Qeveria e Kosoves, 1 milion euro për Shkodrën
2 posters
Faqja 1 e 1
Qeveria e Kosoves, 1 milion euro për Shkodrën
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro ndihmë për zonat e përmbytura në Shkodër dhe 500 mijë euro për zonat e goditura nga reshjet e fundit në Kosovë. Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, tha se 1 milion euro ndahen për të ndihmuar Shqipërinë. “Kam vendosur që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vëllezërit nga Shqipëria, nga Shkodra dhe rrethina, të ndajë 1 milion euro, ndërsa gjithë potencialin shtetëror dhe human mund të them sa i përket prezencës së tyre në terren në Shkodër dhe rrethinë, tani kemi marrë masat dhe janë dërguar njerëzit tonë jashtë atje dhe unë kam ftuar gjithë qytetarët e Kosovës, gjithë autoritetet komunale që të tregojnë autoritetin e tyre shtetëror, por edhe human e qytetar në shërbim të solidaritetit të plotë me qytetarët në Shkodër dhe rrethinë. Ndërsa për Kosovën në këtë rrethanë që është krijuar kemi ndarë gjysmë milioni euro për ndihma në raste të rënda dhe emergjente, pastaj kur të ndodhë vlerësimi në çdo komunë do të marrim vendimet tjera”, ka thënë Thaçi. Ai ka ftuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës për solidaritet me qytetarët e Shqipërisë.
Republika e Kosovës po ashtu do të dërgojë ndihma shtesë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Ministria e Forcës së Sigurisë mori vendim që të dërgojë sot një personel dhe teknikë shtesë: 15 kamionë, 2 autoambulanca të FSK-së dhe 3 autoambulanca të Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës. Para katër ditësh FSK-ja dërgoi në zonën e Shkodrës njësinë e kërkim-shpëtimit, e përbërë prej 59 pjesëtarësh.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Qeveria e Kosoves, 1 milion euro për Shkodrën
Bravo bravo bravooooooooooooooooo gjithmon vellezerit dhe motrat tan kosovar kundrejt nesh kan qen gjithmon me zemer gjer nga ne
Shqipetaret e shqiperis dhe per kete nuk duhet te ken dyshim
Gjithmon kosvaret kan qen dhe ngelen patriot te flaket dhe vlladashes ne te gjitha kohet
Shqipetaret e shqiperis dhe per kete nuk duhet te ken dyshim
Gjithmon kosvaret kan qen dhe ngelen patriot te flaket dhe vlladashes ne te gjitha kohet
Korabi AL- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ku di gje un
Postime : 230
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/11/2010
Mosha : 51
Hobi : eouhai
Similar topics
» Shqiptari që fitoi 43 milion euro por mori 70 euro (VIDEO)
» Arsenali ,12 milion Euro
» LSDM: Projekti “Shkupi 2014” do të kushtojë 200 milion euro
» Gjermani, qeveria ‘gjen’ 55 miliarde euro te harruara
» Gjen thesarin e vjetër 4 mijë vjet, me vlerë 1.5 milion euro

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi