Profumi i vdekjes
2 posters
Faqja 1 e 1
Profumi i vdekjes
Nga Suzana Kuqi
E zënë në befasi, hapa çantën, nxorra
paketën dhe i dhashë një cigare. Zgjata dhe çakmakun, por ai vuri
njërën dorë në zemër duke u përkulur pak, ndërsa me tjetrën peshkoi në
xhepin e pantallonave çakmakun e tij dhe e ndezi cigaren qetë e
ngadalë. Thitha cigaren time duke i hedhur sytë tej, prania e tij aty më
bezdiste. Ishte hera e parë që një barbon, kështu i quajnë këtej, vinte
e më shqetësonte. Mendimi se mund të ulej pranë meje në stol... Por
nuk e bëri, më falënderoi edhe një herë me atë mënyrën e tij dhe u
largua. E ndoqa me sy. Rrobat që kish veshur në mos të vjetra, ishin
mjaft të përdorura e të pista. Mund ta shfrytëzoja si personazh në
ndonjë tregim. Atë shikim të ngeshëm që të thotë se asgjë nuk i bën më
as përshtypje e as habi, atë hap të panxituar, e fundja përse... Flladi i
lehtë më solli një aromë aspak të këndshme nga ana e tij, e cila ma
hoqi dëshirën për të vazhduar përshkrimin..
- C'përshtypje ju
bëri?- zëri ishte i një burri që qëndronte më këmbë pas meje e ndiqte
me sy objektivin tim.
- Kush?- ja prita ftohtë. Ja dhe një tjetër
që më shqetëson, a thua se sot të gjithë e kanë kapur me mua.
Burri
bëri shenjë nga barboni. Nuk e di, por atë çast, ajo figurë endacaku
në ikje seç kishte diçka mes reales dhe ireales në pejsazhin që shtrihej
para syve të mij. Prania apo mosprania e tij, as i shtonte dhe as i
hiqte gjë. Pisha, det, diell, dy tri kalimtarë që i kalonin përbri.
Dukej
sikur edhe ata e vinin dhe... nuk e vinin re njëkohësisht.
-
Një barbon i zakonshëm,- u përgjigja duke mbledhur
pak supet,
mendova se me atë të “zakonshëm” duhej ta kisha mbyllur atë muhabet. Nuk
qe e thënë, burri u ul në stol bri meje. Jo, kjo nuk shkon dreqi ta
hajë...
- E kam fjalën për profumin, aromën, - burri vuri buzën
në gaz.
- Si të them, djersë, pisllëk dhe...
- Dhe...? -
zëri ishte ngulmues. C'kërkonte ky i panjohur perfekt nga unë..? - ...
pak si aromë
tymi...
- Mundet, shpesh ndezin zjarr natën.
Nuk ndjeva aromën e tymit, diçka tjetër e mënyra se si po e shikonit,
më bëri kurioz.
- Asgjë tjetër, - them dhe u ngrita më këmbë.
Kisha qëndruar mjaft aty me të, ato pak minuta ishin të mjaftueshme që
të më shkaktonin bezdi dhe atë ndjesi se nuk kish për të qenë muhabet
simpatik.
- Profumin e vdekjes,- foli ai ngadalë duke parë tej,
indiferent.
- Më falni, mos thatë..?- u ula sërish e ndeza një
cigare tjetër. Ja kish arritur qëllimit të më gozhdonte aty.
I
panjohuri buzëqeshi me qesëndi.
- Temë interesante apo jo? Mund
të më jepni një cigare? Kisha vendosur ta lija...
Padashur vura
buzën në gaz edhe unë teksa i zgjata cigaren dhe ja ndeza. Ndeza dhe
timen duke tretur shikimin larg në det. Flladi i freskët përziente ajrin
e detit me atë të pishave, të luleve, të tokës e tymin e makinave. Mund
ti dalloja secilën veç e veç tek i ndjeja të përziera bashkë. Edhe
aromën jo të këndëshme të atij endacaku e kisha ndjerë, dhe erë tymi e
zjarri përzier me erën e mishit të pjekur. Kushedi se ç'kish pjekur
mbrëmjen e kaluar...
- Ndoshta do t'ju duket pa kuptim kjo
pyetje, por po e bëj si hyrje, a e keni dëgjuar ndonjëherë termin
“profum i vdekjes”?- zëri edhe pse ishte aty afër, ngatërruar siç isha
në mbresat e kujtimet mia, më vinte si një jehonë e largët.
Po bëja xhiron e kontrollit. Ulur mbi karrigen me rrota, kish kthyer
kokën nga dritarja.
- Franko! Nuk u përgjigj. I vura dorën mbi
sup dhe e tunda lehtë.
- Franko, nuk jemi më miq?
Ktheu
ngadalë kokën nga unë ndërsa vështrimi i zbrazej larg nga ana tjetër.
- Kuptoj, je i trishtuar.
Nuk mora përgjigje.
- Sot do të
vijë Klara, - shtova, duke pritur buzëqeshjen që e bënte sa herë
përmendej emri i së bijës. Drejtoi sytë nga unë e papritmas e ndjeva.
Në
fillim mendova se ndoshta do të kish urinuar apo ish ndotur. Kapa
karrocën për ta shtyrë e për ta ngjitur lart në repart që ta ndërronin.
Pas disa hapa u binda se nuk ishte ajo. E lashë aty dhe u
largova
ndërsa mundohesha të kuptoja se ç'aromë ishte. E rëndë dhe...
karakteristike. Mbajta hapin. Ishte aroma... e vdekjes, ky emër më erdhi
pa dashur në mëndje...
- Shoh se kjo pyetje nuk ju befasoi. Ju
ka rastisur ta ndjeni?
Më kish rastisur më të rrallë kur hyja në
një dhomë ku dergjej ndonjë i sëmurë terminal, të dëgjoja të thonin vjen
erë vdekje. Në fillim nuk e ndjeja . Është dekompozimi mendova, kur
fillova të ndjeja diçka më të rrallë, trupa që fillojnë e dekompozohen
nga pak... mbi dhe. Aromë e rëndë, përzierje aromash mbuluar me... asgjë
që të bën të mendosh vdekjen... aroma mbuluar me
vel
lashtësie...
- Nuk e di, nuk jam e sigurt...
Po, atë ditë
të largët, kisha qenë e sigurtë, ishte pa dyshim ajo.
Franko nuk
ishte i sëmurë, nuk ishte dhe as shumë i vjetër. Alzheimer, pothuaj nuk
fliste më. Solla ndërmend Frankon që para një viti më recitonte Danten.
Ishim bërë miq. Kërkova me sy tryezën e tij në kohën e drekës dhe pashë
se e bija nuk i kish ardhur. Sa keq, mendova, tani
nuk do të më
besojë më kur ti them se do të vijë. E sot është kaq i trishtuar...
Ndjeva
filtrin e cigares të më digjte gishtat dhe e hodha tej. I panjohuri
vazhdonte të rrinte ulur bri meje, e edhe se nuk ja hidhnim sytë njëri
tjetrit ndjeja profilin e tij qesëndisës.
- Nganjëherë...-
fillova dhe befas e ndërpreva, nuk mund të flisja për...
-
Nganjëherë?- insistoi ai.
Fiksova degët e gjelbërta të pishave.
Isha ndjerë aq mirë në mëngjes, sa e kisha ndarë mendjen t'ju bëja
naftën punëve të shtëpisë e të dilja. Ta kisha ditur... Pastaj ç'dreqin
kish që insistonte e më bënte pyetje të cilave as në vetminë time nuk
kërkoja e nuk guxoja t'u jepja përgigje? Ishte ndjesi dhe aq, e tillë,
që një njeri me pak mend në kokë e largon shpejt. Më mirë ta lija këtë
muhabet e të ikja sa nuk ishte vonë...
- Sepse... nganjëherë nuk
më duket aspak e drejtë që njeriu duhet të fillojë të dekompozohet aty,
mbi dhe, e ajo e shkretë zemër vazhdon të rrahë... Sepse atëherë më
duket se gjithçka mbaron këtu, këtu... kur shoh... kur kam parë ...
është e tmerrshme kur tërheq çarçafin e një gruaje në koma dhe sheh
krimba të vegjël të bardhë që dalin nga këmba e saj që po kalbet e
lëvizin mbi
çarçafë... ndërsa zemra vazhdon ti rrahë...Kështu
është që mbaron? Këtu dhe kështu duhet të mbarojë? Kisha menduar se
ishin krimbat e tokës që hanin trupat pas vdekjes...
- Vërtet e
trishtueshme, por nuk ju përgjigje pyetjes sime.
E ndjeve? -
Dekompozim. Do të më pëlqente, edhe se nuk është aspak e këndshme... Të
paktën do të më krijonte idenë se ka diçka
përtej, idenë e
misterit. Misteri, gjithsesi, është shumë më mirë se sa ideja e asgjësë,
apo jo?
- Unë e ndjej shpesh.
Jam mjek kirurg. E më
besoni, nuk ngatërrohet me dekompozimin. Sot e ndjeva tek ai,- drejtoi
shikimin andej nga ishte larguar endacaku.
- Meqë e thoni ju,- u
ngrita.- Shpresoj të gaboheni.
- Shpresoj dhe unë,- foli ai pa
ja ndarë sytë
peisazhit.
U largova pa e përshëndetur. Një
tufë mbresash të pakëndëshme më ishin mbledhur si lëmsh në fyt e më
merrnin frymën. Si të nesërmen e asaj dite, kur lajmi i parë që mora
sapo hyra në punë,
ishte se Franko kish vdekur mbrëmjen e shkuar.
U trondita dhe u tmerrova kur mendova atë që kisha ndjerë pranë tij.
Kish qenë ajo, nuk isha gabuar. Por isha ndier aq keq, shumë, shumë
keq... Sa e kisha larguar me përdhunë nga truri. Siç ndjehesha dhe tani
tek përpëlitesha mes mbresash e arsyetimesh. Këtë koncept e kisha lexuar
kur isha mjaft e re, në një libër me tregime... aroma e vdekjes..., më
kish lënë përshtypje të keqe dhe e kisha klasifikuar në tregimet më të
shëmtuara
që kisha lexuar. Dhe tani...E kalova atë ditë duke bëre
gjëra koti e duke u munduar të harroja të panjohurin, bisedën dhe ...
Frankon.
Lajmi që bëri bujë të nesërmen që me mëngjes, ishte se
kishin gjetur një barbon endacak të djegur mbi një stol në një park të
veçuar të qytetit. Nuk u mor vesh nëse i kish vënë vetë zjarrin
vetes
apo e kishin djegur. Nuk e vura në dyshim, ishte ai... që më kish
kërkuar cigare në park. Largohesha me kokëfortësi nga ç'do ambient ku
zihej në gojë ngjarja, por nuk mundesha t'i largohesha mendimit se një i
panjohur kish ndjerë profumin e vdekjes së tij dhe unë... erën e
mishit
të djegur...

Re: Profumi i vdekjes
Shum shum e bukur kjo
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ora e vdekjes.
» TDR-TB dhe “kurthi” i vdekjes
» Diamanti i vdekjes
» Kulti i vdekjes - islamizmi
» Britma e Engjëllit të Vdekjes
» TDR-TB dhe “kurthi” i vdekjes
» Diamanti i vdekjes
» Kulti i vdekjes - islamizmi
» Britma e Engjëllit të Vdekjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi