Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Motra vret vellaun, se duroja dot na prishte gjithe leket ne kazino! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Motra vret vellaun, se duroja dot na prishte gjithe leket ne kazino! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motra vret vellaun, se duroja dot na prishte gjithe leket ne kazino!

Shko poshtë

Motra vret vellaun, se duroja dot na prishte gjithe leket ne kazino! Empty Motra vret vellaun, se duroja dot na prishte gjithe leket ne kazino!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 18 Jan 2011 - 5:21

Motra me të shoqin vranë tregtarin nga Korça, Marsel Grabocka. Frika se po humbte paratë e biznesit, pasi vëllai luante në lojëra fati, e shtyu Vasilika Tançon të planifikonte eliminimin e tij fizik.

Ky plan i 34-vjeçares u vu në zbatim me të shoqin pasditen e 5 janarit. Pas ngjarjes së rëndë, gruaja është shfaqur e “tronditur”, kur mësoi lajmin e humbjes së të vëllait, duke pritur e përcjellë ngushëllimet deri mesditën e djeshëm, kur forcat e policisë së Korçës, gjatë një aksioni të beftë, i vunë prangat fillimisht asaj e më pas të shoqit, Niko Tanços, 40 vjeç. Ekzekutimi në fillim të këtij viti i djalit të vetëm të familjes Grabocka, brenda shtëpisë së tij, tronditi Korçën, por fakti që motra dhe kunati ishin autorët, shkaktoi një tjetër shok për qytetarët e saj.

Vrasja e Grabockës
Sipas policisë, bashkëshortët Tanço kanë qenë në hetim prej momentit të ngjarjes, megjithatë verifikimi i tyre është bërë në gjendje të lirë. Asnjëri prej tyre nuk e ka ditur se ishte person i dyshuar, derisa është bërë arrestimi i dyfishtë mesditën e djeshme, bashkë me armën e krimit, pistoletë tip TT. Vrasja e padëgjuar më parë në këtë zonë, sipas policisë, është kryer për konflikte pronësie dhe çështje parash. Pas shumë debateve midis dy palëve, bashkëshortëve Tanço dhe Marsel Grabockës, për shumat e të hollave që ky i fundit shpenzonte në lojërat e fatit, motra dhe kunati i tij kanë vendosur ta vrasin. Ditën kur u krye krimi, ata kanë qenë në dijeni të largimit nga shtëpia të dy prindërve të moshuar të Marselit, të cilët shkuan për vizitë diku dhe u vonuan, pasi janë kthyer edhe në një farmaci më pas për të blerë ilaçe. Niko Tanço dhe gruaja e tij kanë shkuar me makinë deri tek shtëpia e prindërve të kësaj të fundit. Ndërsa Vasilika Tanço ka qëndruar në makinë, i shoqi ka trokitur në derë dhe ka thirrur të kunatin. Marsel Grabocka, duke dëgjuar zërin e një personi të njohur, ka shkuar të hapë derën. Pa shumë fjalë, i kunati e ka qëlluar 6 herë me pistoletë dhe kur është siguruar se e goditi për vdekje, ka dalë me nxitim nga shtëpia. Së bashku me të shoqen janë larguar dhe kanë qëndruar në pritje t’u mbërrinte lajmi për vrasjen e tij.
Dëshmia e motrës
“Pranova që vëllai im të vritej, sepse nuk mund të duroja më që ai të na merrte para dhe të na prishte pasurinë”. Ky ka qenë pohimi i 34-vjeçares Vasilika Tanço, pas arrestimit në flagrancë dhe provave që i ka vënë përpara policia. E vënë me shpatulla për muri nga këto prova të siguruara prej policisë, kryesisht nga përgjimet, Vasilika Tanço është dorëzuar dhe ka pranuar krimin e tmerrshëm. Ajo ka treguar edhe rrethanat se përse u detyrua të bashkëpunonte në vrasjen e vëllait të saj. Me një të kaluar jo të mirë, e shoqëruar me largimin nga familja disa vite më parë, motra ka qenë një prej personave më të dyshuar prej policisë lidhur me këtë vrasje. Edhe pse është munduar të ngrejë alibi për të larguar dyshimet mbi pjesëmarrjen në vrasjen e vëllait të saj, ajo nuk ka mundur të shpëtojë pa iu vënë prangat. Vasilika Tanço pohoi gjatë hetimit se e kishte përgatitur dhe paramenduar së bashku me të shoqin vrasjen e vëllait të saj. “Shkatërroi biznesin tonë të përbashkët të përgatitjes dhe ambalazhimit të salcave për fast-foode, duke i luajtur të gjitha paratë në kompjutera. Jo vetëm kaq, po vinte në shtëpinë tonë dhe na vidhte para. Ne i kishim dhënë edhe para borxh, por nuk na i kthente sepse ishte dhënë pas lojërave të fatit", është shprehur motra e viktimës. Ajo pohoi se kishin vendosur të kryenin vrasjen së bashku me të shoqin, duke parë se nuk kishte asnjë shpresë që të merrnin paratë e dhëna borxh vëllait të saj dhe ky po çonte drejt falimentimit biznesin familjar. “Unë isha iniciatore për vrasjen e vëllait, sepse e dija që atë pasdite, ai ishte vetëm në shtëpi dhe thirra burrin tim për ta vrarë”, ka pohuar Vasilika Tanço.

Alibia
Të dy bashkëshortët e kanë hedhur armën e krimit në një kanal të fshatit Drenovë. Ata kanë bërë të tronditurin, pasi dëgjuan lajmin e vrasjes. Në shtëpinë e viktimës, motra qante vëllain e saj të vrarë, ndërsa i shoqi përpiqej të mjegullonte rrethanat me thëniet se: dikush e kishte marrë në telefon të kunatin dhe i kishte kërkuar të pinin kafe. Të dy autorët e vrasjes morën pjesë edhe në varrimin e 39-vjeçarit Marsel Grabocka, duke pritur ngushëllimet e të pranishmëve. Mësohet se Vasilika Tanço ka pohuar se porositi edhe fëmijët e saj si t’i përgjigjeshin policisë për vendndodhjen e prindërve në kohën kur ndodhi vrasja. Por, hetimet e kryera dhe përgjimi i bisedave të tyre ka zbardhur dhe autorësinë e krimit. Niko Tanço mësohet se është arrestuar ndërsa qarkullonte me makinën e tij pranë shtëpisë të kunatit që vrau, ndërsa gruaja e tij dhe motra e viktimës është arrestuar në shtëpi.

Kryepolici Bernard Çaushi:Si e zbardhëm krimin në familje
KORÇE – Zbardhjen e krimit në familje e ka bërë të njohur dje, nëpërmjet një konference për shtyp, vetë kreu i policisë së Korçës, Bernard Çaushi. Kryepolici pohoi se u desh një punë intensive prej 11 ditësh që bashkë me Prokurorinë e rrethit Korçë të hidhej dritë mbi krimin ndaj tregtarit dhe kapjen e autorëve të dyshuar të saj. “Ngjarja është dokumentuar, falë teknikave speciale të hetimit dhe punës intensive të grupit hetimor. Ekzistojnë të gjitha provat që çuan në arrestimin e dy personave të dyshuar për krimin”, u shpreh dje Çaushi, duke theksuar faktin se përgjimet ishin kyçe në vërtetimin e dyshimeve. Sipas tij, që në fillim motra e viktimës, me të cilën Marsel Grabocka ndante biznesin, ishte e dyshuar, duke u ndjekur në çdo lëvizje të saj, ndonëse nuk i është lënë asnjë arsye që ajo të mësonte se ishte person nën hetim, bashkë me të shoqin. Herë pas here, të dy ishin përfshirë në konflikt, pasi Vasilika Tanço e akuzonte të vëllanë se i merrte lekë nga fitimet e biznesit në punishten e prodhimit të salcave. Nisur nga çështja e parave, policia ngriti dyshimet edhe për konflikt në familje.

Familja, lajmin nga mediat
Prindërit e moshuar të Marsel Grabockës kanë mësuar nga mediat lajmin e rëndë. Kur ende nuk e kishin marrë veten nga vrasja në mes të shtëpisë e djalit të vetëm 39-vjeçar, ata kanë dëgjuar dhe faktin shokues, atë të arrestimit si autorë të vajzës së tyre më të vogël dhe burrit të saj. Pas vdekjes së të birit, ata u akuzuan shtetin se lejoi vrasjen e tij, pa e ditur se krimi ishte brenda familjes.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi