Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zonjat e para - Ikonat e stilit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zonjat e para - Ikonat e stilit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zonjat e para - Ikonat e stilit

3 posters

Shko poshtë

Zonjat e para - Ikonat e stilit Empty Zonjat e para - Ikonat e stilit

Mesazh nga LaDescarada Thu 27 Jan 2011 - 6:43

ASMA AL ASSADBashkëshortja e presidentit të Sirisë, Asma Assad, është shpallur gruaja më e bukur dhe e veshur më mirë ndër politikanet e tjera në botë. Siriania është renditur e para në listë, duke lënë pas zonjën e parë të Francës, Carla Bruni dhe atë të SHBA, Michelle Obama. Mirënjohjen ndaj bukurisë dhe mënyrës së veshjes të sirianes ia dha revista franceze ‘Elle’ duke e shpallur si grua me shumë stil në veshje. “Gratë e politikanëve çdo ditë janë më të bukura, janë të shumta dhe stilistët vërtetë luftojnë për veshjet e tyre”. Zonja e parë e Sirisë, 33 vjeçarja Asma al Assad nuk është se vishet nga ndonjë stilist, por veshjet e saj tërheqin vëmendjen. Mund ta shihni shpesh të veshur me fustane mjaft femërore, me kostume elegante apo në kombinime të pulovrit të thjeshtë me pantallona për raste joformale. Por ngjyrat që i pëlqejnë më shumë sirianes, janë veçanërisht ato neutrale, të hirta, të zeza dhe krem, me të cilat në fakt është zor të gabosh. Shpesh stilet e fustaneve të saj janë të thjeshtë, prerje të drejta me ndonjë detaj tek tuk interesant. Ndonëse Asma ndihet mirë me rroba të thjeshta dhe elegante, kjo s’mund të
thuhet për stolitë e saj. Asma, ndonëse pak e dobët, preferon që rreth qafës të bartë qafore të mëdha që e plotësojnë gardërobën e saj, varëse të rënda, që bien në sy. Pavarësisht nga thjeshtësia, këpucët i zgjedh me kujdes dhe për to është e
gatshme të shpenzojë shumë, ndaj më të preferuarat e saj janë ato të “Christian Loboutin”, si dhe “Botega Venetta” ndërsa çantat “Chanel”.

.Zonjat e para - Ikonat e stilit Assad

MICHELLE OBAMA
Për Michelle Obama mjaftuan vetëm gjashtë muaj që të
renditet mes grave të veshura më mirë në botë. Gjatë
fushatës zgjedhore të bashkëshortit të saj e lëvdonin të
gjithë stilistët, por kohët e fundit mori edhe kritika për
veshjen, veçanërisht për krijimet e panjohura të stilistëve.

Zonjat e para - Ikonat e stilit Draft_lens2926642module18147612photo_1235779147michelle-obama-dress.jpeg

LETIZIA ORTIZ
Ish-gazetarja e programit informativ të televizionit shtetëror spanjoll, TVE, sot bashkëshortja e trashëgimtarit spanjoll të fronit, Felipe, Letizia Ortiz shpejt arriti statusin e grave që dinë të vishen mirë. Veshjet e saj ishin serioze, kushtuar programit informativ që drejtonte. Por më pas Letizia zgjodhi ngjyra më të çelura. Sot në Spanjë e konsiderojnë ikonë të stilit.
Zonjat e para - Ikonat e stilit Wedding+Danish+Crown+Prince+Frederik+Mary+1tLnDe2dXZSl

RANYA
Në anën tjetër, mbretëresha e Jordanisë, Ranya, në listën e “People” u rendit mes 50 grave më të bukura në botë dhe në listën e “Vogue” të grave të veshura më mirë.
Zonjat e para - Ikonat e stilit Queen-Rania-of-Jordan-4%5B6%5D

SARAH BROWN
Si duket Sarah Brown, bashkëshortja e kryeministrit britanik, Gordon Brown nuk brengoset shumë për modën dhe veshjet, si homologet e saj. Megjithatë ajo di të vishet në mënyrë elegante, por kryesisht përdor kostume klasikë edhe pak monotonë, stile për zonja më të vjetra madje me ngjyra të mbyllura dhe të ftohta. Por është për tu lëvduar për faktin se i plotëson me stoli interesante.
Zonjat e para - Ikonat e stilit Sarah_Brown_159621s


MEHRIBAN ALIYEVA
Revistat botërore të modës, zonjën e parë të Azerbajxhanit, Mehriban Aliyeva e renditin në mesin e 10 zonjave të para më të
bukura. Ajo sjell në Kaukaz veshjet më të reja të modës të kryeqyteteve evropiane. Stili i saj i preferuar është “femme fatal” i viteve ‘60 të shekullit të kaluar. Kombinimet e saj elegante diktojnë stilet e modës mes aristokracisë së atjeshme të naftës.
Zonjat e para - Ikonat e stilit 6a00d8341c617b53ef00e55367c8a78833-320pi
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zonjat e para - Ikonat e stilit Empty Re: Zonjat e para - Ikonat e stilit

Mesazh nga Selda Fri 1 Apr 2011 - 0:04

RANYA
Në anën tjetër, mbretëresha e Jordanisë, Ranya, në listën e “People” u rendit mes 50 grave më të bukura në botë dhe në listën e “Vogue” të grave të veshura më mirë.

kam simpati te vecante per ket femer me pelqen stili i saj ecja e saj
Selda
Selda
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 6587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zonjat e para - Ikonat e stilit Empty Re: Zonjat e para - Ikonat e stilit

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 18:50

Me mos pas gusto femra,keta ketu siper si murgesha paskan dalur. [QeSh] [QeSh]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zonjat e para - Ikonat e stilit Empty Re: Zonjat e para - Ikonat e stilit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi