Shpikje informatike ne Shqiperi
2 posters
Faqja 1 e 1
Shpikje informatike ne Shqiperi
Puna novatore dhe shpikjet e studentëve të inxhinjerisë informatike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, u vendos në fokusin e emisionit të pasdites në Top Channel.
Dy personaxhet e intervistuar, Besmiri dhe Ina janë studentë të masterit në inxhinieri informatike dhe për të mbrojtur diplomen u duhet të pergatisin një produkt të gatshëm. Një novacion, apo shpikje siç mund ta quajmë me gjuhë të varfër.
Përgatitja e temës për Besmirin ka në thelb dizenjimin dhe kompresimin e videos në high definition. Është një punë e vështirë, që kërkon saktësi dhe novacion, por studenti është pranë përfundimit të punës.
”Projektimi im qëndron në programimin e qarkut, gjë që pasqyrohet me integrimin në qark të të gjithë elementëve bazë, që te memorja, që tek njësitë, vlerat e kalkulimit dhe transformimit apo njësitë e dekuantizimit dhe kuantizimit. Kjo do të bëjë që të rritet shpejtësia e transmetimit”, thotë Besmiri.
Produkti që ai do të paraqesë është i veçantë dhe mund të gjejë zbatim në shumë fusha në zgjerim në vendin tonë. ”Duke ditur se kapacitetet e transmetimit kanë një potencial të kufizuar, ky novacion do të shërbejë që materjali high definition të zërë sa më pak vend, duke bërë më efiçente pajisjen”, shton studenti, që u motivua në ndjekjen e kësaj dege nga pasioni dhe kërkesa në rritje për inxhinjerë të këtij lloji në Shqipëri.
”Qarku gjen zbatim në televizionet satelitore, qoftë dixhitale apo tokësore dhe mund të integrohet në sistemet që kanë të bëjnë me videokonkurrencën”.
Një tjetër studente e inxhinjerisë informatike është Ina. Fusha në të cilën ajo është orientuar është mjekësia. Ajo po përgatit një program, i cili në kohë reale shndërron në pamje tredimensionale imazhet mjekesore.
”Produkti konsiston në bërjen të mundur të transformimit të imazheve mjekësore. Transformimi gjen përdorim të gjërë, eliminon zhurmat, bën kompresimin e imazhit dhe bën që pamja të shfaqet në monitor në kohë reale e tridimensionale. Pajisja mund të ndihmojë shumë imazherinë moderne mjekësore”, thotë Ina.
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, studentët theksojnë se në punën e tyre janë përballur me shumë pengesa, të lidhura kryesisht me mangësitë e shkollës në teknologjitë e reja dhe pamundësinë e zhvillimit të një pune të madhe praktike. Ky konstatim i tyre pranohet edhe prej pedagogut Bekim Çiço.
”Inxhinjeria kërkon produkte të gatshme. Inxhinjerit i jepet një detyrë, të cilën duhet ta konceptojë, ta eksperimentojë, duhet ta simulojë dhe të prodhojë produktin. Ai s’mund të japë rrugën si realizohet, por produktin e gatshëm”, thotë Çiço.
”Nuk kemi mundësi të mëdha financiare dhe kjo e dëmton Universitetin, pasi ne jemi një degë që kërkon vazhdimisht të blejë pajisje të reja dhe të ecë në një hap me kohën”, shtoi pedagogu.
Megjithatë, falë ndihmës së një kompanie amerikane, Universiteti Politeknik ka arritur të sigurojë një pjesë të mirë të materjaleve për të cilët ka nevojë. “Falë njohjeve të mia arrita të siguroja kontakt me një kompani amerikane dhe ata u treguan të gatshëm të na ndihmonin.
Kjo na ka zgjidhur shumë probleme. Ata na kanë dëshmuar për kujdesin që kanë në SHBA për përgatitjen e inxhinjerëve të ardhshëm, ndërsa shkollat mund të blejnë pajisjet edhe tre herë më lirë se çmimi i tregut”, përfundoi Çiço.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Shpikje informatike ne Shqiperi
interesante kom kujtu se sesht shpik asgje ne vendin ton jo se qenkan shpik shum gjona
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shqiperi e madhe, Shqiperi etnike apo Shqiperi reale
» Fati eshte nje shpikje e njeriut..?
» Leksione Informatike
» Leksione Informatike
» Shqiperi e mjera Shqiperi!!!
» Fati eshte nje shpikje e njeriut..?
» Leksione Informatike
» Leksione Informatike
» Shqiperi e mjera Shqiperi!!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi