Historia dhe origjina e Krishtlindjeve. Si është festuar që nga Antikiteti
Faqja 1 e 1

Autori i Lajmit: Denisa Kona
Në Persinë antike, solstici i dimrit celebronte duke kënduar himnin që tregonte lindjen e botës. Në Aleksandri të Egjyptit ajo pati shprehjen më të plotë, para epokës kristiane, në festën e madhe të lindjes së Horus. Statujat e perëndisë nënë Iside me vogëlushin në prehër ose duke i dhënë gji, silleshnin në proçesion natën fushave nën dritën e pishtarëve.
Në Romën pagane të njëjtën domethënie kishin festat e dimrit që celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes së Krishtit, të njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin filluar më 19 dhjetor dhe zgjateshin deri më 25 dhjetor. Ishin festa gëzimi, ripërtëritjeje, shprese për të ardhmen dhe në këtë rast ribëheshin kontratat bujqësore. Në rrjedhën e pesëdhjetëvjeçarit të fundit para lindjes së Krishtit u fut në Rome kulti i Zotit Diell, mbase i përhapur nga trupat e rekrutuar në Siri dhe nga skllevërit orientalë. Në Romën antike perandorake, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kushërinj shkëmbenin urimet e para për të festuar "dies natalis" (ditën e lindjes së Krishtit) në një natë të ftohtë dimri.
Urimeve i shoqëroheshin shporta frutash, ëmbëlsirash dhe dhuratash të çfardolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe përvjetori i ngjitjes në fron të perandorit bëheshin simboli i një begatie që duhet të kishte vashduar për të gjithë vitin. Rreth 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij në një plak të fortë me mjekër të bardhë, rezident në Polin e Veriut, që i ndihmuar nga "gnomi"(personazh përrallash) të shumtë, bënte lojëra për t i shpërndarë si dhurata në natën e Krishtlindjeve, me ndihmën e një slite të tërhequr nga drerë fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtëpive.
Personazhi i vërtetë që u vesh me magji
Në histori, ekziston realisht një personazh me këto karakteristika. Bëhet fjalë për Shën Nikollën. Lindur në Patara, në Turqi, nga një familje e pasur, në shekullin e IV u bë peshkop i Myra-s dhe mori pjesë në Koncilion e Niceas në vitin 325. Kur vdiq, eshtrat e tij u vendosën në Myra, deri në 1087 kur u morën nga një grup kavaljerësh italianë të hequr si tregtarë dhe u dërguan në Bari dhe në cdo kohë e survejonin natën sepse do të bëhej mbrojtësi i shenjtë i qytetit. Pas vdekjes së tij u përhapën versione e legjenda. Njëra nga më të famshmet është ajo e treguar nga Dante në Purgator, me tre të rinj të varfër. Në versione të tjera, Nikola I shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpërmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai i Krishtlindjeve dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.
Legjenda “sjellësit të dhuratave” që përmend Aligeri
Një nga legjendat më të famshme, e konfirmuar nga Dante në Purgatorin (XX, 31-33) tregon që Shën Nikolla, i prekur nga lutjet e një njeriu të mirë që s kishte mundësi të martonte tre vajzat e tij ngaqë kishte rënë në mjerim, vendosi t i hidhte për tri netë me radhë, nga një dritare gjithnjë e hapur e kështjellës, tri thasët me monedha që do të bënin pajën e vajzave. Natën e parë dhe të dytë, gjërat ndodhën sipas planit, dhe natën e tretë Shën Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur për të mbajtur fjalën, plaku me mjekërr të bardhë u kacavjerr mbi çatitë dhe hodhi thesin me monedha nëpërmjet oxhakut, ku ishin varur rrobat për t u tharë, duke bërë të lumtur njeriun e mirë dhe tri vajzat e tij.
Në versionet e mëpasme të thjeshtuara për fëmijët, Shën Nikolla u dhuronte ushqim familjeve më të varfra duke ua hedhur anonimisht nëpërmjet oxhaqeve ose dritareve. Sipas legjendave të tjera, këtij shenjtori i kishte rënë në dorë një objekt mitik, "Sacro Graal", që, veç të qenurit përgjegjës për aftësitë e tij për të dhuruar me bollëk, qe dhe shkaku i hapjes së varrit të tij (nga kavaljerët italiane) për urdhër të Papa Gregorit VII. Në çdo rast, Shën Nikolla u bë në fantazinë popullore "sjellës dhuratash", detyrë e kryer falë një gomari në natën e 6 dhjetorit (Shen Nikolla pikërisht) ose deri edhe në Naten e Krishtlindjeve.
Fuqia e Yllit të Betlehemit
Sipas besimeve të vjetra, asgjë nga tryeza e Krishtlindjeve nuk duhet të hidhet në plehra, por duhet t u jepet qënieve të tjera të gjalla
Lutjet që përmbushen Natën e Krishtlindjeve deri në agim
Besohet që këtë natë edhe ujku urtësohet sepse ajo ishte rezervuar për Përjetësinë e lindjes së Krishtit
Thuhet se në në mesnatë, midis 24 dhe 25 dhjetorit, kafshët nisën të flasin në mënyrë të mrekullueshme. Ata flisnin ndërmjet tyre dhe shkëmbenin sekrete të rëndësishme mbi qëniet njerëzore, në mënyrë të veçantë mbi padronët e tyre. Por mos shpresoni se do t ju rrëfejnë gjatë. Legjenda thotë se mund të bien fatkeqësi mbi atë që nxjerr sekretin. Do ta rrethojë vdekja atë që tenton të flasë.
I famshmi “ Yll i Krishtlindjeve” që ka shekuj që sjell gjëra tipike për Krishtlindje. Madje thuhet se në të ardhmen do të japë dhuratë një djalkë. Sipas legjendës, më 25 dhjetor të një vitit të caktuar, një fëmijë i vogël do të hyjë në kishë për t iu afruar Jezusit në ditën e Rilindjes së tij. Dhe shenja njohëse- i trishtuar dhe krenar fëmija, lëshon një lot nëpër faqe dhe nga një mrekulli lotët transformohen në një lule të bukur shumë rozë në të kuq. Pikërisht, në Natën e Krishtlindjeve apo të Vitit të Ri, vajzat shprehin dëshirën që vitin e ardhshëm të martohen me shpresën se kjo dëshirë do të realizohet dhe askush nuk mendon për origjinën e vërtetë të këtyre besimeve, të horoskopit e të lojërave që luhen gjatë kësaj nate.
Askush nuk mendon gjithashtu se tradita e ëmbëlsirave të kësaj feste të bëra me bajame apo me gështenja, ka të bëjë me besimin antik se një gjë e tillë favorizon vëllazërimin mes njerëzve dhe është simbol i pjellshmërisë së tokës. Ndërsa gështenjave u atribuohej një vlerë fekonduese. Në vende të ndryshme, festa e Krishtlindjeve shoqërohet me ëmbëlsirën tradicionale në formë keku e cila në përbërje të saj ka copëza rrushi në formë monedhash që mendohet se thërrasin pasurinë. Po kështu, thuhet edhe për thjerrëzat që gatuhen natën e Vitit të Ri, një lugë prej të cilave duhet ngrënë në orën 12 të natës.
Në traditën më të vjetër popullore, pjesa e poshtme e pemës së Krishtlindjeve ndizet (me drita) dhe qëndron e ndriçuar deri natën e Vitit të Ri dhe kjo tregon vlerën e zjarrit, imazhin e Diellit dhe konsumimin simbolik të trungut të pemës së vitit të vjetër me gjithë të këqijat që janë akumuluar në të.
Sipas një tradite antike në disa vende aplikohet një ceremoni piktoreske me emrin e bukur “zjarrvënie”. Mbi trung hidhet verë e ëmbëlsira dhe ai digjet. Kjo simbolizon djegien e të këqijave dhe mëkatit.
Ndërsa disa të tjerë e shpjegojnë hedhjen e verës me gjakun e Krishtit dhe ndezin edhe 13 zjarre të vogla në kujtim të apostujve. Në disa vende kryetari i familjes bekon këtë pjesë të pemës me ujë të bekuar. Natën e Krishtlindjeve mendohet se vijnë mrekulli dhe gëzime dhe që vetëm në të mund të shprehësh dëshirën për shërimin e sëmundjeve të rënda.
Besohet gjithashtu që në këtë natë edhe ujku urtësohet sepse kjo natë ishte e rezervuar për përjetësinë e lindjes së Krishtit. Tashmë edhe në vendin tonë festohen krishtlindjet, por njëkohësisht festa e Vitit I Ri mbetet festa më e madhe e vitit.

Similar topics
» Ç’farë është vorbulla (vorteksi) Oregon, misteri, fakti dhe historia e tij
» ANTIKITETI I PRIZRENIT
» Papa ndez pemën e Krishtlindjeve
» Fushatë për të ndaluar shtatzënitë gjatë Krishtlindjeve !
» Tokio, inaugurohet pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi