Kosova feston trevjetorin e pavarësisë
5 posters
Faqja 1 e 1
Kosova feston trevjetorin e pavarësisë
Në ditëlindjen e tretë si shtet i pavarur, Kosova njihet nga 75 vende të botës dhe shtetësia e saj është bekuar edhe nga mendimi i dhënë vitin e kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).
Por, edhe në këtë përvjetor, Kosova po shënon jo më pak sfida se më pare - në mos më shumë.
Shtetit të ri, të vogël, me ekonomi të dërmuar nga e kaluara, me shkallë të lartë të papunësisë, iu shtuan këtë vit edhe një sërë telashesh tjera.
Këtë vit Kosova ditëlindjen e feston me një ushtrues detyre të presidentit, qeveri në dorëheqje dhe Kuvend të shpërbërë, ndonëse java që vjen pritet t’i japë fund këtij ngërçi politik, i cili e ka kapluar vendin që nga 2 nëntori i vitit të kaluar.
Mbi të gjitha, është reputacioni ndërkombëtar ai që ka pësuar goditje, të paktën sipas përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, nisur nga mashtrimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit dhe përpjekjet jo të mjaftueshme për të luftuar korrupsionin.
Shtet prej tre vjetësh, Kosova po hyn në këtë periudhë edhe me barrën e raportit të hartuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i miratuar po nga ky institucion, për dyshimet mbi “trafikim organesh nga ish zyrtarë të lartë të UÇK-së”.
Me këtë “barrë”, Prishtina pritet të hyjë edhe në bisedime mbi çështje teknike me Beogradin, për të cilat një numër vëzhguesish vendorë e ndërkombëtarë, kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të jenë edhe aq teknike sa proklamohen.
Por, për faktorin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, rëndësi të madhe ka fillimisht zhvillimi i demokracisë dhe i ekonomisë, si dy shtyllat kryesore që do të mund ta çonin Kosovën drejt përmirësimit të përditshmërisë për kosovarët dhe imazhit që shteti i ri ka në rrafshin ndërkombëtar.
Pritjet janë që institucionet e ardhshme të Kosovës, me gjithë skepticizmin që mund të ekzistojë mbi qëndrueshmërinë e tyre, ta çojnë shtetin e ri drejt përmbushjes së zotimeve për integrime evropiane, duke qenë se mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit duhet të kërkojnë leje për të lëvizur lirshëm. /Evropa e Lirë/ /
Eliz- I/e Regjistruar
- Postime : 388
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/02/2011
Mosha : 34
Re: Kosova feston trevjetorin e pavarësisë
Gezuar Pavaresin, dit e madhe e shkruar ne histori me germa Ari
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Kosova feston trevjetorin e pavarësisë
Gezuar Kosove pavaresine
3 vjetorin e saj
3 vjetorin e saj
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Kosova feston trevjetorin e pavarësisë
Urime Kosoves , i uroj te ece sa me para dhe gjaku i atyre qe dhane jeten , ideali i tyre te permbushet.
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Similar topics
» Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
» Politika feston e ndarë 99-vjetorin e pavarësisë
» Tuna sot feston të 26-tat
» PS proteston me grevë urie, PD feston me koncert
» Evropiani më i moshuar feston ditëlindjen e 110
» Politika feston e ndarë 99-vjetorin e pavarësisë
» Tuna sot feston të 26-tat
» PS proteston me grevë urie, PD feston me koncert
» Evropiani më i moshuar feston ditëlindjen e 110
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi