A mund te zgjerohet baza dialektore e shqipes standard?
Faqja 1 e 1

Nga viti 1992 deri ne vitin 2002, kur u organizua nje tjeter mbledhje perkujtimore, nga gjuhesia zyrtare e kohes, u mbajt nje qendrim teper i ashper ndaj atyre qe mendonin ndryshe. Ne referatin e mbajtur ne Konferencen shkencore jubilare me rastin e 25 vjetorit te Kongresit te Drejtshkrimit, organizuar ne Tirane me 12 dhjetor 1997 u krye nje sulm frontal ndaj atyre qe "Mbyllja dhe izolimi i gjate u paten konservuar mendesine e se shkuares dhe mungesen e frymes emancipuese", dhe se keta elemente "paskan qene ushqyer me herostratizem e adhamutizem".
Nga prof.dr. David Luka - Koha Jone
Pyetja: Cila eshte baza dialektore e shqipes standard? nuk shtrohet kot se koti. Tashme dihet prej gjithkuj se ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe, e pas tij per 30 vjet rresht, eshte thene e sterthene, perseritur e sterperseritur se "Gjuha shqipe eshte sistem sistemesh dhe gjuha letrare kombetare eshte sistem mbidialektor". Ne skemen e paraqitur per ta shpjeguar ne menyre te thuket idene e dhene me lart jane vene ne Legjende keto shpjegime, qe nuk lene asnje shteg per diskutim:
* Elementet e perbashketa te dy dialekteve.
* Elementet e veçanta te dialektit te Jugut.
* Elementet e veçanta te dialektit te Veriut.
* Baza e gjuhes letrare kombetare.
* Gjuha letrare kombetare.
* Gjuha kombetare.
E keto perfundime nuk jane nxjerre me 1972, po 12 vjet me vone, me 1984, ne Konferencen shkencore "Gjuha letrare kombetare shqipe dhe epoka jone", organizuar nga Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, ne referatin e ideatorit te "shqipes standard", prof. Androkli Kostallarit.
Deri ne vitin 1990 tezat (perkat. bazat filozofike) e prof. Kostallarit jane mbrojtur me fanatizem nga te gjithe gjuhetaret titullare shqiptare (duke perfshire ketu edhe ata kosovare), duke derdhur pa "hesap" mendime, qe ne asnje rast e per asnje çeshtje, nuk e kundershtonin teorine sui generis, qe pati shtruar A. Kostallari per rrugen e formimit te gjuhes letrare kombetare shqipe.
Perkundrazi, miratonin pa asnje verejtje mendimet e Kostallarit, bile duke i thurur lavde atij. Filozofia dhe praktika e prof. Kostallarit, tashme dihet ishte ajo marksiste leniniste, e misheruar ne te ashtuquajturen "politike gjuhesore te partise". Parimi baze, ne ate kohe, per kete problem ka qene ky: "... vete gjuha nuk ka karakter klasor, por politika gjuhesore ka karakter klasor, ne te pasqyrohet edhe lufta e klasave brenda vendit ...".
Refreni qe e besuam apriori
Me kete refren ne qeme mesuar aq shume, sa e patem besuar a priori. Gjithsesi, nje shqipe mbidialektore, do te ishte nje realizim i perkryer dhe prof. Kostallari duhej pergezuar per kete.
Aq me teper kur edhe ballkanologe te njohur (siç shkruan vete Kostallari) kane nenvizuar veçorine e shqipes letrare "si model i nje gjuhe qe nuk u krijua ad hoc, por e arriti njesimin nepermjet nje procesi te nderlikuar e te gjate ...".Mirepo, ne shkrimin e prof. Kostallarit, te permendur me lart, patem mesuar se "Ka edhe studiues te veçante ... qe kane mbivleresuar elemente te veçanta qe dallojne dy dialektet e shqipes dhe e kane interpretuar ne menyre te njeanshme shqipen e sotme letrare te njesuar thjesht si nje 'toskerishte letrare' te ngritur drejtperdrejt ne gjuhe letrare kombetare ... Nder to bie ne sy sidomos monografia e Xhenet Bajronit me titull ...
Ne kete veper, qe permban mjaft pohime kunderthenese, formimi i shqipes letrare te njesuar trajtohet ne menyre te shtremberuar e te thjeshtezuar."4 Ne shen. nr. 4 Kostallari shton: "Eshte per t'u shenuar se ne kete veper, nuk shfrytezohen fare Aktet e ketij Kongresi dhe botimet e rendesishme pas tij, pa te cilat nuk eshte e mundshme te vleresohen objektivisht tiparet e shqipes letrare te njesuar dhe prirjet e zhvillimit te sotem".
Megjithese vepra e Xh. Bajronit qe botuar me 1976, kurrkush prej gjuhetareve nuk kishte folur a shkruar per te, as ketu tek ne e as ne Kosove. Kjo histori vazhdoi deri me 1991, kur papritmas, nje nder ithtaret e Kongresit te Drejtshkrimit, dr. Xhevat Lloshi, gjate polemikes me Arshi Pipen (ne artikullin "Kultura shqiptare perpara shqetesimeve te reja", botuar ne revisten socialiste "Sot"6) del kunder A. Kostallarit, duke mbajtur anen e Bajronit. Ne konferencen "Gjuha letrare kombetare dhe bota shqiptare sot", mbajtur ne Tirane ne nentor te vitit 1992, u pohua haptas se baza dialektore e gjuhes letrare shqipe na paska qene toskerishtja letrare!
Perballe dy perfundime
Tani nuk kishim me nje perfundim te nje studiuesi, por te nje konference nderkombetare. Keshtu qe na viheshin perballe dy perfundime: njeri i Kongresit te Drejtshkrimit, ku gjuha shqipe letrare kombetare e njesuar ishte formuar sui generis dhe qendronte mbi dialektet ("mbidialektore"); tjetri i konferences (edhe kjo nderkombetare; por jo Kongres, qe te arrinte te shfuqizonte vendimet e Kongresit te Drejtshkrimit), qe pa asnje dridhje qerpiku, nxirrte perfundimin tjeter qe shqipja e njesuar na qenka ndertuar mbi bazen e toskerishtes letrare.
Tani kushdo qe ka dy fije mend ne koke, detyrimisht do te shtronte pyetjen: A duhet ta diskutojme kete pune, apo te pranojme qorrazi dy perfundime krejtesisht te kunderta per te njejtin problem? E, siç shkruan R. Ismajli: "Po t'i mbash çeshtjet e mbyllura ne kazan derisa fermentojne, ka rrezik qe ta zberthejne fare kazanin". Te paret e nisen shkodranet me nje tubim qe ato e quejten "Tryeze e rrumbullaket". Se çfare u tha e se çfare u be atje dhe se cili qe shkaku qe i detyroi ata ta benin kete tubim, une i kam parashtruar hollesisht ne shkrimin me titull "10 vjetori i Deklarates se gjuhetareve te Shkodres".
Ketu dua te riperseris vetem kerkesen kryesore te ketyre gjuhetareve shkodrane. Ata kerkonin vetem debat e diskutim. Asgje me teper. Po ngjan qe pikerisht kjo kerkese e tyre u be shkak qe jo vetem nuk u thirren ne konferencen e vitit 1992, por ne menyre kategorike nuk u lejua qe keta te lexonin ne kete konference Deklaraten, e cila shprehte pikerisht kerkesen per debat e diskutim. Tani se si u zhvillua konferenca shkencore "Gjuha letrare kombetare dhe bota shqiptare sot", une e kam parashtruar ne nje shkrim, botuar ne "Studime gjuhesore" VII dhe nuk kam ndermend te riperseris edhe nje here zhvillimin e ngjarjeve.
Deshiroj te them vetem tri fakte, qe ne ate kohe kane kaluar heshtazi. Se pari, qe kjo konference na ishte sponzorizuar nga Organizata Islamike e Ndihmave Humanitare te Arabise Saudite dhe nga Organizata Islamike e Vakefeve me qender ne Holande (?!); se dyti, qe ketu "... u shpreh edhe mendimi oponent i perfaqesuar nga ish delegati i 'Kongresit te Drejtshkrimit' zoti Bahri Beci dhe tre kater kolege te Shkodres" dhe, se treti, qe kumtesat e mbajtura ne kete konference jo vetem nuk u botuan, po as nuk u mblodhen sipas tradites se deriatekohshme.
Qendrim i ashper per mendimin ndryshe

Po e keqja me e madhe na qenka se keta elemente na paskan shkaktuar edhe nje termet, perballuar me sukses nga ishat e dikurshem. Mirepo, keta qe na e paskan shkaktuar kete termet nuk qene thirrur fare ne kete Konference, qe te pakten te njiheshin me demet dhe me faturen e demtimeve te kryera..
Ne Konferencen Shkencore Nderkombetare "Shqipja standarde dhe shoqeria shqiptare sot", qe u mbajt ne Tirane me 11 12 nentor 2002, qene marre masat qe gjithçka te shkonte pa debate e polemika. Fundi kjo ishte nje mbledhje perkujtimore. Per personat qe do te merrnin pjese aty, qe gjetur vertet nje perzgjedhje model. Nuk do te thirreshin ata qe merreshin me kete pune, po ftesat do t'u shkonin institucioneve me numer e jo me emra.
Pjesemarresit ne kete Konference nuk do t'i caktonte me si dikur organizata baze e partise (pasi te pyeteshin edhe organet e sigurimit te shtetit ne rrethe), po shefat drejtues, te cilet do te caktonin se pari veten e tyre dhe me pastaj perkrahesit e vet. Sepse aq ishte edhe numri i ftesave kolektive.
Dhe ne kete Konference nuk pati asnje debat, asnje mendim ndryshe. Te gjithe "nen udheheqjen e partise" (sepse ish komunistet e dikurshem qene ne krye te ketij tubimi) leshuan nje Thirrje prej 10 pikash, qe mbante nenshkrimin e "Pjesemarresit e Konferences Shkencore "Shqipja standarde dhe shoqeria shqiptare sot".Mirepo, ja qe dikush beri nje llogari te thjeshte.
Ne kete Konference mungonte B. Beci, ish drejtori i Institutit te Gjuhesise, i cili ka botuar nje liber te tere per gjuhen standard. Mungonte gjithashtu edhe kryetari i Akademise se Shkencave te Kosoves, R. Ismajli, edhe ky me nje botim16 per te njejtat probleme. Mungonte E. Sedaj, autor i disa artikujve, njeri prej te cileve perben nje analize te hollesishme te bazave argumentuese te polemikave aktuale per gjuhen e njesuar.
Mungonte Rolf Ködderitzsch pjesemarres ne konferencen e vitit 1984 e 1992, me gjase (siç do ta shohim me poshte) sepse kishte nisur te mendonte ndryshe. Mungonte D. Luka, qe perfaqesonte tubimin e Shkodres te vitit 1992 dhe qe kishte botuar nje numer shkrimesh per gjuhen letrare kombetare te njesuar dhe ketyre çeshtjeve u kishte kushtuar kapitullin e pare te vepres "Studime gjuhesore" VII. Mungonin edhe te tjere, qe qene marre me keto pune, megjithese nuk ishin gjuhetare, por kritike letrar si A. Plasari, A. Klosi etj.
Tani, a qene thirre apo jo? Nuk e di. Di vetem kete. Une kerkova me kembengulje qe te me jepej e drejta te mbaja nje kumtese ne kete Konference. Kjo e drejte nuk m'u dha. Per te me mbyllur gojen, nje jave para Konferences, me lajmeruan qe kisha nje ftese speciale per te ndjekur punimet e Konferences dhe se kisha te gjitha te drejtat njelloj si te huajt e ftuar aty.
Natyrisht, perveç njeres, qe nuk kisha te drejte te flisja. Kuptohet, qe nuk shkova fare, duke parandjere se do te rreshtohesha pa dashje ne pjesemarresit e Thirrjes dhe ne radhen e atyre qe duheshin per fasade. Dhe nuk isha gabuar! Veprime te kesaj natyre, tipike per kohen e shkuar, nuk qene te rastit; ato tani po zbatoheshin ne sistem, duke ndjekur politiken e perjashtimit dhe duke perdorur etiketime bajate si "antikombetare" etj.
Perse nuk u fol per gjuhen standard?
Ne kete Konference u fol per gjithçka, vetem per gjuhen standard, jo. Kishin kaluar plot tridhjete vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, dhe gjithçka kishte ngelur si me pare. A duhej rishikuar diçka ne kete gjuhe te njesuar para tridhjete vjetesh, apo gjithçka e vendosur aty paska qene e perkryer. Nuk ishte, pra, mbledhje pune, po mbledhje glorifikuese. Megjithekete shkon gjuha aty ku dhemb dhembi! Dhe shembull i qarte per te vertetuar per sa thashe me siper, eshte kumtesa e prof. Idriz Ajetit "Shqipja standarde dhe shoqeria kosovare sot". Çfare e shqeteson prof. Ajetin?
Se pari, mbrojtja e toskerishtes, me çdo menyre e me çdo kusht. Thua se dikush e ka sulmuar ate dialekt te shqipes e do t'ia heq nga duart! Sipas prof. Ajetit "... toskerishtja e shkruar me nje strukture te qendrueshme trajtash, pse ruante nje stad me te moçem e me te drejte formash, kishte arritur nje shkalle te atille zhvillimi me shfaqje shkrimi sui generis; te folmet gege nuk kishin mberritur ne shfaqjen e tyre te shkrimit nje afrim qe do t'i bashkonte te gjitha ato te folme, ndonese mendohet me te drejte, se "dialekti gege permban qindra shprehje qe tosket i kane humbur, e qe jane xhevahire te verteta, sepse i kemi trasheguar nga paraardhesit tane te larte".
Dhe per ta mbeshtetur kete mendim vazhdon: "Raporti i te dy kryedialekteve te gjuhes shqipe te perfaqesuara ne keto dy vellime22 paraqitet 2/3 ndaj 1/3 (tosk. geg.), prandaj edhe sikur perpjekjet per te krijuar gjuhen e perbashket letrare te mos gezonin mbeshtetjen e faktorit politik e pashmangshme ne ngritjen e nje shoqerie e shteti modern , epersia e toskerishtes letrare do te çonte me siguri te madhe ne venien e saj ne baze te gjuhes se njesuar letrare shqipe".
A MUND TE ZGJEROHET BAZA DIALEKTORE E SHQIPES STANDARD 2?
Nga prof.dr. David Luka - Koha Jone
... Perfundime te tilla si ky i prof. I.Ajetit, zakonisht nxirren mbi bazen e statistikave, ne menyre qe te jene te sakta katerciperisht. Mirepo, ka te tjere qe mendojne ndryshe. Dhe per t'i shpetuar paragjykimeve, ne po permendim ketu fjalet e nje te huaji: "... varianti gege i gjuhes shqipe kishte nje tradite te pasur shekullore kulturore dhe megjithese shume vepra artistike dhe shkencore ishin botuar ne kete variant, ne janar te 1946 es, pas shpalljes se Republikes Popullore te Shqiperise, varianti tosk mori nje perhapje te gjere kombetare si gjuhe e mjeteve te informacionit dhe shkollave ...".
Tani, s'na mbetet tjeter veçse ta besojme "per hater" prof. Ajetin, sepse perndryshe, pa asnje lloj analize shkencore, nuk nxirren perfundime te tilla, krejtesisht a priori. As prof. Kostallari, ideatori i Kongresit te Drejtshkrimit, nuk pati guximin te shprehej kaq haptas e ne favor te toskerishtes.
Ka harruar prof. Ajeti se kurrkush nuk e ka sulmuar toskerishten, sepse ajo eshte dialekt i gjuhes sone amtare. Ketu problemi shtrohet teorikisht e mbi baza shkencore. Jemi para dy tezave, njera e vendosur ne Kongresin e Drejtshkrimit dhe e mbrojtur per 30 vjet rresht si arritje teorike e shkences sone shqiptare, qe teper qarte eshte formuluar keshtu: "... gjuha letrare eshte formuar e po perfundon kristalizimin e saj si nje koine letrare sui generis, e cila ngerthen ne strukturen e saj elementet themelore te perbashketa te shqipes dhe elemente te rendesishme dalluese te te dy dielekteve ... ne raporte here te barasvlershme e here jo te barasvlershme".
Baza e kesaj teorie eshte bashkeveprimi nderdialektor. E ky perfundim eshte mbrojtur teorikisht nga prof. Kostallari ne te gjitha shkrimet e tij te shumta per kete problem. Tani, nga prof. Ajeti na serviret nje tjeter teori, e kjo pa asnje analize shkencore, te cilen duhet ta pranojme me krye ne thes! Eshte per t'u habitur se si shprehen autoret kosovare, kur diskutohet lirshem e pa tekst te pergatitur per bazen dialektore te shqipes standard. Fadil Rakaj shkruan: "... ne Kosove nuk eshte shtruar kurre dhe nuk shtrohet edhe sot çeshtja e bazes dialektore te gjuhes letrare, per arsye se per kosovaret gjuha letrare eshte ne nje fare menyre, teme tabu, e padiskutueshme.
Nuk eshte aspak e rendesishme a eshte ajo nje toskerishte e paster apo nje gegerishte, nje elbasanishte, nje shkodranishte etj". Po keshtu, Isa Bajçinca, ne vazhdim te diskutimeve per gjuhen letrare te njesuar e per bazen e saj dialektore shprehet: "Le te quhet ajo si te doje, qofte edhe vete toskerishtja letrare, qofte bashkeveprimi dhe nderveprimi i ndergjegjshem i dialekteve etj., etj., qe e mundesuan marredheniet socialiste, qe e krijoi Partia e Punes".
Edhe pas 20 vjetesh, Bajçinca ndodhet ne te njejtat llogore, duke shkruar ne hyrjen e kumteses se vet se "Nuk e mohon se kjo sihyrje ka synimin te zgjoje njefare kersherie, ndoshta, thene me mire, eshte si nje provokim per t'u marre me shqipen standarde si dhe ne te ardhmen me shume sesa me rrugen qe ka ndjekur ajo per te arritur ne kete shkalle", megjithese ne gjuhen standard ai e ndjen veten si ne "shtepi te huaj" e ku per nje çast i tingellon ne vesh kushtrimi i te pareve, tundim qe e largon shpejt, duke e motivuar kete shenje atavizmi si "njefare 'identiteti' i shpifur".
Autoret kosovare, e quajne te mbyllur çeshtjen
Tani kuptohet, autoreve kosovare ngjan qe nuk u intereson fare ky diskutim, qe ato e quajne te mbyllur. Bash per kete duhet te na sqaroje prof. Ajeti, dhe jo te na mbaje fjalim per te na detyruar te pranojme pa diskutim ate qe thote ai.
Perndryshe duhet t'i zeme bese E. Sedajt, qe shkruan: "... ne Kosove ende nuk jane krijuar kushtet per nje dialog te mirefillte shkencor mbi çeshtjen e gjuhes se njesuar, madje vazhdimisht po behen perpjekje qe te pengohej ky dialog, sidomos nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosoves ..." E ne kete kohe, kryetar i kesaj Akademie ka qene prof. Ajeti.
Se dyti, prof. Ajeti kerkon te na mbushe mendjen se pa doren e Partise, shqipja standard nuk do te ishte krijuar. "Do te mbahet gjithashtu parasysh thote ai edhe nje gje qe pala shkencore e kulturore ne perçapje per njesimin e gjuhes letrare ... te kete pasur edhe mbeshtetjen e kastes burokratike per zgjidhjen e drejte te saj. Pasojisht mendojme se pozitive duhet te njihet edhe mbeshtetja e krijimit te gjuhes se njesuar shqipe nga ana e klases politike shqiptare".
Per te na mbushur mendjen per rolin qe luan faktori shoqeror politik ne zgjidhjen e gjuhes letrare, ai therret ne ndihme Radoslav KatiCicin e F. Gadet, te cilet e shtrojne problemin "teorikisht". Prof. Ajeti harron se ketu tek ne nuk ka pasur "klase politike" te mirefillte, po nje "diktature" komuniste te eger, me nje "politike gjuhesore" te qarte, qe mbeshtetej mbi dhunen e luften e klasave.
Ngjan qe prof. Ajeti ka harruar se çka thene ne diskutimin e tij ne Seminarin XVII, i cili u nderpre per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore te profesorit. Megjithate ky diskutim eshte riprodhuar besnikerisht ne permbledhjen e shkrimeve te Seminarit. Prof. Ajeti ka thene ne diskutimin e tij: "Thuhet se politika ka ndihmuar ne çeshtjen e gjuhes letrare. Nuk e di se ku duket ai ndikim i politikes, i trysnise ne gjuhe". Nderkaq, kur theniet e ndonje gjuhetari te huaj nuk i bien per shtat prof. Ajetit, siç eshte rasti i R. Ködderitzschit, ai do te prozhmohet e perçmohet.
Frymezuesi i kongresit te Drejtshkrimit, E.Hoxha?!
A. Kostallari, ne shkrimin me titull "Mesimet e shokut Enver Hoxha baza e politikes gjuhesore te Partise dhe te shtetit tone socialist", ka shkruar: "Frymezuesi dhe ideatori i Kongresit te Drejtshkrimit ishte shoku Enver Hoxha". Ketu nuk behet fjale per demagogji te paster. A. Kostallari flet per nje "Teori marksiste leniniste te shokut Enver Hoxha per ndertimin e lulezimin e gjuhes letrare te kombit tone ..." Kemi, pra, nje vije politike te percaktuar qarte, e cila shoqerohet edhe me masa efektive per zbatimin e saj.
Kjo ndodh veçanerisht pas sesioneve shkencore te vitit 1952, ku dy personalitete te gjuhesise shqiptare, A. Xhuvani dhe E. Çabej, dolen kunder pershpejtimit mekanik e pa kriter te njesimit te gjuhes letrare. Drejtimet per gjuhen e njesuar i ka dhene vete Enver Hoxha, i cili qe ne vitin 1955 po pergatitej per kete proces, qe nuk do te ishte kaq i lehte.
Natyrisht fjalet e Enver Hoxhes se "... gjuha e sotme letrare shqipe nuk eshte toskerishtja e ngritur drejtperdrejt ne gjuhe kombetare, por eshte ndertuar mbi bazen e elementit te perbashket te shqipes, duke thithur njekohesisht edhe elemente te veçanta e te rendesishme nga struktura gramatikore e leksikore te te dy dialekteve". Nuk qene thene ashtu kot e ne kalim; ato do te perbenin preludin e nje procesi qe do te niste se shpejti. Nje vit me vone, ne Kongresin III te PPSH, u percaktua edhe nje plan pune afatgjate.
Kuptohet se qellimet e Enver Hoxhes ishin ne radhe te pare politike. Ne thelbin e politikes gjuhesore te tij njesimi i gjuhes nuk ishte aspak qellim me vete. Sepse, siç ka vene ne dukje jo pa qellim A. Kostallari: "... shoku Enver Hoxha ka kritikuar ashper dhe me rrenje 'frymen e lokalizmit' ne jeten politiko shoqerore e ne gjuhe, fryme qe 'te çon ne pikepamje te rrezikshme antimarksiste', 'ne regjionalizem: gege e toske". Siç e kemi theksuar edhe ne nje vend tjeter, Enver Hoxha kerkonte te mbante nen kontroll e ne sherbim te ideologjise se vet edhe gjuhen letrare kombetare.41
Percaktimi i gjuhes nga E.Hoxha, jo i rastit
Percaktimi i dhene nga E. Hoxha per gjuhen letrare kombetare qe me 1955, nuk eshte i rastit. Ka shume te ngjare qe kete percaktim t'ia kene servirur keshilltaret e tij (a mbase edhe vete prof. Kostallari). Enver Hoxha duhet ta kete pelqyer kete mendim, sepse perputhej plotesisht me mentalitetin e tij prej diktatori. Ai ne kete proces do te ishte ideatori, teoricieni i nje problemi qe do ta perjetesonte emrin e tij, po nderkaq edhe duke i sherbyer regjimit ne fuqi.
Kete vije ideologjike tani do ta pergatiste e ta vinte ne zbatim A. Kostallari, qe perfaqesonte inteligjencen e re, te pergatitur nga Partia e Punes per t'i sherbyer asaj. 17 vjet me vone thenia proverbiale e Enver Hoxhes per gjuhen letrare te njesuar do te perseritej pike per pike nga A. Kostallari ne Kongresin e Drejtshkrimit, por tani e mbeshtetur me argumente gjuhesore, dhe me nje pompozitet qe dinte ta kryente vetem nje regjim diktatorial. Dhe A. Kostallari ishte i bindur se po krijonte nje rruge te re, te pashkelur deri me tani, qe do te perbente nje pasuri edhe per "... teorine e pergjithshme te gjuheve letrare e per sociolinguistiken".
Ne ate kohe shumica e njerezve paten menduar se me se fundi po realizohej deshira e zjarrte e rilindesve tane per nje gjuhe te perbashket te mbare kombit shqiptar. Formula e gjetur se gjuha letrare kombetare e njesuar eshte formuar "sui generis" dhe paraqitej "mbidialektore" ishte vertet e qelluar e hyjnore. Shuhej perfundimisht sherri i vjeter "gege e toske" dhe behej e pranueshme nga te dy palet.
Gjetja qe e qelluar dhe komunistet duheshin pergezuar. Perpara gjuhes, si mjet i identifikimit te kombit, do te perkuleshin me nderim komuniste e antikomuniste, do te elektrizohej diaspora e perveluar nga malli, do te evokohej motoja e Rilindjes Kombetare, per te cilen gjuha qe nje nder mjetet kryesore te bashkimit kombetar.
A kishte dore Partia e Punes ne kete proces?
A kishte dore, pra, Partia e Punes dhe personalisht Enver Hoxha ne kete proces? Per ata qe e kane jetuar ate kohe, kjo pyetje del e tepert. Do te mjaftonte vetem nje fakt, vene ne dukje nga A. Kostallari, per te treguar interesimin e madh te Partise e veçanerisht te shokut Enver Hoxha per çeshtjen e njesimit te gjuhes sone letrare. Eshte fjala per te miratuar nje Abetare ne toskerishte.
Enver Hoxha per kete Abetare thekson se "Byroja Politike nuk eshte ngutur per te marre nje vendim mbi kete çeshtje ...". Pra, Byroja Politike merrej deri edhe per miratimin e botimit te nje Abetareje, e jo te linte ne dore te spontaneitetit procesin e formimit te gjuhes letrare kombetare. E tani me vjen mire qe me jepet rasti te perseris ate qe kam thene 10 vjet me pare ne simpoziumin "Martin Camaj tradita dhe bashkekohesia": "Per çdo levizje me karakter mbarekombetar Partia e Punes hartonte nje platforme te qarte, shoqeruar me nje organizim te persosur e per t'u pasur zili.
Se pari merreshin vendimet perkatese ne Byrone Politike. Pastaj niste diskutimi popullor, ku matej pulsi, duke eleminuar kundershtaret nepermjet nenit famekeq te agjitacionit e propagandes. Ne fund zhvillohej mbledhja solemne, ku njezeri shprehej uniteti i plote ndaj mesimeve te pagabueshme te Partise. Natyrisht nuk kish si te perjashtohej nga ky rregull edhe procesi i njesimit te gjuhes". Mirepo, pikerisht keto fakte, qe jane teper kokeforte, lihen ne harrese qellimisht nga gjuhesia zyrtare e kohes sone.
Ne nje emision televiziv te Televizionit Publik Shqiptar, ne prag te konferences per perkujtimin e 30 vjetorit te Kongresit te Drejtshkrimit, prof. Emil Lafe, duke u mburrur se na paskesh qene ne pararoje te ketij procesi, tha shkoqur se "Ne Kongres ne nuk patem asnje politikan dhe asnje nderhyrje nga ata". Kjo ishte nje e vertete, qe te bente per te qeshur. Sepse kishte plot 17 vjet qe Partia pergatitej per kete dite te shenuar. Ajo kishte te gjitha levat ne dore, duke nisur nga organizata baze e partise e deri te organet e sigurimit te shtetit.
E kete e di me mire se kurrkush prof. E. Lafe. Tani, a e dinin gjuhetaret tane te nderuar se ne bazen e gjuhes letrare te njesuar ishte vene toskerishtja, dhe se "sui generis" e "bashkeveprimi nderdialektor" qene vetem sllogane, per t'u hedhur hi syve njerezve? Ne qofte se e dinin, perse nuk folen atehere? Ne qofte se nuk e dinin, kur u kujtuan per kete? Kete duhet te na thone, sepse ata e kane mbrojtur me zjarr kete menyre formimi te gjuhes letrare.
Dhe ja ç'na thote njeri prej tyre, prof. Anastas Dodi. Kur nje gazetar i "Javes" se Prishtines e pyet: "Pse ne Kongres nuk u tha qe baza e gjuhes letrare shqipe, qe po fiksohej aty, eshte dialekti toske?", prof. Dodi pergjigjet: "Me kujtohet qe kjo pune u bisedua, dhe ne i beme verejtje atij referatit te Kostallarit, edhe i thame se duhet te thuhet qe dialekti baze eshte toskerishtja, qe vihet ne bazen e gjuhes letrare.
Por u tha se kjo mund te beje me shume dem sesa te sjelle dobi".Tani po A. Dodi, ne artikullin "Disa probleme te gjuhes letrare ne vepren e Enver Hoxhes" ka shkruar: "Qe me 15 qershor 1955 shoku Enver Hoxha me nje qartesi shume te madhe thote se 'gjuha e sotme letrare shqipe nuk eshte toskerishtja ..." Siç e shihni na dalin dy Anastase, dhe nuk dime se cilit t'i zeme bese?
Vetem Poradeci, nuk firmosi Rezoluten
Vetem nje pjesemarres i Kongresit te Drejtshkrimit nuk ka firmosur Rezoluten. Ky ka qene poeti Lasgush Poradeci. Kur kete fakt ia kumtova prof. E. Lafes ne nje tubim ne Shkoder, tek perkujtonim N. Joklin, ai fillimisht e kundershtoi, po pastaj u kujtua dhe me tha se Lasgushi u semur sapo mbaroi Kongresi.
Ne shkuam ne spital t'ia merrnim firmen, me tha ai, por ai nuk ishte mire, dhe ne u larguam. Po ate vit une e takova poetin ne nje shoqeri konfidenciale dhe e pyeta me shejtanllek per kete mosfirmosje e per kete semundje, per te cilen e kisha marre vesh se ishte e shpifur dhe e bere me qellim. Autori me veshtroi gjate, pastaj me tha: "Une e kam frike historine!"
Pas gjithe ketij parashtrimi do te deshiroja te pyesja te gjithe gjuhetaret tane, gjithnje te dyzuar ne theniet e tyre, a te mblidhemi e te vendosim tere se bashku se cila eshte baza e shqipes standard? Se kemi plot 10 vjet qe nuk po i biem ne te? Ta vendosim, pra, njehere e mire e ta mbyllim kete muhabet.
Do te mjaftonte, per sa thashe me lart, pyetja me te cilen nje nder personalitetet e gjuhesise shqiptare, Sh. Demiraj, nis kumtesen e vet ne Konferencen per 30 vjetorin e Kongresit te Drejtshkrimit: "... nese vendimi per shqipen e sotme standarde ishte shkencerisht i mbeshtetur" Tani, pavaresisht nga pergjigjja, per deri sa shtrohet kjo pyetje, do te thote qe motivi per ta diskutuar kete fakt, qendron ne kembe.
A MUND TE ZGJEROHET BAZA DIALEKTORE E SHQIPES STANDARD 3?
A duhet te zgjerohet baza dialektore e shqipes standard?
Para se t'i jepet pergjigje kesaj pyetjeje, duhet se pari te pranohet se baza dialektore e gjuhes letrare te njesuar eshte toskerishtja letrare e ngritur ne standard. Pas kesaj pergjigjja eshte e prere, po, duhet.
Nga Prof. Dr. David Luka - Koha Jone
... A.Kostallari meton se ka bere nje analize shkencore te sistemit te gjuhes sone letrare, ku ai mbeshtet teorine e vet. Sipas Kostallarit, gjuha shqipe ka krijuar nje sistem te vetin, qe i takon nje rrafshi me te larte se ish variantet letrare e dialektet dhe funksionon si nje sistem i pavarur e teresor i nje tipi te ri. Ky sistem nuk perputhet me asnjerin prej sistemeve te ketij apo atij varianti letrar te meparshem, as nuk perfaqeson nje shkrirje mekanike te varianteve letrare, por eshte nje sinteze e re organike e elementeve te gjuhes shqipe, e krijuar historikisht nga zhvillimi i gjuhes sone. Nga ky parashtrim i Kostallarit dalin 2 perfundime.
Se pari, zhvillimi i gjuhes shqipe eshte nje proces dialektik (ketu ne kuptimin marksist leninist), pra i pavarur nga nderhyrjet e jashtme, te cilat mund ta kene ngadalesuar a shpejtuar kete proces, po qe ne asnje menyre nuk kane mundur ta ndalojne. Se dyti, me krijimin e kesaj idiome te re (shqipja standard), dialektet i nenshtrohen nje tkurrjeje po dialektike, sepse vendin e tyre per here e me shume e ze ne menyre dialektike gjuha standarde, me te cilen kryhet komunikimi i perditshem jetesor i banoreve qe jane ne çdo kohe ne kontakt me te (shkolla, shtypi, media televizive etj.).
Kostallari eshte i bindur se baza e ketij sistemi jane elementet e perbashketa te shqipes, qe i gjejme ne te dy dialektet.
Ato, po sipas Kostallarit, perbejne peshen specifike me te madhe ne te gjitha nensistemet e gjuhes letrare. Per te perligjur me tej tezen e mesiperme, ai i kerkon ndihme Pedersenit, qe eshte shprehur se "Ndryshimi midis dy dialekteve te gjuhes shqipe eshte shume i vogel ... nga pikpamja praktike ndryshimi midis dialekteve te gjuhes shqipe nuk ka asnje rendesi".
Megjithese Pederseni, duke qene me teper studiues i historise se gjuhes, e ka fjalen per ndryshimet (ruajtje a risime) historike te dialekteve te shqipes, perseri, fjala e tij ze vend perbukuri ne forcimin e tezes se Kostallarit.
Kane hyre dhe elemente me burim njedialektor
Mirepo, kur vjen puna per ta konkretizuar kete teze, aty nisin edhe diskutimet, sepse shembujt e sjelle nuk vertetojne se "Krahas elementit te perbashket mbizoterues ne strukturen e shqipes se sotme letrare kane hyre edhe elemente me burim njedialektor, te cilat perbejne disa tipare dalluese te dialekteve te shqipes".
Po e ilustrojme kete me nje shembull te sjelle nga Kostallari. Ky shprehet: "... krahas rotacizmit, qe eshte fenomen i vdekur prej me se dhjete shekujsh, shqipja e sotme letrare ka pranuar e vazhdon te pranoje edhe jorotacizmin verior... (bashkejetojne krahas zeri dhe zanore, kreret dhe krenar, krenari, syri dhe synoj, rera dhe ranishte etj.)". Dihet qe rotacizmi eshte dukuri vetem e toskerishtes.
Ne gjuhen letrare te njesuar nuk mund te vihet kurrsesi shenja e barazimit per thithjen e kesaj dukurie ne shqipen e perbashket letrare. Ndersa ne toskerishte rotacizmi ingranohet perbukuri ne sistem te vete dialektit, e ne te njejten kohe edhe te gjuhes se perbashket (ne kuptimin e Kostallarit), fjalet e gegerishtes, qe jane vetem nja tri a kater, jane nderkallur aty jashte sistemit e si fjale te huaja. Nderkallja e tyre eshte kryer nga halli, sepse toskerishtes i mungojne fjalet e barasvlershme me keto te gegerishtes (khs. ranore por jo rerore, krenar e krenarí por jo krerar e krerarí, synoj por jo syroj etj.).
Ngjan qe keto shembuj vertetojne te kunderten e tezes se Kostallarit, qe gjuha e njesuar letrare eshte pikerisht toskerishtja letrare e ngritur ne standard. Po keshtu mund te gjykohet edhe per diftongjet ue te gegerishtes, i cili ne disa fjale na paska zevendesuar tjetrin ua te toskerishtes (khs. punuar dhe /toke/ e punueshme etj.)
Shembulli me i qarte per te vertetuar se baza dialektore e shqipes standard perfaqeson katerciperisht toskerishten letrare, i ashtuquajturi problem i infinitit ose i paskajores, per te cilin Kostallari shkruan: "Norma letrare nuk mund ta zgjidhte kete problem ne planin sintaksor shkeputurazi nga plani morfologjik.
Ajo zgjodhi keshtu drejtimin e rrudhjes se ndertimeve qe lidhen me 'paskajoren' e tipit me + pjesore dhe kjo e ka pakesuar shume ne shkrim dallimin themelor sintaksor midis varianteve letrare te veriut e te jugut, duke lehtesuar kristalizimin e nje norme te njesishme sintaksore".
Nga ky parashtrim, dalin dy perfundime
Nga ky parashtrim i Kostallarit mund te nxirren dy perfundime. Se pari, menjanimi i paskajores nuk e ka pasuruar, por varferuar gjuhen standard, e kjo eshte krejtesisht e kuptueshme, sepse sa me shume forma foljore te kete nje gjuhe, aq me e pasur behet forca shprehese e saj. Se dyti, nuk mund te nderkallej ne asnje menyre paskajorja ne gjuhen standard, sepse ajo do te prishte ekuilibrin e sistemit te zgjedhur (perkat.
toskerishtes), qe nuk e kishte (perkat. e kishte humbur ne vazhden e koheve) toskerishtja. Pas 30 vjetesh, nje nder ithtaret fanatike te Kongresit te Drejtshkrimit dhe nje nder mbrojtesit me te devoçem te gjuhes letrare kombetare te njesuar, detyrohet te rimarre ne dore perseri çeshtjen e paskajores, po tani ne kushte te reja. Po riperseris pa koment çfare ka thene ai: "Lidhur me çeshtjen e paskajores (eshte fjala per paskajoren me pjesezen me), mund te jepet paraprakisht nje sqarim. Ne strukturen gramatikore te nje gjuhe standarde nuk mund te shtihet mekanikisht nje element qe nuk ka perdorim ne gjuhen standard.
Gramatikanet nuk mund t'i imponojne ose t'i shartojne gjuhes elemente strukturore, edhe kur keto mendohet se jane te nevojshme. Ata vetem e pershkruajne dhe e mbareshtrojne brumin gramatikor te gjuhes, por kete brume e mbrun perdorimi, jo gramatikanet. Nga ana tjeter struktura gramatikore e shqipes, po ashtu edhe e shqipes standarde eshte e hapur per risi. Por risia strukturore kalon detyrimisht nga perdorimi.
Po kur te degjojme te thuhet gjithnje e me dendur me bere, me pasur, me shkruar etj. dhe kur kjo forme te kete hyre edhe ne gjuhen e shkrimit, nuk do te kete arsye bindese qe te mos perfshihet edhe ne gramatike, te behet element i standardit." Prof. Emili e ka plotesisht te qarte se kjo dukuri nuk ka per te ndodhur kurre. Sepse ai di mire dy gjera. Se pari, siç thote ai vete, nuk kemi te bejme, ne kete rast, vetem me nje risi morfologjike, por edhe me levizje te ndjeshme ne strukturen sintaksore. Se dyti, shembujt, qe sjell ky per perdorimin e kesaj me + pjesore te toskerishtes te Asdreni apo M. Gramenoja, nuk vertetojne asgje.
Ato ose paraqesin rudimente, qe tregojne se edhe toskerishtja e ka pasur dikur kete paskajore, ose jane perdorur per efekte stilistike, duke nderkallur qellimisht trajten e gegerishtes, siç veprohet dendur te rilindesit57. Kete ide prof. Emili e shfaqi edhe ne Shkoder ne fundin e tubimit perkujtimor per N. Joklin, ne qershor 2002. Nga salla atehere ai pati nje replike: "Si do ta shartoni kete forme te paskajores (me punuar) ne gjuhen standard (perkat. toskerishten letrare), sepse ato nuk jane te nje lloji". Dhe diskutimi do te vazhdonte gjate, po te mos nderhynte ... ai qe kishte pergatitur dreken ne Shiroke, e qe nuk i interesonte aspak paskajorja, po mezete, qe do ftoheshin, e nuk do te nderoheshin miqte e ardhur ashtu siç duhet!
Por para se te marre flamurin per gjuhen e njesuar letrare, qe po e mban me dinjitet keto dhjete vitet e fundit, duke kaluar me sukses tri faza (komunizmin e Enver Hoxhes, termetet e demokracise se Sali Berishes, timonin me socialistat e Fatos Nanos), prof. Emili duhet te na thote, a ka hequr dore nga nje thenie lapidare, te skalitur me 1985: "Mesimet dhe idete e pavdekshme te shokut Enver Hoxha per gjuhen tone amtare ... do te na udheheqin kurdohere ne studimet tona shkencore dhe ne gjithe veprimtarine praktike per pasurimin e metejshem dhe per pastertine e gjuhes shqipe".
Se per gjuhen shqipe po flasim! Ndaj duhet diskutimi. Sepse, edhe te tjere kane rrahur mendime te kunderta per keto probleme. B. Beci p. sh. shprehet qarte: "Gjithsesi konkluzioni i paraqitur nga A. Kostallari se ne periudhen e ndertimit te socializmit ne Shqiperi boshti themelor rreth te cilit eshte zhvilluar gjithe sistemi i gjuhes letrare ka qene dhe eshte bashkeveprimi nderdialektor, nuk del i vertetuar."59
Te kalohet ne site teoria e Kostallarit
Pra, per t'i dhene pergjigje pyetjes: A mund te zgjerohet baza dialektore e shqipes standard?, duhet me pare te kalohet ne site teoria e prof. Kostallarit per formimin e gjuhes letrare te njesuar. Duhet provuar, pra, jo me pohime, por me studime akademike se shqipja e sotme standard eshte ndertuar mbi bazen e toskerishtes se ngritur ne standard. Pasi t'i jepet pergjigje kesaj pyetjeje, atehere behet krejt e qarte se baza dialektore e shqipes standard mund te zgjerohet.
Per marredhenie e gjuhes standarde me variantet jostandarde S. Mansaku shkruan: "Ne keto vitet e fundit jane shtuar ne menyre te ndjeshme kontaktet e gjuhes standarde me variantet dialektore, sidomos me variantin dialektor verior, qofte nepermjet kontakteve te drejtperdrejta njerezore, qofte nepermjet trashegimise letrare prestigjioze ne qarkullim publik, duke u krijuar mundesite reale per thithjen nga standardi i vlerave gjuhesore te variantit letrar ne gegerishte, sidomos ne leksik e ne sintakse." A duhet te zgjerohet baza dialektore e shqipes standard?
Para se t'i jepet pergjigje kesaj pyetjeje, duhet se pari te pranohet se baza dialektore e gjuhes letrare te njesuar eshte toskerishtja letrare e ngritur ne standard. Pas kesaj pergjigjja eshte e prere, po, duhet. Pas vitit 1944, dihet, nisi tkurrja e gegerishtes; toskerishtja dite per dite fitonte terren me nxitjen dhe perkrahjen e plote te shtetit te atehershem, qe qe i interesuar per kete proces.
Kjo pune vazhdoi deri ne vitin 1968, kur Kosova, nepermjet nje Konsulte perfaqesuese, miratoi rregullat e drejtshkrimit te vitit 1967. Pas kesaj toskerishtja u be gjuha zyrtare e shtetit dhe e te gjithe organizmave te tij, ndersa gegerishtja praktikisht nuk shkruhej me, ajo qe e ndaluar.
SI DUHET TE ZGJEROHET BAZA DIALEKTORE E SHQIPES STANDARD ?
4
Ndryshe duhet trajtuar raporti ndermjet drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit ne periudhen qe po kalojme. Si te gjithe gjuhet e tjera, edhe gjuha shqipe eshte e ndertuar nga marredheniet e makro e mikrosistemeve dhe nga lidhjet e caktuara perbrenda tyre.
Nga prof. dr. David Luka - Koha Jone
Si te gjithe gjuhet e tjera, edhe gjuha shqipe eshte e ndertuar nga marredheniet e makro e mikrosistemeve dhe nga lidhjet e caktuara perbrenda tyre. Natyrisht makrosistemet e mikrosistemet dialektore te gjuhes shqipe kane shume tipare te perbashketa, por njekohesisht edhe tipare dalluese, ne perputhje me makro a mikrosistemin ku bejne pjese. Ne kete rast, gjuha standard eshte e hapur per te dy kryedialektet e shqipes.
Ajo vazhdon te thithe elemente te veçanta nga toskerishja dhe gegerishtja. Po ndersa nga toskerishtja kjo thithje ka qene e lejuar (perkat. e mundshme), nga gegerishtja, siç do ta shohim ne vazhdim, ajo nuk ka marre asgje (me perjashtim te atyre pak elementeve, qe permend A. Kostallari). Zgjerimi i bazes dialektore te shqipes standard behet nepermjet nensistemeve. Dihet se keto jane tri: struktura fonetike (perkat. fonologjike), struktura morfologjike (e sintaksore) dhe tjetra, fjaleformuese e leksikore.
Struktura fonetike
Struktura fonetike (perkat. fonologjike) e gjuhes se sotme standard, ne sistemin e se ciles bejne pjese 36 tinguj (prej te cileve 7 zanore e 29 bashketingellore) permbush te gjitha kerkesat e gjuhes se shkruar shqipe. Kjo edhe sepse rruga per njesimin e formanteve pati nisur qe me Komisine Letrare te Shkodres.
Lehtesimi i tingujve nga tiparet hundore, kuantitative etj. te gegerishtes duket sikur e thjeshtoi per te mire sistemin e tingujve, duke e bere tani ate me praktik e me te perdorshem. Perdorimi i se per y ne disa rajone te ngushta te trevave te te dy dialekteve, tanime mund te vleresohet si rudiment, qe me zevendesimin e brezave do te shuhet plotesisht. Nderkaq, perdorimi i e se atone ne teprí (veçanerisht kur ajo perdoret si zanore mbeshtetese), dhe ne ato raste kur ajo shqiptohet mekanikisht, me teper si grafeme se sa foneme, ngjan qe duhet rishikuar e mbase perjashtuar fare.
Dukurite fonetike si rotacizmi etj., per te cilat kemi folur me lart, duhen veshtruar si tipare te toskerishtes letrare dhe trajtat e gegerishtes (te cilat i mungojne dialektit tjeter), si fjale qe s'kane asnje lidhje me ate dukuri. Nderkaq kur te dy dialektet kane nje formant te perbashket, siç eshte rasti i diftongut (perkat. togut te zanoreve), mendoj se shqiptimi ua apo ue nuk e demton sistemin, sa kohe qe dikur kishim nje uo te perbashket e sot diku diku degjohet ua edhe ne zona te thella te gegerishtes.
Ndryshon raporti i drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit
Ndryshe duhet trajtuar raporti ndermjet drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit ne periudhen qe po kalojme. Une e kam ndjekur kete problem per kater vjet rresht ne nje shkolle tetevjeçare ushtrimore ne qytetin e Shkodres (me nxenes nga klasa e peste deri ne te teten), me studentet shkodrane te Universitetit "L. Gurakuqi" dhe me folesit e Radio Shkodres, dhe kam arritur ne keto perfundime.
Qofte brezi i adoleshenteve (mosha 11 14 vjeç), qofte te rinjte, studente te ketij universitetit, e shqiptojne gjuhen letrare standard ne menyre te perkryer vetem kur lexojne ose pyeten ne mesim. Po keshtu edhe folesit e radios kur jane ne emison.. Nderkaq, sapo dalin ne biseda te lira, veçanerisht femijet e tetevjeçares, flasin gjuhen e gjyshes, nje shkodranishte te rende, te cilen e marrin vesh vetem shkodranet. Kjo dukuri, per sa kemi patur rastin te degjojme ne televizion, si edhe ne takimet me to, paraqitet e njejte edhe me kosovaret. Sforcimi i tyre per te folur gjuhen standard, i ben ato qesharake.
Struktura morfologjike
Ngjan qe kjo strukture eshte me e konsoliduara ne gjuhen standard. Mbase ketu ka ndikuar historia e zhvillimit te vete kesaj gjuhe. Se pari, formantet e trajtat morfologjike duan kohe te ndryshohen73. Ato, duke paraqitur skeletin e nje gjuhe, pra tiparet dalluese (perkat. perberese a konstitutive), zakonisht paraqiten ne shume drejtime te perbashketa ne te dy dialektet. Çeshtja e paskajores, e shtruar tash se voni, dhe mundesia e paraqitur (perkat. e parashtruar) per shartimin e saj ne gjuhen standard, duhet perjashtuar. Toskerishtja letrare kete trajte foljore nuk e ka.
Si rrjedhim po u nderkall krejt jashte sistemit, paskajorja do te sjelle ngaterresa jo vetem ne strukturen sintaksore, po edhe ne hartimin e fjaloreve (e vetekuptohet edhe ne rishikimin e fjaloreve te botuar), sepse do te duhej te kryhet nje perzgjedhje per trajten baze, qe do te vihet si lekseme: paskajorja apo e tashmja e deftores (veta e pare).
Sh. Demiraj thote se "shqipja standarde ka mundesi t'i shprehe fare natyrshem te gjitha funksionet sintaksore karakteristike per paskajoren."Dhe se ajo mund te perdoret "... ne ato raste kur e kerkon nevoja per te tipizuar gjuhesisht personazhet e nje vepre letrare, te cilet ne gjuhen e tyre familjare e perdorin rregullisht kete forme te pashtjelle".
Struktura sintaksore
Kjo strukture nuk duhet veshtruar vetem me ndikimin e mundesine e menjanimt te trajtave te huazuara krejt pa nevoje nga gjuhet e huaja, te cilat sot po kercenojne gjuhen shqipe jo me si rrezik ne potence, po si rrezik real. Nderkaq, ketu ne do te leme jashte e nuk do te marrim ne dore ato ndertime te reja sintaksore te perdorura nga shkrimtaret, te cilat padyshim pasurojne se tepermi gjuhen standard. Ketu e kemi fjalen per shprehjet popullore te gegerishtes, qe siç ashkruan I.
Ajeti (partizan i toskerishtes dhe mbrojtes i zjarrte i saj) duke miratuar ketu nje mendim te tjeterkujt: "... dialekti gege permban qindra shprehje qe tosket i kane humbur, e qe jane xhevahire te verteta, sepse i kemi trasheguar nga paraardhesit tane te larte". Qe tosket i paskan humbur, kjo nuk habit askend. Po, meqe i kane humbur per vete keto xhevahire, nuk na duket e arsyeshme qe t'i hedhim tej, duke i quajtur falso. Dhe ky do te ishte nje gabim i pafalshem dhe i bere me qellim. Me kete akt, ata qe i paten nder duar keto xhevahire dhe i hodhen ne lume, kane varferuar ne menyre te ndjeshme gjuhen tone amtare.
Tani, kuptohet, eshte detyre e domosdoshme qe kjo pasuri t'i kthehet gjuhes standard, po gjithsesi duke u nderkallur me shume kujdes ne sistemin e saj. Perndryshe, do te perziejme gjera qe nuk perzihen e ka rrezik te na dale nje gjuhe mushke apo stramastike. Kjo pune do studim e pergatitje, pune qe duhet ta kryeje ne menyre te planifikuar Instituti i Gjuhesise.
Struktura leksikore e fjaleformuese
Gjuhesia zyrtare e sotme (ne qofte se kete e perfaqeson raporti i mbajtur nga E. Lafe ne 30 vjetorin e Kongresit te Drejtshkrimit) parashtron me te drejte nje shqetesim te madh e real, vershimin krejtesisht te panevojshem te fjaleve te huaja, te cilat po e maltrajtojne (perdhosin) pa pike nevoje gjuhen shqipe. Per kete pune kaq demtuese e demprurese, fajtore kryesore jane politikanet tane, qe sot, per fat te keq, perfaqesojne pjesen me injorante te pseudoelites intelektuale shqiptare.
Nuk jam i afte te marr vesh se çfare i shtyn te perçudnojne gjuhen e tyre amtare. Sepse ato e bejne kete pune jashte vetedijes se tyre, te cilen ose nuk e kane fare, ose e kane te mbushur me kashte. Nderkaq, duhet jo pak kurajo per te thene: Perse e kerkoni ruajtjen e pastertise se gjuhes sone amtare nga qeveria.? A nuk e shihni se kryeministrat vete jane shembulli me i keq ne kete drejtim?
Me qeveri e me urdhra e komisione, qofshin keto edhe te vete kryeministrit, sot nuk zgjidhet asgje. Keshtu mund te punohej ne kohen e xhaxhit Enver, kur sanksionet per mosbindje te direktivave, te çonin te pakten ne humbjen e punes se perditshme. Nderkaq, une e kam fjalen te ato kater pese rreshta te referatit te tij, te cilat prof. Lafe duhet t'i kishte zhvilluar me tej. E meqe kete pune nuk e ka bere ai, po perpiqem ta bej une.
Po se pari po permend fjalet e prof. Emilit: "Fjaleformimi i shqipes ... mbeshtetet ne radhe te pare ne mjetet dhe tipat fjaleformuese te gjuhes popullore ..."; "Leksiku eshte struktura me perfaqesuese e gjuhes, sepse permban lenden me te cilen ndertohet ligjerimi yne.
Fillimi i ketij shekulli po e gjen gjuhen shqipe me nje fjalor shpjegues te pamjaftueshem si per nga vellimi (vetem 41 mije fjale), ashtu edhe nga simetria relative e perfaqesimit te sferave leksikore. Modernizim i gjuhes do te thote ne radhe te pare, pasurim leksikor i leksikut ne menyre qe ai t'u pergjigjet me shpjegime te sakta nocioneve, veprimeve, objekteve te nje shoqerie moderne. Mendohet se ka ardhur koha te vihet ne jete projekti i nisur qe ne vitet '60 per nje fjalor me te madh me disa vellime".
Do te kisha deshire ta pyesja prof. Emilin se kush ka penguar ne realizimin e ketyre detyrave. Sepse per kater vjet (nga 1980 ne 1984) ju te Institutit nxoret nje fjalor te dyte te gjuhes shqipe! Ju e dini po kaq mire sa e di edhe une se fjalori i madh nuk mund te behej e as nuk mund te behet as sot e kesaj dite, sepse ju mungojne studimet anesore, te domosdoshme per hartimin e tij.
Se pari mungon nje korpus i leksikut te autoreve te vjeter. Kete e kishte hartuar me kohe prof. K. Ashta, po ju as qe deshet ta dini kete pune. Gjithashtu ju duhet ta dini me mire se une se sot ne Institutin tuaj nuk keni as kartoteke te leksikut te te folmeve te shqipes, as fjalor te pergjithshem dialektor, as atlase leksikore, as studime ne rrafsh krahasues, statistikor e tipologjik per leksikun dialektor e krahinor te shqipes e vargu mund te zgjatet pa fund.
Atehere, ç'paskeni bere ju ne Institut?
E kryesisht keto gjynahe rendojne ne radhe te pare mbi leksikun dialektor (perkat. krahinor) te gegerishtes. Pikerisht menjanimi (perkat. lenia krejt pas dore) te studimit te ketij leksikut te krahinave veriore te vendit, ka çuar ne nje varferim te tejskajshem te gjuhes se sotme standard, e cila eshte vertet e "ajrosur" me teper se gegerishtja, po ngjan qe kjo ajrosje ta kete herre aq shume leksikun e saj, ta kete rralluar me teper se sa duhet, sa ajo sot eshte shprehese me teper per gjuhen e gazetave e te masmedias televizive e radiofonike, se sa per letersine artistike.
Ky veprim, pra ky menjanim i qellimshem i leksikut e shprehjeve te dialektit gege, dallohet qarte edhe sot. Instituti i Gjuhesise e i Letersise, qellimisht nuk eshte marre me studimin e leksikut te dialektit gege, qellimisht e ka lene ate per te vdekur dalengadale. Dhe kjo eshte teper e lehte per t'u faktuar.
Hajri Shehu, duke analizuar librin e fundit te prof. J. Thomait "Leksiku dialektor e krahinor i shqipes se sotme", shkruan se "6. Bibliografia nuk eshte e papranueshme. Sidoqofte ka ndonje harrese te paqellimshme si p. sh. Fjalori i Ri i N. Gazullit, Fjalor i arberesheve t'Italise (nga E. Giordano), Fjalor i se folmeve te arberesheve te Zares ("ReCnik govora zadarskih arbanasa") nga Kruno Kerstiqi, Visare gjuhesore kulturore nga Malesia e Gjakoves (nga A. Sula), Fjalor me shprehje e fjale te rralla (nga P. Zeneli) ...".
SI MUND TE ZGJEROHET BAZA DIALEKTORE E SHQIPES STANDARD ?
5
Kete shkrim e kam pergatitur ne prag te Konferences Shkencore Nderkombetare "Shqipja standarde dhe shoqeria shqiptare sot", mbajtur ne Tirane, ne nentor te vitit 2002, i bindur se kisha te drejte te flisja ne ate Konference, per te shprehur mendimet e mia, duke qene se perfaqesoj nje alternative si hartues dhe mbeshtetes i Deklarates se gjuhetareve te Shkodres, mbajtur ne "Tryezen e rrumbullaket" ne Shkoder ne korrik te vitit 1992.
Mirepo, me gjithe kerkesen time te perseritur, kjo deshire nuk m'u plotesua. Shkaku, me sa u tha ne "Seminarin e peste "Shkodra ne shekuj" (tetor, 2002), ku u shtrua ky problem nder diskutime per gjuhen letrare te njesuar, na ishte "mungesa e fondeve"! Me vjen mire ta besoj qe njerezit, pjesemarres ne Konferencen e 2002 shit, na qenkeshin caktuar jo me emer, po me numer, per shkak te mungeses se fondeve. (Ne gjithnje kemi shkuar, e vazhdojme te shkojme ne keto konferenca, me shpenzimet tona).
E pra, ish kryeministri yne i nderuar (z. Nano) per nje ndeshje futbolli pati premtuar 150.000 dollare! Pra per "kembe" paska para, per "koke" jo! Po, nuk besoj te jete ky shkaku i mirefillte. Sepse ne Konference qene ftuar edhe tre alabanologe ruse, te cilet ne pamundesi per te marre pjese, kishin derguar nje telegram, qe u lexua se bashku edhe me nje telegram tjeter, nga njefare studiuesi (Rrahim Perçuku), te cilet i uronin "pune te mbare dhe te frytshme konferences".
Ngjan qe Shkodra na dilte me larg e me me shume shpenzime se Rusia! Nuk besoj se gjuhetaret shkodrane, qe do te shprehnin mbase nje tjeter alternative ne kete Konference, do t'i perfaqesonte J. Rrota!? Sepse ne kumtesen e E. Lafes, qe permendur nje thenie e J. Rrotes e vitit 1931, per t'iu kundervene A. Pipes. Megjithese krijohej pershtypja se ishte keshtu siç po shkruante E. Lafe, puna qendronte krejt ndryshe. J. Rrota shprehte ne thenien e vet ate pikepamje per konvergjence gjuhesore, qe niste qe me autoret e vjeter te shqipes me pike kulminante Pj. Bogdanin. Nuk flet J. Rrota as per toskerishte, as per gjuhe standard e as per rrugen qe duhet ndjekur per t'ia arritur ketij qellimi. Ajo eshte thjesht bindja e tij per kete problem.
Ja ç'shkruan ai: "E pra, tue kene se faktori mâ i pari i kombsís âsht gjuha, na kemi doemos nevoje per nji gjuhe letrare te perbashket. Bashkimi i gjuhes âsht bashkimi i mendimeve, i ndjesise e i karakterit kombetar". Kjo eshte pikepamja e J. Rrotes, dhe jo vetem e tij. J. Rrota ka qene klerik katolik françeskan dhe asnje çeshtje qe kishte lidhje me gjuhen, nuk mund t'u vendoste pa miratimin dhe lejen e tij. As edhe vete vargjet e Lahutes se Gjergj Fishtes!
Kjo pikepamje e J. Rrotes eshte misheruar edhe ne Deklaraten gjuhetareve te Shkodres, ku thuhet: "Perpjekjet e autoreve gege per mbrojtjen dhe levrimin e gjuhes amtare, per ta ngritur ate ne shkallen e nje gjuhe letrare te perbashket, nuk reshten asnje here qe nga Bogdani deri te Komisia Letrare e Shkodres ne vitin 1917." Gjithashtu: "Gjate gjithe historise se gjuhesise shqiptare gjuhetaret gege jane perpjekur ne menyre te ndergjegjshme per njesimin e gjuhes shqipe, dhe jo vetem kaq, po ata edhe kane punuar me kembengulje ne kete drejtim.
Tjeter, pastaj eshte rruga qe kane ndjekur per ta realizuar kete njesim." Tani A. Pipa parashtron nje pikepamje tjeter, bile me teper se pikepamje eshte nje deshire e tij per ta shkruar shqipen ne te dy kryedialektet. Nuk ka pra ketu as "ngurrime" e as "kundershtime te hapura" e as "lufte klasash" e as politike e sterpolitike. Ka vetem pikepamje. Dikush i shpreh, te tjeret i vleresojne a i zhvleresojne dhe koha vendos per drejtesine e tyre. Kaq.
Fryma partiake
Kjo kundervenie me kujton frymen partiake te prof. Kostallarit kur shkruan: "... u ngriten kunder vendimeve te Komisise Letrare ... kunder nje gjuhe letrare te vetme per gjithe kombin shqiptar ... Flamurin e ketyre forcave reaksionare e moren kreret e urdhrave katolike. Ndersa zedhenesi i Urdhrit te Françeskaneve, Gjergj Fishta, vazhdonte te sulmonte gjuhen letrare qe ecte drejt njesimit, si nje "gjuhe mushke", "gjuhe bastardhe stramastike".
Tani gjithkush e di se Fishta me "gjuhe mushke" e "gjuhe bastardhe stramastike" kishte quajtur perzierjen pa asnje kriter te toskerishtes me gegerishten (perkat. te folmen kalimtare te Elbasanit), qe kishte vendosur Komisia Letrare e Shkodres per gjuhe te perbashket. Sot, pas kaq vjetesh, na del se Fishta paskesh patur te drejte te plote. Ajo gjuhe praktikisht deshtoi sepse ishte nje amalgame jashte kritereve gjuhesore te mikro e makrosistemeve etj.
Nderkaq Fishta parashtron teorine e vet per gjuhen e njesueme a te perbashket, siç e quan ai. Kjo pikepamje e Fishtes ka nje histori te veten. Duke reflektuar per vepren e Asdrenit "Endra e lote" (Vjersha, Bukuresht, 1912) Gj. Fishta i entuziazmuar shkruan: "Mbas mendimit tem ky liber tfaqe mâ s'mirit shka ká t'hijshem n'vedvedi djalekti i Tosknís. Do shqyptare, kur shkruejn shqyp, e perziejn gegnishten e tosknishten n'nji mendyre kaq t'vrazhte, sa mos me t'u bâ me e kndue.
Ajo s'âsht gjuhe: ajo âsht si mushku, qi s'âsht kal as gomar. Per me u perbâ gjuha letrare, nuk âsht nevoja me krijue nji gjuhe t'ré: lypset vetem m'e njofte gjuhen e me i diejt rregullat e saja mire, e mbasandej me i rreshtue fjalet ne shkrim me rregullsí, e, atehere koha e dija e estetika kane me gjykue se cilli dialekt do zgjedhe per gjuhe letrare n'Shqypní". Nuk besoj se ka ketu as qendrim armiqesor, as keqdashje e as kundershtim per gjuhen e perbashket.
Fishta caktoi tre rruge per kete çeshtje
Ndersa rruga qe duhet ndjekur per ta realizuar kete qellim, eshte diçka tjeter. Te pikepamja e Fishtes verehen tri kushte, qe duhet te percaktojne kete rruge (natyrisht, sipas tij): dija (sot planifikimi gjuhesor sipas konceptit te sociolinguistikes), koha (çasti i pershtatshem, pasi te jene pjekur kushtet, por gjithsesi pasi te jene kryer studimet perkatese te dialekteve dhe veçanerisht atij qe do te vihej ne bazen e gjuhes se perbashket) dhe estetika (gjithçka te behet bukur). Nuk e kuptoj ku eshte "e keqja" e "reaksionarja" e kesaj pikepamjeje. Do te me vinte mire qe E. Lafe te rimerrte perseri ne shqyrtim gjuhen e shokut Enver Hoxha e te na tregonte se ky vete, duke qene ideatori i Kongresit te Drejtshkrimit, fliste nje gjirokastriteshe te paster, qe nuk e kalonte nivelin e nje te folmeje.
Mirepo, qofte prof. Emili, qofte edhe ndonje tjeter pas tij, nuk e di a nga "malli" apo nga "halli", kete zhargon gjirokastriteshe, na e serviren per gjelle te gjuhes shqipe. E. Lafe shkroi me 1985 artikullin Shoku Enver Hoxha per pasurimin dhe pastertine e gjuhes shqipe113, ndersa pas tij, me 1988, u botua nje artikull tjeter Rreth perdorimit te fjaleve dialektore ne veprat e Enver Hoxhes.
Tani po rreshtoj disa nga fjalet xhevahire, me te cilat (sipas dy gjuhetareve te siperm) E. Hoxha na paska pasuruar e pastruar gjuhen shqipe: dhipato, tartaposh, hajsomer, thoropulle, hindja, mamace, bobollaçe, skordhan, laropite, beblehi, shapkat, tervok, paparune, qersat etj. etj. Kjo eshte edhe arsyeja qe elita e gjuhetareve, qe drejtojne institucionet tona shkencore, nuk e pranojne debatin shkencor, sepse mbartin mbi vete remineshenca latente te se kaluares, se ciles i perkasin teresisht. Natyrisht, kurrkush nuk ka deshire tani t'i kujtohet biografia. Po kjo e vertete tabu duhet te na perfshije te gjitheve, perndryshe do te degjojme gjithfare kembanash!
Asgje nuk ka ndryshuar
Megjithese kane kaluar kater vjet (2002 2006), asgje nuk ka ndryshuar. Ithtaret e Kongresit te Drejtshkrimit, grushtbashkuar, qendrojne heroikisht te patundur nder llogore, me rreshta te shtrenguar. Te tjere, jashte ketyre llogoreve, lehin, sepse vetem kjo u lejohet. Mirepo, eshte koha per ndryshim. Perndryshe, mund te pritet edhe ndonje termet i vogel! Ne kete situate, na u krijuaka nje i ashtuquajturi Komision, i cili paska marre persiper te plotesoje ate qe paska lene mangu Kongresi i Drejtshkrimit. Se kush ben pjese ne kete Komision, nuk e dime.
Nuk dime as kriteret e perzgjedhjes, as programin e tyre te punes. Dime vetem kaq: Komisioni ka 17 vete. Me ç'kemi mundur te dallojme ne ekranet e televizorit, 12 prej tyre jane pjesemarres te Kongresit te Drejtshkrimit dhe te vendosur deri ne vdekje pe te mos perdorur fjalen rishikim. Mesa kemi marre vesh aty ketu, kane bere nje mbledhje pune ne Tirane me 19 nentor 2005, po se çfare eshte folur atje, nuk e dime. Mbledhja tjeter (edhe kjo me te degjuar), do te behej ne Prishtine nga gjysma e majit 2006.
Nderkaq, ajo qe dihet me siguri, eshte qe ne gusht te ketij viti, si zakonisht do te mbahet ne Prishtine Seminari XXV Nderkombetar per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare. Po, ajo qe paraqet interes, eshte tema e ketij Seminari; aty do te flitet perseri per gjuhen shqipe standard. Si gjithnje, do te kete tri pale: ata qe vendosin (Komisioni), ata qe lehin, dhe ata qe buzeqeshin. Ftesat, si gjithnje jane kolektive, u dergohen institucioneve.
Pra Komisioni eshte organizatori, institucionet zgjedhin te tjeret, qe lehin (shpesh duke besuar se po u degjohet lehja); ndersa, ata qe buzeqeshin, te perjashtuar qellimisht, u hedhin nje sy shkrimeve te veta (te botuara gjate koheve) per problemin ne fjale, sepse e kane frike historine. Keta te fundit te gjithe kane emer e mbiemer, pra nuk jane anonime. Dhe, ndihmesen e tyre per kete problem kaq te rendesishem e kane dhene jo vetem me veprimtari intensive, po edhe me artikuj e vepra, pa te cilat nuk mund te trajtohet e te zgjidhet si duhet kjo çeshtje.
U deklarua per 120 studiues
Ne konferencen e shtypit, mbajtur me 14 korrik 2006 ne Fakultetin Filologjik te Prishtines, organizatoret e ketij Seminari kane deklaruar se "do te jene 120 studiues nga Ballkani dhe Evropa, por edhe jashte saj si Japonia, Mongolia, Kanadaja etj."116 Nderkohe prof. F. Rakaj ka theksuar se "Prezenca e shkrimtarit te njohur I. Kadare dhe akademikut R. Qosja, do t'i jape nje tjeter imazh diskutimit te madh pe gjuhen shqipe"117.
Nga theniet e mesiperme kuptohet lehte se nuk do te kemi debat e diskutim, por elozhe glorifikuese, te cilat as nuk ngrohin e as nuk ftohin, edhe ne qofte se vijne nga Mongolia. Nderkohe I. Kadare e R. Qosja, as njeri e as tjetri nuk jane gjuhetare. Ajo qe po shtrohet sot per diskutim, eshte thene qarte ne Deklaraten e gjuhetareve te Shkodres qe ne vitin 1992.
Dhe po te ishte degjuar zeri i tyre qe ne ate kohe (kerkohej vetem debat e diskutim), e ne vazhdim119, shume gjera do te ishin ndrequr. E kemi thene dhe vazhdojme ta themi se: "Praktikat e sotme te perjashtimit te mendimit alternativ do te sjellin ne te ardhmen vetem peshtjellim. E kjo do te jete ne dem te kultures kombetare shqiptare".
Nga Prof.dr David Luka - Koha Jone

Similar topics
» Fjalë të harruara Shqipe ose dialektore.
» Facebook, baza parë e vetëvlerësimit
» Greqi, zbulohen 3 baza terroriste
» Përmbytjet, zgjerohet harta
» Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi