Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A janë Kastriotët të Matit?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A janë Kastriotët të Matit?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A janë Kastriotët të Matit?!

2 posters

Shko poshtë

A janë Kastriotët të Matit?! Empty A janë Kastriotët të Matit?!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 18 Jan 2011 - 2:49

Dilaver Kurti

17 janar 1476, dha shpirt në moshën 62-vjeçare, pas 25 vjetësh lufte dhe betejash të ashpra Heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu. Ndonëse dhe kjo datë është kaluar jo me pak debate mes historianëve e studiuesve, çfarë akoma nuk ka marrë përgjigje përfundimtare në histori, është origjina e Skënderbeut. Në “Standard” rihapet ky debat, duke u vendosur jo rrallë kjo histori etnike në trekëndëshin Mat-Has-Dibër. Më poshtë botohet për herë të parë një shkrim i Dilaver Kurtit, shkruar në vitin 1976, si reagim kundër tezës së papritur për atë kohë, të Kristo Frashërit, që i sillte Kastriotët me prejardhje nga Dibra

Në mesin e viteve ’70, në gazetën “Mësuesi” është bërë një polemikë lidhur me vendin nga dolën Kastriotët dhe ku lindi Skënderbeu. Shkak i këtij fillimi u bë historiografi Kristo Frashëri, i cili në gazetën e sipërme, datë 4 dhe 11 shtator 1974, ndryshe nga dy tezat e deriatëhershme, që i binin Kastriotët nga Mati dhe Hasi, solli një burim të tretë, Dibrën. Pas tij, Kasem Biçoku (“Mësuesi” 11 dhe 18 dhjetor 1974), rimbrojti tezën e Hasit. Kurse Aziz Ndreu, në mbështetje të K. Frashërit (“Mësuesi” 14 janar 1976), solli të dhëna nga toponimia e Dibrës.

Historiografi i parë i Skënderbeut është humanisti shkodran Marin Barleti, i cili në veprën e tij monumentale (1508-1510), përveç të tjerave trajton dhe origjinën e Kastriotëve, ku shkruan: “…Nuk e quaj me vend, që fisi i Skënderbeut të mbetet krejt i panjohur, por edhe nuk kam ndërmend të përshkruaj gjithë vargun e të parëve të tij, do të jem i kënaqur të prek vetëm një gjë, se krerët e fisit të Kastriotëve e kanë rrjedhën nga Mati prej një dere fisnike…” Mirëpo për habinë e të gjithëve, K. Frashëri pohon se Barleti me termin “Aemathia”, nuk ka parasysh Matin e sotëm, por Maqedoninë. Që Barleti flet për Matin, nuk ka as më të voglin dyshim. Këtë e ka provuar tashmë historiografia jonë, por megjithatë po sjellim këto fakte:

Barleti na thotë se Petralba është një qytet në Mat, se Stelushi është gjithashtu një qytet po në Mat, se Skënderbeu bëri shumë ndërtime e rindërtime, sidomos në Mat, se Pjetër Perlati ishte nga Mati, se Vojsavës dhe Mamicës iu caktua një tokë në Mat, se Vrana Kontin e bëri Dukë të Matit. Dhe për të gjitha këto ai përdor të njëjtin term: Aemathia.

Një dokument tjetër i pavarur, bashkëkohës i Skënderbeut, është dorëshkrimi i Pal Engjëllit, i cili la të shkruar në Trininë e Matit më 8 nëntor 1462, Formulën e Pagëzimit, dokumentin e parë të gjuhës shqipe (N. Jorga, Notes, ext, pouers serv. Al’hist. XV, Bucarest, f. 195). Në këtë dokument përmendet “Sancte Trinitatis de Emathia dhe Andrea apiscopus Lissing”. Raste të tilla do të rreshtonim edhe më, por mjaftojnë. Për të përligjur këtë, K. Frashëri shton se Barleti, kur përmend Krujën, thotë se gjendet në fushat e Matit, gjë që, sipas tij, nuk është e vërtetë. Edhe kjo e dhënë e Barletit për kohën qëndron. Mati ishte treva nga dolën Kastriotët, kurse Kruja e Dibra u aneksuan më vonë. Pikërisht duke qenë Kastriotët zotër e sundues të Matit edhe aneksimet e tyre i lidheshin kësaj krahine. Madje historikisht, për atë kohë, vetëm Mati e Dibra njiheshin si krahina, kurse Shkodra, Lezha e Kruja, qytete me hinterlandet e tyre. Lumi i Matit kalonte nëpër fushat e Krujës e të Lezhës, prandaj quheshin fushat e Matit, gjë që do të vazhdojnë të emërtohen dhe në burimet e mëvonshme e deri në ditët tona.

Ku qëndron vërtetësia e Barletit? Ai thotë shprehimisht: “…Nuk kam ndërmend të përshkruaj gjithë vargun e të parëve të tij…”, gjë që përderisa thotë kështu, kur ai dinte të gjithë të parët, nuk kishte si të mos dinte origjinën e tyre dhe në mos ai, familja e Kastriotëve nga e mori të dhënën. Por ai nuk e bën këtë, se nuk ka ndërmend të merret me paraardhësit e tij, sikundër e thotë vetë, por me historinë e popullit tonë me në krye Skënderbeun. Në anën tjetër, dihet se Barleti e shkruan veprën me shtytjen e Pjetër Engjëllit, këshilltar ushtarak i Skënderbeut, dhe ia kushton nipit të Skënderbeut, i cili jetonte në atë kohë në Napoli. Mos vallë i nipi nuk dinte nga ishte gjyshi, Skënderbeu, dhe familja e tij? A do t’i lejonte vetes një gjë të tillë i nipi dhe Barleti, që t’i vendosnin trojet e tyre atje ku nuk i kishin pasur? Barleti është shumë i informuar në këtë pikë, saqë tek “Rrethimi i Shkodrës” (1504), na thotë se Kastriotët sunduan plot njëqind vjet në Mat dhe Shqipëri. Dhe ky realitet përkon me përmendjen e kastriotasit të parë më 1368 dhe vdekjen e Skënderbeut më 1468. I vetmi gabim i Barletit është se ai nuk shënon në Mat fshatin nga dolën Kastriotët. Por kjo hollësi ishte e tepërt dhe nuk i shkonte për shtat famës së tyre, pasi ajo i kishte kaluar jo vetëm caqet e krahinës, por vendin dhe jashtë.

Pikërisht nga kjo mungesë e Barletit, në kërkim të këtij fshati, studiuesit kanë sjellë interpretime jo të sakta. Gabimi i parë qëndron në atë se ata kërkojnë të gjejnë detyrimisht një fshat ose kështjellë me emrin Kastri apo Kastriot për të lidhur origjinën e tyre me të dhe, meqenëse në Mat mungon dhe as mund të ekzistonte, kanë dalë jashtë trevës së tij. Pse u dashka ky vend, që në asnjë burim ose të dhënë, nuk thuhet se Kastriotët kanë dalë nga një vend i tillë. Prandaj nuk ka pse të ngrihen hipoteza dhe legjenda të paqena rreth origjinës së tyre, deri sa burimet më të lashta i njohin me origjinë nga Mati.

Pas Barletit janë dy autorë të tjerë shqiptarë të shekullit XVI, që i sjellin Kastriotët me origjinë po prej Mati. Madje, Andrea Engjëlli (1553) plotëson edhe gjenealogjinë e tyre (Du Cange, Historia Byzantina, Venetia, 1728, f. 348.), sipas radhës së shtrirjes së sundimit nga Mati. Kështu e nis rrjedhën me Konstandin Kastriotin, të cilin e quan zot e princ të Matit dhe Kastrit. Ky i fundit për ne është Stelushi, që pranohet si seli e Kastriotëve deri në pushtimin e Krujës, por ka mundësi të jetë ndoshta Kastri i Mirditës, që e shënon Gegaj. Dhe pastaj shton Gjergj Kastriotin, gjyshin e Skënderbeut, ku zotërimeve të sipërme u shtohet dhe Ujmishti (Lura), të dashura për familjen e Kastriotëve dhe për shtatë breza me radhë, një brez po dhe një jo, përsëriten nga tri herë ashtu si dhe emri Gjon. Po këtë do të ndjekë një autor tjetër shqiptar, Dhimitër Frangu (1584) dhe në kuadrin e tyre autori francez Lavardin (1576) etj.

Mirëpo, si Barleti ashtu dhe Engjëlli e Frangu, nuk janë marrë në konsideratë dhe, për çudi, pa asnjë argument bindës, disa studiues janë mbështetur tek autorët e huaj të shekullit XVII e mbrapa.

Bazë e kësaj nisme është konsideruar kronisti raguzian P. Lukari (1605), me të cilin nis vazhda e lajthitjeve për Kastriotët. Sipas nesh, ku autor mundohet të plotësojë Barletin, Engjëllin, Frangun dhe në mos të tre, njërin, që duhet t’i ketë pasur parasysh. Në kërkim të një Kastri që mungon te këta, duke mos e njohur emrin Kastri në Has, që në fakt nuk ekziston për kohën e Kastriotëve. Edhe etimologjikisht, sikundër është provuar, nga trajta Kastrati nuk mund të rrjedhë Kastrioti. Nga ana tjetër, Kastriotët nuk e kishin shtrirë sundimin e tyre deri atje, sepse ato vende ishin nën Dukagjinët. Lukari mund të merrej i saktë, po të shënonte burimin nga e mori të dhënën, por përderisa ajo mungon, i duhet besuar më tepër Barletit si vendas dhe bashkëkohës i Kastriotëve sesa këtij pas dy shekujsh.

I këtij burimi është dhe dokumenti i botuar nga E. Fermenxhin (1892), gjetur në një manastir françeskan të Bosnjës. Ndryshe nga Lukari, që fshatin e shënon Kastrat, ai e jep Kastriot, por e vendos në Has, afër lumit Drin. Dokumenti i Fermenxhinit, sikundër dihet, është lista e një kleriku, i cili shënon familjet fisnike e mbretërore boshnjake e midis tyre dhe disa shqiptare. Dokumenti nuk ka datë dhe duke qenë autentik me Lukarin, është rikopjim i kronikës ose i pasuesve të tij, duke saktësuar vendin nga Kastri në Kastriot.

Duke e quajtur të rrëzuar tezën e Hasit, K. Frashëri nuk përfill origjinën matjane të Kastriotëve dhe e rihap problemin me një tezë të tretë, duke e lidhur prejardhjen e tyre me Kastriotin në Dibër, mbështetur te Gjon Muzaka (1510) dhe toponimia.

Dihet se Muzaka, në memoriet e tij, u lë kujtim pasardhësve historinë e familjes së tyre, ku midis të tjerave flet edhe për Skënderbeun. Aty ai shënon se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal dhe zotëronte fshatrat Sinë e Gardh në Dibër. Pikë së pari, e dhëna e Muzakës nuk është dokument dhe as histori, por kujtime të një personi, të cilit, për aq sa di, nuk mund t’i vihet faj, nëse gabon. Skënderbeun e trajton me përçmim në sy të pasardhësve, sepse në rrugën e centralizimit të pushtetit feudal Skënderbeu aneksoi edhe një pjesë të pronave të Muzakajve. Është ky shkaku, që e zvogëlon rëndësinë e origjinës së tyre.

Problemi më i rëndësishëm nuk qëndron këtu, por në faktin se Muzaka na thotë se Pali ishte zot i këtyre dy fshatrave dhe jo nga këto fshatra. Pra, puna ndryshon, sepse është tjetër të jesh sundues apo zot i një vendi dhe tjetër të kesh dalë nga ai vend. Dhe kjo bie poshtë nga fakti se Pali nuk mund të ishte nga dy fshatra njëherësh, edhe nga Sina, edhe nga Gardhi. Prandaj, kjo nuk ka lidhje me fillimet e Kastriotëve dhe as me origjinën e tyre, por me kohën e rritjes së familjes së Kastriotëve dhe copëtimin e saj. Në anën tjetër, asgjëkund nuk është provuar se Pali ishte gjyshi i Skënderbeut. Më tepër në këtë pikë i duhet besuar Engjëllit, i cili shënon Gjergjin, sepse dy paraardhësit e tij, Pal e Pjetër Engjëlli, qenë këshilltarë të Skënderbeut, njëri në fushën diplomatike, tjetri ushtarake, nga ka mundësi t’i ketë trashëguar të dhënat pasardhësi i tyre, Andrea Engjëlli.

Në kohën e Gjon Kastriotit, familja e tij jo vetëm ishte fuqizuar, por edhe zmadhuar në pikëpamje numerike. Ky fakt gjen dëshminë te goja e vetë Gjon Kastriotit, i cili në aktin e dhurimit të Manastirit të Hilandrit thotë: “…Kushërinjtë e mi...” (Burime II, 1962, dok. 153). Këtu është fjala në shumës dhe nuk bëhet fjalë për një kushëri, por shumë, të cilët, kuptohet, zotëronin dhe administronin pronat e kësaj familjeje. Pikërisht me këtë ka të ngjarë se lidhet Pali i Muzakës, si zot i Sinës dhe Gardhit, që me sa duket, edhe pas vdekjes së Skënderbeut ngelën po aty, pasi më 1467 defteri turk shënon një fshatar me emrin Dhimitër Kastrioti në Sinë të Poshtme dhe më 1602 do të shohim që Zef Kastrioti, së bashku me tre krerë të tjerë, përfaqëson Dibrën në Kuvendin e Dukagjinit të Matit (M. Ugolin, “Pagine di Storia Veneta ai tempi di Scanderbeg”, Studi Albanesi, 1933-1934, f. 21-25).

Lind pyetja: A ka pasur në mikrokrahinën e Çidhnës së Dibrës fshat me emrin Kastriot, me të cilin K. Frashëri lidh prejardhjen e Kastriotëve? Ashtu sikundër ka provuar K. Biçoku, një fshat i tillë nuk ekzistonte në të kaluarën. Por, përveç defterit të 1467-s, që nuk jep asgjë, shënojmë se ai nuk përmendet as në relacionet e Mark Skurës të 1641-1644 (Relacione II, Tiranë, 1965, dok. 36, 63), në të cilat përmenden fshatrat e dioçezit të Lisit në Mat, nga varen kishat e Matit, Mirditës dhe Katër Grykëve, Lurës, Muhurrit, Gurrës (Luznisë), Çidhnës, Sinës, Arrnit, mikrokrahina në Dibër e deri në Ujmisht dhe Surroi të Lumës. Dega e Kastriotëve të Sinës, me sa duket, i shtoi pronat dhe përtej Drinit, në Fushën e Thatë, midis fshatrave Blliçe, Kukaj, Suhadoll, Brest, Kandër dhe Kishavec, tokë e cila, falë pronësisë së tyre, u quajt Fusha e Kastriotëve, por duke ruajtur edhe emërtimin natyror Fusha e Thatë nga përbërja gjeologjike si tarracë buzë Drinit dhe afluentit të Blliçës dhe jo Has i Thatë.

Kastrioti i sotëm dikur kishte tre emërtime, që ruhen deri në ditët tona: Fusha e Thatë, Suhadoll, që kanë të njëjtin kuptim dhe Fusha e Kastriotit ose Kastriotëve. Historiku i saj duhet lidhur me degën e Kastriotëve të Matit, të vendosur në Sinë e Gardh, fshatra në mikrokrahinën e Çidhnës dhe rrjedhën e majtë të Drinit. Fusha e Kastriotëve gjendej në rrjedhën e djathtë dhe nuk ka pasur, as ka familje të lidhur me emërtimin e Kastriotëve. Në mbështetje të këtij fakti është jo vetëm rrjedha historike, por dhe realiteti, që disa nga ato fshatra janë të populluar me banorë të shpërngulur nga Mati.

Duke mos pasur në këtë trevë, ku sot është Kastrioti, as familje, as lagje dhe as fshat me emrin Kastriot, nuk ka asnjë bazë të lidhet origjina e Kastriotëve me këtë vend. Në këtë shekull kjo fushë inproduktive u caktua si qendër e fshatrave përreth, në fillim si komunë e më vonë lokalitet dhe qendër kooperative, ku gradualisht nga Fusha e Kastriotëve u mbiquajt, thjeshtë, Kastriot, duke u ligjëruar më vonë edhe si fshat me këtë emër. Prandaj edhe toponimia e legjendat e kësaj mikrokrahine, të pasuruara e veshura ndër shekuj, lidhen me këtë dukuri dhe jo me origjinën dhe fillimet e Kastriotëve.

Provë në mbështetje të tezës së origjinës nga Mati të Kastriotëve është defteri i vitit 1467, i cili shënon Mark Kastriotin jamak në fshatin Shtjefën të Matit. Në këtë dokument, ndryshe nga Dhimitër Kastrioti i Sinës, që është fshatar, Marku i Shtjefnit të Matit është jamak, dmth fisnik. Kjo përkon me Barletin, i cili shprhimisht tregon: “…Krerët e fisit të Kastriotëve e kanë rrjedhën nga Mati…” Pra, midis familjes së madhe të tyre, e cila tashmë ishte copëtuar, burimi i saj ishte nga Mati. Dhe më tej vazhdon: “…Prej një dere fisnike…”, gjë që gjen vërtetësi në fisnikërinë e Mark Kastriotit të Shtjefnit, i cili ka lënë gjurmë në Shtjefën. Kështu edhe sot e kësaj dite një varrezë e veçantë quhet “Vorret e Markajve”. Disa familje me zë, të vendosur në mikrokrahinën e Çidhnës, e lidhin origjinën e tyre me këtë derë.

Fshati Shtjefën gjendet në mikrokrahinën e Prellit të Matit, ku gojëdhëna dhe toponimia, që lidhet me Kastriotët, është aq e madhe, sa do të duhej një volum t’i përmblidhje. Por ne po shënojmë disa: Të dhënat burimore, bibliografike, toponimike e gojëdhënore shënojnë një katërkëndësh të vërtetuar në hapësirë dhe kohë midis defterit 1467, Barletit, toponimisë e gojëdhënës së mbledhur gjatë shekullit XIX-XX, para botimit të historisë së Skënderbeut nga një varg studiuesish, si Ippen, Hahn, Barbarik, Sirdan, Noli etj. Kështu, të gjithë këta studiues njëzëri pranojnë se në Shtjefën të Matit është një fis me emrin Kastriot, të cilët e mbajnë veten të një gjaku me Skënderbeun, paralelizëm, që nuk gjendet në asnjë vend tjetër. Edhe sot e kësaj dite një lagje e këtij fshati quhet Kastriot. Ky fis e lidh veten e tij jo vetëm me Skënderbeun, por dhe me kështjellën e Stelushit, që gjendet aty pranë dhe është konsideruar një ndër kalatë më të rëndësishme dhe kryeqendra e Kastriotëve, deri në pushtimin e Krujës. Përkundrejt varrezës, në krye të fshatit, janë Trojet e Vjetra, që lidhen me Kastriotët, ku ka rrënoja e mure. Më poshtë është një pus, që quhet “Bunari i Skënderbeut” dhe “Ara Skënderbe”. Përroi aty pranë, së bashku me një arë, quhet Masrek. Gojëdhëna pohon se e ëma e Skënderbeut, Vojsava, është varrosur te kisha. Kurse një varr i shenjtë quhet Vorri i Gjokës, që me sa duket, ka lidhje me Gjokën e Shlliut, që sipas gojëdhënës, ishte arkëtari i Skënderbeut. Në popull ekziston shprehja: “Shqefanjakë e barbullèj, turku mrena asnja s’e len”, duke e lidhur domethënien e saj, se këto ishin të një gjaku me Skënderbeun, prandaj turku nuk i lë brenda.

Duvaku i nuses së Prellit ishte i stolisur në ballë me një shqiponjë dykrenare, simbol që ruhet dhe te guna fshatare dhe në dekoracionet e kullave, ku madje në disa të moçme shqiponja shoqërohet me yllin me gjashtë cepa, duke përkuar në mënyrë të plotë me stemën e Kastriotëve. Gojëdhëna pohon: “Kastriotët e Shtjefnit i njifte Stamolli, ishin derë me za, gjak i idhët e shpì zakoni. Po raje në dorë të tyne nuk të pritshin, të prinë përpara të çilshin, po s’i gave nuk të gitshin”.

Në Lis, në kufi me Shtjefnin, ishte peshkopata e Lisit. Mbi Shtjefën, te Trinia, më 1462, pra në kohën e Skënderbeut, u shkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe. Po afër kësaj është Stelushi, pranë të cilit kalonte rruga tradicionale nga Shufadaja për në Dibër e Kosovë, e cila kontrollohej nga Kastriotët. Kalaja e dytë me zë në Mat e Kastriotëve është Petralba, e cila, sipas Barletit, ishte ndeja e Skënderbeut, ku ai la gruan pas martesës së tij.

Po t’u shtojmë këtyre kujdesin e veçantë që pati Skënderbeu për Matin, si vendin e prejardhjes së tij, kuadri del edhe më i qartë. Barleti dhe burimet na informojnë se ai në Mat bëri shumë ndërtime e rindërtime. Në Stelush caktoi të nipin, Hamzanë, si komandant. Në Petralbë rrinte vetë. Mamica në Petrelë, Pjetër Perlatin nga Mati e caktoi komandant të Sfetigradit, Vrana Kontin, që me sa duket ishte nga Vranajt e Macukullit, komandant të Krujës dhe më vonë kryepar të Matit.

Edhe të dhënat e mëvonshme, si një trevë nga dolën Kastriotët, lidhen me këtë truall. Kështu, i biri i Skënderbeut, Gjoni, më 1481, në përpjekje për të fituar principatën atërore, synon Stelushin si seli të tyre. Kujtimi i tyre mbetet këtu, saqë në emër të Kastriotëve, më 1594, në Lis mblidhet kuvendi i parë shqiptar për luftë kundër turqve, që pasohet më 1601-1602 nga më i madhi kuvend shqiptar i mbledhur në Dukagjin po të Matit, afër Shtjefnit, ku morën pjesë delegatë nga 15 krahina të Shqipërisë. Të gjitha këtyre po u shtojmë një paralelizëm, që lidhet me emrin e Kastriotëve. Edhe sot e kësaj dite në fshatin German të Matit gjendet një familje e madhe e copëtuar, që mban emrin e një burimi me të Kastriotëve dhe quhen Barioti, Bariotët, Bariotëve. Të gjitha këto të dhëna përputhen në mënyrë bindëse dhe hedhin dritë mbi të vërtetën e Barletit për origjinën matjane të Kastriotëve, duke e plotësuar dhe lidhur prejardhjen e tyre me fshatin Shtjefën të Matit, afër Stelushit.

Nga kjo bie vetvetiu çdo hipotezë për lindjen e Skënderbeut jashtë Matit. Kuptohet, që duke qenë djalë i Gjon Kastriotit, i cili e kishte fuqizuar principatën edhe në Mat, përveç Stelushit, si seli kishte dhe Petralbën e ndoshta dhe kështjella të tjera dhe lindja e tij duhet kërkuar këtu.

Lidhur me lindjen e Skënderbeut në Mat ekzistojnë katër legjenda, që lidhen me Stelushin, Petralbën, Komsinë dhe Kishën e Dukës në Rripë. Pra, ashtu si figura e tij, që është bërë legjendare, edhe lindja e tij mbetet legjendë. Por, më shumë ka të ngjarë që ai të ketë lindur në Stelush, ku Kastriotët patën selinë, sidomos i ati, Gjoni. Megjithëse gojëdhëna për Petralbën thekson: “Skanderbegju ka lè në kalanë t’onë kur e àma ishte gjeshtàre”, d.m.th. kishte dalë për verim. Sidoqoftë, në një nocion më të gjerë, duhet pranuar se ai lindi në Mat dhe i përket epokës së tij, popullit shqiptar nga doli dhe i shërbeu me heroizëm.

Burrel, 10 shkurt 1976.

Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë Kastriotët të Matit?! Empty Re: A janë Kastriotët të Matit?!

Mesazh nga Tonii Tue 18 Jan 2011 - 8:15

kjo puna e kastrioteve qe jan nga mati mori fam nga i vetshpalluri mreti i Shqiptareve Ahmet Zogu i cili per te pasur paksa lavdi ne gjakun e tij hodhi legjenden qe ai na paskash qen sternip i skenderbeut
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi