Basha: Qëllimi i demonstratës, viktimat
Faqja 1 e 1
Basha: Qëllimi i demonstratës, viktimat
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, duke folur përpara Komisionit Hetimor të ngjarjeve të 21 janarit ka deklaruar se demonstrata e opozitës ka pasur si qëllim kryesor marrjen me forcë të Këshillit të Ministrave dhe largimin e qeverisë së zgjedhur.
“Ndonëse ky tubim kishte marrë përmasa kombëtare, mitingu dhe masa e njerëzve që sapo u vendos para forcave të rendit nuk u angazhua në një asnjë parrullë politike dhe nuk pati fjalim, por nisi dhuna. Pa asnjë provokim dhe pa asnjë paralajmërim, elementët kriminalë të grumbulluar përpara nisën goditjen e forcave të rendit, në fillim me çadar dhe hunj që mbanin në duar dhe më pas dhuna u përshkallëzua. Më pas nisën të lëviznin pllakat e bulevardit dhe të gadasin forcat e rendit”, është shprehur Basha.
“Qëllimi parësor ishte marrja me forcë e Këshillit të Ministrave dhe objektivi dytësor ishte shkaktimi i paevitueshëm i viktimave për vazhdimin e kauzës së tyre, vijimin gjendjes së anarkisë duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi ministri.
Basha ka deklaruar se gjatë provave të mbledhura nga Policia e Shtetit ka rezultuar se personat që sulmuan Kryeministrinë, kishin me vete shuma lekësh pothuajse standarde, gjë që tregon, sipas tij, se ata ishin paguar.
“Kishin shuma rreth 200 mijë lekë, kryesisht në prerje euro, kjo tregon se grupi që mori pjesë në sulm ishte i paguar”, ka deklaruar Basha.
Dule folur për SHISH-in, ministri ka theksuar se edhe pse policia ka kërkuar informacion, nuk është dhënë asgjë specifike për 21 janarin.
“Shërbimi Informativ nuk ka dhënë asnjë informacion specifik mbi ngjarjen e 21 janarit”, është shprehur Basha.
Ministri i Brendshëm ka theksuar se pas njohjes me 6 fletë-ndalimet e nxjerra nga Prokuroria për komandën operative të Gardës së Republikës, e ka cilësuar situatën si të papranueshme.
“I ndodhur para një situate të tillë kur nga një anë policia dhe garda kishin përballuar me sukses dhe kosto një sulm para Këshillit të Ministrave, nuk mund të mos shprehja habi dhe shqetësimin tim për atë veprim që e quajta të nxituar. Eleminimi i komandës operative të gardës do të thotë demoralizim i plotë i të gjithë efektivit dhe është një sinjal i plotë që i çohet policisë. Kjo ishte tërësisht e papranueshme”, tha Basha.
“Fola me kryeprokuroren dhe i shpjegova situatën që mund të çonte në një përshkallëzim të situatës. I kërkova sqarime duke i thënë se ishte e pajustifikuar dhe e dëmshme që e gjithë komanda operative të ndalohej… Më mori më vonë në telefon dhe më tha se duhet të pyeteshin secili prej tyre. I thash se secili prej tyre do të pyetej dhe nuk ekzistonte rreziku i largimit të tyre. Pas kësaj informova kryeministrin dhe kërkova takim edhe me presidentin e Republikës që e vura në dijeni për këtë çështje, por edhe për mosardhjen e informacionit nga SHISH”, theksoi Basha.
“Me ndërmjetësimin e një vendi partnerë në NATO u ra dakord që të 6 komandantët të pyeteshin dhe të ktheheshin në detyrat e tyre. Pavarësisht marrjes së tyre në pyetje, pala tjetër refuzoi marrjen e deklaratave me shkrim dhe insistoi në ndalimin e pjesshëm të tyre. Kjo ndodhi një natë përpara protestës së 28 janarit”, shtoi Basha.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Viktimat u vranë me plumba 9mm
» Basha raporton në Kuvend për drogën
» Viktimat janë të dobëta
» Kryebashkiaku Basha fans i Gymyshit
» Sot zi në Kosovë për viktimat e aksidentit në Austri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi