Opozita: Të tjera protesta
Faqja 1 e 1
Opozita: Të tjera protesta
Një ditë pas homazhit në nderim të tre viktimave të 21 janarit, opozita lajmëroi vijimin e demonstratave masive deri në momentin që, sipas Spartak Ngjelës, në Shqipëri të rikthehet demokracia e vërtetë. (UPDATE)
“Opozita e bashkuar mendon dhe njofton që kjo do jetë pjesëmarrja e madhe e protestave paqësore në Shqipëri, për ndryshimin e një gjendjeje tiranike, pa institucione, ku kërcënohet presidenti, ku kërcënohet prokurori i përgjithshëm, ku vritet populli”, është shprehur Ngjela.
Zoti Ngjela vlerësoi jo vetëm pjesëmarrjen, por edhe mesazhin, sipas tij, të qartë që dhanë shqiptarët në demonstratën homazh në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, që për të do të thotë se tashmë largimi i kryeministrit aktual është vulosur nga shqiptarët.
Por Partia Demokratike, akuzoi përmes kryetarit të grupit të saj parlamentar Astrit Patozi, se homazhi i të premtes qartësoi më shumë atë që e quajti “puç institucional”. Patozi akuzoi si Edi Ramën dhe prokuroren e përgjithshme Ina Rama si pjesë e skenarit të puçit.
“Vetëm pak orë pasi tentativa dështoi, Prokuroria e Shtetit nxitoi ta gjente përgjegjësinë tek Garda e Republikës, e cila kishte mbrojtur me vëtëmohim institucionin dhe jo tek organizatorët dhe ekzekutorët e grushtit të shtetit. Për të ardhur tek kryeskandali i prishjes së marrëveshjes, kur tentoi t’i arrestonte gardistët, ndërkohë kur ishte rënë dakord, që ata vetëm të merreshin në pyetje. Shqiptarët duhet ta dinë se vetëm ata, që pas grushtit të shtetit kanë bërë llogaritë e mandateve të tyre, nuk e kanë parë dhunën e pashembullt në dyert e Kryeministrisë dhe se vetëm për ta, ajo që ndodhi ishte një ngjarje e rëndomtë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne kemi mirëpritur dhe inkurajuar çdo hetim të besueshëm dhe të pavarur për çdo detaj të 21 janarit, por më e rëndësishme se gjithçka tjetër është që zbërthehen me shpejtësi dhe elementët e grushtit të shetit dhe të tregohen me gisht autorët e tij”, tha Patozi.
Nga ana e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin përsa i përket kryeprokurores Ina Rama, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm Luan Rama tregohet i kujdesshëm në vlerësimin për presidentin Bamir Topi.
“Në rastin e situatave normale dhe jo më në raste situatash konfliktuale apo protestash të dhunshme si ato të 21 janarit, nuk mund të ndodhë në asnjë vend serioz demokratik që organi i akuzës të kërkojë të vërë në urdhër-ndalim dhe të marrë nën përgjegjësi penale njëherësh të gjithë zinxhirin komandues të një institucioni të rëndësishëm siç është ai i Gardës së Republikës. Përgjegjësia është individuale dhe hetimi bëhet për secilin individ. Mbi bazë të tij janë gjykatat ato që vendosin nëse është fajtor njëri apo është fajtor tjetri”, është shprehur Rama.
Prokurorja e përgjithshme Ina Rama dhe presidenti i Republikës, Bamir Topi kanë qenë shenjestra e kryeministrit Berisha dy ditët e fundit, që i ka sulmuar ashpër dhe i ka anatemuar si palë dhe pjesë në atë që kreu i qeverisë e cilëson “puç shteti”.

Vizitor- Vizitor
Re: Opozita: Të tjera protesta
Jam Kundrra ketyre protestave tu u vra per te vene dike ne shtet dhe cfare do fitojne (asgje)...........
CuN@BosS/- WebMaster
- Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime : 6010
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha : 42
Hobi : + Programator @ iNfO!-
Similar topics
» Opozita nesër në parlament
» Opozita largohet nga salla e Kuvendit
» Opozita shqiptare pas betimit prapë bojkot
» Klosi: Opozita i ka dhënë një shans shumicës
» PS, protesta në Berat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi