Një apel për Familjen
3 posters
Faqja 1 e 1
Një apel për Familjen
Bujar Cani
Shqiptarë mos braktisni prindërit e mos shkatërroni familjet . Familja është gjëja më e shenjtë që kemi ne. Dihet që shqiptarët emigruan masivisht mbas viteve " 90" , drejt Evropës e vendeve të tjera të botës , për një jetë më të mirë e më të begatë . Ëndrrat e tyre u bënë realitet mbas 50 viteve pritje , por jo çdo gjë ishte e mirë, e mrekullueshme, parajsë e vërtetë për të jetuar . Kishte edhe atje plagë të rënda shoqërore, që kishin prekur këto vende, siç ishin droga, prostitucioni,krimi e të tjera fenomene negative. Por ajo që më bëri më tepër përshtypje, kur unë vajta në Gjermani, në këtë vend ku megjithë mend dora e njeriut kishte bërë mrekulli, ishte se më binte shpesh të shkoja nëpër shtëpi e familje gjermane ku shikoja vetëm pleq. Kudo pleq të vetmuar, nuk shikoje fëmijë të rritur, se për fëmijë të vegjël nuk bëhej fjalë fare. Nuk kishte hare e cicërima fëmijësh, vetëm një qetësi e heshtje varri, fytyra të mplakura, të ngrira e pa asnjë shenjë gëzimi e lumturie në shpirtin e tyre . Bile më kujtohet një rast në një familje gjermane, kur u thashë se jetoja me prindërit e mi dhe familjen time, më panë të habitur, sikur vija nga një planet tjetër . Por nuk do ta harroj edhe porosinë e amanetin që me lanë : Mos i braktisni prindërit, mbajeni e ruajeni këtë traditë mjaft të bukur që keni, sepse po e humbët, si ne keni për të përfunduar. Tashti kur shikoj mbas 20 vitesh demokraci e emigrim, vërej se kjo plagë e rëndë dhe e madhe, ka prekur edhe shoqërinë e familjet shqiptare. Shikoni tashti familjet shqiptare, kudo sheh pleq të vetmuar , sepse fëmijët i kanë braktisur kudo, dëgjon ndarje, divorce familjare, fëmijë të braktisur nëpër dyer të materniteteve e befotrofeve . Ç’po ndodh kështu? Ku po shkojmë? Shqiptarë mos i braktisni prindërit, prindër mos shkatërroni familjet e braktisni fëmijët! Mos krijoni probleme sociale për to, se vjen një dit , që edhe ju do të shpërbleheni me të njëjtën monedhë. Në këto çaste që po shkruaj , më kujtohen prindërit e mi, që kanë shumë vite që kanë ikur nga kjo jetë... /GazetaSh/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Një apel për Familjen
shkrim interesant....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Një apel për Familjen
Interesante.
Petriti- Legjendë
- Vendbanimi : Europe
Postime : 145
Gjinia :
Anëtarësuar : 03/12/2012
Mosha : 38
Hobi : Shkenca
Similar topics
» “Mjaft”, apel ndërkombëtarëve
» Facebook bën apel të ndryshoni fjalëkalimin
» Shoqëria civile, apel politikës
» Rama apel Perëndimit: Mos mbështesni regjimin e Berishës
» Pukë, motrat e mitura dergjen në shtrat, prindërit apel për ndihmë
» Facebook bën apel të ndryshoni fjalëkalimin
» Shoqëria civile, apel politikës
» Rama apel Perëndimit: Mos mbështesni regjimin e Berishës
» Pukë, motrat e mitura dergjen në shtrat, prindërit apel për ndihmë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi