Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip

2 posters

Shko poshtë

Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip  Empty Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip

Mesazh nga Vizitor Sun 21 Nov 2010 - 13:45

Fëmijëve shqiptarë së fundi u është dhënë mundësia që në shkollën fillore të Poreçit të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Sipas portalit “T-portal.hr”, planprogramin mësimor sipas modelit C, i miratuar nga Ministria e Arsimit e Kroacisë, prej këtij viti shkollor e ndjekin rreth 50 filloristë.

Sipas kryetarit të Këshillit Nacional të Pakicës Shqiptare të qytetit të Poreçit, Idris Sulejmani, të interesuar ka edhe në mesin e nxënësve të shkollës së mesme.

“Ky është model i ri sipas të cilit fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën dhe të shkruarit shqip njashtu si edhe kulturën dhe historinë shqiptare.

Programi, sipas këtij modeli, nuk është i njëjtë si ai i lëndëve zgjedhore, siç janë informatika apo gjuha e huaj dhe kësisoj nxënësit, me pëlqimin e prindërve, vullnetarisht e zgjedhin këtë lëndë. Deri tani kemi dy grupe fëmijësh që ndjekin këtë lëndë – njëri prej klasës së parë deri në klasën e katërt dhe tjetri prej klasës së pestë deri në klasën e tetë – kryesisht të pakicës shqiptare dhe jemi të hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë ta ndjekin këtë lëndë. Nga nxënës tanë të shkollës së mesme kemi marrë kërkesa, por ka edhe nga ata që tashmë e kanë përfunduar shkollën e mesme”, ka thënë Sara Sulejmani – Xhelili, e cila në masë të madhe ka kontribuuar për konkretizimin e kësaj ideje.

Për faktin që shkolla fillore e Poreçit ka numër të madh nxënësish dhe mësimi zhvillohet në dy ndërresa, për mbajtjen e lëndës së shqipes ka qenë e vështirë të harmonizohen terminët dhe për këtë mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare mbahet çdo të shtunë paradite me nga dy orë mësimore për secilin grup.

“Deri tani po funksionon mirë dhe jemi krenarë për këtë. Edhe si prind jam shumë e lumtur që me fëmijë mund të mësoj diçka që unë nuk kam pasur mundësi ta mësoj në fëmijërinë time. Ministria e ka miratuar këtë kërkesë qysh para dy vitesh, por ka qenë shumë vështirë të gjejmë kuadro. Por këtë çështje tashmë e kemi zgjidhur dhe kemi angazhuar albanologun përkatësisht profesoreshën e gjuhës shqipe dhe të kulturës, e cila çdo të shtune udhëton nga Pula”, ka thënë Sara Sulejmani - Xhelili.

Ajo thotë se programi sipas modelit C, në Rjekë po aplikohet tash tri vjet (prej vitit të kaluar në Shkollën Qendrore në Pulë, ku me këtë planprogram zhvillohet mësimi për pakicën maqedonase) por në shkollën Poreçit ani pse ka filluar këtë vit, ka më shumë nxënës që mësojnë shqip dhe kulturë shqiptare.

Me rastin e futjes së gjuhës dhe të kulturës shqiptare në shkollën fillore të Poreçit, të enjten (sot), në qytetin kroat do të mbahet një ceremoni solemne, ku pritet të marrin pjesë mysafirë të shumtë.

“Kjo për fëmijët tanë është një ngjarje historike”, ka thënë kryetari i Këshillit Nacional të Pakicës Shqiptare të qytetit të Poreçit, Idris Sulejmani, duke shtuar se kanë nisur bisedimet për futjen e lëndës së gjuhës dhe të kulturës shqiptare edhe në shkollat e mesme të këtij qyteti. 

Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip | Facebook
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip  Empty Re: Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip

Mesazh nga LaDescarada Sun 12 Dec 2010 - 0:29

Interesant vallaaaa....nja 2 here jam kon me shkoll ne Poreq(ne deti) celebrate005

ps: gjithkun ne diaspor po e mesojn shqipen vetem ketu ne slo jo ihiuuu
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip  Empty Re: Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip

Mesazh nga Anakonda Sat 22 Sep 2012 - 1:57

Qenka me te vertet shum interesante;
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip  Empty Re: Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi