Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lamtumirë kryekomisar Tahiraj! Prehet në Varrezat e Dëshmorëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lamtumirë kryekomisar Tahiraj! Prehet në Varrezat e Dëshmorëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumirë kryekomisar Tahiraj! Prehet në Varrezat e Dëshmorëve

Shko poshtë

Lamtumirë kryekomisar Tahiraj! Prehet në Varrezat e Dëshmorëve Empty Lamtumirë kryekomisar Tahiraj! Prehet në Varrezat e Dëshmorëve

Mesazh nga WebMaster Fri 14 Sep 2012 - 10:37

Lamtumirë kryekomisar Tahiraj! Prehet në Varrezat e Dëshmorëve 58300_1TIRANË- ‘Lamtumirë
kryekomisar! Vepra jote nuk do të vdesë kurrë’, ishin fjalë që kolegë
dhe miq thanë mbi arkivolin ku shtrihej trupi i shefit të komisarit të
Shijakut, Adem Tahiraj, 49-vjeç. Nën muzikën funebre në sallën e e
Shtëpisë Qëndore të Ushtrisë u shfaqën personalitete të rëndësishme të
vendit që shtrënguan duart dhe ngushëlluan familjarët e kryekomisarit.


ceremoninë e homazheve u vu re prania e kryeministrit Berisha,
kryeparlamentares Jozafina Topalli si dhe kreut të opozitës Edi Rama që
shoqërohej nga një grup deputetësh socialistë.

Homazhet
përfunduan rreth orës 16:00, për të vazhduar me ceremoninë e varrimit
pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, një ceremoni e ngushtë kjo, ku
morën pjesë të afërm, miq e kolegë. Në ceremoni edhe ministri i
Brendshëm Flamur Noka.

Njëri prej kolegëve të tij tha fjalët e lamtumirës të shoqëruara më pas me 2 minuta heshtje.

“Kjo,
dita e lamtumirës për mikun tonë, janë momentet e një dhimbje të thellë
pasi një ditë më parë dora e krimit këputi në mes jetën e komisar
Ademit. Me humbjen e tij, policia humbi një punonjës të aftë me vlera të
larta, kolegët një mik të mirë. Gjatë karrierës së tij 26 vjecare ai
nuk u tremb asnjherë madje dha dhe jetën në përballje me krimin”, tha
njëri nga kolegët policië në fjalën e lamtumirës, ndërsa më pas u
mbajtën edhe 2 minuta heshtje në nderim të figurës së tij.

“Kujtimi yt do jetë gjithmonë i pranishëm në zemrat tona”, u theksua në ceremoni.

Pas
dhënies se lamtumirës, koleget do vijojnë me vizita tek familjarët e
punonjësit të policisë të rënë në krye të detyrës kryekomisar Adem
Tahiraj

BERISHA HETIM KRIMIT MAKABËR, TË VIHET DREJTËSIA NË VEND
Kryeministri
Sali Berisha vizitoi mesditën e sotme, familjen e kryekomisarit të
vrarë dje Adem Tahiraj. Shefi i qeverisë duke dënuar aktin kriminal i
shprehu ngushëllimet e tij familjes Tahiraj, teksa theksoi se në
dhimbjen e tyre bashkohet e gjithë Shqipëria.

“U shpreh
ngushëllime familjarëve. Këtë dhimbje e ndani me të gjithë shqiptarët.
Dhimbje e madhe për efektivët e policisë, shtetin. Humbja shumë e rëndë
për familjen dhe për të gjithë “,- tha Berisha.

Kryeministri
duke nënvizuar se humbja e Tahirajt nuk kompensohet me asgjë theksoi se
shteti do bëjë gjithcka për të vënë drejtësinë në vend.
“Do bëhet
gjithçka që drejtësia dhe ligji të thonë fjalën e tyre. Të hetohet çdo
aspekt dhe detaj i këtij krimi makabër”,- theksoi Berisha.

RAMA: T’I JAPIM LAMTUMIRËN E FUNDIT SHËRBËTORIT TË VRARË TË SHTETIT
Kryetari
i PS-së, Edi Rama, dhe deputetët socialistë të Komisionit të Sigurisë
ishin të pranishëm në homazhet e zhvilluara për nder të kryekomisarit
Adem Tahiraj, i vrarë një ditë më parë në krye të detyrës.

“Do
t’i japim lamtumirën e fundit shërbëtorit të vrarë të shtetit. Të mbetet
ndjesia e hidhur e policisë se tradhtuar. Yryshi që ka marrë krimi në
Shqipëri, pjellë e këtij politizimi”- shkruan në rrjetin social
“Twitter” kreu i PS-së.
Sipas Ramës, rivendosja e rendit e sigurisë
është bërë domosdoshmëri dhe “ky do të jetë prioriteti i PS-së me
largimin e këtij pushteti”.

NGJARJA
Ngjarja
shumë e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Katund Sukth të rrethit të
Durrësit. Shefi i Komisariatit të Shijakut është vrarë me armë zjarri
teksa kryente detyrat e tij. Shefi i Komisariatit të Policisë së
Shijakut Adem Tahiraj sapo kishte dalë nga një mbledhje në Drejtorinë e
Policisë së Qarkut të Durrësit ku më pas kishte zbritur menjëherë në
bazë për të zbatuar detyrat e shtruara në mbledhje. Bëhej fjalë për një
plan masash që synonte arrestimin e personave që qarkullojnë me armë pa
leje.

Gjatë tentativës për të kontrolluar një automjet ku
gjendeshin disa të rinj, komisari është qëlluar për vdekje me breshëri
automatiku në automjetin e tij. Më pas, autorët janë larguar nga vendi i
ngjarjes me automjetin e tyre. Sipas burimeve bëhet e ditur se në
momentin e ngjarjes sëbashku me komisarin gjendeshin shoferi i tij si
dhe një efektiv policie me shërbim në atë zonë. Burime pranë policisë
thanë se para ngjarjes, Tahiraj ka patur një debat me Ledio Krasniqin,
një 18-vjeçar, nip të fisit Xhakaj në Sukth.

Pasi ka nisur
kontrolli me të rinjtë e makinës së ndaluar ku gjendej Ledio Krasniqi,
ka mbërritur një makinë e dytë nga e cila është qëlluar me breshëri
zjarri. Ilir Xhakja ka qëlluar në drejtim të makinës së policisë ku për
pasojë ka mbetur i vdekur në vend shefi i komisariatit të policisë së
Shijakut Adem Tahiraj në një kohë që vartësit e tij fatmirësisht nuk
kanë pësuar asnjë dëmtim nga plumbat. Më pas makina me të rinjtë është
larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy efektivët kanë njoftuar Drejtorinë e
Policisë së Durrësit për atë që kishte ngjarë në Katund Sukth. Po ashtu
u mësua se plumbat kishin qëlluar edhe një grua të moshuar, 67-vjeçaren
Lene Ndoja që po kalonte pranë vendit të ngjarjes.

(d.b/e.m/m.a/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi