Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë

3 posters

Shko poshtë

Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë Empty Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Feb 2011 - 9:26

14:35
Trupi i Aleks Nikës futet në makinën e agjencisë funerale. Makina kalon në oborrin para aeroportit ku ndodhen edhe familjarët, qytetarë dhe deputetë. Heshtje në nderim të 36-vjeçarit. Automjeti me trupin e Aleks Nikës i drejtohet Lezhës


14:08
Kanë mbërritur në aeroport qytetarë jo vetëm nga Lezha, por edhe nga qytete të ndryshme të vendit, veri apo jug, për t'i bërë nderimet e fundit trupit të 36-vjeçari Aleks Nika. Babai i dy vajzave dhe vëllai i katër motrave u qëllua me plumb në kokë më 21 janar dhe për 15 ditë ka qenë në gjendje kome.


13:58
Mbërrin në aeroport avioni me trupin e pajetë të 36-vjeçarit Aleks Nika. Të afërmit, dhjetëra qytetarë si dhe deputetë socialistë dhe kreu i PS-së do të zhvillojnë një homazh për viktimën e katërt të 21 janarit. Disa prej deputetëve kanë hyrë në brendësi të pistës së aeroportit ndërkombëtar për të pritur trupin. Të tjerë presin në oborrin e jashtëm, ndërsa pritet përfundimi i procedurave. Trupi i 36-vjeçarit do të dërgohet më pas në qytetin e Lezhës, ndërsa varrimi pritet të ndodhë të hënën në orën 13:00.


13:20
Mbërrin në aeroportin e Rinasit edhe kreu socialist Edi Rama. Ai do të marrë pjesë në homazhet që do të zhvillohen në nder të 36-vjeçarit të vrarë përpara aeroportit. Aleks Nika, baba i dy fëmijëve pritet të mbërrijë në orën 13:30.


13:00
Mbërrijnë në Rinas familjarët e Aleks Nikës, 36-vjeçarit që gjeti dje vdekjen, 15 ditë pasi u qëllua me plumba nga garda e republikës më 21 janar. Pritet që të mbërrijë trupi i tij nga Turqia ku ishte dërguar për kurim që prej datës 29 janar. Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe deputetë socialistë.


Të gjithë njerëzit janë të veshur me të zeza, ndërkohë që në aeroport pritet të mbërrijë edhe kreu socialist Edi Rama.
Të rinjtë e pranishëm mbajnë në duar foton e Aleks Nikës, ndërkohë që motrat e të ndjerit vajtojnë gjatë gjithë kohës në pritje vëllanë e tyre të vetëm.



****
Gjen vdekjen i katërti person që u qëllua nga garda e republikës gjatë demonstratës së 21 janarit. Aleks Nika, banor i fshatit Grykë-Manati të komunës Kolsh të Lezhës ka ndërruar jetë dje në një spital në Turqi ku ndodhej për kurim që prej javës së kaluar.


Të afërm të të ndjerit u shprehën se ai kishte qenë në gjendje shumë të rëndë dhe mjekët nuk kanë mundur t'i bëjnë asnjë ndërhyrje kirurgjikale, për të cilën u transportua në spitalet e Turqisë që nga Spitali Ushtarak i Tiranës. Familjarët e 36-vjeçarit i kanë hapur dyert në mbrëmje për të pritur vizita për mortin, ndërkohë që deri më atëherë pritej një konfirmim i qartë për vdekjen e të afërmit, me shpresën se ai do ta kalonte vdekjen klinike në të cilën ndodhej prej ditësh.


Në orët e mbrëmjes në shtëpi kanë qenë për vizita edhe deputetët e PS-së Gjovalin Kadeli, Gjok Jaku, kreu i PS-së Agustin Marku, si dhe përfaqësues i opozitës së bashkuar Salvator Kacaj.


Të afërm të viktimës bënë të ditur se Aleks Nika, 36 vjeç, ka qenë ndër emigrantët e parë që u larguan nga Shqipëria në vitet '90. Ai ishte djalë i vetëm me katër motra. Katër vjet më parë ishte kthyer dhe kishte hapur në Lezhë një rrobaqepësi ku punonin motrat e tij. Nika ishte i martuar dhe kishte dy vajza të vogla. Prindërit e tij ishin në moshë pensioni. Mësohet se në Turqi me të ka qenë një kushëri i veti, i cili ka ditur gjuhën e ka mundur të komunikojë me mjekët. Ndërkohë mbrëmë është nisur për në Turqi edhe xhaxhai i vet. Familjarët kanë pritur në banesë njerëzit për ngushëllim.


Vdekja e Nikës konsiderohet e rëndë për familjen e tij edhe për faktin se ai kishte vetëm vajza dhe nuk ka kush t'i trashëgojë mbiemrin. Në ditët e para në Spitalin Ushtarak, të afërmit, edhe nga frika se mjekët nuk do ta mjekonin siç duhet nuk kanë pranuar se ai ishte demonstrues, duke u shprehur se ka qenë një kalimtar i rastit. Ata nuk kanë pranuar kontakte me mediat, madje edhe në familje nuk është lejuar asnjë foto. Pritet që trupi i Aleks Nikës të mbërrijë sot.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë Empty Re: Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë

Mesazh nga Amazone Sun 6 Feb 2011 - 9:33

fatkeqesi e madhe per familjen ...dhe nje turp i madhe per vendin tone dhe qeverine tone ... nuk edi sesi mund te flen i qete ai qe eshte ne karriges e kryeministrit dhe si nuk ka turp ......Ngushellimet me te sinqerta per famijen e te ndjerit
Amazone
Amazone
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Greece
Postime Postime : 4385
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/12/2010
Mosha Mosha : 113
Hobi Hobi : Hipizem /tenis

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë Empty Re: Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë

Mesazh nga Tonii Sun 6 Feb 2011 - 9:41

po po aty po i rreh kryeministrit ton tek te vraret, pastaj ai qe i vret nuk i qan
ai ka hall te grabis sa me shum nuk lan me pa grabitur me miniera naft gas, i moren te gjitha me dete me liqene me pyje, tani do ti shesi dhe detin Greqis
pensionistet po vdesin te shkretet nga nje an ilacet e shtrenjta, ushqimet etj
po shyqyr qe kan femijet andej matan detit se dhe per buk do te vdisnin te shkretet pensionist, nuk ka turp Sali mizerja jo vetem qe i tallet mbi gjakun e popullit po do tna sjelli dhe kengetare amerikan per ber haeng mbi tiran, e ku?! mbi gjakun e popullit,
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë Empty Re: Mbërrin trupi i Aleks Nikës, pritet nga familjarë dhe deputetë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi