Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lulja e bukur e trollit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lulja e bukur e trollit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulja e bukur e trollit

Shko poshtë

Lulja e bukur e trollit Empty Lulja e bukur e trollit

Mesazh nga WebMaster Fri 11 Feb 2011 - 7:56

Lulja e bukur e trollit Files.php?file=Adem-Jashari_239225108
Është një nga rastësitë më të bukura e më domethënëse, që një nga heronjtë më të
mëdhenj të një kombi, si është ai shqiptar që quhet Adem Jashari të ketë
ditëlindjen në një ditë me ditëlindjen e Flamurit, me ditëlindjen e një shteti.

Mesazhi i dyfishtë i një festë të tillë ka në vetvete shumë simbolika.
Kryesombolika e parë është atdhedashuria e pacak dhe sakrifica për identitetin
e kombit, që duhet të përcillet, sa më shumë edhe në ditët më të zakonshme të një
jete të kombit.

Me shumë resekt për këtë ditë të bekuar
Namik Selmani


[size=16]Lulja e bukur e trollit

Heroit ADEM JASHARI
Nga Namik Selmani

1.
Lulen e fundit të trollit
Mbi pushkën tënde do ta vë, o bacë Adem Jashari
Me tupanin e fundit
Në dasmën e nipit do të zgjoj qiell e drurë, e dhe
Mjegull e Theqafjes
S’ do ma zërë shtegun e udhës e s’do ma thajë fjalën e mentarit
Mes vellos së barutit
Në farë më shumë ugari e një lis kurorëblertë do të mbjell.




2.
Në odën e Urtisë tënde
Ku plumbat e zinj kuvendonin me natën e lugatin.
Dua
ta dëgjoj sërish fjalën, o më i urtë se Urtia e Kosovës
Pash Dhimbën e trollit
E lotin që më çurgon thellë gjoksit eshkëtharë
Bekona prapë bukën e lume, gatuar nga dora e dhemshur e Lokes!


3.
E syrin e pushkës
Atë sy të bukur, mos na e mbyll në Natën e sterruar!
Mos na e thaj bre,
atë det malli, diku në bjeshkë Kosove, në Kaçanik e në Prekaz!
E derën e kullës
Kanat më kanat lëre hapur, se udha ka prapë miq të vonuar
E brazdën
Të lëruar lëre për të mbjellë lulëkuqet kuqëluar si bajrak!

4.
E zgjoje agun
Ku zezonat e shtëngatat s’ia ndalin që s’ia ndalin rrezet
E urona, Bacë,
Më atë udhë ku na pret një nënë e re tek djepi!
Një tel lahute e çiftelie lëre të nderur
Si një bajrak flladitur nga era e lisave të bjeshkës
E kujtoma prapë amanetin e fundit
Se do t’ia jap pranverës që do të zgjojë logun në çdo rudinë!

5.
E pushkën lëre të pastër në atë grykën e nxehtë lum Baca
Hej, sa dasma
Me të do të pres si dhëndërr a krushk i parë i nderuar
Hapin e menduar ma bëj hallall
Se një det me sy Kosove më paska ardhur i tërë te fjala
E plisat e bardhë
Më paskan bërë lodërtar e valltar, fëmijë e bujk i papërtuar!


6.
Në zjarret e Prekazit
U djegsha i tërë me shpirt, me sy e me këngë.
Të rizgjoj Adem Jasharët
E të shoh si po më krihen bukurisht në atë pasqyrë lirie.
Në djepin e fshehur
Mes shkëmbinjve, lapidarëve e mes dheut të rëndë
Ninullën më të re
Për loçkën e zemrave ta thur si shtëllungë pavdekësie.

7.
Në palcën e krojeve të Prekazit
Një mijë diej të hedhin vello drite e zjarri
Po ku ta gjej një pëllëmbë bjeshke
Monunetin ta ringrej me gurë bedenash, kullash?
Hej, Binjak i Ëndrrës,
Spirancë e Detit të Dhimbjes Adem Jashari
Ta marrim të nesërmen
Me pëllëmbë, me gjoks, me Lulja e bukur e trollit 465738ë kujtese e me kreni burrash!

8.
Të mbylleeeen Rrathët e Harrimit!
Se vjen Komandanti nga burimet e shtigjet e Sharrit kapuçbardhë
Ban roje ai
Si kalorës trokzjarr i kullës me tepër se një dorë Rozafe.
Vetëtimat le të ndalen
Pa trembur duar, këmbë, qerpikë e qepallë.
Ani pse udhën
Dashkan të na e qorrërojnë dhe gurët të na i mbysin në përgjakje.

28 Nëntor 2010
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi