Gjuha fillon të mësohet që në mitër?
Faqja 1 e 1
Gjuha fillon të mësohet që në mitër?
Zhvillimi gjuhësor fillon në mitër, gjatë 10 javëve të fundit të shtatzënisë, ka treguar një studim i ri i realizuar te foshnjat amerikane dhe suedeze.
Kërkuesit kanë vërejtur se këto aftësi mund të dëshmohen brenda disa orëve të para të jetës së foshnjës.
“Nëna e ka fatin të jetë e para që ndikon në trurin e foshnjës. Tingujt që nxjerr ajo gjatë të folurit janë elementet më të zëshme dhe fetusi i kërkon ato”, thotë njëra prej bashkë-autoreve të studimit, Patricia Kuhl, drejtoreshë e Institutit për Shkencë Mësimi dhe Truri në Universitetin e Washingtonit.
Studimi ka nxjerrë në pah se vetëm disa orë pas lindjes foshnjat mund të bëjnë diferencën në mes të gjuhës amtare të nënës së tyre dhe një gjuhe të huaj. Ata thonë se kjo tregon se foshnjat janë në gjendje t’i dëgjojnë nënat e tyre kur flasin që nga java e 30-të e zhvillimit në barkun e nënës, shumë më herët se që është menduar më parë.
“Ky është studimi i parë që tregon se fetuset që para lindjes mësojnë tinguj të veçantë të të folurit nga gjuha e nënës. Studimi tregon rezultatet e përvojës së foshnjës me të folurit që nga mosha gjashtë muajsh e paralindjes”, thotë autorja tjetër e studimit, Christine Moon, profesoreshë në Universitetin Pacific Lutheran në Tacoma, Washington.
Kërkimi në fjalë kishte përfshirë 40 foshnja, më pak se dy ditë pas lindjes. Foshnjat, të lindura ose në Tacoma (SHBA) ose Stockholm (Suedi), ishin kombinim i vajzave dhe djemve. Derisa kanë qëndruar në dhomën e studimit, bebet kanë dëgjuar tinguj zanor të gjuhës amtare të nënës së tyre dhe tinguj në gjuhë të huaj.
Foshnjave u janë dhënë biberonë të lidhur me kompjuter për të matur reagimin e tyre ndaj tingujve që dëgjojnë. Në varësi të asaj sa gjatë foshnjat e kanë thithur biberonin kërkuesit kanë vlerësuar se sa të interesuar ishin ato në tingujt zanorë të gjuhëve të ndryshme.
Sa më gjatë apo më shkurt që ata e kanë thithur biberonin për tinguj të familjarizuar ose jo të familjarizuar, ka treguar edhe aftësinë e tyre për t’i dalluar tingujt që ata kanë dëgjuar që kur kanë qenë në mitër. Menjëherë pas lindjes, foshnjat kanë thithur më gjatë biberonin për tingujt e gjuhës së huaj, se sa për tingujt e gjuhës amtare, ndaj të cilëve tinguj kanë qenë më të qetë.
Autorët e studimit kanë arritur në përfundim se duke eksploruar se si mësojnë fëmijët, mund të jetë një ndihmesë për të hedhur dritë mbi të mësuarit në të gjitha fazat e jetës.
“Ne duam të dimë se çfarë është ajo magji që i bën ata të mësojnë aq lehtë në fëmijërinë e hershme, e që të rriturit nuk munden. Ne nuk mund ta humbim këtë kuriozitet të hershëm”, ka shtuar Kuhl.
Studimi është publikuar në revistën “Acta Paediatrica”.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Similar topics
» Në Poreç të Kroacisë mësohet shqip
» Dështimi i studentëve online, “në klasë mësohet më shumë”
» Gjuha Shqipe...
» GJuha shqipe !!
» Gjuha e Zemres

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi