Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në vendin e lavdisë së dikurshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në vendin e lavdisë së dikurshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në vendin e lavdisë së dikurshme

Shko poshtë

Në vendin e lavdisë së dikurshme Empty Në vendin e lavdisë së dikurshme

Mesazh nga WebMaster Tue 28 Dec 2010 - 21:49


AFER & LARG



Në vendin e lavdisë së dikurshme 6acfe62e26fd09c0c5e9db47dcbb0191Në oborrin e shkollës së Drashovicës, disa nxënës i gëzohen një ore pushim. Ne njihemi me Mariusin. “Si e ka emrin shkolla?”, e pyesim djalin e qeshur. Mariusi bën me kokë nga tabela mbi kryet e derës. “Haki Bylykbashi”, thotë. “Po çfarë ka qenë ky Hakiu”, vazhdon bisedën njëri prej nesh. Djali i vogël ngre supet i pafuqishëm. “Nuk e di”, thotë dhe vazhdon lojën. Edhe në vendin ku është jetuar më shumë me historitë e vjetra, bëmat na paskan nisur të harrohen. Më vonë do të mësojmë se Haki Bylykbashi ka qenë një partizan i njohur vendas, i cili vdiq katër vjet pas luftës, i paralizuar nga plagët e rënda të marra në një betejë. Një copë herë shëtisim poshtë monumentit që kudo njihet me emrin e fshatit. Disa kurora me lule kanë mbetur ende në këmbët e bronzta të monumentit. Vetëm pak ditë më parë është përkujtuar lufta e Drashovicës, një ngjarje me të cilën do merremi ca më vonë.
Fshati që zbriti në luginë



Pelivan Ruçaj është mësues, por ka qenë edhe përgjegjësi i vatrës së dikurshme të kulturës. Prej tij mësojmë se fshati dikur ishte lart në kreshtën që shikon për nga lumi i Shushicës. Shtëpitë e vjetra, që mezi duken që poshtë nga xhadeja, duket që kanë qenë të mëdha e hijerënda. Tani fshati i vjetër është thuajse i pabanuar. Në anë të lumit janë ndërtuar shtëpitë e reja që u ngjasojnë “simotrave” të tyre në krejt fshatrat e ndërtuar rishtas. Në regjistrimin e parë në kohën e pushtimit osman, Drashovica rezulton një fshat me vetëm 17 familje. Në regjistër del edhe një vejushë, të cilën osmanët e kanë përjashtuar nga taksat. Me sa duket nga shkaku i fëmijëve të saj të shumtë. Në fillim të shekullit XX kaloi në këto anë Karl Paçi, arkeolog i njohur austriak. Këtij duket se nuk i ka bërë ndonjë përshtypje të veçantë fshati. Ka lënë pas shënimin se fshati mbahet nga ullinjtë e tij të shumtë dhe nga tufat e mëdha me bagëti, por më shumë i ka bërë përshtypje një ngjarje: në hanin e Abdurrahman Sinan Leskajt ka takuar hajdutin më të njohur të zonës.
Në vendin e lavdisë së dikurshme 317e247f1520d308e99156439f030b17Duke qenë se është krejt në hyrje të luginës së lumit të Shushicës (shumë vetë e quajnë edhe Lumi i Vlorës) dhe vetëm 8 kilometra larg Vlorës, duket se Drashovica kishte rëndësi edhe si qendër kuvendesh dhe administrative. Pikërisht këtu janë mbledhur përfaqësuesit e fshatrave rreth e rrotull për të përshëndetur memorandumin që malësorët e Veriut patën shpallur në Greçë në 1911-n. Një urë me gjashtë harqe lidhte dy brigjet e Shushicës. Fshati që lartësohej mbi lumë nuk kishte se si të mos merrte rëndësi. Shkolla e parë shqipe është hapur në 1909-n nga një mulla në fshat. Sot fshati ka 200 familje që jetojnë me blegtori e bujqësi dhe me emigracion, sigurisht.
Në kohën e Selam Musait



Me Pelivanin dhe miqtë e tjerë, që kemi zënë ndërkohë, me monumentin që lartësohet përballë nesh mbi urë, koha ikën si pa e kuptuar. Me sytë nga lumi, fshatarët nisin të kujtojnë atë çka ju kanë rrëfyer më parë prindërit.
Në vendin e lavdisë së dikurshme 8786d02b156861277d5119c31865c2d8Në 1919-n, Shqipëria e Jugut, nga Vlora deri në Sarandë e Tepelenë, ishte e okupuar nga ushtritë italiane. 18 mijë ushtarë dhe 200 topa, anije luftarake dhe një ushtri e tërë në gatishmëri matanë Adriatikut rrinin me sytë e veshët ngrehur në trojet shqiptare. Në janar të 1920 u mblodh në Lushnjë një kongres i rëndësishëm, i cili rikonfirmoi vullnetin e shqiptarëve për të qenë të pavarur. Kjo ngjarje i dha udhë një lëvizjeje të madhe të armatosur. Përpjekjet e para me italianët nisën në Tepelenë dhe Këlcyrë, në maj të 1920, kur fshatarët vendas përzunë shumë shpejt garnizonet vendase. Të komanduar nga prijës popullorë – Selam Musai nga Salaria është më i njohuri prej tyre – kryengritësit sulmuan garnizonin e madh të Kotës në anë të lumit të Vlorës, jo shumë larg Drashovicës. Për habinë e të gjithëve, sukseset e kryengritësve ishin shumë të shpejta. Brenda dy javësh ata kishin çliruar një territor prej 200 mijë kilometrash katrorë, kishin kapur 3100 robër, kishin shtënë në dorë një sasi të madhe materiali luftarak dhe u kishin shkaktuar italianëve shumë të vrarë.
Nga fundi i korrikut, kryengritësit u grumbulluan në Drashovicë. Që këndej Vlora është fare afër. Më 22 korrik nisi sulmi mbi Vlorë. Beteja për Vlorën vazhdoi disa ditë. Në fillim kryengritësit, duke përdorur mënyrën tashmë të famshme të hedhjes së gunave përmbi tela, arritën të depërtojnë në lagjet e jashtme të qytetit, por u tërhoqën kur italianët nisën bombardimet nga deti. Të hutuar e të rrethuar, italianët nisën reprezaljet. Burrat që u gjetën në qytet u internuan në Sazan, 50 shtëpi të pjesëmarrësve në kryengritje u dogjën. Italia po bëhej gati të dërgonte përforcime të mëdha nga Brindizi në Vlorë, por qeveria u përball me protesta të fuqishme të opozitës socialiste. Më 2 gusht qeveria e Sulejman Delvinës firmosi protokollin për marrjen në dorëzim të Vlorës. Më 3 shtator trupat kryengritëse hynë në Vlorë duke e bashkuar qytetin me pjesën tjetër të Shqipërisë. “Ata e kishin merituar këtë sukses”, do të shkruajë më vonë në kujtimet e tij Eqrem bej Vlora, një njeri që e kishte kundërshtuar idenë e luftës së armatosur që në fillimet e saj.
Miqtë tanë përmendin aq shumë emra, saqë për ne është e pamundur t’i shënojmë të gjithë. Pastaj vijojnë data, ngjarje, heroizma. Kujtimet e dikurshme janë zgjuar befas vrullshëm.
Përgjakja e madhe



Mbase fati, mbase pozicioni si portë e Vlorës, mbase të dyja bashkë i kanë përcaktuar Drashovicës një histori që lidhet vetëm me luftëra. Në një dokument të prillit të 1943-shit, që na e tregojnë miqtë tanë nga fshati, lexojmë një histori tipike të kohës. Në Drashovicë duket se ka qenë një garnizon italian, i cili mundohej të frenonte lëvizjen e rezistencës, që kishte kohë që gjallonte në malet rreth e rrotull lumit të Vlorës. Ky garnizon duhej të ruante edhe linjën e dekovilit që dërgonte serën e Selenicës në Portin e Vlorës. Partizanët e godisnin këtë linjë shumë shpesh. Ne mundohemi të përfytyrojmë tmerrin e ushtarëve të paqtë italianë kur lexojmë: “…Në orën 2 të natës arriti në Drashovicë një grup prej pesë karabinierësh, ndërmjet të cilëve dy të plagosur, që dhanë lajmet e para të habitshme të asaj që i ndodhi dje rreth orës 15:00 repartit tonë të rrethuar pranë një korije dhe të rënë nën një zjarr të dendur, që zgjati deri pas perëndimit të diellit… me humbje shumë të rënda për tanët… Deri në orën 14:00 të ditës së sotme ka arritur në qendër vetëm një oficer, duhet të jetë një toger karabinierie, i cili ka shpëtuar duke kapërcyer me not Shushicën. Sipas këtij oficeri, ai kishte parë 15 kufoma të njerëzve tanë, të cilët ishin përpjekur edhe ata të kalonin lumin, por s’kishin mundur. Mungojnë lajme për forcat që kanë mbetur dhe për katër oficerët e tjerë… Kompania e karabinierëve e drejtuar për në Selenicë… para se të mbërrinte u sulmua dhe u shkatërrua nga kryengritësit. Disa të plagosur që mbërritën në Vlorë flasin për humbje të mëdha nga ana e ushtarakëve. Duket se kanë kapur nënkolonel Riçin, komandant i grupit të Vlorës, si edhe një kapiten e një toger, për të cilët nuk dihet asnjë lajm i saktë”.
Me ngjarje të tilla është e mbushur plot historia e këtij fshati, deri sa vjen beteja më e përgjakshme, kur gjermanët nisën t’i zëvendësojnë italianët e kapitulluar. Kjo betejë, një ndër më të kujtuarat, është zhvilluar gjatë disa ditëve në shtatorin e 1943-shit.
Në vendin e lavdisë së dikurshme 9292543d2d7499c24bb5fb4ff77fc5d6Në 9 shtatorin e 1943-shit, një pjesë e mirë e italianëve që ishin vendosur në Vlorë iu dorëzuan gjermanëve. Një ditë më pas gjermanët nisën të zënë pikat strategjike, Drashovica ishte njëra prej tyre, por fshatarët i pritën me pushkë. Në anë të lumit të Shushicës ndodheshin mbi 50 depo të stërmbushura me municion e material luftarak dhe kishin mbetur ende shumë ushtarë italianë të pavendosur se ku të dorëzoheshin. Lufta do të zhvillohej edhe për ta. Rreth fshatit nisën të mbërrijnë repartet e para partizane të gatshme për luftim. Partizanët komandoheshin nga Hysni Kapo. Pas diskutimesh të gjata, shumë italianë iu dorëzuan partizanëve. Armatimi ra në dorë të partizanëve, të cilët tani e ndjenë veten më të sigurt për të luftuar me gjermanët. Në orën 1 të natës, më 15 shtator, partizanët të ndihmuar edhe nga popullsia vendase nisën sulmin mbi urën e Drashovicës, që ruhej nga gjermanët e pozicionuar në fortifikime. Lufta ka vazhduar për gati dy ditë. Për herë të parë partizanët e ndjenë se ç’do të thoshte të luftoje në një luftë frontale me ushtarët gjermanë. Gjatë luftimeve, Hysni Kapo u plagos në këmbë, por pati shumë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët. Shumë robër italianë që mbaheshin në kampet e ndërtuara nga gjermanët u vranë të zënë në çark nga plumbat që vinin prej të gjitha anëve. Luftimet kanë vazhduar deri më 28 shtator.
Si e pashë babanë të më vritej



Xha Qemali nuk ka folur thuajse fare ndërsa ne kemi kujtuar histori me të vrarë e me gjëmime lufte. Thjesht ka dëgjuar, sikur të dëgjojë edhe një herë një histori tashmë shumë të ditur, duke ia ngulur sytë lapidarit në anën tjetër të lumit. Pastaj, si pushojnë të gjithë, nis të thotë historinë e tij: “Ne jetonim lart në fshatin e vjetër. Në 1943 babai ishte kryeplak i fshatit. Ai ishte lidhur me Lëvizjen, ndihmonte partizanët me pak fjalë. Unë isha fare i vogël atëherë. Mbaj mend që gjyshin nuk e kishim në shtëpi. Kishte vajtur në Vlorë për disa punë. Babain e rrethuan italianët në shtëpi. Nuk bënë shumë fjalë. Vetëm e nxorën jashtë dhe e pushkatuan para syve tanë. Është një skenë që më del shpesh para syve. Mbaj mend edhe nënën që iu vërsul një ushtari italian për t’ia marrë pushkën. Por ç’mund të bënte ajo atëherë”. Plaku nuk flet gjatë. Pas tij, për pak minuta rreth tryezës sundon heshtja. Njësoj sikur të jemi në një pritje të përmortshme.
Rikthim në të sotmen



Në vendin e lavdisë së dikurshme 4d0fd3ecb96165afa99be3f3bcc7fa1fE kishim dëgjuar shumë herë gjatë bisedës të përmendej togfjalëshi “fshat heterogjen”. Të bërë kuriozë mësojmë se me këtë fshatarët kanë parasysh që në fshat tani jetojnë pasardhësit e fshatit të vjetër, që kanë jetuar këtu me shekuj, si dhe të tjerë të ardhur nga fshatrat fqinjë. Ata përsërisin vazhdimisht “shkojmë mirë, kemi pasur harmoni të plotë…”, por duket se pak dekada më parë nuk ka qenë tamam ashtu. Përballë nesh janë dy vetë që kanë qenë dëshmitarë dhe viktima të një historie që ka lindur pikërisht nga të qenit “heterogjen”. Në 1956-n shumë vetë nga fshati ishin anëtarë të PPSH-së. Fshati kishte dalë nga lufta me një nam “të mirë”, meqenëse kishte përballuar njërën prej betejave më të gjata e më të përgjakshme të kohës. Mirëpo duket se një sherr i fortë ka lindur kur ka ardhur puna për të vendosur për kryetarin e kooperativës. Nga Vlora kishte mbërritur urdhri për të pranuar si kryetar njërin nga banorët e ardhur. Kaq ka mjaftuar që të plasin diskutimet e gjata, derisa sërish nga Vlora një i deleguar i lartë ka shkaktuar përjashtimin nga PPSH-ja të një grupi të madh vendasish. Përjashtimi nga PPSH-ja ishte një hap larg burgut.
Njeriu që e kapi ujkun me dorë



Pak nga pak kemi nisur t’i harrojmë historitë me luftë. Na ndihmon edhe ardhja e Xhelal Gjokajt, çoban. Xhelo sapo është kthyer nga stani, ka një tufë të madhe me bagëti, së cilës i kushton pjesën më të madhe të ditës. E qeshura e tij sikur i largon edhe më ato kujtimet e zymta. Lëshon e pret batuta, ndërsa shuan etjen me një birrë të ftohtë. Fshatarët na thonë se Xhelo është bërë i njohur në të tërë krahinën për mënyrën se si e kapi një ujk që kishte “nisur t’i binte fort më qafë”. Kishte ngritur një kurth te gardhi i vathës së tij. Këmba e ujkut kishte mbetur në lak. Pastaj kishte hyrë në veprim thika e çobanit, mikut tonë. “Ai nuk qe kaq i zgjuar si të tjerët, ai jo”, bën shaka Xhelo. Pastaj nga “bëmat” e Xhelos kalojmë si padashur në hallet e sotme. Flasim për rrugën e prishur, që e ka kthyer fshatin në një si xhep në kënd të lumit, për kanalizimet që mungojnë për halle të tjera. Historitë e lavdishme kanë kohë që janë harruar. Vetëm kur kthehemi në këmbë të monumentit të punuar nga Petrit Hazbiu dhe Mumtaz Dhrami, i shohim edhe një herë ato kurorat me lule. Nga larg-poshtë monumentit të madh ato duken edhe më të vogla.


Kohët e çuditshme të 1920-s



Gjatë pushtimit italian të Vlorës, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, kohë të cilën pleqtë e këtyre anëve e quajnë ende “italiani i parë”, prefekt i qytetit ishte Osman Haxhiu, ndërsa kryetar bashkie poeti Ali Asllani, autori i “Hanko Hallës” së famshme. Ato kohë duket se kanë qenë të ngjeshura jo vetëm me bëma e trimërira, por edhe me histori të çuditshme. Ishin kohët kur përplaseshin dy botë: Perëndimi dhe Shqipëria e sapodalë nga nata e gjatë otomane.
Një histori e tillë është edhe ajo që lidhet me prefektin Haxhiu. Në 1919-n, italianët kishin përgatitur një projekt për të bonifikuar një pjesë të kënetave që rrethonin atëherë Vlorën. Për këtë ishte gjetur edhe firma që do kryente punimet. Sipas marrëveshjes, firma do paguhej në fillim me një të tretën e shumës me para në dorë dhe më pas do të shfrytëzonte fushat e përfituara për 20 vjet. Prefekti, për të cilin shkrimi dhe leximi nuk ishin armët e tij më të forta, e nënshkroi menjëherë kontratën. Ky akt u prit keq nga qytetarët e Vlorës, të cilët nënshkrimin e kontratës e quajtën si një shitje të trojeve të Vlorës. Prefekti i penduar, i vënë para presionit, u detyrua ta anulonte kontratën. Por për ta bërë këtë përdori një metodë shumë origjinale: e lëpiu me gjuhë nënshkrimin që kishte vënë disa ditë më parë. Kjo ndodhi në zyrën e gjeneralit Piaçentini, komandantit italian të Vlorës.
Se si vazhdoi historia, ka dy versione. Italianët thoshin se pas kësaj gjëje të padëgjuar më parë e kishin nxjerrë jashtë prej leckash prefektin Haxhiu dhe në vend të tij emëruan një prefekt tjetër. Vetë ky tregonte një variant tjetër. Sipas tij, ai e kishte shembur përdhe Piaçentinin dhe e kishte zhdëpur në dru m’u në zyrën e tij në sytë e italianëve të frikësuar. Populli sigurisht besoi versionin e Haxhiut.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi