Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pirromanëve nuk duhet t’u ngriten buste, ata meritojnë të arratisen nga historia  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pirromanëve nuk duhet t’u ngriten buste, ata meritojnë të arratisen nga historia  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pirromanëve nuk duhet t’u ngriten buste, ata meritojnë të arratisen nga historia

Shko poshtë

Pirromanëve nuk duhet t’u ngriten buste, ata meritojnë të arratisen nga historia  Empty Pirromanëve nuk duhet t’u ngriten buste, ata meritojnë të arratisen nga historia

Mesazh nga Vizitor Thu 11 Nov 2010 - 9:08

Shkruan: Behxhet Jashari



Para disa ditëve në lokalet e Komunës Çair në Shkup u promovuan katër librat e historianit shqiptar Mr. Skender Asanit. Dy prej tyre kishin të bëjnë me Shkupin, gjegjësisht, “Bibliografia për Shkupin” dhe “Shqiptarët e Shkupit ndër shekuj”. Pa dyshim, librat paraqesin një studim profesional për çështjen shqiptare, ku autori me mjaft mjeshtri shkencore shpalos faktet historike të cilat deri në një të kaluar të afërt nuk kanë mundur të publikohen në opinion. Në qendër të vëmendjes së këtyre dy librave janë shqiptarët e Shkupit dhe aktivitetet për rilindjen kombëtare.

Sidoqoftë, falë angazhimit dhe guximit intelektual, kohëve të fundit janë duke u publikuar vepra me dëshmi dhe argumente autentike që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare...

Mirëpo, për fat të keq, ndonjëherë verbërohemi dhe mundohemi t’i përcjellim disa gjëra në mënyrë të verbër. Në këtë rast verbëria ka të bëje pikërisht me Shkupin. Nuk e kam fjalën për “Shkupin 2014” të Gruevskit, por për “Shkupin 1689” të Pjetër Bogdanit!



Të filloj me radhë

Është e vërtetë se botës së qytetëruar asnjëherë nuk i ikin nga sytë e të vërtetës ata të cilët gjatë periudhës së tyre si veprimtarë, shkrimtarë ose politikanë, u treguan intolerant, falsifikatorë ose shkatërrimtarë, madje edhe nëse në bagazhin e veprave të tyre kanë ndonjë të mirë... Sipas ligjeve dhe parimeve morale qytetëruese, ai i cili shkakton dëm, shkatërron ose djeg, duhet ndëshkuar, e assesi të dekorohet ose të shpallet hero. Madje ata që vënë zjarr ndaj objekteve ose vendbanimeve - siç i quan bota piromanë - duhet të arratisen nga historia. Për fat të keq, me ne shqiptarët ndodh një fenomen i paparë në historinë e popujve të qytetëruar, sepse siç mund të vërejmë, në shoqërinë shqiptare ekzistojnë prej atyre të cilët mundohen t’iu ngritin buste jo vetëm heronjve të vërtetë e meritorë, por ndonjëherë aq tepër verbërohen saqë ngrenë buste edhe për ata të cilët me një pjesë të veprimtarisë së tyre u dalluan si intolerant dhe shkatërrimtarë, madje edhe si piromanë, siç është edhe Pjetër Bogdani.



Kush ishte Bogdani?

Në historiografinë italiane dhe atë shqiptare Pjetër Bogdani njihet si prozator, teolog dhe filozof. Ai pas përfundimit të studimeve në Loreto dhe në Padovë të Italisë, shugurohet për prift dhe më vonë shkon në Romë, ku edhe doktoron. Punoi si ipeshkëv i Shkodrës afër 21 vjet. Nën mbikëqyrje tij ishte edhe arqipeshkëvia e Tivarit. Pas një kohe Vatikani e kishte emëruar atë si “arqipeshkv të Shkupit dhe administrator i gjithë mbretërisë së Serbisë” (Archepiscopo Scoporom ac totivs regni Serviae administratore). (BOGDANI, Pjetër, “Çeta e Profetëve”, shkalla II, ligjërata III, paragrafi 3, Prishtinë, 1990. f. 60-61). Bogdani vdiq nga murtaja në dhjetor të vitit 1689.

Pjetër Bogdani kishte marrëdhënie mjaft të mira me Romën dhe Vjenën, e cila me mish e me shpirt angazhohej për një kryengritje kundër “okupatorit otoman”. Ndoshta ai nuk e dinte, se para se të vinin osmanët në Ballkan, e me këtë edhe në Shqipërinë etnike, osmanët turq këto vise shqiptare i gjetën të copëtuara dhe të okupuara nga joshqiptarët, të cilët orvateshin për asimilim të plotë të tyre. Siç tregoi historia më vonë, osmanët kishin bërë bashkimin e trojeve shqiptare, madje ata edhe e ndalën procesin e asimilimit në sllav, grekë, etj...

Me datë 25.06.1675 Bogdani i dërgoi një letër Kuvendit të Propagandës - Propaganda Fide (Vatikan), nga e cila kërkoi që të botohet vepra e tij.



Çka ishte dhe çka përfaqësonte Propaganda fide?!

Propaganda Fide u themelua në fillim të shekullit XVII në vitin 1622 nga Papa Gërguri XV dhe ishte një organizatë brendakishtare që orvatej për përhapjen e katolicizmit me dhunë në ato vise ku përhapja e besimeve të tjera kishte marrë hov, siç ishte rasti me fenë islame në Ballkan. Në këtë propagandë të krishterë me mish e shpirt u aktivizua edhe Pjetër Bogdani/Pietro Bogdano/. Aktiviteti i Pjetër Bogdanit për qëllimet e Propaganda fide-së, u vërejt qartë edhe gjatë aventurës së tij kishtare masakruese në vitin 1689, kur ai mori pjesë në gjenocidin kundër popullatës muslimane shqiptare që jetonte në trojet e saj etnike shqiptare...

Sidoqoftë, për Pjetër Bogadnin thuhet se ka qenë nga ata të cilët kanë vend qendror në gjithë letërsinë e vjetër shqiptare, sidomos si prozator më i madh i saj, por njëherë edhe si poet, filozof, shkencëtar e teolog. Në historiografinë shqiptare Pjetër Bogdani është i njohur me veprën e tij “Çeta e profetëve” (ku në më shumë vende fyen jo të krishterët). Ai në këtë vepër shpreh arrogancën kundër muslimanëve dhe profetit të islamit - Muhammedit (a.s.), si dhe ndaj kulturës islame në përgjithësi.



Në “Çeta e profetëve” mes tjerave ai shkroi:

“Andaj turqit dhe hebrenjtë, duke ndjekur gjurmët e Ismaelit e të Ezaut, nuk zunë besë Jezu Krishtit, të vërtetit Mesi, por ndoqën idhujt: Muhametin, Surullahin e Talmudin. Duhet ditur se këta krerë të të gjitha të këqijve, Muhameti, Surullahi e Talmudi, po sikur që shtinë themel një ligji të lirë, pa udhë e pa arsye, plot me fëlliqësi, ashtu edhe i kanë marrë prapa njerëzit e paudhë e pa ndonjë nder në vetë, që janë arabët, tatarët e turqit, që janë dhënë pas lakmive të kësaj jete, fëlliqësive e shtazërive, e pasi ishte Muhameti bari i deveve dhe i pelave duke u ngjitur me gjithë to. Nuk është pra çudi që njerëzve të kësaj dore të mos u pëlqejë feja e vërtetë e Krishtit, as pastërtia e madhe e saj”. (“Çeta e Profetëve”, shkalla II, ligjërata III, paragrafi 3, f. 229, Prishtinë, 1990).

Dorën në zemër, këtu nuk ka asnjë germë që i përket realitetit historik, e as atij teologjik islam, ndërsa për atë shkencor, as që mund të flitet. Këtu vërehet qartë intoleranca fetare dhe anti-semitizmi, sepse thjesht, ai (Bogdani) si myslimanët, ashtu edhe hebrenjtë, i quan ndjekës të idhujve, gjë që aspak nuk është e vërtetë. Ai pa KURRFARË DITURIE (pra ka qenë injorant në këtë sferë) flet rreth qëndrimit islam që ka ndaj Jezusit (Isaut a.s.). Ai mundohet të tregojë për ndonjë papastërti fantazmash, që aspak nuk kanë të bëjnë me realitetin, pasi që dihet mirë se çfarë është qëndrimi islam ndaj pastërtisë etj.

- Pse Pjetër Bogdani nuk kishte shkruar për Evropën e krishterë mesjetare ku Kisha kishte paraparë se sa më gjatë të mos pastrohet besimtari i krishterë, aq më i devotshëm do të bëhet tek Zoti?

- Pse kishte fshehur dëshmitë dhe qëndrimin islam ndaj shkencës dhe shkencëtarëve?

- Pasi që konsiderohej si teolog dhe filozof i shquar i shek. XVII, atëherë a nuk kishte pasur njohuri për zgjerimin e mjaft lëmenjve shkencorë që u përhapën në Spanjën myslimane, ku dominoi kultura dhe qytetërimi islam?

- Pse ai nuk kishte shkruar për qëndrimin e Kishës ndaj shkencëtarëve mesjetarë, siç ishte gjykimi me vdekje ndaj Sigerit të Brabandit (përfaqësuesit më të njohur francez të mësimeve të averroizmit), i cili me vendim të Gjyqit të Inkuizicionit në vitin 1277 në Paris u gjykua me vdekje, ndaj Miguell Servetos, të cilin në vitin 1553 Inkuizicioni e dogji të gjallë në stivë, ndaj Luçilio Vaninit, reformist dhe filozof i njohur italian, i cili për shkak të mendimeve të tij të lira në vitin 1619 nga ana e Inkuizicionit u gjykua me këputjen e gjuhës, etj. etj.

Pse për këto gjëra nuk shkroi Bogdani në veprën e tij?

Ai me urrejtje të plotë fyeu muslimanët dhe Muhammedin (a.s.) duke thënë:

“... Muhameti në asnjë mënyrë nuk mund të jetë dhe s’duhet thënë profet, siç e mbajnë turqit. E ndoshta do të ketë kallëzuar ndonjë gjë dhe parashikuar si hamendje ndonjë të vërtetë: nuk duhet pra për t’u çuditur duke u gjetur se djalli herë flet të vërtetën për gojë të profetëve të vet rrenacakë...”. (“Çeta e Profetëve”, shkalla II, ligjërata I, paragrafi 4, f. 269). Përmes teksteve të tij kuptojmë se Bogdanit i kishte penguar mjaft islami dhe muslimanët, andaj i quan ata “infedelta orientale”, por për çudi atij nuk i kishte penguar Serbia, që ndërmjet periudhës kohore të shek. XII-XIV kishte pushtuar mbi gjysmën e tokave shqiptare. (IBRAHIMI, Nexhat, “Islami në trojet Iliro-shqiptare gjatë shekujve”, Logos/A-Shkup, 1999, f. 98-99). Po qe se orvatemi të bëjmë një krahasim ndërmjet veprës “Çeta e profetëve” dhe “Vargjeve stanike” të Salman Rushdiut, do të vërejmë se dallimi qëndron vetëm aty se Salman Rushdiu shkroi dhe ka fyeu në gjuhën angleze, ndërsa Pjetër Bogdani trilloi dhe fyeu në gjuhën shqipe. Madje, kjo e fundit është dy herë vetëvrasëse, sepse “rilindësi” Pjetër Bogdani ofendoi rëndë fenë e bashkëkombëseve të tij.

Sa i përket aktiviteteve të Bogdanit në rrafshin politik-diplomatik, do të duhej të theksojmë të vërtetën historike, gjegjësisht injorimin e tij të emrit të shqiptarëve në trojet e Kosovës. Territorin e Kosovës ai nuk e quante as Iliri, as Dardani, as Kosovë, e as Shqipëri (që në shekullin XVII emri shqiptar e Shqipëri ishte në përdorim intensiv), por ai (Kosovën) e quante ‘Mbretëri të Serbisë’, ndërsa veten e quante ‘administrator i gjithë Mbretërisë së Serbisë’. Në atë kohë edhe pse njihej emri shqiptar, ai veten e tij e quante “Pjetër Bogdan Maqedonasi” (Petro Bogdano Macedone). (IBRAHIMI, Nexhat, “Islami në trojet Iliro-shqiptare gjatë shekujve”, Logos/A-Shkup, 1999, f. 108-110.

Ndër aktivitetet e tij do të veçojmë faktin se Pjetër Bogdani në faqet e historisë njihet edhe si PIROMAN - ai ishte edhe pjesëmarrës dhe organizator i djegies së disa vendbanimeve shqiptare... Ai në vitin 1689 në miqësi me priftin malazias Arsenije Çarnojeviqin, realizuan një marrëveshje me ushtrinë austro-hungareze, pikërisht me komandantin austriak Nikollo Pikollominin me qëllim që t’i sulmojnë turqit. Mirëpo, në atë aventurë kundër turqve, ata dogjën një numër të madh të vendbanimeve shqiptare myslimane siç ishin Shkupi, Prizreni, Prishtina etj. Në këtë gjenocid ndaj popullatës myslimane, të cilët pothuajse rreth 80% ishin shqiptarë, rolin kryesorë e kishte Bogdani. Pas kësaj masakre shumë shqiptarë që kishin qenë pjesëmarrës në ushtrinë austriake, e nën ndikimin krishterë katolik të Pjetër Bogdanit, së bashku me priftin Arsenije, ikën nga kundërsulmi i ushtrisë osmane. Shqiptarët që kishin ikur në Itali për një kohë të shkurtër u asimiluan...

Është me rëndësi të thuhet se Nikollo Pikollomini, pasi që e kishte djegur edhe Shkupin, kishte dalë në periferi të qytetit - në malin Vodno të Shkupit - prej nga kishte shikuar tymin dhe flakën e qytetit. Por, duke u kthyer përmes grykës së Kaçanikut, Pikolomini ishte sëmurë rëndë nga murtaja dhe kishte vdekur. Fatin e njëjtë disa javë më vonë e përjetoi edhe Pjetër Bogdani. Shikuar nga aspekti historik, Shkupi ka përjetuar disa tragjedi, si tërmete, vërshime, djegie etj. Nga të gjitha këto tragjedi, djegia e këtij qyteti shqiptar ka qenë ndër më tragjiket. Pra, piromanët Pjetër, Çarnojeviq dhe Pikolomini, i japin Shkupit dhe arkitekturës së tij një goditje të fortë antiqytetëruese.

Historiani shqiptar Hysamedin Ferraj në librin e tij “Skicë e mendimit politik shqiptar” në f. 58 thotë: “Kosova si rajon më i zhvilluar i Shqipërisë etnike dhe i Ballkanit u shkatërrua plotësisht nga luftërat e Austro-Hungarisë, Serbisë dhe në aleancë me ta të forcave shqiptare-katolike të udhëhequra nga Pjetër Bogdani kundër Perandorisë Osmane, që pikërisht u zhvilluan në këtë rajon”. (FERRAJ, Hysamedin, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, Logos/A, Shkup, 1999, f. 58).

Gjithashtu, me qëllim të minimizimit të një varg figurave tjera shqiptare, siç ishin Sami dhe Naim Frashëri, Nezim Frekulla, Hoxhe Tahsini, Ibrahim Dalliu, etj., imponohen personalitete të cilët sipas fakteve historike dalin ose si të dyshimtë ose si shkatërrimtarë... Po ashtu është i njohur edhe fakti se “krijimtaria letrare shqiptare e proveniencës islame... në historinë e letërsisë shqiptare nuk ka gëzuar gjykim të drejtë dhe adekuat me gjykimin që i është bërë letërsisë shqipe të proveniencës së krishterë”. (PIRRAKU, Muhamed, “Kultura kombëtare shqiptare deri në lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë, 1989, f. 112). Kjo është bërë me qëllim që të minimizohen personalitetet shqiptarë muslimanë që kontribuuan në zhvillimin e kulturës shqiptare, veprat e të cilëve janë konsideruar si të huaja.

Andaj është pyetja me vend: Nëse është menduar se krijimtaria e proveniencës muslimane shqiptare është pjellë e pushtuesit të huaj, pjellë e kujt ishte kultivimi i letërsisë shqiptare të proveniencës së krishterë, e shkruar me alfabetin grek e latin?

Pasi që, sipas ndonjë logjike, po u dashka të ndahen identiteti fetar nga ai kombëtar, atëherë shtrohen disa pyetje logjike: nëse nuk duhet të ndodh kjo përzierje, atëherë pse në disa raste përzihet aq shumë? Pse, si p.sh. “Meshari” i Gjon Buzukut dhe veprat e autorëve si Pjetër Budi e Pjetër Bogadni, konsiderohen vepra kombëtare, kur janë tërësisht vepra fetare, edhe atë me plot urrejtje kundër muslimanëve, me këtë edhe kundër bashkëkombësve të tyre shqiptarë, siç është rasti me “Çetën” e Bogdanit? Pse ndonjë aktivist(e) ose humanist(e) me angazhimin tërësisht fetar të trajtohet si simbol kombëtar?

E vërteta është se në këto çështje përdoren kute të dyfishta. Kur është fjala për veprimtarë dhe intelektualë të proveniencës krishtere, pa asnjë hamendje pranohet se veprimtaria fetare është veprimtari kombëtare, madje pavarësisht rezultateve që ka prodhuar për kulturën, shtetin dhe kombin shqiptar. Si argument i kuteve të dyfishta, mund të përkujtohet me këtë rast vetëm trajtimi i poetit alamiadist shqiptar Nezim Frakulla. Poezia e tij është e shkruar shqip, ka tema dhe motive laike dhe ka tone kritike ndaj sundimit osman. Nezimi madje ka vdekur në burgjet osmane, por deri më sot ai nuk është trajtuar me asnjë fjalë si poet kombëtar. Në gjykimet shkencore të këtyre deformimeve që u janë bërë vlerave tona kulturore dhe kombëtare, nuk ka vend për politikat ditore të partive.

Për të qenë tragjedia edhe më e madhe - sa i përket Bogdanit - pushtetmbajtësit aktualë në Republikën e Maqedonisë me plot vullnet propozojnë dhe vendosin që pikërisht në këtë qytet të vendoset edhe një bust i këtij personi, pra të Pjetër Bogdanit, i cili asnjëherë dhe askund nuk dëshmoi dashuri për popullin shqiptar, madje dhe shkroi një vepër fyese për të gjitha fetë dhe ritet tjera, përveç krishterimit. Po qe se në aspektin shkencor-historik merren parasysh këto të vërteta historike që kanë të bëjnë me “aktivitetin” edhe të Pjetër Bogdanit, atëherë do të shohim se sa meriton ai për t’iu ngritur një bust, edhe atë pikërisht në qytetin shqiptar të cilin e ai dogji, sepse thjesht, sipas veprës së tij “Çeta e profetëve” ai më së shumti njihet si teolog intolerant se si teolog humanist e rilindës.

Piromanëve askush në histori nuk iu ka ngritur buste. Këtë e bëjnë vetëm disa shqiptarë tanë të cilët ende me vete e bartin frymën marksisto-leniniste dhe që janë të mbushur me muslimanofobi. Pse të mos vendosen buste të rilindësve dhe intelektualëve të mirënjohur shqiptarë, si Ibrahim Dalliut, Vehbi Dibrës, Hoxhë Tahsinit, Rexhep Vokës, etj., të cilët asnjëherë nuk ditën t’i fyejnë apo të shprehin urrejtje ndaj pjesëtarëve të religjioneve të tjera, siç bëri Bogdani “ynë”!?

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi