“Mjaft”, apel ndërkombëtarëve
Faqja 1 e 1
“Mjaft”, apel ndërkombëtarëve
Lëvizja “Mjaft” i drejtohet të gjitha përfaqësive të huaja në Tiranë të marrin një qëndrim të qartë për cfarë ndodhi më 21 Janar.
“Lëvizja “Mjaft” beson fuqishëm -thuhet në deklaratë- se ju keni qenë kontribues domethënës në mbështetjen e vlerave demokratike dhe vazhdimisht keni dhënë ekspertizën tuaj për të lejuar lulëzimin e demokracisë në vendin tonë”.
“Mjaft” vecon tre cështje shqetësuese, mes shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut gjatë ngjarjeve të 21 janarit.
“Mjaft” përmend urdhërin e lëshuar për arrestimin e gjashtë anëtarëve të Gardës së Republikës, i cili nuk është zbatuar deri tani.
Në deklaratë flitet për 114 personat e arrestuar gjatë protestave dhe që deri tani nuk ka asnjë informacion për shëndetin dhe mirëqënien e tyre.
“Dje, një prej këtyre protestuesve, Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve u transportua me urgjencë në Departamentin e Neurologjisë të Spitalit Ushtarak- shkruhet në deklaratën e “Majft”- me plagë të rënda në kokë, dy ditë pasi ishte arrestuar”.
“Pavarësisht akuzave të mazhorancës se shumica e protestuesve janë kontigjent kriminal, vetem një numër shumë i vogël individësh u provua se kanë qenë të dënuar më parë”.
“Mjaft” i quan këto përgjithësime të papërshtashme me argumentin se është detyra e qeverisë të neutralizojë të tillë individë dhe të sigurojë mbarëvajtjen e të gjithë protestuesve, cka sipas “Mjaft”, thellon hendekun e krizës aktuale kushtetuese në Shqipëri.
Për lëvizjen qytetare, një tjetër shkelje e rëndë e Kushtetutës, e parimit të ndarjes së pushteteve, është mënyra se si ekzekutivi i prezantuar nga kryeministri si dhe nivelet e ndryshme të autoritetit në Ministrinë e Drejtësisë, përfshirë dhe Policinë e Shtetit, kanë shpërfillur autoritetin e prokurores së përgjithshme.
Gjithashtu, në deklaratë përmenden edhe kërcënimet e kryeministrit drejtuar Shërbimit Informativ Shtetëror. Të gjitha këto për lëvizjen “Mjaft”, sulmet kundër sistemit juridik dhe institucioneve të pavarura, nuk janë gjë tjetër vecse një autoritarizëm i amplifikuar.
“Në një vend ku institucionet kushtetuese janë një zgjatim i vullnetit të ekzekutivit, është e sigurt që po shkohet drejt portës së Diktatures. Zhvillimet aktuale autokratike, për lëvizjen “Mjaft” janë të pajustifikueshme dhe të papranueshme”, thuhet më tej në letër.

Vizitor- Vizitor
Re: “Mjaft”, apel ndërkombëtarëve
Ore,dakort me keto kerkesat dhe ankesat e "Mjaft-it" drejtuar nderkombetarve,po me çudit fakti se,nuk paskan asnje verejtje per menyren e organizimit dhe zhvillimit te "demostrates". Ata ("demostruesit"),sikur kishin vajtur ne shesh per t'u perleshur me policine dhe jo per te demostruar ndonje kerkese te tyre! Gjithsesi,ndihem shume i pikelluar per gjithçka ndodhi me 21 janar 2011.
merturi- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Shkoder
Postime : 13
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/09/2010
Mosha : 82
Hobi : Futbolli
Similar topics
» Një apel për Familjen
» Mjaft me drama!
» Rama apel Perëndimit: Mos mbështesni regjimin e Berishës
» Shoqëria civile, apel politikës
» A konsumoni mjaft hekur?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi