KD: Katari do ta njohë Kosovën para AP-së
Faqja 1 e 1
KD: Katari do ta njohë Kosovën para AP-së
Katari do të jetë shteti i radhës që do ta njohë pavarësinë e Kosovës në fillim të javës së ardhshme, kanë bërë të ditur burime të “Kohës Ditore” të shtunën. Vendimin për këtë pritet t’ia komunikojë kryeministrit Hashim Thaçi vetë mbreti i këtij shteti, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
“Tashmë jemi siguruar që Katari do ta njohë pavarësinë e Kosovës para se të nisë punimet sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme”, ka thënë një zyrtar i Qeverisë, në kushte anonimiteti. “Kredencialet do t’i dorëzohen kryeministrit Thaçi”.
Me ftesë zyrtare të mbretit të këtij shteti, kryeministri Thaçi do të jetë të dielën në Katar. Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se kryeministri Thaçi ka udhëtuar të shtunën për në Turqi, dhe nga atje të dielën do të niset për në Katar. Ndërkaq për vizitën bërë këtij shteti ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Zyra për informim e Qeverisë.
Nga Katari kryeministri Thaçi do të udhëtojë për në Neë York, ku bashkë me presidentin Fatmi Sejdiu do të udhëheqin delegacionin shtetëror të Kosovës në kuadër të angazhimeve diplomatike për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /
Similar topics
» Serbia do ta njohë Kosovën, para anëtarësimit në BE
» Katari njeh Kosovën?
» Katari njeh Kosovën
» Serbia duhet ta njohë Kosovën
» Topalli kërkon nga Egjipti të njohë Kosovën
» Katari njeh Kosovën?
» Katari njeh Kosovën
» Serbia duhet ta njohë Kosovën
» Topalli kërkon nga Egjipti të njohë Kosovën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi