Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

+3
Єямєℓiиdå
Poeti Dhimbjes
WebMaster
7 posters

Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga WebMaster Sat 26 Feb 2011 - 7:18

Këtë vit është vënë re më shumë se çdo vit tjetër look-u i ekzagjeruar i adoleshenteve në shkolla. Ndonëse në gjimnazet publike ky fenomen nuk ka qenë edhe aq evident, përsëri drejtoritë e këtyre institucioneve arsimore kanë reaguar duke qëndruar vetë në hyrje të shkollës për të 'studiuar' situatën e për të paralajmëruar në këtë mënyrë 'elementët e rrezikshëm'.

Kemi mësuar se në rastet e përsëritura, drejtorët e gjimnazeve i kanë kthyer në shtëpi vajzat e trukuara rëndë, të veshura me taka të larta, apo ato pa uniformë...Më tolerantë në këtë aspekt kanë rezultuar drejtorët e shkollave private, të cilët kanë hedhur tej 'vlerat në këmbim të parave. Kështu, si vajzat, ashtu edhe djemtë e këtyre shkollave pranuan se askush nuk u kërkon llogari për devijimet në look apo në uniformë. Madje, disa prej djemve tregojnë për "Gjimnazistët" se ky lëshim që i bëhet vajzave, i detyron ata t'i ngacmojnë ato, duke provokuar jo rrallëherë edhe sherre mes njëri-tjetrit...Në vijim do të sjellim për ju disa prej rasteve ku bëhet evident ky problem, si dhe pasojat jo fort të këndshme që shkakton përdorimi i tepërt i makiazhit...

"Pasqyrë moj pasqyrë, pa më thuaj si po të dukem sot?" Është kjo pyetja që zotëron mendjen e adoleshenteve të sotme. Të gjithë e dimë mirë se vajzat, ndoshta më shumë se djemtë, janë të prira t'i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe paraqitjes së tyre. Është i pamohueshëm fakti që paraqitja fizike meriton vëmendje maksimale, ashtu sikundër vlen për t'u vënë në dukje se një vëmendje e tillë justifikohet për sa kohë ajo nuk cenon mbarëvajtjen e të tjera aktiviteteve, pjesë e së përditshmes së kujtdo. Duket se, ndonëse rregullorja e shkollave tona shtetërore e private e parashikon si të dënueshme praninë e grimcave të "make-up"-it, rimelit, tonit, lapsit e shkëlqyesit në paraqitjen e vajzave, këto të fundit sidomos kur arsimohen në një institucion privat nuk e marrin fare për bazë një rregull të tillë, duke iu shmangur hapur atij.

Kjo shmangie nuk vihet re vetëm në momentin që një nxënëse tenton të kalojë pragun e portës, e lyer në një mënyrë krejt të pahijshme për një institucion edukativ. Më së shumti ky fenomen po bëhet shqetësues për mësuesit e gjimnazeve private e publike, për arsye se në pjesën dërrmuese të çantave, portofolave e bankave të çdo vajze gjendet një pasqyrë, së cilës çdo herë e më tepër i kushtohet rëndësi maksimale, duke lënë në hije atë që referon mësuesi gjatë një ore mësimi.

Pasqyra po shndërrohet kështu në armikun e çdo mësuesi, së bashku me ato, nxënëset që injorojnë totalisht orën e shenjtë të mësimit, duke iu përkushtuar krehjes së një vetulle, ngrirjes së qerpikëve, mundësisht me të gjithë sasinë e rimelit në dispozicion, si dhe patinimit të fytyrës me të famshmin 'make up', aq të dashur prej tyre. Por, përveçse të vërë në dukje një problematikë të tillë, e cila po bëhet dita-ditës më shqetësuese, ky artikull ka dhe një tjetër synim.

Dermatologët
Një grimcë "diethylhexylphtalat e", një gram nonyphenol, pak hidrokarbur aromatik policiklik, pak myshk sintetik... me siguri do të mendoni se bëhet fjalë për përbërësit e ndonjë porcioni magjik. E pra gaboheni! Janë vetëm disa nga qindra substanca kimike sintetike që gjenden në përbërjen e parfumit, kremit, make up-it, pudrës, tonit, gloss-it, rimelit apo lapsit tuaj të preferuar. Substanca të tilla futen "klandestine" në përbërjen e produkteve kozmetike, duke dhënë efekte anësore shumë të dëmshme në organizëm. Termi "klandestine" nënkupton ato substanca, prania e të cilave ndalohet me ligj në çdolloj produkti kozmetik. Jo pa shkak, udhëzimet e Qendrës Europiane për Produktet Kozmetike ndalojnë praninë qoftë edhe të grimcave të këtyre substancave të cilat mund të jenë kanceroze, mutagjene dhe në disa raste të shndërrohen në pengesë serioze për riprodhimin tek femrat.

Rreziku
Pesë substanca janë të paasimilueshme nga organizmi njerëzor. Ato prodhohen nga dora e njeriut, me qëllim zëvendësimin e atyre elementëve natyrorë që shterojnë. Një veprim i tillë sjell si pasojë, që ndryshe nga substancat natyrale, lehtësisht të pranueshme e të tretshme nga organizmi njerëzor, substancat sintetike të mos pranohen duke u akumuluar në organe të ndryshme e duke i dëmtuar ato gradualisht. Çfarë mund të bëjmë për të shmangur një problem të tillë? Së pari është e nevojshme të njihet përmbajtja e parfumit, kremit, make up-it, pudrës, tonit, gloss-it, rimelit, lapsit apo çdo lloj produkti tjetër kozmetik përpara përdorimit të tij. Së dyti, asnjëherë mos u besoni etiketave, pasi ato u përshtaten interesave të prodhuesit, shpesh duke mos treguar përmbajtjen e vërtetë të produkteve. Së treti, kini shumë kujdes se ku i blini produktet tuaja kozmetike. Shpesh kur shohim një "gloss" 100 lekësh në një karrocë buzë rrugës, menjëherë priremi ta blejmë pa u menduar gjatë. Ky fenomen duhet shmangur.

Vende të tilla si tregjet, karrocat e rrugës, dyqanet e shumicës, dyqani i lagjes apo supermarketet, nuk janë vendet ideale për zgjedhjen e produkteve të duhura kozmetike. Ekzistojnë pika profesionale që shesin produkte të cilësisë së parë e që garantojnë kujdes maksimal për lëkurën tonë. Së fundmi, çka është shumë e rëndësishme, është shmangia në maksimum e përdorimit të produkteve të tilla si make-up, krem nate, krem dite, rimel me shumicë apo 'gloss' të cilësisë së ulët. Për adoleshentët, këto janë produkte që nuk e rregullojnë paraqitjen e tyre, përkundrazi, e përkeqësojnë atë, duke ia larguar fytyrës freskinë e moshës. VAJZA! Kushtojini më shumë rëndësi procesit mësimor, duke mos e cenuar atë me elemente që karshi tij kanë rëndësi minimale! Gjithashtu, nëse dëshironi të keni atë që quhet lëkurë e freskët, e butë dhe e pastër si bora, shmangni përdorimin e produkteve kozmetike, që nuk bëjnë tjetër gjë veçse ju dëmtojnë dhe zëvendësojeni ato me sa më shumë ujë.

Gazeta Shqiptare

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 28 Feb 2011 - 5:10

Perse valle nje veprim te tille per t'a ndaluar kete egstravagance nuk e ndermarrin te paret prinderit e ketyre gjimnazisteve, por u duhet mesuesve dhe drejtoreve te perballen me kete turp te ketyre adoleshenteve?!
Eshte nje ceshtje me te vertete shqetesuese dhe qe duket se vetem po perkeqesohet cdo dite e me shume dhe nuk ka aspak permiresim, pasi adoleshenteve te sotem j'u eshte lene ne dore shume liri veprimi...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 1 Mar 2011 - 9:41

Privatet i tolerojne sepse marin lekun, plus qe nuk eshte problemi i shkolles sesi vishen nxenesit..shkolla ka per detyre ti mesoj..edhe aq..
ekstravaganca fillon ne shtepi...jo shkolle
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 19:19

Privatet marrin lekun,ndersa ato publike jan shteterore dhe vejn ca rregulla o zot sikur je ne cmendin dhe jo ne shkoll.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Ariel Sun 11 Mar 2012 - 10:16

Edhe shkollat private kane rregulla te forta dhe ne privatet e ke femijen me te sigurt se ne shkolla publike...kerkesa e llogarise eshte ne max....por ka shkolla e shkolla...ne shqiperi do vecoja vetem kolegjin turk...ka lezet o lal...te gjithe kalamajte njesoj...ska te bukur e te pasur...une kam pas dhe gocen dhe cunin...
Te gjithe me uniforme...vetem kepucet jane personale.
Floket e gjata me rregull te kapura bishtalec, baluket e ngritura lart me karfica, thonj me manikyre nuk lejohen dhe te prera, jo vathe, jo piercing, jo varse e byzylyke, jo makiazh, jo celular ne shkolle per cdo gje kane ne dispozicion telefonat dhe celularet e shkolles.
Cunat nuk lejohen floket me xhel...jo piercing, jo byzylyqe e unaza...te qethur shkurt...etj etj....dhe kerkesen e llogarise e kane ne maksimum...
Per mua eshte nder shkollat me te mira ne shqiperi...po femijeve nuk i pelqejne rregullat dhe si rrjedhoje dhe kolegji turk nuk eshte gje sipas kalamajve.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga bobi 10 Sun 11 Mar 2012 - 10:42

Ariel shkruajti:Edhe shkollat private kane rregulla te forta dhe ne privatet e ke femijen me te sigurt se ne shkolla publike...kerkesa e llogarise eshte ne max....por ka shkolla e shkolla...ne shqiperi do vecoja vetem kolegjin turk...ka lezet o lal...te gjithe kalamajte njesoj...ska te bukur e te pasur...une kam pas dhe gocen dhe cunin...
Te gjithe me uniforme...vetem kepucet jane personale.
Floket e gjata me rregull te kapura bishtalec, baluket e ngritura lart me karfica, thonj me manikyre nuk lejohen dhe te prera, jo vathe, jo piercing, jo varse e byzylyke, jo makiazh, jo celular ne shkolle per cdo gje kane ne dispozicion telefonat dhe celularet e shkolles.
Cunat nuk lejohen floket me xhel...jo piercing, jo byzylyqe e unaza...te qethur shkurt...etj etj....dhe kerkesen e llogarise e kane ne maksimum...
Per mua eshte nder shkollat me te mira ne shqiperi...po femijeve nuk i pelqejne rregullat dhe si rrjedhoje dhe kolegji turk nuk eshte gje sipas kalamajve.

Kolegji Turgut Ozal.

Ariel

Njerin qe ushtron profesion ne keto kolegje,edhe madje drejtor i nje kolegji ne nje qytet te Shqiperise(i afermi im) me ka habit per c'ka flitet per disiplinen,kerkesen ,etj.

Duhet te kesh nje mesatare te larte qe te jesh pjese atje,edhe s'mbaron ajo e kolegjit e pas diplomimit.

Ps

Ata studente qe ishin dikur ne ate kolegj e tashme studiojne jashte shqiperise lejne takim e takohen.

Ps vitin e kaluar mbi 30 studente shqiptare kishin lene takim ne Itali ,jo vetem te nje qyteti,por te ndryshme qytete.

Kam ngel i pafjale per rregullat-disiplinen,edhe rastet e debimit,pas konsultit familjar te disa hereve.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Ariel Sun 11 Mar 2012 - 11:38

Une per vete jam shume e kenaqur me ate kolegj...pikerisht Turgut Ozal...per ate e kisha fjalen..
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Leo_uk Sun 11 Mar 2012 - 11:41

Ashtu jane dhe kendej shkollat, nuk te lejojne asgje vesh, pervec se unformen... Femijes i duhet disiplina ne shkolle.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Ariel Sun 11 Mar 2012 - 11:45

Ehuuu shkollat angleze mbahen per disipline...
Eh ca i ka bo shkolla angleze mistrecit tim...e ka ndryshu 100%.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Leo_uk Sun 11 Mar 2012 - 11:48

Ariel shkruajti:Ehuuu shkollat angleze mbahen per disipline...
Eh ca i ka bo shkolla angleze mistrecit tim...e ka ndryshu 100%.

ke cunin ne Angli ti mi? Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  981630123 Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  981630123 Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  981630123 Ku me e ke?
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Ariel Sun 11 Mar 2012 - 11:54

Ohuuuu ka dy vjet ne te mesme...po dhe vet ai eshte i kenaqur...
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Leo_uk Sun 11 Mar 2012 - 11:59

ne shkolle private eshte apo kolegj?

Nuk e kane disiplinen me dru ne dore kta, e kane ndryshe... Ta fusin ne gjak me deshire, vetem te jesh fare mos ta kuptosh.. Pastaj te ben dhe ambjenti vete, njerezit jane mesus sepse e duan profesionin e tyre jo nga paraja.. Nuk eshte edhe kendej cdo gje e kulluar, por te pakten ke te zgjedhesh. Neser jam ne nje kolegj ne fakt!
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Ariel Mon 12 Mar 2012 - 21:18

Ne kolegj...po privat jane dhe ata...te shkon sa qimet e kokes viti...
Por cuni eshte sh i kenaqur..te bejne qe te shkosh me deshire... Fale programit qe kane ne shkolle (se cuni vazhdon IB dhe kane ore pune ne program) po kerkon pune sivjet ne vere...ce gjeti....ja fusin dhe punen ne gjak dhe mesimin...po ne fillim viti kishin nje program fantastik. 4 dite pune shume te lodhshme dhe argetim ne nje park te madh ujor dhe pastaj filluan programin mesimor...me stil..gjoja a doni pune e tju bjere kurrizi apo do mesoni e te bini rehat hahahahaha...kjo eshte disipline... Ka ndryshuar qe ne menyren e te folurit, ne sjellje, ne tavoline, ne kujdesin per vete, strikt ne orar, ne mbajtjen e gjerave me rregull...sa vjen e me habit...sipas meje shkollat angleze jane me te mirat ne bote.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë  Empty Re: Ekstravaganca, gjimnazet publike u "shkulin veshin", privatët i tolerojnë

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi