Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
+5
Daku
WebMaster
Katniss
Emona
Aяtємιѕα
9 posters
Faqja 1 e 1
Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
"Kjo larushi e ngjarjeve që merren për ditë kombëtare në vende të ndryshme na jep të kuptojmë se kanë qenë vendime politike dhe jo ndonjë parim i caktuar se çfarë do të jetë dita kombëtare për secilin komb. Si u vendos që 17 shkurti të jetë dita kombëtare e Kosovës?"
Nga Nexhmedin Spahiu
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntori është festa kryesore kombëtare në Shqipëri e po ashtu edhe dita e Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurti është festa kryesore kombëtare në Kosovë. Ndryshe, festa kombëtare kryesore quhet dita kombëtare.
A është thënë që dita kombëtare të jetë data e pavarësisë së një vendi?
Ditë kombëtare caktohet data që është më e rëndësishmja në kujtesën e kombit. Ndonjëherë ajo është dita e kryengritjes, ndonjëherë dita e çlirimit, ndonjëherë dita shpalljes së pavarësisë, ndonjëherë dita e njohjes së pavarësisë, e ndonjëherë dita bashkimit me një territor të madh.
13 Korriku i vitit 1878 është data kur Kongresi i Berlinit njohu pavarësinë e Serbisë, pavarësinë e Rumanisë, dhe pavarësinë e Malit të Zi. Nga këto tri kombe vetëm malazezët e festojnë si ditë kombëtare 13 Korrikun. Rumunia e feston për ditë kombëtare 1 Dhjetorin e vitit 1918, ditën kur territori rumun u dy-trefishua me bashkëngjitjen e Transilvanisë.
Serbia në historinë e vet moderne dy-trefishoi territorin e vet në 2 raste. Pas Luftës së Parë Ballkanike kur zaptoi Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovën dhe Maqedoninë, dhe herën e dytë, pas Luftës së Parë Botërore, me 1 Dhjetor 1918 kur territoret e saj i zgjeroi trefish me marrjen e Vojvodinës, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë e Sllovenisë.
Serbia nuk konsideron ditë kombëtare as 13 Korrikun e as 1 Dhjetorin po 15 Shkurtin, ditën kur Karagjorgjje Gjorgje Petroviq nisi kryengritjen kundër osmanëve më 1804. Kjo ditë përputhet edhe me një ngjarje tjetër të rëndësishme në historinë e Serbisë moderne: 15 shkurtin e vitit 1835 datë kjo kur Serbia autonome nën Perandorinë Osmane u bë me kushtetutën e saj të parë.
Kombi më i hershëm modern i botës, suedezët, për ditë kombëtare festojnë 6 Qershorin, datën kur më 1523 Gustav Vasa Erickson u bë mbret i cili, për rrolin e tij, njihet si baba i kombit suedez.
Amerikanët kanë për ditë kombëtare datën e shpalljes së pavarësisë 04.07.1776 ndërsa Francezët për ditë kombëtare festojnë 14 Korrikun datën e pushtimit të Bastilës.
Spanjollët ditë kombëtare kanë një datë që nuk ka të bëjë fare me historinë e tyre moderne. Ata festojnë 12 Tetorin, ditën kur më 1492 Kristofor Kolumbi zbuloi Amerikën.
Edhe zvicranët ditë kombëtare kanë një datë para se të bëheshin komb, datën e një fitoreje lufte nga mesjeta: 1 gushtin e vitit 1291.
Rast i kundërt me spanjollët dhe zvicranët që festojnë data para se të bëheshin kombe, gjermanët e festojnë një datë shumë të vonshme: bashkimin e Gjermanisë Perëndimore me atë Lindore më 3 Tetor 1990.
Grekët njësoj si serbet, për ditë kombëtare festojnë ditën e kryengritjes së tyre kundër osmanëve: 25 Marsin e vitit 1821.
Interesante është se bullgarët nuk e festojnë as ditën e kryengritjes e as të pavarësisë së tyre por 3 Marsin e vitit 1878, ditën kur Bullgaria fitoi autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane.
Kjo larushi e ngjarjeve që merren për ditë kombëtare në vende të ndryshme na jep të kuptojmë se kanë qenë vendime politike dhe jo ndonjë parim i caktuar se çfarë do të jetë dita kombëtare për secilin komb. Si u vendos që 17 shkurti të jetë dita kombëtare e Kosovës?
Kosovarët duke bërë jetën e një minoriteti etnik në Serbi (Jugosllavi) tradicionalisht kanë festuar 28 Nëntorin, ditën kombëtare të shtetit amë, Shqipërisë. Kjo datë u përforcua si festë me dy ngjarje tjera: dalja publike e UÇK-së (1997) që mund të merret si datë e kryengritjes dhe ditëlindja e Adem Jasharit (1955).
Opinioni publik në Kosovë ishte më së i gatshëm ta pranonte 28 Nëntorin për ditë kombëtare të Kosovës, por aktori kryesor i politikës kosovare, në kohën kur vendosej për këtë çështje, ishte kryeministri Thaçi, i cili preferoi që kjo datë të jetë 17 Shkurti, datë në të cilën pretendon se ai personalisht ka pasur rrol historik.
Si edhe në raste tjera Thaçi përdori blofin: “28 Nëntorin s’po e lejojnë ndërkombëtarët” dhe publiku e hëngri karremin. Thaçi blofoi me sukses edhe për punën e flamurit kombëtar të Kosovës duke përhapur opinion se flamurin e promovuar nga Presidenti Rugova “nuk po e lejon Ahtisaari” e po ashtu edhe për himnin kombëtar kosovar “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” të propozuar nga autori i këtyre rreshtave më 26.09.1999 dhe përkrahur e intonuar publikisht nga Presidenti Rugova më 28.11.2002. Kështu, Thaçi me perfiditet vuri 17 Shkurtin për ditë kombëtare të Kosovës.
Si u vendos që 28 Nëntori të jetë dita kombëtare në Shqipëri?
Pse 28 Nëntori dominoi si ditë kombëtare në Shqipëri mbi datat tjera historike ka më pak të dhëna historike (do t’ishte mirë që ndokush të doktoronte mbi këtë temë). Në kohën e Mbretit Zog krahas kësaj date kremtohej edhe dita e Kongresit të Lushnjës (16-20.01.1920), i cili realisht themeloi Shqipërinë si shtet.
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, 28 Nëntori veç ishte stabilizuar si ditë kombëtare sa që me përfundimin e saj dhe me fitoren e komunistëve, Enver Hoxha nuk pati guxim që ta hiqte nga kalendari zyrtar, por i shtoi kësaj date 29 Nëntorin ditën kur komunistët ngadhënjyen në luftën civile në Shqipëri.
Duke qenë se 29 vinte pas 28 dhe paradat ushtarake e ceremonitë në varrezat e dëshmorëve bëheshin me 29, Enveri u përpoq që ta linte 28-shin në hije të 29 Nëntorit.
Sali Berisha dhe 29 Nëntori
Ardhja e demokracisë dhe Sali Berishës në pushtet më 1992, nuk e shkundi Shqipërinë nga komunizmi. Berisha nuk kishte guximin që të dilte hapur dhe të thoshte se nuk do ta festojmë fare tani e tutje fitoren e komunistëve më 29 Nëntor, por ai bëri një përpjekje perfide për ta shmangur këtë datë. Tha se Shqipëria nuk qenkësh “çliruar” me 29 po me 28 Nëntor. Debati u fut në një rrugë qorre dhe sot e kësaj dite është objekt diskutimi.
10 Qershori -Ditë kombëtare e Kosovës dhe Shqipërisë
Festimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është një rast i mirë që prej vitit 2013 e tutje të festohet një ditë tjetër për ditë kombëtare në Shqipëri e në Kosovë. Sidomos për Kosovën, 10 Qershori është datë që lidhet shumëfish si ditë kombëtare, përveç si datë e Lidhjes së Prizrenit është dita e Rezolutës 1244 të KS të OKB kur forcat serbe kapitulluan në Kosovë dhe është dita kur Presidenti Bush shpalli në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur (2007). Lidhja e Prizrenit është ngjarja vendimtare që ngjizi idenë kombëtare rezultat i së cilës sot ka dy kombe shqiptare në Ballkan. Pra, lidhet edhe me historinë e Kosovës edhe me historinë e Shqipërisë.
Nëse parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë do të miratonin një propozim të tillë, jo vetëm që Kosova e Shqipëria do të mund të festonin në një ditë dhe atë në një ditë (pran)vere, por edhe liderët botërorë do t’ua uronin në të njëjtën ditë festën liderëve politikë në Kosovë e Shqipëri, dhe këta njëri tjetrit. Edhe shqiptarët në botë do të kishin një ditë ku s’do të shtrohej pyetja përse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës.
noa-16/12/2011

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Shqiptaret i Fest e kan ...Pavarsia e Kosoves per shum ke mundet te mos ket Rendesi.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Ne kendej i festojme te dyja njelloj.
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
E verte kjo qe keni thene siper po pse nganjehere njerezit te acarojne edhe spranojne realitetin sikur eshte qe jan dy pavarsi

sepse ne 28 nentor te 1912 u shpall pamvarsia e kosoves dhe shqiperise ne vlore pra eshte nje feste mbare kombetare
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Kosova ka qen pjes e Shqiperise, nuk ka qen ndonjeher shtet me vehte, eshte pjes e trungut Shqiptar
Kosova eshte krahin si te gjitha krahinat e tjera te Shqiperise si laberi , malsia, myzeqeja , Cameria ,

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Calliope shkruajti:Ne kendej i festojme te dyja njelloj.
...Ndihem mire kur e shoh,teksa festohet njelloj andej ka ka Shqiptare..
E verte kjo qe keni thene siper po pse nganjehere njerezit te acarojne edhe spranojne realitetin sikur eshte qe jan dy pavarsi
Se pranjojn..se e duan I Shqiperi Etnike..te bashkuar me trojet e ndara...jetojn ende me kete shpressss...
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Si i thone shpresa Vdes e Fundit hajde ishalla sa me shpejte :ad24df1d:
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Klea@Love shkruajti:Si i thone shpresa Vdes e Fundit hajde ishalla sa me shpejte :ad24df1d:
Shpresa na mban,po c'te bejm ne kur ata qe na udheheqin se duan bashkimin??
Edituar për herë të fundit nga Emona në Wed 28 Dec 2011 - 12:18, edituar 1 herë gjithsej
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
jam dakort me pergjigjen e Dakut,kur u shpall pavarsia,ajo perfshinte te gjitha trevat e banuara nga shqiptaret,por fuqit e medha ne trembedhjeten e sakatuan vendin tone duke kenaqur orekset e fqinjeve,nje komb nuk mund te kete dy pavarsi,ajo eshte vulosur me 28 Nentor 1912
Shkembi- V.I.P Anëtarë
- Postime : 9500
Gjinia :
Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha : 43
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Emona shkruajti:Klea@Love shkruajti:Si i thone shpresa Vdes e Fundit hajde ishalla sa me shpejte :ad24df1d:
Shpresa na mban,po c'te bejm ne kur ata qe na udheheqin se duan bashkimin??
Ata qe udheheqin sot do vi dita qe do ikin per lesh mos ki merak
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Kjo behet ngaqe kombi lidhet per trungu e jo per dege. Pra 28 Nentori festohet anekend vendeve ku ka shqiptar dhe ne cdo qoshe te trojeve shqiptare ngaqe me kete date nuk eshte shpallur vetem Pavaresia e Shqiperise ne kufijte qe egzistone sot por eshte shpallur pavaresia e Shqiperise natyrale dhe kjo dihet tashme boterisht. Kjo eshte arsyeja se pse shqiptaret nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva dhe cdo qoshe e banuar me shqiptare e feston 28 nentorin. Shqiperia nuk ka asnje arsye per te festuar 17 shkurtin. Logjikisht e gezon si ceremoni dhe dergon telegrame urimi por asnje arsye nuk e lidhe qe ta festoje deri sa kemi 28-in. sepse po festuam ngjyrat e nje flamuri qe eshte imponuar politikisht (sic pretendoni ju) , i bie sjemi nje komb , nuk ndajm te njejtin simbol , nuk i falemi te njejtit flamur
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Ne i festojme te dyjaa cdo vit
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
Kosovaret e duan shqiperine etnike te bashkuar,ne shqiptaret nuk po festojme pavaresine e shtetit tone dhe jo me te tyren.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Artistët urojnë për Pavarësinë e Kosovës!
» “Skena UP” lobon për pavarësinë e Kosovës
» Egjipti do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës?
» Edhe Facebook-u njeh pavarësinë e Kosovës
» Kosova feston trevjetorin e pavarësisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi