Flokëbardhi që i jep shpirt gurit
2 posters
Faqja 1 e 1
Flokëbardhi që i jep shpirt gurit
Duararti Muhedin Makri, që ka pritur mijëra turistë vendas dhe të huaj
Ai nuk ka bërë asnjë shkollë arti. Nuk njeh dhe nuk ka dëgjuar gjë kurrë për të mëdhenjtë e pikturës dhe skulpturës europiane. As për Rembrandin, Pikason, Mikelanxhelon, mandej ndoshta nuk njeh as të mëdhenjtë e arteve figurative në Shqipëri e Gjirokastër. Por, gjithsesi ai qëndron çdo ditë me toporet dhe smilar në dorë (veglat tradicionale të gurgdhendësit), në një “pezul” në krye të sokakut të Pazarit karakteristik të Gjirokastrës, në kthesën e fundit që të çon drejt mureve të kështjellës së gurtë të qytetit. Pllaka të zakonshme guri, nën ritmet e goditjeve të tij marrin forma të vërteta artistike dhe kthehen në vepra të mirëfillta arti.
Në fakt, duket sikur ai nuk e godet mbi gurin, por sikur “lëndon” me merak. Marrëdhënia e tij me gurin, ngjan shumë me atë të amvisës që mbrun me gishtat e saj delikatë brumin e bukës në magje druri. Gjysh, stërgjysh dhe brez pas brezi, jetët e paraardhësve të gurgdhendësit Muhedin Makri kanë qenë të lidhur pas gurit. Mademxhinjtë e Dunavatit, lagjes më sipërore të Gjirokastrës, njihen si një “klasë” e veçantë. 72-vjeçari Muhedin Makri është sot nga të fundmit artizanë, që vazhdon të lëmojë me daltën e tij gurët për të bërë suvenire për turistët që vijnë në Gjirokastër. Ai është i biri i Haxhi Makrit, ndër gurgdhendësit më të mëdhenj, jo vetëm të zonës.
“Gurët ndaheshin veç e veç. Të tjerë ishin ata të themeleve që të mbanin shtëpinë, kalanë dhe urën, të tjerë ata të qosheve: të ishin të fortë, të bukur dhe të rëndë. Ndryshe ishin ata të mureve, oxhakëve, që duhet të duronin zjarrin, veç ata të çatisë, që duhet të duronin diellin, shiun dhe borën. Duket i thjeshtë, por edhe ky zanat do mend dhe fuqi”, - sqaron Muhedini. Ai rrëfen se i ati, Haxhiu, vdiq shpejt dhe la pas 9 fëmijë, pesë djem dhe 4 vajza. “Babanë ma hëngri guri dhe mademi. Punoi shumë, por rrojti pak. Mademxhinjtë rronin pak. I hante pluhuri i gurit dhe gazrat që dilnin nga brenda harallëqeve të mademit. Kështu iku babai im, kështu iku dhe Nevzati i Makrive, një mademxhi me halle”, - rrëfen gurgdhendësi. Tradita e ustallëkut vazhdoi, vetëm njëri nga 5 djemtë u bë oficer, katër të tjerët: Mehmeti, Muhenini, Arbeni dhe Pertefi u bënë ustallarë dhe me emër.
Ai tregon se me gurët që nxori i ati, pas çlirimit u restauruan muret, shtëpitë, çatitë dhe avllitë e vjetra të gjirokastritëve, u ribënë kalldrëmet e qytetit, u ndërtuan godinat publike më të bukura dhe më të harmonizuara në Gjirokastrën e vjetër: spitali “Omer Nishanica”, godina e prefekturës, bashkisë dhe qarkut, poliklinika, mulliri në fund të Pazarit të Vjetër, hotel “Çajupi” dhe kalldrëmet anë e mbanë qytetit muze. “Nuk ka gur në mure dhe sokakë të Gjirokastrës që të mos i ketë zënë me dorë të tij Baba Haxhiu”, - shprehet ai, duke kujtuar të atin që i la atij dhe të vëllezërve, zanatin dhe dashurinë për gurin. Artizanët e tjerë të Qafës së Pazarit e nderojnë dhe respektojnë usta Muhedinin si duarartë. Në punishten e tij modeste ai nxjerr nga duart e tij dhjetëra artikuj artistikë dhe suvenire që preferohen nga turistët vendas dhe të huaj. Në pllaka guri ai gdhend me daltë lloj-lloj dekoracionesh dhe simbolesh të historisë kombëtare, shqiponja, portrete të Skënderbeut dhe Çerçiz Topullit, monumentet simbol të qytetit, kalanë e lashtë, kullën e sahatit, Qafën e Pazarit, banesat monumentale të Zekatëve, Angonatëve, Babaramove, Omaratëve, Babametot, Urën e Ali Pashë Tepelenës në Dunavat, ulluqe për çezma, mbishkrime të gdhendura në gur, buste, basorelieve etj. Aty te “pezuli”, rrethuar nga veprat e tij të përfunduara apo në provëz, me veglat e punës të gurgdhendësit shpërndarë në “bangon” e punës, usta Muhedini ka pritur dhe përcjellë mijëra turistë vendas dhe të huaj. Portretet e tij në punë e sipër, rrethuar nga veglat e ustait: çekiçi, toporet, daltat, smilarët, skarpellot, skuadra, niveli kanë bërë dhjetëra herë xhiron e botës, janë fotografuar nga turistë dhe botuar dhe dhjetëra guida dhe botime të tjera të turistëve të huaj për Shqipërinë. Ata që e njohin miqësohen shpejt me të dhe kur rikthehen, kërkojnë ta takojnë përsëri. Nëse nuk e gjen këtu tek “pezulja” e tij në Pazar, me siguri që Muhedini është diku në zonën historike të qytetit për të ndërtuar një portë, një qoshe, një rozetë apo një oxhak.

Re: Flokëbardhi që i jep shpirt gurit
Shum e bukur;edhe kjo i paska shtu numrin e turisteve
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fuqia e gurit dhe e Zodiakut
» Fuqia e gurit dhe Zodiaku
» Foto & shprehje
» Mos Me Le Shpirt.. !
» As shpirt as zemèr.......
» Fuqia e gurit dhe Zodiaku
» Foto & shprehje
» Mos Me Le Shpirt.. !
» As shpirt as zemèr.......
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi