Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele!!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele!!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele!!

2 posters

Shko poshtë

 Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele!!  Empty Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele!!

Mesazh nga Emona Thu 24 Feb 2011 - 0:46

Revista “Forbes”: Ja cilat janë kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele .Edhe pse shërbimi i tyre nuk lartësohet gjithnjë, administratorët e hoteleve hera-herës u vijnë në ndihmë të jashtëzakonshme klientëve me kërkesa nga më të çuditshmet në hotele. Në hotelet me emër, është detyra e administratorëve që të plotësojnë tekat e njerëzve që qëndrojnë aty. Për shembull, një anglez që po qëndronte në hotelin “Setai” në Majemi i kërkoi administratorit të hotelit të gjente mënyrën për të transportuar tigrin e së dashurës së tij nga SHBA në Londër. Ka dhe histori të vjetar njerëzish të çuditshëm, siç ishte artisti Salvado Dali. Ai rrinte rregullisht në hotelin “Meurice” në Paris dhe i kërkonte administratorit të hotelit që të kapte miza në kopshtin “Tuileries” për të. Sigurisht, jo gjithë kërkesat e klientëve mund të plotësohen. Për shembull, një person në hotelin “Beverly Hills” i kërkoi stafit të hotelit pjesë zëvendësimi për armën e tij “AK47”, kërkesë që u refuzua. Një tjetër në hotelin “Parrot Cay” donte t’i bënte surprizë bashkëshortes me rastin e 40-vjetorit dhe i kërkoi hotelit që të sajonte peshkaqenë të rremë dhe t’i fusnin në ujë, aty ku po lahje e shoqja. As kjo kërkesë nuk u pranua. Një klient i ndrojtur i hotelit “InterContinental” në Hong Kong takoi një grua që i pëlqente shumë, por nuk dinte si t’ia thoshte. Ai i kërkoi stafit të hotelit të organizonte një mbrëmje të veçantë për të dy. Stafi i hotelit i kërkoi gruas që të darkonte me një klient të hotelit dhe mbrëmja rezultoi me sukses, duke qenë se çifti u fejua dhe u martua. Një skocez shkoi në hotelin “Sharq Village and Spa” në Katar dhe i kërkoi hotelierit diçka që nuk gjendej kollaj në ato anë, një fustanellë. Ai e donte atë për një rast ceremonial brenda disa ditëve. Hoteli nuk mundi të kontaktonte me ambasadën britanike pasi ishte mbyllur. Së fundmi stafi i hotelit gjeti foto të fustanellës në internet dhe i dërgoi tek një rrobaqepës vendas.Një çift gjerman po qëndronte në hotelin “Anantara Dhigu” në Maldive. Gruaja ishte e lumtur aty, por burri ishte gati të jepte çdo gjë për një lojë golfi. Ai ia besoi këtë rrëfim menaxherit të hotelit, por fatkeqësisht në Maldive s’ka fusha golfi. Ai atëherë i tha furnizuesit të hotelit t’i gjente ca topa golfi dhe shkopinj lundrues dhe e ftoi gjermanin në një lojë golfi në ujë. Djali i një çifti italian, i cili ishte fanatik futbolli dhe po qëndronte në hotelin “Villa Padierna” në Spanjë dëshironte të ndiqte ndeshjen Madrid-Barcelonë. Problemi i vetëm ishte se gjithë biletat ishin shitur. Administratori i hotelit pyeti gjithë stafin dhe zbuloi se kushëriri i portierit po stërvitej për t’iu bashkuar Real Madridit. Atëherë, pas një shumë parash ai gjeti biletat për gjithë familjen. Një çift amerikan po qëndronte në hotelin “Monasterie” në Peru. Gjatë qëndrimit atje atyre u pëlqyen aq shumë tjegullat e kuqe të baltës në çatitë e hotelit, saqë i kërkon administratorit, Hector Ramirez që t’u dërgonte me postë dy mijë copë në SHBA. Tjegullat kushtuan vetëm 200 dollarë ndërsa dorëzimi i tyre në destinacion kushtoi gjashtë mijë dollarë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele!!  Empty Re: Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele!!

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 18:21

kerkesa e cfare kerkesash
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi