Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KULTURA E TË FOLMES SONË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KULTURA E TË FOLMES SONË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KULTURA E TË FOLMES SONË

Shko poshtë

KULTURA E TË FOLMES SONË Empty KULTURA E TË FOLMES SONË

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 20 Jul 2009 - 2:15

Kultura e të
folmes sonë:


DY SHPREHJE QË
JAPIN KONOTACIONE BANALE



Se
mediumet tona elektronike nuk i kushtojnë rëndësi aspak kulturës
së të folmes së drejtë të gjuhës shqipe
, kjo nuk është risi tek ne . Sot, po e lexoi njeriu gjuhën
e shkruar sipas standardeve të një gjuhe të unifikuar mbarëkombëtare,
qoftë në shtypin ditor, qoftë në libra, revista e fletushka të
ndryshme dhe po e dëgjoi atë se si flitet nga ana e disa moderatorëve
të shou – programeve të ndryshme , sidomos në ato televizive,
atëherë, secili njeri me mendje të kthjelltë do ta vë gishtin mbi
kokë dhe do ta pyes vet- vetin :- A thua shqiptarët po i përdorkan
dy standarde gjuhësore gjatë komunikimeve me audiencën e gjerë popullore?!


Përveç
përdorimit me të madhe të zhargonit të fjalorit të
rrugaçërisë , shkurtesës së gjymtyrëve të fjalëve tona origjinale,
jo rrallë herë fjalët tona zëvendësohen edhe me numra rendor?!
Por , ajo që e bënë spektatorin edhe më nervoz, janë rastet kur
moderatorët përdorin shprehje , të cilat nuk dinë t’ i shqiptojnë
mirë dhe drejt gjatë leximit, apo të folurit dhe ato shprehje në
mënyrë automatike marrin konotacion banal.


Nëse
flasim për fenomenin e shkurtesave dhe deformimet e fjalëve tona,
ato na dalin aq shumë , sa nuk mund të numërohen . Por
, padrejtësia më e madhe gjatë shkurtesave të fjalëve tona burimore
kombëtare, pa dyshim se po i bëhet në vazhdimësi shprehjes më të
bukur të gjuhës shqipe, me të cilën përshëndetemi të gjithë
ne . Shprehje kjo , që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë ! Pra
, fjala është për shprehjen përshëndetëse :”TU NGJATË
JETA!” Me këtë përshëndetje , çdo shqiptar shprehë uratën e
vet ndaj njëri – tjetrit, duke i uruar që të ketë jetë të gjatë,
t’i shtohet jeta, apo t’i zgjatet jeta !


Keqpërdoruesit
e pamëshirshëm të vlerave të gjuhës shqipe , duke mos ia ditur
vlerën dhe rëndësinë që ka kjo shprehje përshëndetëse, e shkurtojnë
atë duke e përdorur në vend të saj , fjalën e cunguar :”TUNG”
e cila në fakt nuk paraqet kurrfarë kuptimi ?!


Shembulli
më i mirë se si zëvendësohen fjalët tona me numra rendor,
ne emisionet televizive, është emisioni i titulluar :”Ça ka 3”?!
Ky emision me vite të tëra transmetohet përmes programeve të KTV-së,
dhe kjo askujt nuk ia vret veshin, as ndërgjegjen për degjenerim të
gjuhës sonë ! Ky emision në vend se të titullohej me shprehje fjalësh
:”Çka ka të re”? – titullohet me shprehje të shkurtuara përmes
numrave rendor! I këtillë është edhe emisioni i titulluar :”Bon,
bon”, i cili do të duhej që të shkruhej “Bën , bën “, e jo
ashtu, nga se gjatë shqiptimit të këtij titulli nga ana e moderatorëve
të tij, të gjithë fëmijët do të mendonin se këtu është fjala
për bombona -sheqerka të fëmijëve?!


Prej
shprehjeve më të shpeshta që përdorën vazhdimisht
nëpër mediumet tona informative elektronike, e që nga pakujdesia
e leximit dhe shqiptimit të tyre , nga ana e moderatorëve, na japin
konotacione të kuptimeve banale, kësaj radhe po i përmendim vetëm
dy prej tyre, që janë më të shprehurat:


1. Shprehja
: “në ndërkohë që “, përdoret shumë shpesh , madje edhe atëherë
kur nuk ka fare nevojë që të përdoret kjo shprehje si e tillë.
Për ta kuptuar edhe më mirë këtë shprehje të palogjikshme , po
japim vetëm dy shembuj të përdorimit të saj:


”Para
pak çastesh, në sallën e Kuvendit hyri Kryetari i Republikës së
Kosovës - Fatmir Sejdiu , në ndërkohë që , pas tij hyri edhe Kryeministri
– Hashim Thaçi “! Ose:”Shikues të nderuar, kaq kishim për sonte
, në ndërkohë që , Ju vazhdoni të qëndroni edhe më tutje me programet
tona!”


Përdorimi
i shprehjes “në ndërkohë që”, sa herë që lexohet me nguti
dhe me shqiptim të gabuar, automatikisht na e jep kuptimin banal :”në
ndër koqe”!(Kërkojmë ndjesë nga lexuesit e ndershëm).


2. Si motër
e kësaj shprehje është edhe ajo :”Ka shumë kohë që”, të cilën
më tepër e hasim të përdorur nëpër këngët tona popullore , por
që interpretuesit e këngëve me tekste të këtilla, nuk ia vënë
veshin shqiptimit dhe theksimit të drejtë të kësaj shprehje gjatë
këndimit dhe pastaj na jep një konotacion krejtësisht banal.


Për
shembull:”Ka shumë kohë qe jemi dashtë”, “Ka shumë kohë që
kem kalua”, “Ka shumë kohë që s’ jemi pa”, “Ka shumë kohë
që jemi nda”,”Ka shumë kohë që m’ ke ndej larg”...etj. Të
gjitha këto shprehje, gjatë interpretimit të këngëve të tilla,
na tingëllojnë në vesh me konotacion banal:”Ka shumë koqe”!(Prapë
kërkojmë ndjesë prej lexuesve të ndershëm).


Pra,
edhe kur flasim, komunikojmë, lexojmë e këndojmë, duhet të
kemi kujdes se si po lexojmë, si po i shqiptojmë dhe si po i
theksojmë shprehjet e cituara, për të mos prodhuar banalitete
të pa nevojshme dhe të pa logjikshme .



Bashkëkombësve , motrave dhe vëllezërve
tanë , nuk mund të iu drejtohemi me shprehjen mediative
:”Miq të nderuar”!



Viteve të fundit , përmes programeve
televizive dhe atyre të radiove , nga ana e moderatorëve
të emisioneve të ndryshme , po na amputohet edhe një shprehje
tjetër përshëndetëse , e cila absolutisht nuk ka të bëjë me përshëndetjet
e traditës shqiptare , por që është kryekëput kopje e importuar
nga zhargoni i fjalëve përshëndetëse serbo-sllave , në stilin :”Dragi
prijateli”= Të dashur miq !


Pra,
moderatorët e emisioneve të tilla , na drejtohen me shprehjen
përshëndetëse:”Të dashur miq”, apo “Miq të dashur”, duke
harruar këtu traditën tonë kombëtare se pjesëtarët e një kombi
të njëjtë, as se si nuk mund të quhen miq, nga se ata janë vetëm
bashkëkombës, përkatësisht: vëllezër e motra të një kombi .


Sipas
traditave dhe zakoneve shqiptare, termi :”Miq”, ose “Mik”, përdoret
ndaj atyre njerëzve me të cilët janë lidhur martesat e ndërsjella
familjare, ose miqësia me kombet dhe shtetet tjera, por në asnjë
mënyrë kjo “miqësi” nuk mund të ndërlidhet me dëgjuesit e
radios, teleshikuesit dhe spektatorët që janë vëllezër e motra
të një kombi, të një gjaku dhe të një shteti.



    Gjilan,
    më 19 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi