Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fotografia, si lindi ngrirja e kujtimeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fotografia, si lindi ngrirja e kujtimeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotografia, si lindi ngrirja e kujtimeve

Shko poshtë

Fotografia, si lindi ngrirja e kujtimeve Empty Fotografia, si lindi ngrirja e kujtimeve

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 13 Jan 2011 - 12:50


Dy francezët, Nicèphor Niepce dhe Louis Daguerre, merren si zbuluesit e fotografisë. Ata zhvilluan teknikën e parë dhe procesin kimik, i cili mundësonte ruajtjen e pamjeve. Më vonë pasuan me dekada zhvillimet teknike. Me prezantimin e parë të aparatit Kodak në vitin 1889 ky zhvillim arriti një pikë, të cilin qenësisht e mban deri më sot. Vetëm elektronika dhe dixhitalizimi kanë sjellë një metodë të re fotografike.

Fotot a para të Niepces
Francezi Jozef Nicefor Niepce (1765-1833) merret si njeriu i parë i cili krijoi foton me shtresë të ndjeshme nga drita. Ai mori një "Camera Obscura" për ndihmë, një aparat më parë i njohur, me të cilin mundësoi projektimin e peizazheve. Atij i shkoi ndër mend, pasi iu duk shumë më e lehtë që këto foto t'i mbajë në letër klor-argjendi. Por ato nuk ishin të rezistueshme ndaj dritës. Prisheshin pas një kohe të shkurtër. Vetëm më 1826 Niepce ia arriti që të mbarojë foton e parë të rezistueshme. Fotoja tregon pamjen nga dritarja e dhomës së tij. Me kohë të ndriçimit tetëorësh ishte e pamundur që të fotografohen njerëz dhe gjëra të levizshme. Dageri, një piktor i sukseshëm teatri, mori vesh për punën e Niepces dhe ishte aq i pasionuar sa që u bë shok i tij. Me shumë ethe ata provonin që të gjenin një rrugë për shkurtimin e kohës së ndriçimit.

Kohë e shkurtër ndriçimi dhe kopje të shumëfishta
Luis Zhak Mande Dager (1787-1851) pas shumë vitesh mundimi zbuloi metodën për ndriçim të shkurtër tek një pllakë prej jod-argjendi që tregon një foto latente (të padukshme), e cila mbahet e fiksuar nga shtypja me zhivë. Luis Dageri ndriçoi një pllakë, por e ndali progresin e tij sepse moti (klima) nuk i vinte në ndihmë. Ai e ruante pllakën në dollapin e tij të kimikateve. Kur e nxori atë më vonë, çuditërisht kuptoi që në të ishte "vizatuar" një foto. Ishte diçka në atë dollap që e kishte shkurtuar kohën e ndriçimit. Ai i largonte një nga një të gjitha kimikatet nga dollapi dhe fuste gjithnjë pllaka të freskëta, për të kuptuar se cila nga ato produkte kishte shkaktuar atë efekt. Në fund mbetën vetëm disa pika të zhivës. Kjo, siç e mendonte edhe vetë Dageri, ishte zgjidhja e kësaj enigme. Foto-pllakat e përpunuara me zhivë kishin nevojë të qëndronin shumë më pak kohë në ndriçim se sa ato të përpunuara pa zhivë. Atij i shkoi ndër mend që këtë kohë të ndriçimit ta reduktonte në 4 minuta në verë dhe 15 në dimër. Dageri dhe Isidore Niepce, djali i pionierit të vdekur, bënë një marrëveshje më 1839 me qeverinë franceze, përmes të cilës morën të drejtën të publikojnë të ashtuquajturën "Daguereotipe". Qeveria këtë zbulim e mori aq me seriozitet sa që iu premtoi atyre se do të bënin deklarata publike për të rritur popullaritetin. Fotot e mbaruara me "Daguereotipie" ishin unike, pra mund të kishe vetëm një kopje. Këtë problem e zgjidhi William Henry Fox Talbot me të ashtuquajterën "Kalotipie", një lloj letre me metodë negativ-pozitiv. Cilësia dhe brillanca nuk krahasoheshin me "Daguereotipie", por me këtë të fundit ishte e mundur më në fund bërja e disa kopjeve të të njëjtës foto.

Mënyra pllakore
Metoda e Talbotit kishte një shpërndarje të dobët dhe ishte me hoka të mëdha. Frederik Scott Archer e mbuloi këtë defiçit më 1851 me "metodën e kollidiumit të lagur" të tij. Ky emër rrjedh nga leshi i shprishur në eter (kollodium), i cili ishte përdorur për këtë punë. Tani shpërndarja ishte dukshëm më e mirë, por përpjekja mbeti e madhe. Kollodiumi është një masë pangjyrë, ngjitëse, e cila në kontaktin me ajrin forcohet shpejt. Ndriçimi dhe përfitimi i pamjes duhej të kryhej para se të ngrinte materiali. Revolucioni tjetër i fotografisë ndodhi më1871 dhe i dedikohet Richard Leach Maddox-it. Me një shtresë brom-argjend-gelatin ia arriti që të krijojë një pllakë të thatë, të cilës pllaka e lagur nuk mund t'ia kalonte kurrë nga ndjeshmëria.

Filmi lëvizës
Pllakat të cilat ishin përdorur në vitet e para të fotografisë si mbajtëse për shtresën e ndjeshme ndaj dritës ishin problemi kryesor për përdorim. Jo vetëm pesha pengonte, por për çdo foto duhej të futej nga një pllakë e re në fotoaparat. George Eastman zbuloi, së bashku më një partner më 1889, filmin lëvizës. Tani ishte bërë e mundur shkrepja e fotove njëra pas tjetrës. Filmi lëvizës ishte po ashtu edhe premisa kryesore për Thomas Alva Edison që të ndërtonte kamerën e parë filmike. George Eastman ishte po ai të cilit i erdhi ideja që fotografeve t'i lehtësonte disi procesin e vështirë të zhvillimit dhe ndërrimit. Personi që kishte bërë mbushjen e aparatit me flimin e tij lëvizës, mundej që ta dërgonte atë tek Kodak dhe pas një kohe merrte kopjet dhe një aparat të mbushur me film të ri. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore përse fotografia më pas u kthye në hobin e preferuar të shumë e shumë njerëzve, pasi në këtë mënyrë "ngrirja" e kujtimeve dhe momenteve më të bukura të jetës përveçse ishte bërë e mundur, tashmë ishte bërë edhe e thjeshtë.

Aparatet e vegjël dhe filmat me ngjyra
Përmes përmirësimit të ndjeshmerisë së filmave ndaj dritës, u bë e mundur në dekaden e parë të shek. XX të prodhoheshin aparatet e vegjël. Gjatë vitit 1905 Oskar Barnack kishte idenë se si ta zvogëlonte formatin negativ dhe ta zmadhonte fotografinë. Si udhëheqes i zbulimit tek "Leica" pas 10 vitesh prezantoi aparatin e parë të vogël në botë. Lufta I Botërore e pengoi zhvillimin e mëtejshëm. Në vitet '20 Barnack përfundoi "Leican" e parë, e cila zyrtarisht u bë publike më 1925. Ishte një aparat me objektiv 50mm largësi, një standard që më vonë u kopjua njëqind fish. Pas këtij aparati të parë të vogël u mundësua që pas viteve '50 të krijohej aparati refleks - pasqyrë. Principi: hyrja e dritës pasqyrohet tek "fotografuesi". Përmes kësaj mund të shihej me saktësi se si do të dukej fotoja më vonë. Pasqyra e kthyeshme, e cila projektonte pamjen në "kërkues", mbyllet gjatë marrjes në një anë, në mënyrë që rrezja e drites të mund të ndriçojë filmin. Një theks të rëndësishëm i dha fotografisë firma Agfa, e cila më 1936 zhvilloi filmin me ngjyra. Në vitin 1939 në treg u shfaqën filmat e parë negativ-pozitiv me ngjyra.

Revolucioni dixhital
Elektronizimi dhe zhvillimi i teknologjisë mundësoi që edhe aparatët fotografikë të bëhen gjithnjë e më komodë, të lehtë për t'u përdorur dhe të prekshëm nga të gjithë. Më 1963 firma Canon prezantoi aparatin e parë automatik. Pas dhjetë viteve pasoi aparati plotësisht elektronik nga Rollei, me të cilin mund të rregulloheshin ngjyrat, objektivi, zmadhimi, zvogëlimi etj. Nga fundi i shekullit të kaluar e gjithë teknika fotografike u revolucionua sërish përmes dixhitalizimit. Tani jo vetëm që fotot mund të ruheshin si material filmik, por edhe në mbajtës dixhital. Kjo është e lirë dhe e lehtëson punën me foto. Mund të kontrollohet direkt dhe mund të fshihet menjëherë. Interneti po ashtu ka bërë punën e tij, duke lehtësuar shkëmbimin e fotove, të cilat dërgohen si dokumente. Software-at për përpunimin e fotove po ashtu lehtësojnë përpunimin dhe e mundësojnë përmirësimin e gabimeve në to. Sot çdo njeri me anë të një software-i të editimit të fotove, mund të përmirësojë, tjetërsojë dhe shpërndajë fotot në çdo moment të ditës.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi