Trafiku i organeve, mbërrin në Tiranë prokurori i caktuar nga BE-ja për hetime
Faqja 1 e 1

Tiranë, 10 nëntor, NOA - Kreu i ekipit të posaçëm të caktuar nga Bashkimi Evropian për hetimin e akuzave për trafik organesh, Clint Uilliamson, ka mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku gjatë dy ditëve të ardhshme, ai do të diskutojë dokumentin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi këtë trafik.
Lajmi i bërë me dije nga mediat serbe, konfirmon ndër të tjera sesi prokurori i caktuar nga pala evropiane, do të verifikojë me palën shqiptare, akuzat e ngritura mbi trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe veri të Shqipërisë në vitin 1999 dhe 2000, gjatë konfliktit Serbi-Kosovë.
Bëhet gjithashtu me dije se Uilliamson ka kryer tashmë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd, pasi ai ka vlerësuar se hetimi do të jetë shumë kompleks dhe delikat, e se do të marrë shumë kohë për të përfunduar me sukses.
Në raportin e tij, Dick Marty paraqiti shumë fakte për përfshirjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, në trafikun që ai e ka cilësuar si monstruoz, të organeve të civilëve serbë të rrëmbyer nga luftëtarët kosovarë.
n.e/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Trafiku i organeve, hetim i gjatë e kompleks
» Thereska: "Trafiku i organeve, akuza absurde dhe qesharake"
» Ministri Frattini mbërrin në Tiranë
» Nora Istrefi: Nuk e kemi caktuar ende ditën e martesës
» Dosja “Jona Med” dorëzohet për hetime në EULEX

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi