Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare Empty Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 5 Apr 2012 - 11:43

Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare MakiaveliNga Blerim Uka



Niccolò Machiavelli

Për për ta kuptuar më së miri se çka do të thotë shprehja “plane makiavelike” duhet lexuar “Sundimtarin “ e Nikolo Makiavelit (Niccolò Machiavelli, El Principe) në shqip apo në gjuhë tjera që i dini. Por, mos gaboni (në asnjë mënyrë!) ta verifikoni në fjalor apo në Wikipedia fjalën “zakon”!!! Ka rrezik se do ta mësoni faktin se ajo është fjalë serbe e cila e ka në shqip kuptimin “ligj”.

Shtrohet pyetja: Zakonet e Kanunit, a vijnë nga ilirët siç pretendojnë disa? Disa thonë se Kanuni është përmbledhje e zakoneve të transmetuara gojarisht siç ndodh tek popujt që nuk kanë gjuhë të shkruar.

A pi ujë kjo ide? Unë kam mësuar në shkollë (dhe kam dëgjuar shumë shqiptarë duke u mburrur) se dokumenti i parë i gjuhës shqipe, Formula e Pakëzimit, daton nga shekulli i 15, më saktësisht nga viti 1462 dhe vjen nga Pal Engjëlli, diplomat i Skënderbeut. Si qenkemi atëherë popull pa gjuhë të shkruar që i transmetojmë rregullat e jetës gojarisht?

Një pyetje tjetër e rëndësishme: Pse Kanuni nuk u shkrua pak më herët se vitin 1934, por vetëm disa vite pasi që Gjon Marka Gjoni e shpalli Republikën e Mirditës dhe i dërgoi Nikolla Pashiqit (Nikola Pasic) në Beograd kushtetutën me qëllim që Serbia ta njohë shtetin e tij? A e ka lexuar kush atë kushtetutë? A ndodhet ajo në ndonjë arkiv? Ja ku dua të dal me këtë shkrim dhe ja pse e pakëzova me emrin “Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare”.

Po u nisëm nga celula familjare për të krijuar një shoqëri të mirë, shikoni se ku shpie Kanuni:
(Nëse doni ta lexoni këtë vepër të vogël që ka nja 106 faqe, shkoni në adresën : www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com )

Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare Gjakmarrja Së pari, burri e blen guan sipas nenit 19 ( nëmes paragrafeve §. 44. et §. 45) ku ndodhen edhe çmimet. Pastaj, duhet të bëhet dasma. Shikoni paragrafet §. 45 deri §. 50) se sa kushton ajo ceremoni e të marrëve (që e marrin njëri tjetrin!).

Nusja vjen në shpi dhe formohet celula e re familjare. Lind fëmija i parë, shumë kohë para se të lahen borxhet e dasmës, dhe ai mësohet të jetojë në varfëri. Nuk ka shtëpi, sepse sipas paragrafit 602 të zakoneve tona, shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Në të hyn edhe miku dhe armiku pa ndonjë problem të madh. Shqiptari nuk e ndien veten të fortë në shtëpinë e vet (siç e ndien, për shembëll, një ekipë futbolli kur luan në terrenin e vet) sepse kështu e do zakoni.

Vazdojmë më tutje. Djali që lindi në paragrafin paraprak do të dalë në shoqëri dhe do të gabojë dikund. Në paragrafet §.660 - §.664 thuhet se kanë filluar gjaqet për arësye se nuk e ngjeu ai që duhet kafshatën i pari apo nuk e piu gotën e rakisë ai që duhet i pari. Ai nuk ka ku të shkojë. Një ditë apo një tjetër, do të bie në sherr dhe në gjak. Kështu e do zakoni! Kanuni nuk flet askund për mirëkuptim, për mirësjellje, për tolerancë, për respekt të pasurisë së tjetrit, për dashuri ndaj tjetrit...

Pas vrasjes vjen gjakamarrja. Edhe në gjakmarrje ndodhet një lloj biznesi, po të shikohet me kriteret ekonomike bashkohore. Ndërhyrësit (apo pajtimtarët) marrin të holla sipas paragrafit §.967. Familja e të vrarit e kërcënon me vrasje tjetrën por e ka gjithmonë në mendje që gjaku të lahet me të holla. Të përfitosh nga vëllau i vrarë është fantasmë e çdo shqiptari që i ka trutë e thartuara nga zakoni. Mos më akuzoni se e teproj këtu! Une njoh njerëz (shqiptarë) të cilët përfitojnë nga zakoni për t'i harxhuar të hollat e të vëllait edhe kur vëllau në fjalë është i gjallë dhe mund t'i harxhojë vetë të hollat e veta. E lëre më kur është i vdekur...

Shqiptarët e zakonit përtojnë të krijojnë pasuri. Të gjithë ëndërrojnë t'i shfrytëzojnë të hollat e dikujt tjetër. Kështu e kemi zakon ne! Por i njëjti zakon, po të shikoni më larg se maja e hundës i shpie shqiptarët që dikush tjetër t'i harxhoje të hollat e tyre. Serbia, në shumicën a rasteve!

Mu për këtë arësye, serbët dhe sllavokomunistët janë përpjekur t’i nënvizojnë zakonet shaiptare në të gjitha mënyrat në shqip, në serbisht, në letërsi, filma, emisione televizive, e tjera. Zakonet tona janë aleatët më të mirë të serbit. Në filmin “Skënderbeau” të realizuar nga sllavokomunistët, mund ta shihni dialogun ndërmjet e Skënderbeut dhe Leke Dukagjinit. Ky dialog është në kundërshtim me historinë.

Në volumin e shtatë të veprës "Illyricum Sacrum", të At Daniele Farlatit, të përkthyer prej Dom Frano Illias, në mes të tjerash bëhet fjalë edhe për tradhëtinë e Lekë Dukagjinit ndaj Gjergj Kastrioti –Skënderbeut: “Lekë Dukagjini, armik i përbetuar i Gjergj Kastrioti - Skënderbeut, në marrëveshje me armiqtë e Kombit (turqit), i kishte nxitur këta që ta shfarosnin popullin e krahinës të cilin Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e kishte nën sundimin e tij. Kur Papa e mori vesh këtë krim të shëmtuar e sakrileg, e pa se çfarë dëmesh do të kishte krishtërimi, dhe pa vonesë u shkruan Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit”

Makiaveli në kryeveprën e tij i sugjeron sundimtarit që ta ketë dredhinë e dheplprës dhe forcën e luanit. Ndërsa shqiptarët (ata burrat e zakonit) e kanë dinakërinë e luanit dhe forcën e dhelprës.

Por, duhet pranuar se nganjeherë ndodhin mrekullira kur dështojnë planet makiavelike. Kur serbët, ata që duan që ne të jetojmë me zakon, planifikojnë të nxisin urrejtjen ndërkombëtare ndaj shqiptarëve dhe zhdukjen tonë, organizata më e madhe ushtarake në botë, NATO, hedh bomba në kryeqytetin e tyre. Planifikohen tollovira deri në paralizim për Tiranën, ndërsa ato ndodhin mu aty ku janë planifikuar, në Athinë. Mund të themi se shqiptarët normalë (jo ata të zakoneve) e sidomos ata të shkolluarit nuk bien lehtë në kurthë. Kanë mbetur vetëm disa (nuk e di si t’i quaj) që na udhëheqin apo që kanë ambicje të na udhëheqin të cilët duhet t'i lënë mënjanë tekat e tyre dhe “zakonet” dhe ta respektojne LIGJIN.

Ky shkrim më është insipruar nga një bisëdë me një bashkatdhetar kosovar. Dihet se gjatë Jugosllavisë së Titos, me emigrimin e kosovarëve në Gjermani e Zvicërr ishte bërë « zakon » t'i dërgohet vëllaut apo familjes të holla rregullisht. Në mënyrë të tërthortë ato deviza përfundonin në Serbi. Natyrisht ka të tillë (jo vetëm serbët) që mendojnë se ky është zakon i mirë dhe duhet të ruhet... sa më gjatë që është e mundur!




Pataja, simbol i pavarësisë
 Pas pavarësisë se Kosovës, miku im e ndërron “zakonin”. Kur shkon nga emigrimi në Kosovë për pushime, në vend se t'i japë vëllaut të tij një mijë euro falas, i jep një plan të cilin e kishte përgatitur me kujdes me qëllim që ta ndihmojë të krijojë pasuri dhe që asnjë qindarkë të mos shkojë në Serbi në asnjë mënyrë dhe nën asnjë pretekst! Kështu, mërgimtari i paguan disa punëtorë dhe merr me qira mjetet e nevojshme që t’i përgatisë të vëllait tokën e djerrë për të mbjellur patate.




Mësojeni përmendësh!
 Pas një rrezistence (normale!) vëllau në Kosovë, pranon që të krijojë pasuri. Tani, ai e ushqen familjen me patatet e arave të të parëve. Në të njëjtën kohë shet patate gjatë tërë vitit. E ka mësuar mirë se si ruhet ajo perime në një dhomë të errët nëpër rafte apo thasë të mëdhenj. Nga një përtac e parazit, vëllau i shokut tim është bërë biznesmen e krenar. Ka arritur ta hapë një biznes të vogël familjar duke e kultivuar një perime e cila nuk merr shume tokë, nuk ka nevojë për shirëse as mulli dhe i ka së paku të gjitha vetitë ushqyese të grurit.

E pyeta shokun tim se a kishte qenë “bisnesmeni” në fjalë në manifestime në kufi me Serbinë kundër importimit të prodhimeve. Ja si u përgjigj: “Zakonisht, vëllau im del në manifestime të tilla por në ato të fundit nuk ka dalur sepse nuk kishte kohë. Në vend se të dalë në manifestime, është manifestuar në arë... për ta përgatitur tokën për prodhime... shqiptare.
kapsit.com
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare Empty Re: Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 18:12

Prape se prap ne shqiptaret bllof do ti lejm,se skemi cte bejm ndryshe.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi