Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara

Shko poshtë

Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara Empty Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara

Mesazh nga Vizitor Wed 9 Feb 2011 - 6:37

Disa muaj më pas çifti i ri shkoi të hante te mamaja e nuses dhe ja ku vjen vjehrra, e cila nis të gatuajë edhe ajo një sallam furre, të cilit, sikundër edhe e bija, ia pret të dyja anët. I intriguar dhëndri e pyet vjehrrën mbi domethënien e atij veprimi dhe ajo i thotë se mamaja e saj e gatuante kështu, sepse kjo kishte të bënte me një qarkullim më të mirë të nxehtësisë në të gjithë pjesën e mishit.
Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara Martesa_zakonet_qe_trashegojme







Dikur dëgjova një bashkëshort, që ishte duke parë nusen e tij të re, e cila po përgatiste darkën e parë pas dasmës. Ajo po fuste në furrë një sallam. E vendosi në një enë metalike, mori një thikë dhe para se ta fuste në furrë ia preu të dyja anët. Bashkëshorti mendoi se ishte një veprim i çuditshëm ai i prerjes nga të dyja anët, duke qenë se e ëma e tij nuk e bënte kurrë një gjë të tillë. Ndaj e pyeti të shoqen: Përse ia preve të dyja anët? Ajo iu përgjigj se ishte një zakon që e kishte trashëguar nga e ëma dhe se kishte të bënte me drejtësinë, pra ajo i priste që të dyja anët të ishin të barabarta.

Disa muaj më pas çifti i ri shkoi të hante te mamaja e nuses dhe ja ku vjen vjehrra, e cila nis të gatuajë edhe ajo një sallam furre, të cilit, sikundër edhe e bija, ia pret të dyja anët. I intriguar dhëndri e pyet vjehrrën mbi domethënien e atij veprimi dhe ajo i thotë se mamaja e saj e gatuante kështu, sepse kjo kishte të bënte me një qarkullim më të mirë të nxehtësisë në të gjithë pjesën e mishit.

Dy vjet më vonë çifti, tashmë jo edhe aq i ri, shkoi që të darkonte te gjyshja e nuses. Ajo bëri të njëjtin gatim dhe të njëjtin veprim si e bija dhe mbesa e saj. Sërish i intriguar nga ky veprim dhëndri e pyet gjyshen mbi domethënien e tij dhe gjyshja ia kthen se e bënte thjesht sepse e kishte tenxheren të vogël dhe nuk ia nxinte të dyja anët. Ja pra kemi rastin kur një traditë e tërë familjare e përcjellë në tre breza e pati zanafillën jo te ndonjë besim i veçantë, por te fakti se tava ishte e vogël, pra jo e pamjaftueshme.

Ashtu sikundër traditat familjare, edhe ato martesore përcillen nga një brez në tjetrin. Por diku, përgjatë rrugës, zanafilla e zakoneve dhe traditave të tilla humbet në mjegullën e kohëve dhe qëllimi i vërtetë i krijimit të një tradite mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga ai që i është veshur kohë më vonë dhe mbi të gjitha ndoshta jo edhe aq fisnik e sublime. Disa tradita janë të lidhura me besëtytnitë ose me atë që e quajmë fati i mirë dhe fati i keq. Të tjera i kanë rrënjët e tyre në zakonet e brezave të mëparshëm, por një gjë është e sigurt, ajo që shumë tradita, si në rastin sipërpërmendur, u kanë mbijetuar shkaqeve për të cilat realisht u krijuan.

Njoftimet martesore nuk janë një akt shumë i veçantë vetëm sot, por prej mijëra vitesh. Njoftimi formal për lidhjen e dy personave me martesë, apo afrimi i dasmës ishte i rëndësishëm, por për një arsye krejt tjetër nga ajo që dimë ne sot. Arsyeja kryesore e shpalljes paraprakisht të një martese ishte njoftimi i anëtarëve të komunitetit, në mënyrë që ata të kishin kohë për ta kundërshtuar një lidhje nëse do të kishin fakte për një gjë të tillë. Arsyet që mund të justifikonin këtë veprim ishte për shembull të “fejuarit”, pra nusja e ardhshme, apo bashkëshorti i ardhshëm u ishin zotuar ndërkaq personave të tjerë, ose njëri prej tyre ishte i martuar dhe kjo martesë nuk mund të ishte e vlefshme. Apo kishte njerëz që mund të kishin informacione në lidhje me mëkatet e të dy të fejuarve, për të cilat duheshin njoftuar të gjithë. Të gjitha këto ishin arsye të mjaftueshme, që në disa epoka të caktuara të zhvillimit shoqëror një martesë të mos kryhej.

Edhe sot e kësaj dite një njoftim për martesë, pra celebrimi, vendoset në hyrje të holleve të bashkive para kryerjes së aktit në reminishencë të atyre kohëve. Sigurisht që të paktë janë ata që e kuptojnë, ose dinë arsyen e këtij ekspozimi.

Ndërkohë të gjithë e dinë se veshja e fustanit të bardhë nga nusja në ceremoninë e saj martesore është simbol i virgjërisë dhe pastërtisë së saj, por a e dini vallë se kjo ngjyrë ishte konceptuar për të mbajtur larg të keqen dhe shpirtrat e ligj nga prania në ceremoninë martesore, në mënyrë që të mos prishej qetësia dhe harmonia e çiftit?

Dikur, në lashtësi mendohej se këta shpirtra mund të bëheshin xhelozë nga lumturia e çiftit të ri dhe në këtë rast fustani i bardhë ishte në mbrojtje të çiftit, të lumturisë së tyre, duke i mbajtur larg sytë e këqij. Ndërsa velloja e nuses në fustanet martesore e ka zanafillën te romakët e lashtë gjithashtu. Ata besonin se duke mbuluar fytyrën dhe trupin e nuses me vello të bardhë do të mbanin sërish shpirtrat e këqij larg. Kjo do të ndodhte, për shkak se ata nuk do ta njihnin atë, duke qenë se velloja e mbulonte nusen dhe nuk do ta ngacmonin si pasojë e kësaj.

Ajo çka është interesante, është se e njëjta vello përdorej edhe në rastin e funeraleve në Romën e lashtë. Tradita e pasjes së dy dëshmitarëve në ceremoninë e martesës, pra njëri nga ana e nuses dhe tjetri nga ana e dhëndrit, e ka zanafillën nga një ligj i lashtë roman, sipas të cilit ishte e detyrueshme që në ceremoni të merrnin pjesë jo dy, por dhjetë vetë, pra dëshmitarë që të dëshmonin lidhjen e çiftit. Por ata kishin edhe një qëllim tjetër, që ishte ai i “ngatërrimit” të shpirtrave të këqij. Ata, duke parë kaq shumë çifte nuk do të përqendroheshin vetëm te çifti që po martohej, madje nuk do të kishin mundësi t’i identifikonin se cili ishte çifti që po martohej dhe në këtë mënyrë të dashuruarit, pra ata që po vinin kurorë, mund ta vazhdonin ceremoninë pa i dëmtuar. Një tjetër traditë për nusen është që gjatë ceremonisë të veshë diçka të vjetër, diçka të re, diçka të marrë hua, diçka ngjyrë blu dhe në këpucë të vendosë një monedhë. Kjo është një traditë që daton në Britaninë e Madhe në epokën viktoriane.

Sipas shpjegimit, gjëja e vjetër ka të bëjë me lidhjen që nusja duhet të ketë edhe në të ardhmen me të shkuarën e vet, pra me familjen nga vjen. Gjëja e re simbolizon fatin e mirë dhe sukseset në jetën e saj të re. Fustani i martesës është në më të shumtën e rasteve gjëja e re që gjen nusja, pra zakonisht preferohet që të blihet i ri dhe jo të merret hua. Ndërsa “plaçka” që merret borxh ka domethënie se miqtë e nuses dhe familjarët e saj do të jenë aty sa herë që ajo të ketë nevojë për ndihmë apo mbështetje. Shumë nuse zgjedhin në këtë rast ndonjë shami të vjetër apo ndonjë bizhuteri të ndonjë shoqeje të ngushtë.

Gjëja blu përfaqëson ndershmërinë dhe besnikërinë. Është një simbolikë që daton në kohët biblike, kur ngjyra blu përfaqësonte pastërtinë dhe qëndrueshmërinë. Nuset shpesh mbajnë kordonë blu diku në veshjen e tyre të bardhë, pikërisht për të simbolizuar këtë gjë, pra besnikërinë ndaj bashkëshortit të tyre. Ndërsa monedha tregon dashurinë dhe dëshirën që çifti i ri të ketë jo vetëm dashuri, por edhe begati financiare e lumturi. Dhe më pas vijmë te tradita e puthjes që shkëmben çifti në fund të ceremonisë, pra pasi ka marrë edhe bekimin e përfaqësuesit të kishës. Gjatë kohëve të vjetra puthja ishte një veprim ligji, që në njëfarë mënyre “vuloste” martesën, aktin e saj të arritur nga të dyja palët. Supersticioni i puthjes në fund të ceremonisë vuloste martesën dhe ishte një shkëmbim i betimeve shpirtërore që të dy i bënin njëri-tjetrit në një moment kaq të veçantë dhe të rëndësishëm të jetëve të tyre.

Por orizi që i hidhet në shpinë nuses dhe dhëndrit ndërsa ata dalin nga kisha në përfundim të ceremonisë? Ky është një zakon që e ka zanafillën tek asirianët e vjetër, hebrenjtë dhe egjiptianët, si një simbol i fertilitetit dhe i dëshirës për një jetë të begatë. Në fakt, në ditët e sotme ka më shumë raste të hedhjes së karameleve në vend të orizit, apo petaleve të luleve. Kjo dhe shumë tradita të tjera të vjetra kanë ardhur deri në ditët tona dhe kanë të bëjnë me ritin e martesës që e bëjnë këtë ceremoni të bukur dhe romantike./yll press
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara Empty Re: Martesa, zakonet që trashëgojmë nga e kaluara

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 23:01

shum familja jan akoma me te vjetren qe martesat te behen me shkuesi,ose gruaja te jet nen urdherat e burrit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi