Nje kryeveper e bukurise femerore shqiptare pas nje historie te rralle
2 posters
Faqja 1 e 1
Nje kryeveper e bukurise femerore shqiptare pas nje historie te rralle
Në shkurt 2008, në Quinn’s Auction Galleries të Falls Church të shtetit të Virgjinisë në SHBA, u organizua një nga ankandet më të mëdha me 300-400 objekte të prejardhura historikisht nga aristokracia e lashtë hungareze, të cilat i ishin besuar prej disa kohësh një shtëpie ankandi të rrethinave të Washington DC. Objektet përbëheshin kryesisht nga bizhuteri, vepra arti të një cilësie të lartë, mobilieri, zbukurime, armë e veshmbathje, të gjitha të karakterit historik dhe prejardhur nga dy prej familjeve më të shquara të Europës, familjet fisnike Teleki dhe Mekesh, të njëjësuara me lidhje të forta krushqie e gjaku. Trashëgimtari i tërë kësaj pasurie që e vuri në ankand ishte djali i konteshës Johanna Mekesh Teleki dhe i Geza Telekit, pra nipi i Pal Telekit, kryeministrit të Mbretërisë hungareze në vitet 1920-1921 dhe 1939-1941, me origjinë shqiptare.
Dhe çuditërisht, sipas fjalëve të Matthew Quinn, drejtorit të ankandit, ndër këto objekte gjendej një kryevepër, një “tablo e mrekullueshme që është nga më të bukurat që unë kam parë gjer më sot” siç u shpreh ai, vepër e piktorit të famshëm vjenez Johann Frankenberger titulluar “Grua shqiptare”. Dhe kjo “Grua”, në pamje të parë e zakonshme, por me veshje të hijshme fisnike shqiptare, si një stërgjyshe e lashtë, për dekada të tëra ka qenë e admiruar dhe pronë e një personazheje historike, pikërisht e shqiptares Irena Muratit, nënës së ish Kryeministrit hungarez Pal Telekit.
Para se të trajtojmë historinë e bukur të familjes hungareze Teleki (apo pse jo edhe të familjes shqiptare Teleqi-Murati ?!), le të shohim nga afër këtë kryevepër me bukuri mahnitëse : tabloja është realizuar në vaj më 1846 dhe ka përmasat 100,33 lartësi x 81,28 cm gjerësi. Shfaq përpara një dritësoreje një bukuroshe me vesh rrushi në njërën dorë dhe në tjetrën një thikaç.
Një degëz hardhie i është qepur dritares, me frute të bëshëm në kulmin e pjekjes, teksa në krahun tjetër të tablosë, një perde e kadifenjtë ngjyrë bordoje dëshmon si një element dytësor se është fjala për mjedisin e një familjeje të sërës së lartë. Sfondi është gati i errët për të nxjerrë më mirë në pah portretin e vashës, gjithë nur e rrëzëllimë. Sy të zinj, zhbirues, vetulla të mirëharkuara, ballë të lartë, hundë klasike greke, buzë paksa të mbledhur që shfaqin seriozitet, paqe shpirtërore e dëlirësi, një fytyrë me ovalitet të përsosur dhe më në fund një gushë pëllumbeshë - siç thotë shprehja e bukur shqipe -, të gjitha këto flasin për një portret të përkryer të stilit romantik, pa i lënë gjë mangët princeshave europiane të salloneve mondane.
Madje stolitë rreth qafës e në veshë e hijeshojnë edhe më shumë, krahas një trëndafili kapur në leshra, respektuar e anashkaluar nga një shall i bukur që i mbulon hijshëm krejt kryet. Por ajo që e bën tipike shqiptare është pamëdyshje, sikurse e vumë në dukje, veshja, ku spikat manteli i mrekullueshëm që haset historikisht sa në Jug aq edhe në Veri të Shqipërisë, tek vashat gege e toske, ai mantel i të gjitha ngjyrave, por domosdoshmërisht me qëndisma të praruara, dhe që ka qenë objekt i rrallë pikture i pjesës me të madhe të artistëve të huaj që kanë trajtuar historikisht figurën e vashës shqiptare.
Ja pra krejt tabloja, kuadratuar brenda një kornize të gdhendur me dorë dhe krejt e praruar. Nuk dimë konkretisht çmimin e fundit të shitjes, as blerësin, por dimë se ankandi i saj filloi në shifrat 5000-6000 usd. Është e firmosur në krahun e majtë të tablosë dhe në ankand ishte listuar me titullin: “Portret bukurosheje duke prerë rrush”. Autori i saj, piktori vjenez Frankenberger është një figurë madhore e artit klasik austriak dhe njihet për realizime portretesh të mrekullueshme, që nga tabloja e famshme që paraqet Kaizerin Franz Josef dhe deri te portretet e figurave të shquara ushtarake, të fisnikëve, të njerëzve të thjeshtë, si për shembull tabloja “Rrëfimi i një vajze”, “Portret fëmije”, “Portret i djaloshit peshkatar grek”, etj. etj.
Por “Portreti i gruas shqiptare” mbahet si kryevepra e Frankenbergerit, për më tepër që prapa saj zbulohet një nga ato histori të rralla që dëshmojnë mbi të gjitha për gjakun shqiptar në damarët e Europës. Në historikun e kësaj vepre vihet më së miri në dukje se “Gruaja ishte një stërgjyshe shqiptare e Irena Muratit, nënës së Pal Telekit”.
Nuk kemi hë për hë në duar një studim të plotë për historikun e familjes Teleki, që me siguri në gjuhën magjare ekziston. Por nga sa disponojmë, del në pah se familja Teleki është e ardhur në Hungari, duke qenë se në shekujt XIV-XV i është larguar pushtimit turk që depërtoi në Ballkan. Në shekullin XIX, kanë marrë toka në jug-lindje të Hungarisë, dhe janë vendosur në kontatet e Bihorit, Bekes e Zarandit (zotërime sot të Rumanisë). Pra, mos vallë bëhet fjalë për familje shqiptare të trevave të Rumanisë të shpërngulura edhe më në Veri-Perëndim? Megjithatë, burime të tjera e shohin prejardhjen e familjes Teleki nga Transilvania, duke qenë se anëtarë të kësaj familjeje kanë qenë mjaft aktivë në vitet 1540-1690. Por, këtu nuk duhet harruar se familje të tëra stradiotësh shqiptarë vepronin fuqimisht në mbarë Europën dhe po në këtë kohë kemi gjeneralisimin e famshëm shqiptar Gjergj Basta (1550-1607) të marrë në zotërim krejt Transilvaninë në emër të perandorit austriak Rudolfi II.
Më pas, shohim të shfaqet si figurë e njohur Mihali II Teleki, që arriti poste të larta në Oborrin mbretëror të Gyorgy Rakozcy II, princit të Transilvanisë. E shohim më 1680 kapiten gjeneral dhe për merita të veçanta i jepet titulli “Kont i Hungarisë”. Geza Teleki - i ati i kryeministrit të ardhshëm hungarez Pal Teleki -, u bë më 1890 ministër i brendshëm. Dhe pikërisht, më 28 gusht 1871, Geza Teleki martohet me 19 vjeçaren shqiptare Irena Murati, e bija e tregtarit Kostandin Murati.
Në fakt, studiuesit nuk mungojnë ta cilësojnë me prejardhje “greke” familjen Murati. Por përsëri me mjaft rezervë, sepse shohin pas cilësimit “grek” jo kombësinë, por fenë, si dhe gjuhën greke që përdorej gjatë komunikimit, sidomos me shkrim. Është një marifet i lashtë, apo një thes grykëgjerë, ku prapa termit “grek” përfshiheshin jo vetëm shqiptarët, e sidomos ata të Jugut të Shqipërisë së sotme apo të Epirit historik, por edhe pjesëtarë të kombeve të tjerë me fe ortodokse. Bie në sy se në shekullin XVIII shumë familje shqiptare e greke vendosen në qytete të mëdha, deri në Budapest, dhe zënë poste të larta në mjaft veprimtari ekonomiko-financiare. Dhe jo vetëm kaq, por morën edhe dëshmi fisnikërie, si familja Harisi, Luka, Mano, Simo, Nako, etj, duke u bërë simbol pasurie. Edhe familja Murati (veç kur na i shtojnë një -s- e na i bëjnë Muratis!), thuhet se ka ardhur nga Veriu i Greqisë - që është pikërisht Epiri, i thënë ndryshe, trevë historikisht shqiptare -, dhe duke paguar 50 fjorinta, Panajot Murati u bë qytetar i Pestit!
Në fakt, për të qenë më të saktë, familja Murati është me origjinë nga Çamëria dhe konkretisht shohim shqiptarin Hax(h)i Murati Çami në Worcester Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të shkruajë në revistën “Përparimi” të janarit 1917 poemën “Kujtime e Psherëtime”, ndër të tjera këto vargje: “Këtë vjershën e shkrova / Ta dinë gjithë vëllazëria / Në rrezik të madh Kosova, / dhe e mjerë Chamëria.../ Briti, thiri Chamëria: / Ku e kam motrënë time? /Në këmbë u ngrit Labëria,/ I tha s’kursehemë as thërime...”.
Në vitet 1827-1831 e shohim shqiptarin Panajot Murati pronar të një pallati luksoz që sot e kësaj dite ekziston në Jozef Nadar Square. Nipi i tij Kostandin Murati (në gjuhën magjare Kostandinit i thonë Szilard) mori pallatin në dorëzim dhe bëri pasuri të madhe, duke ndërtuar deri në shtatë pallate të tjerë luksozë. Dhe çuditërisht tre vajzat e tij u martuan me “shqiptaro-grekë” nga familjet Vrani, Kurti, Ekonomi, dhe vajza e katërt Irena Murati martohet me Geza Telekin.
Bukur! Po pse vallë Irena na paska bërë përjashtim, a nuk është edhe Geza Teleki (Teleqi) me zanafillë të lashtë shqiptare përderisa janë të vajtur historikisht në Hungari? Disa shenja të tjera paraprake, përveç prejardhjes së errët që sapo shtjelluam, shpien ujë në këtë drejtim, dhe konkretisht:
Së pari, ndër emrat mashkullorë të familjes Teleki, hasen në rrotacion, brezi pas brezi emrat Mihal, Geza, Pal, etj. Ky i fundit, që u mbajt edhe nga ish Kryeministri hungarez, me sa duket, duhet të jetë me prejardhje shqiptare, sepse siç vë në dukje prof. Sh.Demiraj në veprën e tij “Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe”, “trajta Pal nuk gjendet në asnjë gjuhë përveç shqipes”. Për prejardhjen e këtij emri, Rami Memushaj, në studimin e tij me mjaft vlerë “Patrionimia e Himarës”, shfaq mendimin se vërtet ky emër vërehet në formën Pavli në botën greko-bizantine, apo në formën Paulus tek latinët, veçse jo vetëm që ka të ngjarë të jetë marrë prej kaonëve ilirë nga romakët para lindjes së Krishtit, por nuk mund të përjashtohet as mundësia që emri të ketë lidhje me Shën Palin, predikuesin e krishterimit në Epir.
Pra në trajtën Pal, ky emër i përhapur gjithandej në forma të ndryshme, haset vetëm tek shqiptarët, nga Epiri deri në Mal të Zi. Dhe për habi shfaqet po në këtë trajtë edhe tek magjarët e Hungarisë! Nuk e dimë nëse haset tek ta edhe në formën e përbërë të shqipes si emri Gjipal (Gjin + Pal), i dëshmuar në regjistra të hershëm me emra shqiptarësh që më 1583. Në këtë rast, kemi të drejtë të parashtrojmë hipotezën se janë shqiptarët, ata që e çuan këtë emër në Hungari e që i shohim po me këtë emër edhe në Trieste, Vjenë, Athinë, Marsejë, etj., kudo ku kanë qenë vendosur shqiptarët.
Së dyti, që në nëntor 1871 kur lindi Pal Teleki, shohim në mjedisin e tij familjar një familje të madhe patriarkale, me halla, ungj, kushërinj, etj. të gjithë nën një strehë, si një dëshmi e moçme e një tipari të veçantë të shqiptarit historik, e fisit, gjakut. Dhe këtu Pali mori edukimin e parë familjar në lidhje të forta me nënën Irena Murati, që e edukoi të birin me virtyte, mbi të gjitha të ishte i drejtë dhe i vendosur. Mes një biblioteke të pasur të kështjellës që shkonte deri në 3200 vëllime të regjistruara, Pali do formohej e do mësonte shumë gjuhë të huaja, do merrej me art (karikaturë), me balet, me koleksion pullash, me gjueti e kalërim, duke dëshmuar për një formim të gjithanshëm aristokratik. Dhe mbi të gjitha, duke qenë për herë të dytë kryeministër i Hungarisë në vitet tepër të vështira të Luftës së dytë botërore (1939-1941), do shfaqej si figurë e rëndësishme e historisë hungareze duke penguar përfshirjen e Hungarisë në kampin e forcave naziste që po sulmonin Europën lindore.
Së treti, dhe kulmi i enigmës së kësaj familjeje me zanafillë ndoshta të hershme shqiptare, në ankandin e famshëm Quinn’s, u shit edhe një tjetër objekt artistik me vlerë të madhe, një karficë me diamante dhuruar Johanna Mekeshit nga mbreti Zog i Shqipërisë! Më 1936, pas aventurave rinore me Tania Visirovën në fillim të viteve ‘30, Ahmet Zogut i ra në dorë një foto e fisnikes hungareze Mekesh dhe Zogu, djalë i ri, i pashëm, në kërkim të një gruaje për t’u martuar, u rrëmbye nga bukuri e saj dhe ishte gati për të vënë kurorë me të. Veçse na doli në pah në atë kohë çështja delikate e fesë, sepse bukuroshja Johanna ishte e krishterë, kurse mbreti ynë na qenkësh mysliman, dhe martesa nuk u realizua. Johanna do martohej me Geza Telekin, të birin e ish kryeministrit Pal, kurse mbreti Zog, do ta kapërcente pengesën e fesë dhe do martohej një vit më vonë me konteshën po hungareze Geraldina Appony, dhe përsëri me anë të një fotoje të mbretëreshës së ardhshme shqiptare që ia kishte dhënë Zogut e motra e tij. E ndërsa çifti i ri mbretëror shqiptar këmbente për dasmën dhurata të vyera, Musolini, i pakënaqur që mbreti Zog nuk u martua me fisnike italiane, do t’i dërgonte si dhuratë për martesë një tenxhere bakri!
Karfica e diamantë, e quajtur ART DECO, përmban tetëdhjetë gurë të vyer, ku më i madhi ka vlerë 1 karat dhe në tërësi ka peshën 11.01 karat. Sipas historikut të ankandit, bëhet fjalë për një katror të bukur spektakolar që është realizuar nga Osterreicher, firma vjeneze që realizonte bizhuteri zyrtare edhe për Oborrin mbretëror shqiptar. Ankandi i këtij objekti me tepër vlerë, filloi në shifrat 20-25000 usd. Ky objekt, i shitur në ankand, të kujton po ashtu edhe shpatën shumë të bukur të mbretit Zog shitur në Londër para pak kohësh në vlerën 10800 paund, një shpatë e rrallë me dorezë ari dhe me simbolet shqiptare, të cilën ai e mbajti gjatë ceremonisë së martesës dhe më pas, gjatë festave ceremoniale.
Është për të ardhur keq që tërë këto objekte me vlera të rralla artistike, që flasin e dëshmojnë mbi të gjitha për pjesë të caktuara të Historisë së Shqipërisë, po shkojnë gjithnjë e më shumë dhe gjithnjë e më shpejt drejt ankandeve perëndimore, sikur të mos mjaftonin objektet e çmuara arkeologjike të tokës shqiptare, rrëmbyer e shitur jashtë shtetit në tërë kohërat, dhe që janë krenari e muzeve të botës, duke shuar çdo gjurmë të prejardhjes së tyre. Me sa duket, ende do vazhdojë te ne, si gjithnjë, mungesa e një strategjie të caktuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të vlerave historike kombëtare, për aq kohë sa kultura shqiptare nuk do të zërë vendin e saj të nderuar në emancipimin e shoqërisë sonë. /Fotaq Andrea e Dritan Muka

Vizitor- Vizitor
Re: Nje kryeveper e bukurise femerore shqiptare pas nje historie te rralle
bobo spaskam nerva me e lexu po ai me mysteqe kush eshte se sme duket si femeror
CuN@BosS/- WebMaster
- Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime : 6010
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha : 42
Hobi : + Programator @ iNfO!-
AlBora- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : prishtina
Postime : 2297
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/10/2010
Mosha : 42
Hobi : leximi
Similar topics
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Kryevepër e letërsisë shqiptare
» Një kryevepër për 100 Vjetor (video)
» Vdes në varfëri, s’e dinte që kishte një kryevepër në shtëpi
» Moda e bukurise se kembes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi