Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuvendi, debatet dhe fyerjet jashtë kamerave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuvendi, debatet dhe fyerjet jashtë kamerave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi, debatet dhe fyerjet jashtë kamerave

Shko poshtë

Kuvendi, debatet dhe fyerjet jashtë kamerave Empty Kuvendi, debatet dhe fyerjet jashtë kamerave

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Jan 2011 - 1:00

Tedi Blushi

Seanca e djeshme parlamentare do të kishte degjeneruar në një përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të qeverisë në rast se palët nuk do ndaheshin nga një kordon prej 14 punonjësish të Gardës së Republikës. Por megjithëse u shmangën incidentet dhe u arrit të frenohej tentativa e 62 deputetëve socialistë për të "mësyrë" drejt vendit ku qëndronte i ulur kryeministri Berisha, palët e patën të thjeshtë të "kacafyteshin" për gati 4 orë me akuza të rënda e fyerje banale. Temperaturat e larta të debatit të ashpër u bënë shkak që seanca të ndërpritej plot 6 herë. Ndërprerje që gjithsesi e bënë të mundur ç'tensionimin e situatës deri në mbyllje të punimeve. Sebep për acarimin e debatit, ashtu sikundër mendohej, u bë pikërisht video-përgjimi Meta-Prifti. Kanë qenë deputetët socialistë që nuk kanë lejuar fillimisht kreun e LSI-së të merrte fjalën nga tribuna e Kuvendit me pretendimin se para tij duhej të fliste kreu i grupit të tyre parlamentar, Gramoz Ruçi. "Çfarë keni? Ju jeni bërë të tërë monstra, ndyrësira si Dritan Prifti", - ka qenë fjalia e Metës që i hodhi "benzinë zjarrit". Në këtë moment Meta është përfshirë në replika personale me deputetin socialist, Taulant Balla. Të dy nuk ja kursyen njëri-tjetrit fjalorin e rrugës. Nga tribuna e Kuvendit ndërhyri ndërkohë dhe kryeministri, Sali Berisha, i cili e akuzoi Ballën si përfaqësues të klaneve të drogës në parlament. Në reagim ndaj këtyre deklaratave deputetët e tjerë të PS-së, dolën në mbrojtje të kolegut të tyre duke u ngritur nga karriget dhe duke u drejtuar për tek podiumi i kabinetit qeveritar. Këtu ka ndodhur dhe ndërprerja e parë e seancës.
Ruçi-Berisha
Me rifillimin e punimeve, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se ky sesion i ri parlamentar është i destinuar të dështojë, pasi sipas tij qeveria është e zhytur në korrupsion. Për këtë arsye ai paralajmëroi rrëzimin e qeverisë në datës 21 janar, kur dhe opozita ka planifikuar të zhvillojë në kryeqytet një demonstratë. "Kemi një ofertë të fundit për ty: largohu dhe hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është oferta jonë e fundit", - përfundoi Ruçi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të qeverisë, i cili i bëri të qartë opozitës se nuk trembet nga kërcënimet. Në fjalën e tij ai i është rikthyer edhe njëherë akuzave personale në adresë të kundërshtarit të tij politik, Edi Rama, ç'ka e acaroi së tepërmi situatën. Deputetët socialistë kanë mësyrë drejt vendit ku ishte ulur ai dhe nuk janë ulur për asnjë çast duke bërtitur në kor: "hajdut, hajdut". Por, falë pengimit që i bënë kësaj tentative punonjësit e Gardës, Berisha vijoi i qetë akuzat në drejtim të opozitës dhe lidershipit të saj. Seanca u ndërpre dhe 5 herë të tjera për shkak të temperaturave të larta. Burime nga grupi parlamentar i PS bënë të ditur për "Gazeta Shqiptare" se kryesocialisti, Edi Rama nëpërmjet një sms-je dërguar kreut të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi, i kishte përcjellë ndërkohë porosi deputetëve socialistë të ruanin etikën qytetare në replikat me Berishës, pavarësisht se shefi i qeverisë nuk reshtë së fyeri personalisht. Ndërkohë nga ana e tij, kryeministri nuk nguroi t'i bënte dhe një propozim opozitës, të cilin e cilësoi si të fundit për zgjidhjen e ngërçit politik. "Propozimi i fundit i imi është ky: shkoni para selisë së PS-së dhe zhvishuni lakuriq, solidaritet me lakuriqin tuaj Edvin Kristaq Rama. Hapi i parë të zhvisheni lakuriq para selisë suaj me në krye kryelakuriqin Edvin Kristaq Rama", - deklaroi Berisha.
DEBATET E
PACENSURuaRA
NE SEANCE
Jozefina Topalli: Viti 2010 do mbahet mend si viti i ngjarjeve të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët. Viti që realizoi lëvizjen e lirë, viti me rritjen ekonomike, viti kur Shqipëria cilësohet si maja e turizmit. Viti 2010 do mbahet mend si viti kur kemi miratuar 231 ligje. Axhenda e parlamentit këtë sesion do të jetë më ambicioze, për integrimin evropian, për respektimin e Kushtetutës, të vlerave të demokracisë. Këtë vit ne do miratojmë të tjera ligje dhe reforma. Ftoj të gjithë deputetët që t'i bashkohen parlamentit, në mënyrë që të miratojmë ligjin për heqjen e imunitetit. Punë të mbarë të gjithëve. Fjalën e ka z. Meta.
(Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkon fjalën ndërkohë që Ilir Meta drejtohet drejt foltores së Kuvendit për të marrë fjalën. Reagojnë deputetët e PS-së)
Ilir Meta: Çfarë keni? Ju jeni bërë të tërë monstra, ndyrësira si Dritan Prifti.
Taulant Balla: Ulu ti mor hajdut
Ilir Meta: Ç'ke ti o pis?
Taulant Balla: Shko re q..
Ilir Meta: O shkërdhatë
Namik Dokle: Ça ke o Ilir, rri urtë o burrë
Ilir Meta: Mbylle gojën ti Namik e liro rrugën
Sali Berisha reagon ndaj Taulant Ballës: Mbylle ti përfaqësuesi i klaneve të drogës, ai i Gjurës. Mos kini merak, këtu do jeni. Dëgjo ti Taulant Gjura, kur të kërcënosh t'i njeri këtu do futesh në shpellat e Gjurës. Ik more gjelbanik.
(Deputetët e PS çohen në këmbë, ndërpritet seanca)
Gramoz Ruçi: Nëse të shkon në mend zoti kryeministër se e ke mbyllur transparencën e zgjedhjeve e ke bërë llogarinë gabim. Ti as sot as nesër dhe as kurrë nuk do të mund të ndalosh transparencën dhe të mbash peng të vërtetën. Nuk do mundesh të mbash peng kurrë të vërtetën duke menduar se po e kyç tek materialet zgjedhore. Nuk lejojmë më hajdutët e votave dhe bandën e kusarëve në pushtet të mbajnë peng të vërtetën e manipulimit të zgjedhjeve. Berisha dogji fletët e votimit siç bëjnë kriminelët ordinerë me provat e krimit. Mbaje mend mirë se i ke bërë llogaritë gabim. Ajo shfaqja e videos që pamë në televizor është vetëm 2 minuta nga dita juaj e punës. Nga anët e mija thonë që ferrën po e preve rritet prapë ndaj ferra duhet shkulur me gjithë rrënjë. Ferra e korrupsionit duhet shkulur nga rrënjët, vetëm kështu zhduken ato blloqet tuaja të pazareve të pista, vetëm kështu dalin para drejtësisë ata që duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kemi një ofertë të fundit për ty: largohu dhe hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është oferta jonë e fundit. Ke vetëm një alternativë të mundshme, ta pranosh dhe të mos ta refuzosh atë.
Sali Berisha: Këlyshët e bllokut dhëmbë nuk kanë. Lehin por nuk kafshojnë. Zoqtë e bunkerit nuk fluturojnë. Me rroba grash ja ke mbathur ti që flet këtu. Je larguar nga Shqipëria me rroba grash, të ka denoncuar kryetari yt. Fatos Nano e ka thënë këtë. Ta kishte bërë ndonjë tjetër i shkonte, po ty në rroba grash nuk të dija për të tillë. Ty kërcënimet nuk të shkojnë. Ja ke mbath me kostum grash. Pse i veshe puna jote. Pra kërcënimet edhe njëherë do të them që nuk të shkojnë.
Gramoz Ruçi: Edhe njëherë ruaj qetësinë kryeministër.
Sali Berisha: E mban mend KPD-në, aty e ke, shikoje.
Gramoz Ruçi: Mos mendo që atë ditë që kam ikur nga Shqipëria kam ikur nga ty. Të kam qëndruar dhe do të qëndroj ty ballë për ballë dje, sot dhe gjithmonë. Kam ikur në mes të ditës, kështu me këtë kostum siç jam i veshur sot, në orën 3 të ditës sepse ata kalecë që kishe marrë ti nuk dinin të plotësonin as detyrat që për të cilat i kishe ngarkuar ata të shkretë. Kryeministri në largim ik një ditë e më shpejt. Ik e hapi rrugën zgjedhjeve të lira, ik sa nuk të ka vajtur llumi në fyt.
Sali Berisha: Një fjali kam, zotëria jote ja ka mbathur me minifund nga Shqipëria, me minigon, me aq të shkurta sa nuk vishen. Këlyshët e bllokut dhëmbë nuk kanë. Lehin por nuk kafshojnë. Kaq kam për ty unë.
Gramoz Ruçi: Dhe diçka se harrova. Fole për bllokmenë. Unë po të them se jo më larg se tre ditë më parë fola në telefon me një profesor të nderuar që ndodhet në Amerikë. Do të jap edhe numrin e telefonit. Dhe e di si më tha ai? Nëse ai ju thotë këlyshë të bllokut apo bllokmenë ju thojini bllokmen.
Jozefina Topalli: Ashtu jeni o Gramoz, të vërtetën të tha o burrë
Gramoz Ruçi: O Jozefina s'ka nevojë për avokatinë tënde
Gramoz Ruçi: Edhe njëherë z. kryeministër ai më tha që Sali Berisha nuk është bllokmen por Sali Berisha është bllokqen
Jozefina Topalli: Këta nuk kanë as humor mor ti
Sali Berisha: Veç sa nxore fytyrën tënde siç e ke. Provoje. Nuk të ecin kërcënimet me mua. As me rroba grash nuk do ikësh dot. Ike me rroba grash se të lashë unë të ikje siç e meritoje, se kur të pashë me rroba grash thashë leje, fale. Kemi një traditë ne: gratë nuk preken. Bllokmenët e rinj zbatuan platformën më të turpshme, më anti-kombëtare, bënë gjithçka për të bllokuar këtë proces. Filluan me kutira, greva, orgjira e të gjitha me radhë vetëm e vetëm për të bllokuar vizat. Gjeti tek-tuk ndonjë racist anti-shqiptar të tipit Dick Marty të shpifte dyerve të Parlamentit Europian. Opozita përdor zëdhënëset e klaneve të drogës këtu në Parlament. Ty (Gramoz Ruçi) nuk ka nevojë të të them gjë sepse ta shpreh fytyra se çfarë je, të ka dënuar perëndia sepse të ka dhënë fytyrën që je. Por të them këtë: të ka dënuar Perëndia me fytyrën që të ka dhënë. Ky ishte një vit i bekuar sepse ky vit shënoi rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. Ju jeni të shkretë, jo ju por ai që ju ka bërë papagaj të tij. Shqipëria është i vetmi vend në Europë me rritjen më të madhe të rrogave në Europë dhe ju e cilësonit këtë kriminale. Unë e kuptoj që ju zonjat (deputetet e PS), keni xhelozi për njëra-tjetrën por Shqipëria u shpall Miss Bota dhe kjo është një nga arritjet e të gjitha kohërave. Kryqëzuam Aldo Baren me të cilin ju ndanit shtratin, pasurinë dhe drogën, arrestuam Nehat Kullën, Lul Berishën, Indrit Doklen, Fatos Gjurën. Pra e bëmë më të sigurt vendin, e bëri të shpallet destinacioni kryesor turistik. Kryetari juaj na shfaqi një video me çakallin e tij, siç donte ai. Kishte montuar së pari: 1. kryeministri direktivë për tenderin. Tani do t'ju them se kam ndjerë një kënaqësi të madhe. Po pse? Po kur ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij, ai që ka akuzuar Kristaq Ramën si baba të djalit të tij, ai që ka paditur në gjykatë të atin dhe s'ka pranuar të bëjë analizën...
(Deputetët e PS-së çohen të gjithë në këmbë dhe "mësyjnë" drejt tribunës ku ulet qeveria)
Leri këto o pis, o hajdut...a ke moral?
(Ndërpritet seanca për të rifilluar pas pak minutash)
Deputetët e PS bërtasin në kor: O hajdut, o hajdut, o pis, o i rrjedhur
Sali Berisha: Zhvishuni! Dil lakuriq ti aty! Kriminelë. O mjeranë, lakuriq nuk ja ka zhvesh gruan tjetri atij por e ke zhvesh vetë në plazhe o mjeranë. Kujt do t'ia shisni ju këto more. Ecni, zhvishuni, dilni lakuriq. Pra ky është kryetari juaj. Më ka nderuar kryetari juaj me montimin sepse kur ja bën djalit të vet, kur i thotë djalit të vet se s'të jap bukën se je i Kristaqit, mbaheni ju. Doni ta imitojeni, bëjeni dhe ju. E quani normale? Bëjeni dhe ju. Edhe njëherë. Nuk e mbuloni dot lakuriqin se dilni këtu. Nuk doni të dilni lakuriq në Parlament shkoni në plazhe, shkoni në plazhe dilni lakuriq.
Jozefina Topalli: Turp, turp me kryetar lakuriq
Deputetët e PS-së bërtasin në kor: Pusho o imoral o i rrjedhur...hajdut, hajdut, hajdut
(Seanca ndërpritet për herë të tretë për të rifilluar pas pak minutash. Deputetët e PS qëndrojnë në këmbë para tribunës)
Sali Berisha: Shkoni bëni lakuriqin në plazhe, zhvishu lakuriq ti edhe ti. Rrini këtu se më nderoi kryetari juaj tek montonte videon. Më dha mundësinë t'ia paraqes dhe njëherë dokumentet. Turpi juaj që mbroni lakuriqin, turpi juaj që ka akuzuar të atin, me ju. Ik mor legen aty, ik mor legen...
(Ndërpritet për herë të katërt seanca. Burime nga grupi parlamentar i PS-së bëjnë të ditur për "Gazeta Shqiptare" se kryesocialisti, Edi Rama nëpërmjet një sms-je dërguar kreut të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi u ka lënë porosit deputetëve socialistë të ruajnë etikën qytetare)
Sali Berisha: Ju nuk ma prisni dot kurrë fjalën mua. Nuk kanë lind ata që më ndërpresin fjalën mue. E di si më dukeni apo jo? Më dukeni mjeranë, mjeranë. Nuk më ndërprisni fjalën ju kurrë mue. Jam dashnor i fjalës së lirë unë. Mos u bëni budallenj se nuk i ndërpritet fjala Sali Berishës kurrë. E di si më dukeni apo jo, më dukeni mjeranë, nuk më ndërprisni dot fjalën. Edhe sikur të ngjallen etërit tuaj nga varri, edhe sikur klanet e drogës ti merrni me vete, edhe kriminelët t'i sillni këtu fjala Sali Berishës nuk i ndërpritet kurrë. Është vajzë shqiptare ajo që ai e ka zhveshur lakuriq. Provojeni dhe vetë nëse jeni dakord me të. E dini ju që kryetari juaj nga nxjerrë bashkëshorten lakuriq. E moj zonja? E dini ju që ai ka akuzuar të atin për baba të djalit të vet. E dini çdo të thotë kjo. Ku mund të kalojë ai mo. Shikoni mor fytyrëprishur.
Deputetët e PS: O imoral, o i rrjedhur, o hajdut, hajdut, hajdut....
Sali Berisha - Dashamir Pezës: Dil ti Dashi lakuriq para dhe mbrapa se ty s'të bën përshtypje, se këtyre ndoshta dhe po
Deputetët e PS: O hajdut o hajdut, o kusar
(Deputetët e PD duartrokasin)
Sali Berisha: Klanet e krimit në parlament kërkojnë t'i ndërpresin fjalën Sali Berishës. Harrojeni. Kurrë. Jo ju por edhe ai lakuriqi po të vijë këtu, ai që rreh gruan në lokalet publike, që ka ndarë shtratet dhe gruan dhe klanet e drogës e klanin 'Gina'. Sa më shumë që bërtisni aq më lakuriq dilni. Fjala ime nuk pritet kurrë. Propozimi i fundit i imi është ky: shkoni para selisë së PS-së dhe zhvishuni lakuriq, solidaritet me lakuriqin tuaj Edvin Kristaq Rama. Hapi i parë të zhvisheni lakuriq para selisë suaj me në krye kryelakuriqin Edvin Kristaq Rama. E montova unë lakuriqin? Si moj zonja pranoni ju të nxirret lakuriq plazheve të botës një vajzë shqiptare. E doni më tutje apo kaq jeni mirë...
(Ndërpritet për të 5-ën herë seanca)
Gramoz Ruçi: Ne i bëmë një ofertë sot kryeministrit, që të ikë e të largohet. Dhe tani mund të themi se Berisha po ikën, por po ikën nga mendtë. Sot, ti Berisha ike me ato që shqiptarët panë e dëgjuan. Sot shqiptarët panë e dëgjuan se ti edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të tallesh. Edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të çirresh, të shash, të mashtrosh dhe të lësh Shqipërinë pa integrim dhe të jesh krenar. Edhe të jesh i korruptuar edhe të betohesh për ndershmëri. Duke i kërkuar 1 mijë herë të drejtë njeriut të letrave shqiptare, Dritëro Agollit, nëse nuk arrij ta citoj në ligjëratë të drejtë shprehjen e tij proverbiale: në vendin tim, në vendin tënd një i çmendur gjithë vendin çmend. Apelin e fundit e kam për të gjithë ata qytetarë të nderuar që nuk meritojnë sjelljen politike të Berishës, U bëj thirrje të gjithë arsimtarëve, që më 21 janar të marrin në dorë fatin e tyre, u bëj thirrje mjekëve e infermierëve, që nuk kanë marrë ende rrogat e dhjetorit, që të jenë më datë 21 dhe ne do jemi aty bashkë me ta. 21 janari nuk është protesta për ardhjen e PS-së në pushtet, por është protesta kundër kësaj qeverie. Ky kryeministër, që duhet të kishte një fije mend për të kërkuar ndjesë për atë shfaqje të ndyrë, ka marrë peng Parlamentin. Nuk ka për të pasur demokraci dhe parlamentarizëm pa u larguar ky njeri. Në datën 21 të gjithë të marrin në dorë fatin dhe dinjitetin e tyre, ne do jemi aty me ta. 21-shi nuk është për të ardhur Partia Socialiste në pushtet por 21-shi është kundër kësaj qeverie
Jozefina Topalli: Është mërzit Rama se nuk ja lexove mirë fjalimin
Sali Berisha: Reagimi i Sali Berishës në këtë Parlament sot (dje) nuk ka pasur të bëjë me montimin e fëlliqur që Edvin Kristaq Rama i ka bërë videos me Sali Berishën. Nuk ka asnjë lidhje me ndonjë sentiment timin personal përveçse për një gjë: për thelbin e lirive tuaj. Një bandë krimi guxoi me një akt puçist të montojë një video për kryeministrin e vendit. Imagjinoni ju se ç'gjëmë mund t'iu bëjë ju të dashur qytetarë kur ky njeri, ky bastard i bllokut që i lejon vetes të montojë video për kryeministrin. Por tek gjuha do përfundosh dhe ti. Imagjinoni ju se çfarë është në gjendje të bëjë kjo "shpk" që ka mbërthyer opozitën shqiptare për interesa tërësisht pasurore. Imagjinoni kur këto klane krimi këtu përpiqen t'i ndërpresin fjalën kryeministrit, imagjinoni se cili do ishte fati juaj nëse këta do ju kthenin në regjimin e etërve në formën më të shëmtuar. Shoh unë aty karshi, djalin e Xhelilin, vajzën e Aranitit që çirret dhe bërtet, çunin e Kristaqit. Mua nuk më impresiononi dot o larva blloku, ikni mor uluni aty dhe mos bëni si budallenj.
(Ndërpritet seanca për të 6-ën herë)
Sali Berisha: Shifni o shqiptarë, ja përfaqësuesi i drogës, ja i Dokles, ja dhe përfaqësuesi i orgjirave.
Deputetët e PS: O hajdut, o hajdut o hajdut...
Sali Berisha: Jepini jepini. Më shumë më shumë. Po po bërtisni ju. O Dash (Dashamir Peza) ri urtë ti, se ty Dash të duan për orgjira. Të duan shumë për orgjira ata ty se nuk të duan për gjë tjetër. Ju jeni të rrënuar more, ju nuk doni as fakte, ju jeni të eskilizuar, kryetari juaj ju ka klonuar me njeriun që del lakuriq, me njeriun që akuzon të atin për baba të djalit, ai ju ka klonuar me të atin që firmoste vrarjen e intelektualëve. O mjeranë, më dhimbesni. Shikoni mor Fatos Gjurën (Taulant Balla) si vërtitet. A e kuptoni që ju ndjekin nga shtëpitë tuaja shqiptarët kur mbroni lakuriqin. Vajza e Hamitit e pranon se është soji i bllokut. Ku është djali i Xhelilit. O rrugeçër, o rrugeçër. Unë jam Sali Berisha nuk më ndërprisni dot fjalën mua. Një grup bllokmenësh të rinj, duan të mos e lenë kryeministrit të flasë dhe pse kjo sepse turpërohen po të përmendet lakuriqsia e kryetarit të tyre. O shqiptarë mos i harroni këto skena, të një trafikanti të Fatos Gjurës (Taulant Balla), të një hajduti të baterive të partisë së tij (Sajmir Tahiri). Ja si bërtet Dashi (Dashamir Peza) që ja nxori gruan nga shtrati. Ja si bërtet Fatos Gjura (Taulant Balla) që ka trafikuar dhe femra të familjes së vet. O bllokmenë nuk keni dhëmbë ju, ju jeni të tredhur në bunker. E shihni djalin e Xhelilit (Ilir Gjoni) që i shtypte të dashurës cigaren në trup, ti je sadist.
Jozefina Topalli: O moj e mjerë gra që bajn ashtu, o pika juj
Deputetët e PS bërtasin në kor: O hajdut, o pis, o i rrjedhur..
Sali Berisha: O arsimtarë që ju keni dhënë mësim këtyre rrugeçërve ju premtoj se do ju rriten sërish rrogat. Nuk është faji juaj që këta bëjnë rrugaçin në Parlament por është i lakuriqit. Paulin (Sterkaj) merri more këta dhe çoji tek selia, merri çoji të zhvishen. Të dashura shoqe të partisë, sot (dje) ju jeni bërë heroinat e partisë, ju mbroni kryetarin tuaj edhe kur e zhvesh gruan lakuriq, edhe kur e akuzon të atin për djalin e tij edhe kur e lë të ëmën dhjetë ditë pa bukë. Mafias ja kemi shtyp dhe do ja shtypim kokën. Tirana do të jetë blu. Ne do të ndryshojmë për mirë jetën e dhjeta mijëra familjeve shqiptare
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuvendi, debatet dhe fyerjet jashtë kamerave Empty Re: Kuvendi, debatet dhe fyerjet jashtë kamerave

Mesazh nga Vizitor Wed 19 Jan 2011 - 2:30

me shum interesim e lexova postimin ton klea me pelqen ky postim si ti pate aq durim me shkrua, ne fyjet e deputeteve ka fjal aq primitive dhe ofenduse si as ne vendet ma primitive keto ofendime nuk i perdor askush me qudit si kta shqiptar intelektual deputet ne parlament shqiptar perdorin fjal ofenduse dhe fyje me intereso pse asht kshtu kua gabimi sepse po njelloset kombi jon.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi