Katari njeh Kosovën
2 posters
Faqja 1 e 1
Katari njeh Kosovën
Katari është shteti i parë që e ka njohur Kosovën këtë vit. Lajmi për njohjen nga ky shtet arab erdhi nga ambasada e Kosovës në Washington, e cila ka njoftuar se ka pranuar letrat kredenciale për njohjen zyrtare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova edhe zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.
Ky shtet i kishte premtuar njohjen muaj më parë edhe kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së këtij të fundit në këtë shtet.
Me këtë njohje janë bërë gjithsej 73 njohjet e Kosovës si shtet të pavarur. Shteti i fundit që e njohu Kosovën, ishte Tuvalu, në nëntor të vitit të kaluar.
Kjo njohje erdhi në kohën kur u shtua droja se numri i njohjeve mund të stagnojë pas raportit të Dick Martyt në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ngase ky raport reflektoi tejet negativisht jo vetëm në shtimin e njohjeve, por edhe në imazhin e shtetit në të ri.
Ndryshe, shteti i Katarit shtrihet në Gadishullin Arabik dhe kufizohet me Arabinë Saudite. Ka më shumë se 1.5 milion banorë dhe ka zhvillim të madh ekonomik dhe udhëhiqet nga emirët.
Re: Katari njeh Kosovën
Hajt ishalla edhe te tjeret morin shembull edhe fillojne me kom te mbar celebrate005
Edituar për herë të fundit nga Klea@Love në Tue 4 Jan 2011 - 11:07, edituar 1 herë gjithsej
Similar topics
» Katari njeh Kosovën?
» KD: Katari do ta njohë Kosovën para AP-së
» Izraeli demanton Tiranën, nuk e njeh Kosovën
» Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!
» Cfare nuk njeh tek partneri yt?
» KD: Katari do ta njohë Kosovën para AP-së
» Izraeli demanton Tiranën, nuk e njeh Kosovën
» Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!
» Cfare nuk njeh tek partneri yt?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi