Në Shqipëri 406 të prekur nga HIV/AIDS
2 posters
Faqja 1 e 1
Në Shqipëri 406 të prekur nga HIV/AIDS
Në Shqipëria janë të prekur nga virusi HIV/AIDS 406 persona, 20 për qind e të cilëve kanë humbur jetën pasi janë diagnostikuar me këtë virus.
Të mërkurën, në Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS, sëmundjes që ka marrë miliona jetë njerëzish në të gjithë botën, ashtu sikurse edhe vitet e tjera, autoritetet kanë dhënë statistika, duke mos marrë masa konkrete për këtë sëmundje. Gjatë këtij viti thuhet se numri i të prekurve ka rënë me 40 të tillë, nga 60 që janë prekur vitin e kaluar. Megjithatë, statistikat nuk janë plotësisht të sakta pasi në realitet numri mund të jetë më i lartë, ashtu sikurse pranojmë edhe specialistët.
Problemi kryesor për transmetimin e kësaj sëmundjeje në Shqipëri është marrja e gjakut, që për fat të keq ka shkaktuar edhe humbje të jetës së të prekurve që kanë rënë pre e virusit nga gabimet njerëzore. Virusi nuk kapet dot nga analizat për gjashtë muaj dhe kjo e bën të ndërlikuar identifikimin e sëmundjes në kohë.
Gjithashtu, numri i pakët i testimeve vullnetare është një tjetër shqetësim. Të paktën 15 fëmijë e kanë marrë infeksionin gjatë lindjes nga nëna e tyre. Në vendin tonë, të sëmurët trajtohen me mjekime speciale. Në Qendrën Spitalore Universitare janë 125 raste që marrin trajtim, ndërkohë 14 fëmijë që po ashtu marrin terapi pranë pediatrisë. Pjesa dërrmuese e rasteve gjatë gjithë këtyre viteve është e moshës nga 25 deri 45 vjeç, ndërsa 70 për qind janë burra e vetëm 30 për qind femra.
Po ashtu numri kryesor i rasteve i përket personave që jetojnë në zonat urbane dhe më pak se një e treta jetojnë në fshat.

Prada- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime : 7718
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha : 112
Hobi : Ndihmes Bageri
Re: Në Shqipëri 406 të prekur nga HIV/AIDS
eh pak qenkemi po ta krahasojkm me shtetet e medha industriale
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shqiperi e madhe, Shqiperi etnike apo Shqiperi reale
» Shqiptaret te prekur nga racizmi
» Leksione për të përkëdhelur dhe prekur
» Autizmi dhe kujdesi për fëmijët e prekur
» Në Kosovë 81 raste të HIV/AIDS-it

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi