Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opozita shqiptare pas betimit prapë bojkot People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opozita shqiptare pas betimit prapë bojkot People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita shqiptare pas betimit prapë bojkot

Shko poshtë

Opozita shqiptare pas betimit prapë bojkot Empty Opozita shqiptare pas betimit prapë bojkot

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Thu 25 Feb 2010 - 23:21

Opozita shqiptare pas betimit prapë bojkot 15yvlme


Tiranë, 26 shkurt – Deputetët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë, pas gjashtë muaj bojkoti që nga zgjedhjet, dje hynë në Kuvend, bën betimin dhe shtruan kërkesat e pastaj braktisën sallën.
Gjashtë muaj pas fillimit të legjislaturës së re, që doli pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri, deputetët e opozitës janë bërë pjesë e Parlamentit.
Deputetët socialistë janë shfaqur të enjten në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kanë dhënë betimin e deputetit, pastaj kanë nxjerrë kërkesën për hapjen e kutive dhe pastaj kanë dalë nga salla, për ta ”lënë mazhorancën të mendojë për kërkesat”.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përshëndetur vendimin e opozitës për të qenë pjesë e Kuvendit dhe e ka quajtur këtë vendim si rrugën më të mirë për të dhënë kontributin e pazëvendësueshëm në proceset integruese të vendit.
”Unë personalisht kam pasur gjithnjë besimin dhe bindjen se kolegët e mi socialistë, në emër të interesit më të mirë të qytetarëve që përfaqësojnë, e të forcës politike që i përkasin do të merrnin vendimin që morën mbrëmë, në respekt të mandateve të tyre, por edhe si rrugën më të mirë për të dhënë kontributin e pazëvendësueshëm në proceset integruese të vendit", ka theksuar Topalli.
Bazuar në nenin 4 pika 4 të Rregullores së Kuvendit, deputetët socialistë u betuan si të zgjedhurit e popullit në 28 qershor pas 6 muajsh mungese në Kuvend. Hyrja e opozitës në Kuvend është përshëndetur edhe nga kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili ka theksuar se do të respektohet e gjithë përpjekja e opozitës dhe kërkesat e saj për ta nxjerrë vendin nga kriza.
”Sot mund të ishte dita juaj e duhur e marrjes së përgjegjësisë. Partia Socialiste, në fakt, kryetari juaj është përpjekur për gjashtë muaj të ngjallë me serume një kauzë të vdekur”, ka theksuar Patozi.
Kreu i Grupit parlamentar i kërkoi opozitës të bëhet pjesë e proceseve integruese të vendit dhe të lërë mënjanë idenë e përsëritur të bojkotit, pasi kjo është një mënyrë e cila e shpie vendin drejt krizës. “Në rast se ju do të vazhdoni me bojkot, atëherë ne do të shprehim vetëm keqardhje. Në këtë rast ju do të dilni nga Kuvendi do të ishit shumë më të pabesueshëm se dje dhe se sot. Destinacioni në Evropë nuk është partiak, por linjë kombëtare. Nuk duam të mendojmë se ajo nuk është kauza juaj, ndaj ju ftojnë që të udhëtojmë bashkë, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët njëlloj si edhe kjo sallë e Parlamentit”, ka theksuar Patozi.
Por duket se opozita ka hyrë në Parlament me një strategji të menduar mirë dhe të qartë, gjë e cila u bë e ditur dhe nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi. Ai ka deklaruar se parësore për deputetët e opozitës do të jetë çështja e transparencës së plotë të procesit zgjedhor. Hetimi i plotë i zgjedhjeve do të jetë një nga kërkesat e përsëritura të opozitës në sallën e Kuvendit. Ruçi ka bërë të ditur se opozita nuk kërkon të merret me vendimet e gjykatave. Duke u ndalur mbi rëndësinë e transparencës së procesit të shkuar zgjedhor, kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së ka pohuar duke u mbështetur te fjalët e kryeministrit Sali Berisha mbi kutinë në Qarkun e Fierit, se mjafton të hapet kjo kuti për të parë qartësisht të vërtetën për zgjedhjet e 28 qershorit.
"Neve na mjafton vetëm transparenca e kutisë së Ruzhdies për t'u tërhequr nga fusha e kësaj beteje. Ta sjellim dhe ta hapim këtu, para syve të publikut për të vazhduar punën tonë më tej. Nëse vërtetohet se ne nuk kemi të drejtë, atëherë unë jo vetëm që kërkoj ndjesë publike, por jap dorëheqjen bashkë me 8 deputetet e Qarkut të Fierit", ka theksuar Ruçi.
Sipas deputetit socialist, Parlamenti nuk mund të funksionojë mirë për sa kohë ka një problem të pazgjidhur me opozitën.
“Ky parlament ka një konflikt për të zgjidhur me popullin opozitar dhe populli opozitar ka një konflikt të pazgjidhur me këtë Parlament. Kemi ardhur t’i japim një shans këtij parlamenti që të zgjidhë këtë konflikt me popullin përpara se populli ta marrë vetë në dorë zgjidhjen e këtij konflikti. Ne nuk kemi ardhur sot këtu të marrim pushtetin, por për të kërkuar të mos na pengoni të drejtën kushtetuese për të hetuar zgjedhjet. Nuk kemi ardhur të betohemi dhe të largohemi, u betuam për Kushtetutën që ky Parlament e ka shkelur njëzet herë. Sot populli kërkon të drejtën sovrane për transparencën e kutive”, ka theksuar Ruçi.
Ngritja e komisionit hetimor për hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve mbetet një nga çështjet kryesore të opozitës dhe oferta që ajo i bëri kryeministrit Sali Berisha.
“Topi është në fushën tuaj zoti Berisha, jemi këtu për të pritur reagimin tuaj”, e ka mbyllur fjalën e tij kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke ia lënë zgjidhjen në dorë kreut të Qeverisë, Berisha.
Por, mbyllja e fjalimit të Ruçit është përcjellë me tone humori nga kryeministri Berisha.
“Në fëmijërinë time në fshatin tim, nuk kishte top, por unë kam pasur kalë dhe deri sot unë kam mbetur kavalier”, ka theksuar Berisha.
“Nuk kemi ardhur për kavalierin po për kalin”, është përgjigjur Ruçi i cili më pas ka propozuar mbylljen e seancës parlamentare në mënyrë që t’i jepej kohë mazhorancës për të reflektuar mbi kërkesat që iu bënë nga opozita.
Ruçi ka theksuar se deri në momentin që mazhoranca do të japë një zgjidhje për propozimet e dhëna nga deputetët e PS-së në seancën e tyre të parë plenare, Grupi parlamentar i PS-së do të qëndrojë jashtë Parlamentit. Grupi parlamentar i PS-së ka lënë pastaj sallën e Kuvendit, i cili vijoi programin e ditës. Sot opozita pritet të dorëzojë në Kuvend dy projektligje për ngritjen e komisionit hetimor që përfshin hetimin e pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve dhe një projektligj i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive çdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet e përgjithshme apo lokale. Këto dy iniciativa socialistët i quajtën elemente thelbësore të standardeve evropiane që synojnë t'i japin fund traditës 20-vjeçare të zgjedhjeve të manipuluara.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi