Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!!

3 posters

Shko poshtë

Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!! Empty Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!!

Mesazh nga WebMaster Wed 2 Mar 2011 - 5:42

1. Krimi i organizuar nje element shume i demshem ne shoqerine shqiptare

2. Prostitucioni dhe droga a e shoqerojne njera - tjetren ?


Shoqeria shqiptare ne 10-vjeçarin e fundit te ketij shekulli eshte perballur me shume element te rrezikshem, te cilat i kane sjelle deme jo vetem shoqerise shqiptare, por edhe politikes dhe ekonomise se saj ne teresi.
Elementet kryesor te cilet kam ndermend te parashtroj ne kete teme e sipas mendimit tim vleresohen si me problematiket ne shoqerine shqiptare kohet e fundit dhe ne teresi si te padeshiruara dhe te demshme per individ te veçante dhe per shoqerine, jane pikerisht droga dhe prostitucioni, te cilat renditen ne majat e problematikes jo vetem shqiptare por edhe nderkombetare.
Organizatat e medha kriminale ose te ashtuquajtura ndryshe krimi i organizuar te cilat merren me kontrollin e prostitucionit dhe me trafikun e droges, gjithmone e me shume konkurojne çdo lloj biznesi shqiptare e nderkombetare. Jo vetem kaq, por trafiku i prostitutave u ka krijuar trafikanteve shqiptare mundesine e dominimit edhe ne tregun e droges.
Ne mjaft raste droga dhe prostitucioni bashkekzistojne, pra e shoqerojne njera-tjetren tek i njejti person. Eshte nje fakt historik i cili tregon lidhjen e ngushte te ketyre dy elementeve. Ne mjaft vende te Evropes Perendimore, ne fillimet e shekullit XX droga ne pergjithsi, ne veçanti kokaina, ishte e lidhur ne menyre ekstreme me prostitucionin. Nje shembull i thjeshte qe mund te nxjerri dukshem lidhjen e ngushte droge-prostitucion eshte edhe stimulimi i njerit element me tjetrin. Konkretisht, nje perdorues i droges, per te siguruar parate e nevojshme per drogen e perditshme ose do te hyje ne rrugen e krimit (vjedhje, grabitje, vrasje etj) ose do te behet edhe trafikant droge, apo do te behet tek e prostitute.
Ne kushtet e nje sistemi te shperqendruar apo kaotik ne te cilin gjendet shoqeria dhe shteti shqiptare, keto dy elemente gjithmone e me teper fuqizohen reciprokisht me ritme te shpejta.
Perhapja e organizatave kriminale shqiptare eshte shtrire jo vetem brenda vendit por dhe jashte tij. Stimuluesit kryesore te kesaj perhapje te gjere droge-prostitucion ne kohe kaq te shkurter kane qene dhe jane niveli i ulet kulturor, papunesia, pozita gjeografike teper favorizuese per keto dy elemente, si dhe politika e shtetit dhe institucioneve te tij.
Ne konkluzion mund te themi se keto dy elemente droge-prostitucion dhe viktimizmi i brezit te ri prej saj eshte i lidhur me situatat shoqerore qe perjetojne te rinjte, me kontradikten midis interesave shoqerore dhe kulturore te saj, nga njera ane, dhe nga ana tjeter mungeses se mundesive e mjeteve te institucioneve dhe strukturave te shoqerise shqiptare per plotesimin e tyre.
--------------------------------------------------------------------------
Trafikimi dhe prostitucioni i femrave...

...shkelje e rëndë e dinjitetit dhe e drejtave njerëzore!
Trafikimi me qenie njerëzore është dukuri relativisht të re në Kosovë. Megjithatë viteve të fundit ka marrë përmasa tejet shqetësuese nëse u bazohemi në statistikat e publikuara nga agjenci të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Trafikimi me qenie njerëzore, kryesisht me qëllim të prostitucionit, ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit ndërkohë që përpjekjet për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm pasojat e saj, por edhe shkaqet që i paraprijnë dhe e mundësojnë atë, nuk kanë qenë në harmoni me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit të saj.

Ç’ është e vërteta, institucionet qeveritare dhe veçmas OJQ-të kanë organizuar një sërë aktivitetesh të drejtpërdrejta, kryesisht informuese, sensibilizuese dhe edukuese, me qëllim të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore si dhe ofrimit të ndihmës viktimave të trafikimit.

Këto aktivitete janë përqendruar kryesisht në vetëdijesimin rreth pasojave të trafikimit dhe ligjet e ndërlidhura me trafikim (zbatimin e ligjeve), ndihmën që duhet t’u jepet viktimave të trafikimit dhe mbrojtjen sociale përfshirë edhe masat standarde për identifikimin e viktimave, bashkëpunimin në lidhje me mbrojtjen për të siguruar ndihmën e integruar për viktimat e trafikimit, riintegrimin dhe mbrojtjen e viktimave.

Ndër këto aktivitete duhet përmendur ligjërata dhe trajnime për luftimin e trafikimit, të zhvilluara me përfaqësues të OJQ-ve dhe të institucioneve të Kosovës; ligjerata me pjesëtarët e SHPK-së në Shkollën Policore të Vushtrrisë për rolin që policia duhet ta luajë në ndjekjen dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore etj.

Rol tejet të rëndësishëm luajnë edhe mediat të cilat duhet dhe munden t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhe hapësirë luftimit të trafikimit me qenie njerëzore për çka duhet intensifikuar gazetarinë hulumtuese e cila realisht nuk është e zhvilluar sa duhet. Ende mungon guximi i gazetarëve për t’i hulumtuar rastet e trafikimit me qenie njerëzore dhe të dukurive të tjera të dëmshme në Kosovë.

Duhet theksuar se OJQ-të kanë marrë pjesë edhe në aktivitetet për përpilimin e mekanizmave ligjorë e praktik për parandalimin e trafikimit nga të cilët veçmas duhet përmendur pjesëmarrjen në ndërtimin e Planit të Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë të përgatitur nga Qeveria e Kosovës.

Fillimisht për trafikimin me qenie njerëzore qytetarët janë njoftuar kryesisht nëpërmjet mediave, përkatësisht me anë të informatave, intervistave dhe formave të tjera të komunikimit, që janë përcjella nga policia dhe gjykatat e të cilat janë transmetuar nga mediat ,elektronike dhe të shkruara. Më tej, për këtë dukuri gjithnjë e më tepër kanë njoftuar edhe OJQ-të (në radhë të parë ato që merren me të drejtat e njeriut, e posaçërisht ato që merren me të drejtat e grave e të fëmijëve si dhe me rehabilitimin e viktimave të trafikimit). Këto OJQ-ë kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikimit dhe parandalimit të trafikimit (kryesisht në aspektin informues , sensibilizues dhe edukues) duke përgatitur edhe raporte, analiza, studime dhe lloj-lloj publikimesh të tjera (broshura, postera, libra). Rëndësi të veçantë kanë pasur rekomandimet e OJQ-vë , që në masë të madhe kanë ndihmuar në identifikimin e problemeve dhe kanë ofruar zgjidhje për viktimat e trafikimit si edhe për zbutjen e këtij fenomeni.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të aktivitetit që ushtron, merret edhe me evidencimin e përmasave të dukurisë së prostitucionit e cila më përpara nuk ka qenë aq e theksuar në Kosovë kurse tani ka përmasa shqetësuese. Kjo është një dukuri që përcjell vendet në transicion, prandaj edhe Kosova nuk i shpëtoi kësaj shëmtie të kohës.

Prostitucioni, tash për tash, ka karakter kryesisht “importues”. Ata që merren me prostitucion vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa ata që shtyjnë, mashtrojnë ato vasha të merren me prostitucion, janë kryesisht vendorë. Kosova është vend transit për femrat e trafikuara mirëpo edhe destinacion për femrat e trafikuara. Prostitucioni te ne nuk ndodh publikisht, por, në të shumtën e rasteve është i kamufluar në lokale të ndryshme, si kafene, kafiteri, pansione apo bujtina private etj.

Ka raste kur femra është detyruar të merret me prostitucion, raste të dhunimit klasik, raste të përdorimit të dhunës fizike e psikike dhe raste të tjera. Ato raste ne i përcjellim në qendra të tjera që merren me trajtimin e këtyre rasteve, u sigurojmë strehim të përkohshëm, derisa të krijohen kushtet që t’i kthehen jetës ose vendit nga kanë ardhur. Ne, përveç që përmbushim anën morale, nuk kemi ndonjë mekanizëm tjetër për ta ndaluar këtë dukuri. Do të thotë nuk kemi ndonjë mekanizëm efikas për ta luftuar prostitucionin.

KMDLNJ kujton se këtë punë mund ta bëjë më së miri policia vendase nëse pajiset me kompetencat e duhura. Ndërsa, policia ndërkombëtare e ka shumë më vështirë ta luftojë prostitucionin, ngase, ta zëmë, nuk i njeh njerëzit e as mentalitetin e mjedisit ku veprojnë. Madje, ka raste kur policët ndërkombëtarë janë përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Ajo nuk mund ta krijojë rrjetin e atyre që do ta identifikonin ndonjë çerdhe të prostitucionit ose ndonjë person që merret me prostitucion. Ne kemi raste kur policia ka arrestuar dikë për trafikim dhe pastaj është liruar sepse prostitutat nuk kanë guxuar të dëshmojnë kundër makrove të tyre. Por Policia e Kosovës do të mund të punonte shumë më lehtë për ta luftuar prostitucionin, ngase njeh mentalitetin e njerëzve, e njeh terrenin dhe ka motiv për këtë.

Trafikimi i femrave e prostitucioni janë, pa dyshim, fyerje dhe shkelje më e rëndë e dinjitetit njerëzor dhe e të drejtave njerëzore. Luftimi i kësaj dukurie është me interes dhe në interes të të gjithëve. Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica janë qytete shumë “aktive” në organizimin e prostitucionit. Ne dëgjojmë dhe lexojmë shumë për femrat e trafikuara, të dhunuara, por shumë pak flitet për klientët e tyre që janë poashtu një problem.

Viktima – vajzat e moshës jomadhore


Sipas hulumtimeve të KMDLNJ-së për këtë kategori të dhunës ndaj viktimave del se viktimat janë kryesisht të moshës madhore por ka mjaft edhe të moshës jomadhore . Mosha e tyre sillet prej 14 deri më 50 vjet. Në KMDLNJ-ë nuk kemi mundur të sigurojmë shifra të sakta për numrin e femrave që “tregtohen”.

Ne kemi kontaktuar me gjykatat e qarkut dhe aty kemi marrë të dhëna se gjendja është alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e policisë për hulumtimin e këtyre rasteve. “Shitja” e femrave, angazhimi i tyre në klube të natës dhe dhuna ndaj tyre janë bërë dukuri e përditshme, fatkeqësisht edhe në Kosovë. Janë ngritur shumë padi penale dhe janë mbajtur gjykime kundër njerëzve të pandërgjegjshëm që merren me këtë lloj krimi të shëmtuar, por kjo nuk mjafton - thonë gjykatësit. Kosova është një vend i vogël ku me një punë serioze mund të zbulohet zinxhiri i këtij rrjeti më të shëmtuar të shekullit 21.

Sipas Rregullores nr. 2001/4 të UNMIK-ut, mbi ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë, çdo person që merret ose tenton të merret me trafikimin e njerëzve kryen vepër penale dhe pas shpalljes fajtor dënohet prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burg. Në rast se viktima e trafikimit është nën moshën 18 vjeçare, dënimi maksimal për personin që merret me trafikim është deri më 15 vjet burg. Çdo person që organizon ndonjë grup të personave me qëllim të kryerjes së veprave të përmendura, pas shpalljes fajtor, dënohet prej pesë (5) deri më njëzet (20) vjet burg.

Masat e ndërrmarra nga Ministria e Punës dhe Policia e Kosovës

Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orë te vona të natës, herë pas here ka ndërmarrë aksione për kontrollimin e lokaleve të dyshimta me ç’rast ka hasur në shumë femra të trafikuara nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria por edhe nga Kosova dhe Shqipëria të cilat kanë pretenduar se janë kamariere apo valltare ndërsa në fakt kanë shërbyer si “mish i bardhë”.

Në bashkëpunim edhe me inspekcionin e tregut dhe atë sanitarë disa prej këtyre lokaleve janë mbyllur.

Në bazë të hulumtimeve dhe në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës janë identifikuara dhe analizuar gjithësej 16 raste të vëzhgimit, 7 operacione të fshehura, 21 raste të operacioneve me njësitë tjera policore dhe 4 raste të operacioneve me inspectorët komunalë. Pas kësaj janë mbyllur 18 lokale ku supozohet se është ushtruar prostitucioni ndërsa janë arrestuar 24 persona prej të cilave 14 janë kosovarë, 5 ukrainase, 3 bullgare, një nga Shqipëria, 1 moldave dhe një nga Serbia ( shqiptare ). Janë identifikuar 6 viktima prej të cilave 4 janë kosovare, 1 moldave dhe një shtetase e Shqipërisë. Nga organet e hetuesisë janë duke u trajtuar 10 raste.

Përfundimisht, në bazë të hulumtimeve dhe duke e përcjellë dinamikën e zhvillimit të këtij fenomeni siç janë trafikimi dhe prostitucioni, KMDLNJ mendon se masa më efikase për parandalimin e përshkallëzimit të këtij fenomeni është legalizimi i shtëpive publike. Në këtë mënyrë shteti do të kishte më shumë kontroll dhe në anën tjetër do të zvogëlohej interesimi për një veprim ilegal nëse kjo veprimtari do të mund të legalizohej.

Kjo praktikë pra legalizimi i shtëpive publike praktikohet edhe në shtetet me demokraci të zhvilluar ku të drejtat e njeriut respektohen në masë të madhe. Në të kundërtën, Kosova nuk ka kapacitete që në mënyrë efikase të merret me luftimin e kësaj dukurie.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!! Empty Re: Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!!

Mesazh nga WebMaster Sat 5 Mar 2011 - 8:26

Eh ky eshte fakt qe sot akoma ekziston po flas qe edhe ne shqiperi ky fakt ka ndodhur edhe vazhdon te ndodhi ekziston fakti qe femra shitet per 10 mi leke apo per nje karikim telefoni ..Ndersa flasim per femrat qe jan te genjyera nga meshkujt qe mundohen te kene nje jete sa me te bukur po gjejne ferrin sa femra sot kan vdekur ne rruget e europes duke bere kete lloj pune edhe sa do duroj femra kete keqtrajtim apo perdorim te trupit te saj qe e bejne me zor te dali ne mes te rruges flas per ata femra qe e kuptojne se cfar bohet kur ti pranon te vish me nje djale te sapo njohur ne shqiperi ..keto gjona ndodhin sot ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!! Empty Re: Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!!

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 19:07

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!! Empty Re: Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 11 Mar 2012 - 2:48

Une shtroj pyetjet ne menyre qe te hapet me gjere si diskutim,te ndajme mendimet tona edhe te zhvillohet nje debat i mirefillte..

Si mendoni duhet te legalizohen keto dy veprimtari?
Me legalizimin e tyre mund te arrihet nje zbutje/renie e vjedhjeve, dhunes apo krimeve te tjera qe vine si rezultat i ketyre dukurive?
Mendoni se legalizimi i ketyre veprimtarive do i jap mundesine shtetit qe t'i survejoj, kontrolloj me mire ato e ne kete menyre te shmang veprimtarite ilegale, si rezultat te ul edhe krimin qe rrjedh prej tyre?!
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!! Empty Re: Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi