Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kulti i vdekjes - islamizmi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kulti i vdekjes - islamizmi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulti i vdekjes - islamizmi

Shko poshtë

Kulti i vdekjes - islamizmi Empty Kulti i vdekjes - islamizmi

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Nov 2010 - 4:34

Para shpalljes së Islamit arabët jetonin në gadishullin arabik, me një diasporë nëpër viset e Kananit, Mesopotamisë dhe Azisë së Vogël. Pjesa më e madhe e tyre të quajtur beduinë jetonin në shkretëtirë dhe në kufijtë e saj duke u marrë me blegtorinë e deveve. Këta arabë ishin politeistë. Besonin në shumë perëndi, në mesin e të cilëve ishte dhe Allat perëndi e hënës. Adhuronin Gurët e Zinj në Mekë, ku mbanin pelegrinazh çdo vit, duke u sillur rreth këtyre gurëve.

Fiset arabe beduine ishin në luftë të vazhdueshme mes vete, dhe kjo duhet të ketë qenë një ndër brengat kryesore të Muhamedit, motivi kryesor që të shpallë fenë e re. Në Mekën e asaj kohe që ishte qytet tregtar, jetonin edhe një numër çifutësh e kristianësh me të cilët Muhamedi duhet të ketë rënë në kontakt patjetër. Muhamedi e shihte edhe politeizmin si një pengesë drejt bashkimit të arabëve, sepse secili fis kishte zotin ose zotat (panteonin) e vet.

Muhamedi e shpalli fenë e tij vetëm në moshën 40-vjeçare dhe kjo dëshmon mjaft mirë se për gjithë këto vite ai ka pasur kohë mjaft të mendohej e të planifikonte fenë që do të bënte.

Feja islame u krijua si një ngjizje e kulteve të deriatëhershme arabe me monoteizmin judeokristian. Perëndia e vetme në këtë fé është Allahu. Kjo mund të vijë nga emri i perëndisë pagane Allat, duke u transformuar emri, ose mund të jetë variant i fjalës 'ilah' që dtth zot. Ndryshe nga gjuhë tjera ku emri lakohet duke ndryshuar në fund, në arabisht emri ndryshon në fillim psh. Allahu, në gjinore bëhet Ullahu, (Rahmetullahi, Kelimullahi etj) kështuqë edhe "ilahi" shumë mirë mund të jetë variant i emrit Allah. Kështu në pikën kryesore, në perëndinë që besohet kjo fé është arabe.

Nga ana tjetër lidhja e Allahut me Allatin, që është perëndesha e hënës, nuk është për t'u injoruar, meqë duke qenë se feja islamike mban kalendarin hënor, dhe nëpër minare vihet gjysmëhëna si simbol, nëpër flamuj islamikë poashtu vëhet gjymëhëna, atëherë është e natyrshme të mendojmë që kjo u nis si kult i hënës e ashtu edhe doli.

Ndërkaq të ashtuquajturat "melaikhi" apo engjëj, nuk ishin perënditë arabe, por engjëjt e fesë judeokristiane çifute, Mikael, Gabriel, etj. që iu ndërrojnë emrat në arabisht si Mikail, Xhebrail etj. Janë caktuar engjëjt judaikë në vend të perëndive arabe, me qëllim që t'i përmbahet politikës kryesore të ndjekur nga Kurani, anti-paganizmit. Kjo ndonëse në shikim të parë duket korrekt, në të vërtetë edhe engjëjt e fesë judeokristiane janë perëndi të lashta hebraike, që në fenë judaike u mbajtën si engjëj.

Kur jemi tek mitet, që nga krijimi i njeriut të parë e deri tek profeti i kristianizmit Krishti, Kurani i ka të njëjtët personazhe, të njëjtat histori me judeo-kristianizmin. Ndryshojnë emrat ngapak, si pasojë e ndryshimeve gjuhësore, psh Adami bëhet Adem, Eva bëhet Hava, Abrahami bëhet Ibrahim etj. Me një fjalë huazim i mirëfilltë nga judeokristianizmi ose plagjiat. Ndryshime të vogla ka edhe në ngjarje, ashtuqë ngjarjet e shkruara në Kuran duken tamam siç janë, motërzime ose plagjiate të legjendave çifute. Në përgjithësi këto ndryshime nga arabët interpretohen paturpësisht si një saktësi e Kuranit kundrejt pasaktësisë që kanë librat tjerë.

Perndryshe i quajtur haxhillëk, sërish është një ngjizje e paganizmit arab me judeokristianizmin. Sepse vetë vendi ku mbahet pelegrinazhi, Meka, ishte vendi ku mblidheshin dhe paganët arabë për pelegrinazh, gurët e zi janë po ata të njëjtit që kanë qenë para Muhamedit etj. Kurse si dukuri judeo-kristiane këtu paraqitet obligimi i besimtarit që edhe nga vise të largëta të vijë një herë në jetë në Mekë, ngjashëm sikur në kristianizëm, ku pelegrinë nga e gjithë Evropa shkonin në Jeruzalem.Kjo e fundit vje si pasojë e universalizmit që pretetendojnë të dyja fetë.

Apokalipsa i quajtur "Kiamah" (kjameti, qameti), është një besim karakteristik për të tri fetë semite (judaizmi, kristianizmi dhe islamizmi). Njëherësh ky është besim karakteristik për të ashtuquajturin Apokalipticizëm. Këtu ideja është se do të vijë një ditë kur çdo gjë do të shkatërrohet më saktë zoti do të shkatërrojë tërë gjithësinë, të gjithë njerëzit do të vdesin, zoti do t'i gjykojë njerëzit sipas veprave që kanë bërë dhe sipas ligjit që ka caktuar vetë në libër. Ky është një ndër obsesionet kryesore të besimtarit, dhe gjithsecili besimtar ka frikë këtë ditë sikur ajo do të vijë përnjëmend, dhe thua ti sikur na qenka e domosdoshme që kjo ditë të vijë. Ideja e Kiametit qëndron si një shpatë Dhamokleu mbi qafën e besimtarit, dhe saherë që shohin dikë duke punuar keq, përmendin Ditën e Gjykimit.

Kada Kaderi i Zotit, është një ide tjetër absurde dhe kundërthënëse, sipas së cilës çdo gjë që ndodh ndodh me urdhërin e vullnetin e zotit. Kjo bie në kundërthënie me besimin në gjykimin e zotit, që do të dënohen njerëzit sipas veprave që kanë bërë, sepse për ç'arsye do t'i ndëshkojë zoti njerëzit për një punë që ka ndodhur me urdhërin dhe vullnetin e vet zotit?

Dy lutje kryesore të Islamizmit janë huazuar direkt nga Kristianizmi. E para është formula e trinisë së shenjtë, "Në emër të Atit, Birit, e Shpirtit Shenjtë" që në Islamizëm u bë "Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit". Këtu nuk ka ndonjë paqartësi, meqë zoti është Ati në krishterim, sikurse Allahu në Islamizëm. Biri është Krishti, që në këtë lutje i përgjigjet Mëshiruesit, dhe Krishti na paraqitet në përgjithësi Mëshirues. Shpirti i Shenjtë është Mëshirëbërësi.

Lutja tjetër është lutja kristiane "Ati ynë që je në qiell", që u fut si kapitulli i parë i librit islamik, Kuranit. Të bëjmë krahasimin mes të dyjave:

Ati ynë, që je në qiell,

shejtnue kjoftë emni yt,

ardhtë mbretnia jote,

u baftë vullnesa jote,

si në qiell ashtu në dhe.

Bukën tonë të përditshme epna ne sot,

e ndiejna ne fajet e mëkatet tona,

si i ndiejmë na fajtorët tonë.

E mos na len me ra në keq,

por largona prej gjith së keq.

Ashtu kjoftë.

1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

2. Falënderimi i takon All-llahut , Zotit të botërave !

3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

4. Sunduesit të ditës së Gjykimit!

5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!

6. Udhëzona në rrugën e drejtë!

7. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dheqë kanë humbur !Amin

Në të dyja rastet fillohet me një lartësim të perëndisë semitike, theksohet se do të vijë dita e gjykimit (ardhtë mbretëria jote), adhurohet dhe kërkohet ndihmë nga perëndia semitike (bukën tonë epna...), lut perëndinë semitike që të mos e lejojë besimtarin të shkojë "rrugës së keqe", dhe në fund lutja karakteristike semite "Amin".

Namazi është kushti kryesor (në radhën e ritualeve) për të qenë musliman. Cili është funksioni i këtij rituali, dhe me çfarë arsyetohet ky detyrim?

Namazi është lutja pesë herë në ditë që bëjnë islamikët. Namazi në vetvete ka kushte tjera të cilat duhet të plotësohen në mënyrë që të jetë i vlefshëm, dhe shumica nga këto kushte kanë për funksion kryesor ndikimin në trurin e njeriut për ta transformuar atë në një qenie çfarë do të dëshironte Muhamedi po të ishte gjallë. Disa nga këto kushte kanë të bëjnë me pastërtinë, psh nuk bën të jetë besimtari i papastër, duhet të pastrojë ekstremitetet kryesore (gjymtyrët, kokën, fytyrën), të ketë rrobe të pastëra, dhe vendi ku falet të jetë i pastër. Ky është një kusht me efekte psikike, për të krijuar medomos respekt tek besimtari për këtë ritual, në shkretëtirën e të djersiturëve ku pastërtia është e kërkuar. Kushti tjetër, për t'u kthyer kah Meka, gjatë të luturit, tregon arabocentrizmin e fesë islame, dhe këtu qëllimi kryesor është që të krijohet tek besimtari respekti për Arabinë, që Arabia me Kabën e saj të jetë qendra e botës. Namazi në përgjithësi ka si funksion kryesor sugjestionimin apo vetë-sugjestionimin i individit-besimtarit. Me këtë ritual besimtari pesë herë në ditë ia kujton vetes se i përket Arabisë, se është i lidhur me Arabinë, i përulet Arabisë kur i lutet zotit. Në rastin e lutjeve të thëna, këto thuhen arabisht. Me siguri që duke i thënë pesë herë në ditë ato fjalë, një ditë ia ngjallin kurreshtjen që t'ua dijë kuptimin, dhe kjo është një metodë mjaft efikase për t'a imponuar gjuhën arabe, edhepse në të vërtetë nuk ia ka askush nevojën kësaj gjuhe. Në rastin e arabëve, ata ua dinë kuptimin atyre fjalëve, dhe sërish shërbejnë për sugjestionim, sepse në tërësi i dedikohen perëndisë semitike Allahut. Në fund është edhe detyrimi që një herë në javë të falet në faltore së bashku me të tjerët, dhe duke qenë se aty ka muslimanë pa dallim kombi, ky ritual në këtë mënyrë shërben edhe si shkatërrues i identitetit kombëtar sepse e bën individin të shoqërueshëm e të afërt me popujt tjerë, sepse ai do të falet në faltore përkrah jevgut, para turkut, prapa arabit, dhe afër një serbi musliman etj. E tërë kjo psikozë arsyetohet si një detyrim nga zoti.

Agjërimi është një zakon tjetër islamik, që zgjat një muaj rresht, gjatë gjithë ditës qëndrohet pa ngrënë, pa pirë, pa tymosur (duhan) dhe pa bërë seks, e këto lejohen vetëm natën. Tri të parat, shërbejnë për të ndërruar përbërjen kimike të gjakut e bashkë me të edhe ndjenjat dhe karakterin e individit, duke shpërlarë trurin në mënyrën më efikase të mundshme. Individi duke qenë në gjendje të dobët (uritur, etur, etj), pranon lehtë auto-sugjestionet nga namazi nga i cili nuk heq dorë edhe gjatë muajit të agjërimit, ndërkohë që nuk mungojnë as leximet e kuranit të cilat këshillohen gjatë kësaj periudhe. Ndalimi i seksit, është jo vetëm dukuri përcjellëse e ndalimit të ushqimit e ujit, por më tepër një metodë për kontrollimin e plotë të individit. Në përgjithësi nëpër sekte e kulte të ndryshme sidomos ato me qëllime negative, rëndom kontrollohet jeta seksuale e besimtarit, sepse vënia nën kontroll e jetës seksuale e bën rob të tërin, rob psikik. Në fund ia vlen të përmendim edhe të ashtuquajturat Taravítë, që janë predikime disa orëshe gjatë muajit të agjërimit, pra për 30 ditë rresht, të cilat bëhen pas namazit të natës, që nuk kanë tjetër funksion përveç tru-shpërlarjen e besimtarëve, duke u futur idetë e Kuranit në kokë, duke ua forcuar ato që ua kanë futur në kokë më herët, dhe duke ua bërë bajat idetë që nuk përputhen me Kuran.

Edhe ndërtesat fetare janë të ndikuara nga stili kristian. Kështu duke dashur t'i imitojnë kishat, përkatësisht kumbonaret, islamikët ndërtuan minare, veçse në vend të kërcasë kumbona thirret ezani. Kjo është tërësisht kopjim nga judeokristianizmi.

Feja islame pra siç thamë u krijua nga Muhamedi për të bashkuar arabët dhe për t'a bërë popullin arab faktor politik në rajon. Për këtë ende sot shërben Kurani. Vetë falja kolektive e namazit shërben për të kriju mendësinë kolektive tek besimtarët, se ata i përkasin asaj tufe, dhe se bariu i tyre është imami (prijësi i xhamisë). Në këtë funksion janë edhe vargjet kuranore që bëjnë thirrje për luftë, për armatosje, për bashkim, etj. Po radhisim disa prej tyre:

El Enfal 60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre e me të, ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët...

El Tewbe 5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që ti gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg.

El Tewbe 11. Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz qëkuptojnë.

El Tewbe 29. Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguarii Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.

El Huxhurat 9. Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa tíi bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.

Këtu shohim që vargu i fundit shërben për të forcuar kohezionin mes muslimanëve-arabëve, vargu i parë bën thirrje për armatosje dhe përgatitje për luftë, vargjet dy, tre dhe katër, bëjnë thirrje që të luftohen, të vriten e të mposhten vazhdimisht gjithë ata që nuk janë muslimanë. Kjo edhe është mënyra kryesore se si më parë u zgjerua islami dhe kombi arab nëpër gjithë Mesdheun jugor që nga Kina e gjer në Spanjë, periudhë që muslimanët e evokojnë me krenari, anipse kjo ishte pushtim i popujve tjerë, gjë që nuk e do askush për vete, e as vetë muslimanët.
Jo vetëm kaq por sipas Kuranit, lufta nuk duhet të ndalet asnjëherë përveçse kur e tërë bota të bëhen muslimanë:

El-Enfal 39. Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari, e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. Po nëse ata ndalen, Allahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.

Sikurse në vargjet mësipërme, edhe këtu, ka dy rrugë, "o bëhu musliman o të vrava". Madje për këtë shembulli i parë dhe më i mirë është rasti kur toka dhe qielli me plot dëshirë dhe vullnet iu bindën Allahut nën frikën e kërcënimit të përdorimit të dhunës:

El-Fussilet 11. Mandej e mësyu qiellin e ai ishte tym dhe atij e edhe tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë"

Kjo ka ndodhur edhe gjatë shekujve që nga shpallja e Islamit, ku popuj të tërë janë detyruar dhunshëm që të kalojnë në Islam "me dëshirën e tyre" (vetë fjalia është në kundërthënie, por kështu është e shkruar në Kuran). Ende sot popujt trashëgimtarë të Kalifateve nuk e pranojnë dhunën që kanë bërë mbi popuj tjerë, por theksojnë se islami u përhap me dëshirë.

Një fe e këtillë mbetet rrezik permanent për çdo popull tjetër (jo-arab), sepse pranimi i Islamit nuk është thjesht një ndërrim i kultit apo i perëndisë. Ky është një ndërrim i mënyrës së jetesës, një kulturë e tërë, kulturë e re për cilindo popull, një kulturë arabe e kristalizuar në Kuran, që iu imponohet popujve tjerë me shpatë.

Mënyra se si islamizmi arabizon popujt tjerë, është e vetvetishme. Ajo që bën sundimtari arab mbi popujt e pushtuar është vetëm islamizimi, që ata të pranojnë fenë. Më pastaj arabizimi bëhet vetvetiu.

Këtu ndikojnë shumë elemente, së pari adhurimi i gjuhës arabe. Vetë Kurani dëshmon se kjo fe është vetëm për arabishtfolësit, kur thuhet:

El-Fussilet 3. Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kuran arabisht për një popull që di ta kuptojë.

Kjo do të thotë, se vetëm në arabisht e kupton Kuranin. Detyrimisht mësohet gjuha arabe, që të kuptohet fjala e zotit, përndryshe "nuk je besimtar i devotshëm". Kjo është e sqaruar edhe më mirë në fjalën popullore arabe "Kurani i vërtetë është vetëm arabisht, të tjerët janë kopje të përkthyera".

Së dyti adhurimi i vendeve arabe, bëhet siç e përmendëm më lart përmes pelegrinazhit, si dhe përmes namazit. Secili islamik pesë herë në ditë, përkulet para Arabisë të cilën e ka si ndërmjetës mes tij dhe Allahut. Kjo krijon respekt dhe adhurim për Arabinë. Ai vend mbahet pastaj si qendra e botës, dhe njëfarë respekti sadoqë në rrugë subkoshiente e ofron edhe për popullin arab.

Historia islamike, në thelb është çifute-arabe, me një fjalë semite. Më pas historia islamike e kohës së Muhamedit dhe pas Muhamedit, përsëri në pjesën më të madhe është arabe. Edhe perandoria e fundit që mbahet si turke, në të vërtetë sundimtari ishte arab, përdorej shkrimi arabisht, dhe vetë gjuha turke ishte mbushur aq shumë me arabizma sa po të zgjaste edhe pak ai pushtet turqit do të arabizoheshin plotësisht.

E si të mos jetë arabizuese një fe, që të vërshon jetën tënde me çdo gjë arabe?

Vëllazërimi gjithë-islamik. Islamizmi i kurajon popujt që të shoqërohen mes vete, të mos ndahen, madje edhe martesat t'i bëjnë bashkë.

El Huxhurat 13. O njerëz! Vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur, e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.

Edhe hadithi i Muhamedit thotë të njëjtën gjë: "Nuk ka përparësi arabi ndaj jo arabit, e as jo arabi ndaj arabit, përveç se në devotshmëri."

Pra sipas Islamizmit ndarja në popuj, kombe, fise, raca, ka vetëm kuptimin që të njihen njerëzit mes vete, dhe asgjë më shumë. Kurse rëndësinë më të madhe e ka devotshmëria fetare, kështu që muslimanët nxiten e kurajohen që të jenë më muslimanë se deri atëherë, e kjo bukvalisht do të thotë "më arab se deri atëherë", duke qenë se islamizmi është kulturë arabe e kristalizuar në një libër.

Së dyti martesat mes popujve nxiten nga Kurani:

25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine).

Martesat mes popujve të ndryshëm muslimanë, shkatërrojnë thelbin e kombit, që është raca apo ndërtimi gjenetik. Pos kësaj në martesat e dy jo-arabëve, arabishtja si gjuhë feje, mbetet si kompromis mjaft i mirë, duke bërë që gjenerata e re të arabizohet, e sidomos kur njëri bashkëshort është arab, atëherë s'ka dyshim që arabishtja mbetet në rend të parë si gjuhë amtare.

Do të ishte mirë të bëjmë fjalë edhe për asimilimin e ngadalshëm në rrafshin kulturor, që ndodh larg trojeve arabe, psh te populli shqiptar. Islamizmi ndalon muzikën me instrumente, dhe lejon vetëm muzikën korale, me një melos vajtues, kushtuar fesë islame apo Allahut, të ashtuquajturat "ilahije". Këto këngë kanë karakter degjenerues për individin, sepse kanë melos vajtues të stilit "aman-aman", përmbajtjet janë nga më degjenerueset psh. këngëtari pendohet pse nuk është bërë musliman më herët por ka pritur deri atë ditë, vajton se çfarë do t'a gjejë kur të shkojë në ferr (xhehenem) pra në ditën e gjykimit, pendohet për veprat anti-islamike që i ka bërë deri atëherë, etj.

Por ky zakon ka funksion degjenerues edhe për tërë kombin. Paramendoni se si e tërë epika jonë kreshnike zhduket përnjëherë, si pasojë e asaj se ndalohen instrumentet. Ose se si do të mund të zhdukej e tërë epika jonë sikur shqiptarët të ishin bërë muslimanë të zellshëm që në ditët e para të Osmanisë.

Karakteri shkombtarizues i Islamizmit shihet edhe në ndalimin e paganizmit, e praktikave rituale pagane, adhurimit të gjërave tjera përveç Allahut, festimit të festave tjera (kombtare) me përjashtim dy festat arabe Kurban Bajrami e Fitër Bajrami, ndalimi i emrave shqip ose çfarëdo gjuhe tjetër, me përjashtim të emrave arabë. Me një fjalë një kulturë e tërë, dhe një mitologji e tërë që është shpirti i një kombi, humb në harresën e përjetshme si pasojë e tru-shpërlarjes që shkakton Islamizmi.

Duke qenë se një komb ka si veti kryesore racën (gjakun), gjuhën, kulturën, dhe siç pamë më sipër që të tria këto shkatërrohen apo tjetërsohen nën ndikimin e Islamizmit, atëherë është plotësisht e qartë se islamizmi është ideologji shkombëtarizuese.

Gjëja që më së shumti e prek njeriun normal, dhe e bën të ketë mëshirë për këto viktima është idiotizimi i intelektit në ato përmasa çfarë nuk i ndodh askujt. Të tillët, janë në gjendje të besojnë se edhe dielli sillet rreth tokës, edhe evolucioni nuk është i vërtetë meqë e kundërshton kurani, edhe mrekullitë që kinse kanë ndodhur para mija vjetësh nga profetët, besohen madje shfaqin ndjenja habie, "au çfarë mrekullie ka bërë zoti".

Zakonisht në kushte paqeje Islamin e frekuetojnë kategori të caktuara: të varfërit që nxiten për këtë me anë të ndihmave humanitare që iu ofrohen, njerëzit që nuk kanë mundur të gjejnë veten, njerëz me probleme si pijanecë, narkomanë, etj. Me kalimin e kohës Islami përhapet edhe më tepër përmes konvertimeve, si dhe përmes martesave, sepse sipas Kuranit martesa lejohet vetëm nëse jo-muslimani kalon në islamizëm. Në rastet kur populli është nominalisht musliman, por nuk mbajnë fenë, atëherë është edhe më lehtë, sepse shfrytëzojnë si karrem pikërisht identifikimin e popullit si musliman, dhe kritikojnë mungesën e devotshmërisë. Në përgjithësi rolin më të madh e luan propaganda.

Nga sa pamë deri tash, Islami mbetet rrezik në veçanti për kombin shqiptar, dhe në përgjithësi për tërë botën. Qëllimi i islamikëve çka iu shkruan edhe në libër është arabizimi i tërë botës, edhepse një pjesë e tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë, sepse mendojnë se vetëm fenë po e përhapin.

Si i tillë islamizmi duhet të luftohet.

Një ndër mënyrat e luftimit është vetëdijësimi i popullit, për rreziqet që sjell kjo fé, por edhe për dëmet që na ka sjellur. Duhet përqëndruar në pikat kryesore:

1. Feja asimilon kombin

2. Përçan kombin

3. Është jo-shkencore e kundër shkencës

4. Diskriminon femrën

Mënyra tjetër është sanksioni shoqëror leçitja: Viktimat e këtilla meqë kanë zgjedhur që të jenë viktima duhet të pyeten, "a do më shumë shqiptarin e fesë tjetër, a turkun musliman", dhe nëse më tepër do turkun musliman, ky njeri duhet të leçitet nga të gjithë, duhet të linçohet të lihet vetëm, askush të mos i shkojë në vizitë, dhe askush të mos ia hap derën. Sepse një njeri i tillë është antishqiptar, dhe nëse jemi shqiptarë nuk duhet t'i japim bukë, e ai të na vrasë në bukë tonë.

Sa i përket problemit se nuk bën pa fé, kjo është thjesht një e pavërtetë. Viktimat e këtilla jo vetëm që kanë përvetësuar idenë se ekziston një zot që i sheh vazhdimisht se çfarë po bëjnë, etj, por edhe kanë krijuar bindjen se nuk jetohet pa një të tillë besim. Pra vetë ekzistenca e ateistëve e rrëzon këtë pohim. Njeriu nuk ka nevojë për kurrëfarë besimi. Megjithatë nëse dikujt i pëlqejnë këto gjëra, atëherë mund të shpikë diçka nga vetja, e t'a mbajë vetëm për veten e tij, ose të zgjedh ndonjë nga kultet ilire, por jo të përhap sëmundjet arabo-çifute në mesin tonë duke ndihmuar asimilimin kombit.

Meqë ra fjala për kultet ilire, pothuajse çdo element i islamit ka elementet përgjegjës në mitologjinë iliroshqiptare. Në vend të pagëzojmë fëmiun me emra arabë, kemi emra iliro-shqiptarë, në vend të kulteve të Allahut e Jehovës, kemi mjaft kulte të lashta ilire, që janë shumë më të kuptimta se sa asburditetet semitike, në vend të festave arabe (Bajram) sipas kalendarit hënor, kemi festat pagane të motmotit që janë me prejardhje të lashtë pellazgo-ilire, në vend të legjendave semitike për profetë kemi epikën kreshnike me herojt tanë, etj.

Gazeta NDRYSHE
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi