Poezi nga Lule Shameti
2 posters
Faqja 1 e 1
Poezi nga Lule Shameti
Lule Shameti (Dhromi)
KU ARRATISET DITA.
Hena s'ësht’ fajtore, sikurse dhe Dielli
Pse të kërkojë Hëna falje?!
se papritmas retë mbushën qiellin?!
frymën rrezeve t'hënës ia zunë,
sikurse ditës dhe rrezeve t'diellit.
Thua të ketë hëna faj!?
pse ju shkrep kokës reve rrugën t'i zënë!?
Thua dielli ësht’ mëkatar!?
-pse qiellit zoti e ka vënë.
Që të dy banorë të qiellit,
veç në lartësi të ndryshme,
Hëna ësht’ më afër tokës,
Dielli lart disi më ndryshe.
Lëreni diellin edhe hënën,
hapësirës tyre qetë,
se ata i krijoi zoti,
secili në fronin e vet.
Ku s'mund të mburren prej së koti,
s'mund t'i quash mëkatarë,
pse kanë një truall të përbashkët
qiellor,
yjet vargan si ushtarë.

Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Poezi nga Lule Shameti
PULS EPOKE
Zemra e kohës rreh
Verbërisht,
Pulsi kohës matet me zërat
E errët të natës.
Dritën e kanë poshtëruar,
Mistrecat e damarëve
Të orës njëzet e katër.
Zemra e kohës rreh me gulç,
Epokës duan t`i vjedhin
Bardhësinë,
Kohës i ka ngritur errësira
Pusinë…
Damarë,
Të bardhët e epokës!
-mos lini errësirën t`ju përdridhet
rreth qafës,
si gjarpërinjtë kobarë!
Damarë,
që rridhni dritën e freskët,
Të vërtetën,
Mos lini Kalin e Trojës të mat` pulsin
Tuaj!
...
Helena ishte vec shkaku,
Synimi ishte vec Troja,
Se kuptove trim Menela,
kur te rreshqiti shpata nga dora!?
Zemra e kohës rreh
Verbërisht,
Pulsi kohës matet me zërat
E errët të natës.
Dritën e kanë poshtëruar,
Mistrecat e damarëve
Të orës njëzet e katër.
Zemra e kohës rreh me gulç,
Epokës duan t`i vjedhin
Bardhësinë,
Kohës i ka ngritur errësira
Pusinë…
Damarë,
Të bardhët e epokës!
-mos lini errësirën t`ju përdridhet
rreth qafës,
si gjarpërinjtë kobarë!
Damarë,
që rridhni dritën e freskët,
Të vërtetën,
Mos lini Kalin e Trojës të mat` pulsin
Tuaj!
...
Helena ishte vec shkaku,
Synimi ishte vec Troja,
Se kuptove trim Menela,
kur te rreshqiti shpata nga dora!?
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Poezi nga Lule Shameti
KU ARRATISET DITA…
Të falem ty,natyrë e qetë,
O shpirt, o mrekulli e shenjtëruar,
Ti ,që frymëzimin ngre përpjetë gjer tek retë,
ëndërrimet m'i derdh si përrenj të nxituar…
rilindim , ringjallemi,ripërtërihemi tek ty,
o mrekulli,
aty ,ku takohen e lartësohen perënditë,
ku arratiset dita,perëndon dielli,skuqet qielli,
skuqet ,ndrin edhe fort përflaket,
një botë e re për njerinë e mirë lind,
tek shijon dehur dhe njëherë oazet.

BRENGË MËRGIMTARI
Mirupafshim luleshqerra
Të çelura,plepa,ftonj,bajame,
Arra…
Qershi buzëpjekura rëndoni
Mbi degë…
Cila gjinkallë këndon
Më e para…
Ah,lamtumirë a pafshim,
Luleçelur e shegës,
Petaleerëmirë të mollëve,
Kopsht i mbushur plot
Me trëndafila,
Atje ku guit e fle uji krojeve..
…kodra mbushur tul të gjelbër,
o lumë i kulluar ,mban brezit ahishte,
do të jem larg këngës së zogjve...
Mirupafshim vesë e butë e barit,
Fjalë e ëmbël,ledhatim i nënës,
Ndënë rrezet fijeholla të hënës
Do të jem atje,atje ku mungon
Ngrohtësia e mëmës.
Dhe qiellit të thellë e të kaltër
I them;mirupafshim,se ika,
Sytë e ndritshëm të yjeve mbi mua
Shteri;dhe rrezet e ngrohta të diellit
M'i derdh,atje ku të jem,të jem,porsi drita.

PRORE…
Pranverë , o kulm i frymëzimit,
Shpërthim i hireve njerëzore,
Shpirt, ti bëhesh më i bukur
Dhe pjesa tjetër bëhet prore.
Kur ikin poetët
Poetët ndryshojnë stinët,
Ikin për të zbrazur dëborën
Nga shpirtrat
Dhe vijnë veshur me pranverë.
Pranverë , o kulm i frymëzimit,
Shpërthim i hireve njerëzore,
Shpirt, ti bëhesh më i bukur
Dhe pjesa tjetër bëhet prore.
Kur ikin poetët
Poetët ndryshojnë stinët,
Ikin për të zbrazur dëborën
Nga shpirtrat
Dhe vijnë veshur me pranverë.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Poezi nga Lule Shameti
ZGJIMI....
(Çast pa pranga)
Dit' e bukur vjen prap e qeshur,
gazi dritës ndrit në shpirt,
kur agimi shpërvesh llërët,
i thërret errësirës :-ik!
Çelet ditë e bukur çelet,
porsi çelën tërë petalet,
mjalti ëmbël i shpresës mbetet,
brenda zemrës, si këngë e madhe.
këngë e bukur rrjedh si krua,
porsi ujë i kulluar,
vjen sërish jo vetëm çasti,
por gjithë jeta e gëzuar.
Teksa flladi pëshpërin,
plot ëmbëlsi përbrenda trupit,
teksa dielli rrezet ndrin,
shfaqet çasti shpresës purpurt.
Të rrethon si shall najloni,
ky gëzim i papritur,
tek djersët e lëngatës gjatë hedh tek honi,
bredh shpirt e mendje gëzuar,
si shpend mbi qiellin e ndritur.
Sa shumë të kisha pritur ty,
ty jetë e purpurt, e bekuar,
po m'u desh nj'agim i ri,
t'u thoshja tutje ditëve të munduara.
Erdh’ sërish ky çast i bukur,
këngë e gazit çeli shpirtit,
mbeti mjalti mallit mbeti,
si vesë e freskët trëndafili.
Bredh mes lulesh me aromë
mes lulesh kopshteve shumëngjyrëshe,
nëpër jetën si një zonjë,
qiejve përzemër kishe.
Tani që jam një shpend i lirë,
dalë si zogu prej kafazi,
më kish' mbyll' një shpirt i lig,
jo nga afër, përsëlargu.
Fluturoj e bredh e lirë,
jo s'është ëndërr, kjo është jeta,
mendje zemër e gëzuar,
ku rishtas ndrin, i plot rilind,
buzagaz një çast nga jeta.

BOTË TOROLLAKE...
Lamtumirë, shtëpi e ëndrrave të mia,
që të pata aq për zemër,
sallonet përbrenda nuk t'i njihja,
ndaj trokita si e dehur...
...dhe nuk qesh' n'asnjë udhëkryq,
tek shihja botën torollake,
që vërvitej si një sfinks,
me sqep të fshehur të më ndalte…
................
Lamtumirë, shtëpi e ëndrrave të mia,
që të pata aq për zemër,
sallonet përbrenda nuk t'i njihja,
ndaj trokita si e dehur...
...dhe nuk qesh' n'asnjë udhëkryq,
tek shihja botën torollake,
që vërvitej si një sfinks,
me sqep të fshehur të më ndalte…
................
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Poezi nga Lule Shameti
KËNGËTAR ORFE..
Vështroj qiellin e mbyllur,
gjethet pemëve zverdhur pak,
po më shumë degë gri,
buzë pranverës plot freski,
ftohtë ke ti, a ngrohtë ke ti!?
Thua Hënën e dua,
flokët e arta nëpër mbrëmje,
shkon vetmia gjer në thua,
si heshtje gjatë e kësaj mbrëmjeje.
Veç një pelte e rremë qetësie,
shtrohet heshtas që pas perdesh,
nuk të lodh ty det mërzia,
tek më mbyt me petale melhemesh.
Ma shton dhe më shumë mërinë,
lëngatë e kotë e kësaj kënge,
se veç zërit të sirenave,
Këngëtar Orfe,
Kurrë se pashë fytyrën tënde!
Kujt?
Kujt i duhen shkurret,
kur ndër to lulëzojnë lulet…
Vështroj qiellin e mbyllur,
gjethet pemëve zverdhur pak,
po më shumë degë gri,
buzë pranverës plot freski,
ftohtë ke ti, a ngrohtë ke ti!?
Thua Hënën e dua,
flokët e arta nëpër mbrëmje,
shkon vetmia gjer në thua,
si heshtje gjatë e kësaj mbrëmjeje.
Veç një pelte e rremë qetësie,
shtrohet heshtas që pas perdesh,
nuk të lodh ty det mërzia,
tek më mbyt me petale melhemesh.
Ma shton dhe më shumë mërinë,
lëngatë e kotë e kësaj kënge,
se veç zërit të sirenave,
Këngëtar Orfe,
Kurrë se pashë fytyrën tënde!
Kujt?
Kujt i duhen shkurret,
kur ndër to lulëzojnë lulet…
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Poezi nga Lule Shameti
DHE E NESËRMJA VJEN…
(ditë natës)
si pupla të pjekura ngjyrash,
pulitur, shpalosen puthitur,
hapur kapakët e ditëve…
imazhi ëndërrt,
të realtën e mundtë
nga e pamundshmja kërkon,
si thelë e pjekur mishi,
me të ngrohtën aromë.
Një grup ditësh t`uritura,
Mbledhur flok dëshirash si shirit,
Veshëve të mbrëmjes rrëshqasin
Biseda të shqetësuara,
Nga sqetullat e ëndrrave përbri.
Një grup netësh mbledhur madhërisht,
Si kërpudhë,
Mbi to lukuni yjesh
Dhe poshtë s`ka udhë…
Dhe të tjera netë të grunjta,
Si grumbuj shkëmborë,
Zgërlaqur hedhurina vezullimesh…
Livadhi i natës, i thellë si hon.
Lehje qensh,
qenushësh gri,
Stomaku kohës mbushur…,
Si tenxhere me turli…
Dhe s`është kjo natë veç për errësirën
E errët, as për meteorët, as vështrime djerrët…
Dhe dielli nga hundë e muzgut,
Ditë-natës, krahët i kthen,
Djellishten marrë ka lënë,
Dhe e nesërmja vjen…

TË SHTREJTES SIME POEZISË!
Kur zymtësia më mbështolli,
Të bukurës sime iu drejtova,
Kur lumturia më buzëqeshi,
Në krahët e ëndrrave fluturova…
Kur zemra ime mbeti tharë,
Tharë nga xhelozia,
Si shtrati i lumit pa ujë
Mbenë dhe ëndrrat e mia…
Por tek ty, e bukura ime,
Tek ty gjeta shërim,
U ula në krahët e tu,
Ti më nise n` fluturim!
Kur zymtësia më mbështolli,
Të bukurës sime iu drejtova,
Kur lumturia më buzëqeshi,
Në krahët e ëndrrave fluturova…
Kur zemra ime mbeti tharë,
Tharë nga xhelozia,
Si shtrati i lumit pa ujë
Mbenë dhe ëndrrat e mia…
Por tek ty, e bukura ime,
Tek ty gjeta shërim,
U ula në krahët e tu,
Ti më nise n` fluturim!
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Poezi nga Lule Shameti
Lule Shameti
Përfundoi studimet universitare, më 1990-tën në Fakultetin Histori-Filologji, në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe në Tiranë. U shfaq në skenën letrare në fillim të viteve ’90-të me cikle poetike e, njëkohësisht si korespondente e disa gazetave në shtypin qëndror dhe lokal.
Ka lëvruar dhe vazhdon të lëvrojë gjininë e poezisë, kritikës letrare, esesë, tregimit dhe romanit.
Ka në qarkullim shtatë botime, të cilat janë vlerësuar e mirëpritur nga lexuesi, medjat dhe shkrimtarët e mëdhenj Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu.
Ka botuar librat poetik:-“ Serenatë dashurie”,” Një degëz mimoze”, “Ëngjëj të pambrojtur”, “Rrënjët e këngës sime” ,”Dallgë psherëtimash”. Librin me tregime, ese dhe studime ”E fshehta e Merit”, si dhe romanin “Vajza me trëndafila prej ëndrre”.Ka një seri librash në gjini të ndryshme letrare, në procec botimi.

Në
vitin 1990, pasi e kishte filluar detyrën mësuese e gjuhë-letërsisë
shqipe, në shkolën e mesme të Fiersheganit, në Lushnjë, Lule Shameti
(Dhromi) e vijoi atë në shkollën e mesme “Abaz Shehu” të Tepelenës. Në
atë kohë, nisi të bashkëpunonte edhe me radaksinë e gazetës “Mësuesi”,
ku unë isha redaktor. Shpejt e morëm vesh se ajo ishte dhe një poete e
talentuar, pra thurte poezi të frymëzuara. Gëzimin e natyrshëm të saj
ajo e ndau me ne, kur na dhuroi librin e parë me poezi, “Serenatë
dashurie”. Kënaqësinë e shprehu edhe nga fakti se vlerësimin e kishte
berë Dritëro Agolli, në hyrjen e shkruar prej tij. Ndër të tjera, ai
nënvizonte: “Gjuha poetike, që organizon dhe shpreh këtë materie të
poezisë, në mjaft vargje është plot figuracion, metafora dhe metonimi,
por gjithmonë të kursyera dhe të pashëprdoruara”.
Mbaj
mend se dhe unë bëra një shënim të shkurtër për këtë vëllim me poezi
të e saj, si në gazetën “Mësuesi” dhe në revistën “Ylberi” (Zvicër), ku
shënoja: “...Vargjet e poeteshës Lule Shameti janë mjaft të frymëzuara.
Ka në to dashuri e trishtim, optimizëm e pasiguri, buzëqeshje, dhimbje,
mall e lotë...“. Ndërsa tani shtoj se, Lulja, “e ftuar nga lulet”, me
“puhizën e rinisë” i këndon nënës e dashurisë njerëzore; shkruan e ka
“mall për ditët e shkuara”, për jetën studentore dhe për “sytë e
liqenit”; thurë vargje për të bukurën në natyrë e shoqëri dhe shprehet
se, “Folenë do ta bëj në Univers”. Por ajo i këndon edhe një nëne tjetër
të madhe: ”Atdheu, ku unë u linda,/Në burime të ëmbla, krenare
këngësh…”. E lindur vetë në muajin prill (1966), kjo poete brengosej nga
padrejtësitë dhe të këqijat, që vërente mbi tokë. Prandaj shprehte
dëshirën që të ngjitej lart, në hapësirën e pafundme dhe: “Atje, në
kupë të qiellit/do të derdhja kupën e padrejtësive/ dhe pastaj do
zbrisja me shkallët e diellit./ Nuk do të sillja shi, do sillja rrezen e
prillit”.
2.
Vit
pas viti e hap pas hapi, Lule Shameti e përsosi mjeshtërinë e thurjes
së poezive dhe e zgjaroi tematikën e tyre. Ja, në vitin 1998 ajo
publikoi librin e saj të dytë me poezi, “Një degëz mimoze”. Që në titull
e në brendësi të tij, sikur ndiejmë nga afër aromën dehëse të mimozave
pranverore. Se në shpirtin e poetes kanë shpërthyer lule shumëngjyrëshe
të jetës. Janë afër 70 poezi të frymëzuara, që në “fshehtësi” të tyre
kanë ndjenjën e bukur të dashurisë, e cila njërëzit i bën me “krahë”,
pasi kjo “është një frut i ëmbël,/që piqet brenda shpirtit”… E këtë gjë
ia shprehën hapur një aromë dehëse: “Një degëz mimoze,/ më flet
përditë:/-Jam dashuria,/po vij,/më prit!” Prandaj i drejtohet asaj me
dashamirësi: “Si flladi i majit erdhe, lozonjare, dashuri,/me erën e
mallit fshehur ndër sy”.
Jeta
ecën si rrjedha e lumit ujëkaltër, por njëriu përsëri e kthen kokën
prapa e vështron “Kujtimet e ëmbla” e “Ëndrra të bardha të rinisë”, se
“vjeshta më ka marrë “peng” gjallërinë” dhe “dua sërish aromën tuaj!”,
spese “…gjethet e vjeshtës/ mbi dashurinë ranë!”
Një fushë e “qëndisur” bukur: Libra të autores Lule Shameti
Në
antitezë me dashurinë janë “gjuhët e krimit,/ që lëpijnë qiellin…” dhe
poetja vuan shpirtërisht për këtë gjë. Prandaj ajo shqetësohet, që
“Gulshon-lavë e nxehtë brengash,/ si det i nervozuar me dallgë
pa fund” dhe “Shpesh shpirti ndihet si tokë e tharë”. E më tej: “U lodh
fukaralleku,/ duke mbretëruar në vatrat tona,/…duke i ngrohur duart e
skamjes”. Kjo pamje e brengosë në shpirt poeten, sa shkruan: “ Përmbi
pranverat e mia,/ trishtimet që s’ua shkundin fletë,/ mbi shpirt
padashur mbështesin kokën…”.
Pjesë
e dhimbshme e skenava të padëshiruara janë dhe ikjet, emigrimet: “ I
madhërishëm!/I dëgjove klithmat e shpirtit?/Pikojnë dhembje, prej
zbrazjes…”. Megjithatë, kudo që të shkojnë emigrantët, përsëri shikimin e
mbajnëë drejt Atdheut tonë: “Te ti, o tokë e shenjtë, e shtrenjtë,/I ka
thellë rrënjët dashuria,/ rrënjët e parajsës, ëmbëlsia…”.
Me
gjithë hallet e trishtimet e njerëzve, autorja është optimiste se jeta
vazhdon e sjell gëzimet e saj të natyrshme: “Ç’aroma paskan dasmat,/
nuset, vallet, këngët, /byreqet, lakrorët,/shtruar petë-petë/…pjekur
petët e moshës,/ petët e dashurisë”. Ndërsa më tej: “ Kuaj të bardhë
ëndrrash/ vrapojnë nëpër mendimet pyje,/dhe ndalin aty, në vathën e
shpresës sime”.
Një
motiv i natyrshëm edhe i kësaj poeteje janë dashuria për vendlindjen
dhe kujtimet për vegjëlinë: “Preka gjurmët e tretura të fëmijërisë,/ në
lëndina vajzërie ëndrrat e bardha/ thurin gërsheta,/ unë vij sot me
pamje vjeshte…”. Këtë ndjenjë të fortë ajo e ndërthurë bukur me atë të
nënës, që është “ëmbëlsi e poezisë”: “Këta vogëlushë që lodrojnë/ nëpër
shtëpi,/ m’i ndezin poezisë vezullime,/zjarri i poetit, ndezur me
dashuri nëne…”.
Jo
vetëm në një, por në disa poezi, autorja e ndjen se vitet e pranverës
së rinisë janë zëvendësuar me ato vjeshtake, se “Vrapuan vitet,/ ikin
lag nga ëndrrat,/në shpinë një thes mendimesh mbajnë;/ ëndrrat që
fluturojnë me vitet/ e gjejnë një çast mrekullkues,/pickojnë
trishtimin”.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Poezi nga Lule Shameti
3.
Që
në kopertinën e tij, libri “Engjë të pambrojur” na krijon një ndiesi të
bukur, kur shohim një vogëlush në gjumin e ëndrrave të tij të bukura.
Në këtë vëllim tjetër me poezi, Lulë Shameti na del një nënë e
dhembshur, edukatore e mësuese. Ajo i këndon me afshin e zemrës edhe
nënës, burimit të vazhdimësisë së jetës: “…ne fluturojmë,/ si zogjtë tek
klloçka,/me pulës të shqetësuar,/ shpirti ynë i mishtë rrjedh për ty,/
këngë të ngrohta (si qumështi, që na dhe dikur)…”. Po kështu, e shohim
autoren atdhetare:”Atdheu, ku unë u linda,/në burime të ëmbla,/krenare
këngësh;/si të mos këndojë sot,/shpirti, hojet plot trishtim të zemrës”.
Ajo shqetësohet natyrshëm për ato, që sheh e dëgjon dhe e ngre deri në
qiell zërin e protestës: “…lotët e zemrës peshojnë rëndë,/ koha pleksur
në erë fishekësh,/ maji luleve shkelur,/ nën gjuhë urrejtjesh:/ Çfarë
bëni kështu, shqiptarë?!”
Ndërsa,
me mendje e zemër, është edhe në Kosovën martire: “Je dhëmbja,
shpresa,/ rrënjët pleksur në vitet e harrimit;/ sot t’i shpleksi këngë
kujtesa,/ polle flamuj të rinj të lirimit…”. Ndërsa më tej: “Ç’bukuri
netëve shkollore,/kur deheshim me këngë të ambla,/kosovare…”. Autorja
bën thirrje shpirti, kur i drejtohet rinisë: “…çeli sythet e jetës me
këngën e ëmbël,/ t’u ndalësh plumbave këngën e egër,/ të rinisim
gjelbërimin!”
Por
edhe në këtë vëllim autorja shpesh e rimerr motivin e dashurisë, që e
ndjen me shpirt dhe e shpreh me figura të këndshme:”…qeshja jote e
ëmbël,/ rrëshqiti bukur, si kaçurelat/ e tu të zinj nëpër rrëpirat e
zemrës sime”. Ose, më tej, Lulja shruan: “Dikush do, moj dashuria ime,/
të më thyej brilantin që më dhuron ti,/ të heshtësh e të mos luash me
lule,/ në prehrin tënd të shkund hije…”.
Pa
u ndalur më imtësisht në vargje të zgjedhur e të bukur të këtyre
poezive, po përmend vetëm disa prej titujve të tyre-aq domethënës:
“Gonxhet çelën nga sytë e zemrës”, “Rrudhat e pritjes”, “Lulemollë”,
“Drenushat”, “Shushurima e syve”, “Eja, dashuri!”etj.
4.
Por
poetja dhe shkrimtarja e talentuar L.Shameti krijon e krijon
vazhdimisht, se dëshiron që ndiesitë e zemrës dhe shpirtit të saj t’i
ndajë me lexuesit. Përveç tre librave, për të cilët shkrova kësaj here,
ajo ka publikuar edhe: “Rrënjët e këngës sime” (poezi-2003), “E fshehta e
Merit”(tregime e studime-2004), “”Dallgë psherëtimash”(tregime e
poezi-2004), “Vajza me trëndafila prej ëndrre”(roman-2005 e
ribotuar-2008). Në përgjigje të një ankete, ajo ka thënë se ka të
gatshëm për botim edhe 6 libra të tjerë, në gjini të ndryshme.
Në
mbyllje të këtyre radhëve,dëshiroj të shënoj se kam lexuar në Internet
dhe një cikël me 10 poezi të Lule Shametit, secila më e bukur se shoqja.
Përsëri ajo vijon të shkuajë për Atdheun e vendlindjen e bukur të saj
dhe për plagën e emigracionit, por edhe për temën e dashurisë etj. Ndër
to, zgjodha vargjet me titullin kaq shprehës “Të shtrenjtës sime,
poezisë”. Ndër to, është dhe ai, që e vura titull të shkrimit për
krijimtarinë e saj: “Por tek ty, e bukura ime,/tek ty gjeta shërim./ U
ula në krahët e tu,/ti më nise n` fluturim!” Ja, pra, këtu e zbuluam
“sekretin” se kush pikërisht e nisi dhe e bëri këtë autore që të
“fluturojë” në “hapësirën” letrare shqiptare.
Nga: Prof. Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë

Similar topics
» Lule............
» Homazhe me lule dhe lot
» Kepuce per nuse "me lule"
» Grabitje banke me një tufë lule
» Krahasoni antaret e forumit me nje lule :)
» Homazhe me lule dhe lot
» Kepuce per nuse "me lule"
» Grabitje banke me një tufë lule
» Krahasoni antaret e forumit me nje lule :)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi