaminacion-

Ku po shkon keshtu fundshekull i cuditshem?
Lindjeperendim, Perdndilindje. Perendolind. Lindperendo.
iluzione qe vyshken, iluzione qe lindin per t'u vyshkur
Iluzionet?
R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.
Si po vdes keshtu fundshekull i krisur?
Vdes apo vdekjen sfidon?
Me c'rekuiem te Bahut ta percjellim murinn e Berlinit?
Rekuiemet?
Re
mi
nacion.

Si po ndahesh keshtu fundshekull tragjikomilk?

A duhet te besojme vertet se ulliri, gjelberon)
Mbi harten e Evropes si mbi nje tabele shahu
ekzaltime demokracish
Shah. Mat. Shahmat. Matshah,
Remi
nacion.

Si po per6ndon keshtu fundshekull Hamlet.?
Evropa u hap "Rilindja" u mbyll,
Largime ushtrish- Palestina gjakon.
Portat e Brandeburgut, Qafeprush, KSBE, emigrant kllapi
Rripi I Gazes
segregacion
Fundshekull
shtetbashkues
Fundshekull
re
mi(njsh)
nacion
alshovinistesh.

r Re - mi - - na - ci - on

Eja dalim nje fotografl, fundshekulli im.
Me degen e ullirit- Me thiiken qe gjakon.
Ke a s'ke zemer t,. fundshekull'i im?


Fundshekull
Pa
R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:17

BARDHYL LONDO

Epitaf i shtate endrrave

....
Dola. ciftet e dashuruara
putheshin qetesisht ne park.
Rendin rruget e periferise
buzet te takonin me bulevardin e madh.
Nate e bukur, capitej ngadale,
diellin priste te puthej ne mengjes.
Qyteti perqafohej me mallin perballe
pa asnje llogari, pa asnje interes.

Nate e bukur tmerresisht
nje nate a vete jeta ish?!

Jete njerezore-fytyre dashurish.

" Nata jeton me pasionin e agimit
e sotmja enderron te nesermen
Vete hapi i njeriut mbi token time
trajektore e pasioneve te ndershme
Nga pasione te bukura njerezore
lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri.

Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!"

" Te kam besur gjithmone si femija nenes,
ty, force e pamposhtur e njeriut te mire,
cdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar,
koha ime ka fytyren e njeriut te lire. "
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:18

BARDHYL LONDO

Motiv i lashte popullor"

Ne jemi si dy brigje te nje lumi
perjete perballe, perjete te ndare
naten ndertojme ne endrra nje ure
diten mbetemi te huaj si me pare.

Nje ure te ngre qe te lidhen brigjet
me ditet e mia, me endrrat do ta mbaj
te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
dhe te hesht, te qesh, te qaj.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:18

BARDHYL LONDO

"Kemi dashur shume"

...Se edhe dashurite vdesin e shtrenjta ime
me nje gjeth ne buze me nje fjale shpuze
...Se edhe deti vdes e shtrenjta ime
mbi nje rere te trishtuar, nen nje shkemb te vetmuar.
...Se edhe vjeshta vdes e shtrenjta ime
ne nje livadh pa bar, ne nje shteg mergimtar.
...Se edhe ujerat vdesin e shtrenjta ime
neper mjegull te dendur, nen nje re si enderr.

...Kemi dashur shume,
kemi urryer shume,
S'kemi si vdesim, e shtenjta ime.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:19

BARDHYL LONDO

"Vetem Itaka mbetet"

Kane nderruar anijet. S'jane me si te
Odiseut.
Kane nderruar dashurite. S'jane me si te
Menelaut.
Kane nderruar grate. S'i ngjajne me
Helenes.
Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
praparendes

Vetem Itaka mbetet
Itaka te femija, Itaka te njeriu
ajo e perjetshmja

endrra,
dashuria,
jeta,
vdekja.

Itaka- vete njeriu.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:19

BARDHYL LONDO

"Eklips"

Ne nuk u pame nje dite te tere
Bota rreth diellit u rrotullua normalisht
Ndonese aparatet e fizikaneve nuk shenuan asgje
Une e kuptova, kishte rene eklips.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:20

FATOS ARAPI

ATDHEU ...

Atdheu eshte dhimbje, eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi, eshte kryqi.
E mban - dhe te mban ty - ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe s'e ka nden kembe.
Atdheu s'ka fjale, ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te c'mend.

Atdheu eshte buka e uritur,
Te iken nga duart e dot nuk e ngop;
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur;
Me syte n'erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe bind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 23 Nov 2009 - 8:20

FATOS ARAPI

COPRIFUOCO

Hapat e patrulles godasin ne trupin e metalte te nates.
Gjer ne toke kerrusen e rrasen shtepite perdhese.
Mendmet levrijne ne kokat e njerezve
dhe therrrmohet pastai peshperima nga buzet e varura
rreth vatres.
Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
Si nje xhandar i eger qendron para dyerve te shtepise.
Pyet veten: "Perse te hapura"
dhe si pergjigje tund koken, helmeten.
dhe si kercenirn i metalte patrullon erresiren.
dyert rnbeten te hapura:
rnund te hyje nder to liria ilegale e Shqiperise.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga krushku Mon 23 Nov 2009 - 8:20

Gjuha Jonë (Naim Frasheri)

Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm' udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N'atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s'është koh'e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm' gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç'është e ç'ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç'e bukur'edh'e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum'e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s'e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t'i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S'mbulohetë me remë.
krushku
krushku
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 704
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR Empty Re: NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi