Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bukuri vjeshtore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bukuri vjeshtore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukuri vjeshtore

Shko poshtë

Bukuri vjeshtore  Empty Bukuri vjeshtore

Mesazh nga Vizitor Mon 29 Nov 2010 - 11:03

Thuajse gjithmonë në vjeshtë, pas pushimeve verore, është i pranishëm pak a shumë dehidratimi i lëkurës dhe tharja kapilare. E para shfaqet me rrudha të vogla rreth syve e gojës dhe me disa plasaritje të vogla në fytyrë dhe qafë, ndërsa flokët, më të qëndrueshëm e të ashpra.

Përgatiti: Laura Dreshaj

Po kështu, vërehet edhe një rrjepje e lëkurës, që e bën atë jo homogjene, si dhe “njollat’, një fenomen fiziologjik të ndërrimit të qelizave. Këshilla më e zakonshme, që mund të jepet në këto raste atyre që duan të kenë një paraqitje të pakapshme nga ana estetike, është të shkojnë te një estetist, ku mund të bëjnë disa trajtime, mes të tjerash, llojin më të përshtatshëm të makiazhit për lëkurën në këtë periudhë. Në rast se nuk doni të shkoni në ndonjë institut bukurie ose thjesht nuk keni mundësi, zbatoni këshillat që jepen më poshtë, për ta trajtuar sa më shumë të jetë e mundur lëkurën dhe flokët tuaj.

Lëkura në vjeshtë
Para së gjithash, mbani rregullisht pastërtinë e lëkurës, me qumësht dhe produkte dushi neutralë dhe të markave të njohura, të cilat mbajnë shumë mirë epidermën dhe pas tyre, kremërat hidratues e ushqyes që do të përdoren më pas. Natyrisht, ka shumë rëndësi zgjedhja e kremrave trajtues, që duhet të depërtojë në shtresat e brendshme të lëkurës (pra, të përdoret duke bërë njëkohësisht edhe masazh të lehtë) dhe funksional, ose më saktë, të jetë në gjendje t’i japë lëkurës atë butësi e vitalitet, që luajnë një rol të rëndësishëm në pikëpamjen estetike. Për sa i përket fondotintës, shmangni tonet shumë të ndezur dhe të kuq, duke u prirur më shumë nga nuancat më të zbehta dhe të qarta, të cilat të kombinohen më së miri me ngjyrën e marrë të diellit.

Flokët në vjeshtë
Bukuri vjeshtore  Hair1

Megjithë trajtimet e shumta që mund t’u bëhen flokëve gjatë verës, kjo stinë i bën ato më shumë ose më pak të ashpër dhe të thatë, duke zvogëluar kështu edhe rolin e tyre estetik, që në kushte normale vendoset nga butësia, shkëlqimi dhe elasticiteti i tyre. Nuk është e mjaftueshme të përdorësh vetëm shampot e ashtuquajtura ushqyese; përveç këtyre, këshillohen, të paktën për disa javë pas pushimeve, trajtime me vajra të lehtë dhe të asimilueshëm nga fijet e flokut. Duhen forcuar rrënjët e flokëve me produkte lehtësisht alkoolike që përmbajnë lëndë bioaktivizuese. Në rastin e flokëve shumë të hollë dhe të dobët, duhen përdorur produkte me përmbajtje të lartë keratine, që forcojnë gjithë flokun përgjatë gjithë gjatësisë. Në fund, pas verës, duhet treguar kujdes me krehjen, që duhet të jetë e butë dhe të mos shkaktojë këputjen e flokut nga padurimi, duke shkulur shpesh shumë fije njëherësh për shkak të mungesës së butësisë së flokut, i cili ndërkohë është tharë e forcuar gjatë verës.

Trupi në vjeshtë
Nëse ushtrimet sportive, noti, shëtitjet e gjata, jetesa në ambientet më të shëndetshme të detit dhe malit, kanë ndihmuar në përmirësimin e linjave tuaja dhe në tonifikimin e muskujve, përpiquni ta mbani këtë formë edhe pas kthimit në qytet. Kështu që, bëni mirë të zgjidhni aktivitetin e duhur fizik, në palestër ose edhe në shtëpi, mbani parasysh rregullat e të ushqyerit të këshilluara nga dietologu dhe përpiquni të jeni sa më mirë me gjendje të mirë shpirtërore; në fakt, është vërtetuar se gjendjet stresuese nxisin lindjen e depozitimit të dhjamërave, madje dhe të celulitit.

/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bukuri vjeshtore  Empty Re: Bukuri vjeshtore

Mesazh nga Anakonda Sat 7 Apr 2012 - 5:17

bukuri teper e vecante
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi